A përjetoni vetë-dyshim? A ndiheni si mashtrues në punë, në shtëpi, në qëllimet e mëdha që dëshironi të arrini në jetë? Nuk jeni vetëm.

Më parë mendoja se besimi ishte një tipar gjenetik i ngulitur tek ata që ishin të destinuar për madhështi. Vetëm pasi studiova jetën e të arriturve – si profetët, biznesmenët, atletët, ata që lanë gjurmë të pashlyeshme në histori – arrita në një realizim transformues: besimi duhet të ndërtohet me qëllim!

Musa paqja qoftë mbi të është profeti më i përmendur në Kuran. Ai dihet se ka qëndruar pa frikë përballë Faraonit në një përpjekje për të çliruar njerëzit nga tirania: mishërimi i trimërisë.

Guximi dhe besimi i tij nuk u ndërtuan rastësisht, por më tepër si pasojë e një duaje shumë të qëllimshme drejtuar Allahut të Lartësuar.

Mos harroni, Musa paqja qoftë mbi të filloi i përkëdhelur dhe i privilegjuar në pallatin e Faraonit, por një aksident fatkeq e bëri atë të ikte dhe të mbetej i varfër. Vite më vonë, ende me ndërgjegje të dëmtuar, Allahu i Lartësuar e thërret Musain paqja qoftë mbi të. Ai duhet të kthehet te Faraoni dhe të ndërmjetësojë në emër të izraelitëve të shtypur. Në këtë pikë, Musa paqja qoftë mbi të bën duanë e tij emocionale:

“(Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjën e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllanë tim! Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij dhe bëma ortak në punën time, që të thurim shumë lavde për Ty e të të përmendim Ty vazhdimisht Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë”.” (Surja Taha, 25-35)

Përshkrimi kuranor është i gjallë. Ajo që rezonon në këtë tregim është lufta e brendshme midis ndjenjave të pamjaftueshmërisë, besimit, përulësisë dhe vetëdijes.

Ne përjetojmë ndjenja të ngjashme.

  • Dije se ndjenjat e tua nuk janë të rralla

Sa shpesh kemi ndjerë se pavarësisht kualifikimeve tona, detyra që kemi përpara na frikëson?

Gjithçka brenda nesh dhe rreth nesh thotë se kjo është lëvizja e duhur e radhës, megjithatë ne hezitojmë. Mund të jetë prezantimi para kolegëve tanë, ndryshimi i karrierës, shkrimi i një artikulli, regjistrimi në një kurs ose mbrojtja e dikujt që i është bërë e padrejtë. Kjo ndjesi frike, mbingarkimi dhe vetë-dyshimi shpesh çon në paralizë të pashëndetshme.

Për fat të mirë, ne mund t’i ripërdorim këto ndjenja në dobinë tonë.

Allahu i Madhërishëm na tregon se si ta bëjmë këtë në përshkrimin e duasë së Musait paqja qoftë mbi të.

Së pari, Musa paqja qoftë mbi të fillon me njohjen e statusit të Allahut të Madhërishëm si Zot, dhe se i gjithë suksesi vjen nga Ai. Ai i kërkon Allahut të Madhërishëm që t’ia zgjerojë mendjen/gjoksin dhe t’ia lehtësojë çështjen; ai më pas e pranon pengesën e tij dhe kërkon heqjen e saj; në pjesën e fundit, ai lutet për një përkrahës nga familja e tij e ngushtë.

Unë do të sqaroj ndërlikimet dhe implikimet e secilit hap.

  1. Përkujto Allahun e Madhëruar dhe se ti je i zgjedhur për të bërë më të mirën tënde

Allahu e thirri Musain me fjalët:

“Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt!… Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjo atë që po të shpallet!” (Surja Taha, 12-13)

Imagjinoni të të flitet nga Zoti i Plotfuqishëm. Çfarë rritje e jashtëzakonshme e besimit; Krijuesi i Qiejve dhe i Tokës ju ka zgjedhur për të përmbushur një rol.

Gjithçka fillon me Allahun e Madhërishëm.

Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Mbështetësi dhe Kontrolluesi ynë i jetës. Kur përballemi me një mundësi të re, një sipërmarrje të frikshme, shpesh na jep flutura në stomak. Ndjejmë një ndjesi ankthi dhe eksitimi. Kjo është padyshim jashtë zonës sonë të rehatisë.

Si mund të veprojmë në një mënyrë të kënaqshme për Allahun?

Pyesni veten “çfarë drejtimi ju drejton busulla juaj morale?” A e konsiderojnë këtë mundësi të mirë për rritjen tuaj ata që ju respektoni dhe ata që ju respektojnë?

A mendoni se pas 5, 10, 20 vjetësh do ta shikonit pozitivisht këtë vendim?

  1. Kërkoni nga Allahu i Madhërishëm që t’ju zgjerojë kraharorin

Allahu e kishte ngarkuar Musain paqja qoftë mbi të menjë detyrë të rëndësishme:

“Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë” (Surja Taha, 24)

Faraoni, i njëjti tiran i egër që masakroi djem të vegjël dhe skllavëroi popullsi. Imagjinoni se si duhet të jetë ndjerë Musa paqja qoftë mbi të kur iu kërkua të përballej me prijësin e të ligjve. Pa dyshim e frikshme. Me përulësi, Musa paqja qoftë mbi të iu drejtua Krijuesit:

“(Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim…” (Surja Taha, 25) – sikur thirrja ia kishte shtrënguar gjoksin.

Ndonjëherë ne ndiejmë se përgjegjësitë tona janë mbizotëruese. Nuk mund të ndaloj së ngrëni për 18 orë.

Nuk mund të zgjohem në 5 të mëngjesit për t’u lutur. Nuk mund të flas për të kritikuar politikën e re të punës.

Nuk mund të jem i suksesshëm në punë dhe të kem një marrëdhënie dashurie me familjen time.

“Unë nuk mund ta bëj këtë.”

A mund të mendoni herën e fundit që një këshilltar apo mentor ju ka kërkuar të bëni diçka dhe ky ka qenë reagimi juaj i menjëhershëm?

Këto deklarata janë shembuj klasikë të asaj që psikologia Carol Dweck e quan “mendësi fikse”. Është e kundërta, “mendësia e rritjes” ajo që është shoqëruar me sukses dhe arritje më të mëdha.

Zgjerimi i gjoksit është mendësia e rritjes islame.

Nëse i kuptoni se burimet tuaja janë të pakta, do të ndiheni të shtrënguar dhe kjo do të kufizojë aftësinë tuaj për të parë sukses. Allahu i Madhërishëm është Ai që na jep burimet tona dhe aftësitë për t’i shfrytëzuar ato burime.

Duke i kërkuar Allahut të Madhërishëm që të zgjerojë gjoksin tuaj, ju mund të shihni bollëkun e mundësive dhe të merrni një vizion se si mund të duket suksesi.

  1. Zotëroni pengesat tuaja

Musa iu drejtua Krijuesit me fjalët:

“… lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjën e gjuhës sime…” (Surja Taha, 26-27)

Ai ia çoi shqetësimet dhe pengesat e tij më të mëdha drejt suksesit Allahu të Madhërishëm.

Sa shpesh zgjedhim të injorojmë pengesat tona në vend që të pranojmë praninë e tyre?

Një menaxher toksik, një afat i hershëm, përvojë e pamjaftueshme, një buxhet i kufizuar… etj. Pengesat jo vetëm që pengojnë përparimin tonë, ato shpesh paraqesin dëm shumë të vërtetë. Ky dëm zmadhohet kur shoqërohet me një nivel jo të shëndetshëm ankthi dhe frike.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi paqja e Allahut qoftë mbi të, na mësoi se: “Nëse Allahu dëshiron t’i bëjë mirë dikujt, e godet me sprova.” (Buhariu)

Në këtë pikë, ne shohim se pengesat në vetvete nuk janë të liga. Por përkundrazi, pengesat tona mund të jenë një mjet për ne që t’i afrohemi Allahut të Lartësuar dhe asaj që Ai e konsideron të mirë për ne.

Ne mësojmë nga Musai paqja qoftë mbi të të mos i injorojmë pengesat në rrugën tonë, por më tepër – siç e përshkroi autori Ryan Holiday – “Pengesa është rruga”.

Çdo përpjekje e re vjen me mosnjohjen territoriale që buron nga papërvoja jonë.

Së pari, pranoni këtë papërvojë. “Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë. Unë kurrë nuk kam lançuar një produkt në këtë industri. Unë kurrë nuk kam intervistuar për këtë lloj pozicioni.”

Pasi të karakterizojmë natyrën e papërvojës sonë, a mund të lutemi me përulësi për guximin për ta kapërcyer atë?

Nëse ne e shpërfillim frikën tonë dhe i minimizojmë pengesat tona, ne e pengojmë rritjen tonë – aftësinë tonë për të qenë më të mëdhenj nesër se sa që jemi sot.

  1. Ndërtoni një rrjet mbështetës – duke filluar nga familja juaj

Musa paqja qoftë mbi të e dinte natyrën kritike të shoqërisë së mirë:

“Më jep një ndihmës nga familja ime” (Surja Taha, 20)

Si një nxënës shtatshkurtër i shkollës së mesme, u bashkova me ekipin e mundjes duke menduar se me stërvitje të mjaftueshme mund të fitoja në këtë sport individual. Për tre vitet e ardhshme, dështimi u bë miku im. Viti im i fundit ishte ndryshe; si në suksesin tim ashtu edhe në qasjen time. Unë gëlltita egon time dhe kërkova ndihmën e vëllait tim më të madh, shumë më atletik për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe teknikën time. Ndihma e tij çoi në triumfin tim. Sporti u bë një çështje familjare. Në atë vit, Allahu i Madhërishëm më tregoi një mësim që vazhdoj ta mësoj: ata që janë rreth teje ose mund të të ngrisin drejt sukseseve ose të mbytin.

Çdo sukses kërkon synime të forta dhe një vizion të palëkundur të destinacionit. Një mik mund t’ju bashkohet në udhëtim, por familja është vendosur nga Allahu i Lartësuar që të jetë gjithmonë pranë jush.

Familja vjen e para. Unë kam reflektuar shpesh për duanë e bukur në Kuran:

“O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. (Surja Furkan, 74)

Nëse bashkëshortja, familja dhe të dashurit tuaj nuk janë në mbështetje të aspiratave tuaja, thuajin lamtumirë ëndrrave tuaja. Edhe pse ka vlerë të marrësh ndihmë nga miqtë, unë them që më e rëndësishme është që të gjesh mbështetje nga familja. Vlerësoni këshillat e tyre. Vlerësoni inkurajimin e tyre. Dhe falënderojini kur ju kritikojnë për humbjen. Le të jetë prania e tyre vezullimi në sytë tuaj.

Me këto hapa në mendje, zbatoni mësimet e kësaj duaje në betejat tuaja; përdorni duanë jo vetëm për të njohur frikën dhe ndjenjat tuaja, por edhe për t’i përqafuar ato për t’ju fuqizuar.

Ashtu si me duatë e tjera kuranore, kjo ka peshë jo vetëm sepse janë fjalë të Allahut të Madhërishëm, por edhe sepse ato u përdorën nga njerëzit më të mëdhenj të së kaluarës kur përballeshin me mundime të ashpra. Gjatë kohëve tona të vështira, ndjenjat e brendshme të pamjaftueshmërisë, frikës dhe vetë-dyshimit mund të nxjerrin në pah më të keqen tek ne. Ndershmëria me veten, përulësia për të bërë dua dhe një rrjet mbështetës me familjen në qendër ndihmojnë në transformimin e këtyre ndjenjave në besimin dhe guximin e nevojshëm për të pasur sukses.

Shkroi Dr. Safi Sherif, Neurolog

Përktheu:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org