Nëse qëllimi i kërkuesit të diturisë është i madh, i lidhur me Islamin dhe pjesëtarët e tij, në aspektin e reformimit dhe ringjalljes, atëherë kjo duhet të shfaqet tek ai. Këto janë disa nga efektet që shfaqen ose duhet të shfaqen te kërkuesit e dijes, të cilët duan me kërkimin e tyre të dijes ta ringjallin Islamin:
1- Të kuptuarit e vlerës së kohës dhe përkushtimi për çdo çast të ditës së tyre dhe mos çuarja e tyre kot.
2- Ndezja e vendosmërisë së tyre, ripërtëritja e ambicieve dhe lidhja e përhershme me dijen.
3- Përkushtimi i tyre ndaj kuptimit misionar kur bëhet fjalë për përcaktimin e planit të tyre shkencor dhe reformues, dhe jo ta përcaktojnë atë në bazë të asaj që u imponohet si rezultat i mospajtimeve, konflikteve, kërkesave të egos; gjëra të cilat e fusin rrugëtimin qëllimet e tyre në një kornizë të caktuar, i shmangin nga dhe ia ngushtojnë horizontet.
4- Stabiliteti i sjelljes se tyre, ku veprat ia vërtetojnë informatat të cilat i bart.
5- Zënia e boshllëqeve shkencore të hapura nga armiqtë në ndërtesën e Islamit, kështu i luftojnë nëpërmjet Kuranit me luftë të madhe, duke e shfaqur fenë me argumente, oratori e prova ndaj çdo feje dhe i detyrojnë hipokritët t’i ekspozojnë intrigat dhe mashtrimet e tyre oratorike, me anë të së cilave ata shpifin për të vërtetën dhe njerëzit e saj.
6- Interesimi i tyre për çështjet e muslimanëve dhe zelli i tyre për të ditur gjendjet e tyre. Po ashtu mësimin e asaj që i bën të vetëdijshëm për atë që ka nevojë aktualiteti i muslimanëve në aspektin e reformës.
7- Ata nuk e bëjnë mësimdhënien mjet për të ndërtuar lavdinë e tyre në këtë botë ose për të rritur ekuilibrat e tyre financiarë, por ua japin diturinë atyre që kanë nevojë për të a aq sa munden, pa oferta dhe kushte që e shtrembërojnë diturinë nga shtegu i saj në shtegun e tregtisë dhe parasë.
8- Mospajtimet e pakta me vëllezërit e tyre.
Disa mund të fillojnë rrugëtimin e tyre shkencor me këtë qëllim fisnik por pastaj të devijojnë prej tij dhe ndjekin epshin e tyre apo e tradhton vendosmëria për shkak të mëkateve të tyre, prandaj njeriu le t’ia kujtojë vetes gjithmonë qëllimin dhe t’i kërkojë shume falje Allahut në mënyrë që zemra e tij t’i pastrohet dhe të mbështetet tek Allahu me mbështetje të vërtetë dhe të fortë në rrugëtimin e tij për të kontribuar në ringjalljen e Islamit.
/Ahmed Sejid – Brezit të së ardhmes/