Rreth nesh

Nisma për thirrjen, xhaminë dhe xhematin. Thirrja.org 

  • Përshkrim i shpejtë – 

Kjo nismë paraqet në vete një platforme të hapur publike që ka synim avancimin e komunitetit musliman. Platforma synon ta avancoj raportin dhe shërbimin e ndërsjellë mes Xhamisë si institucion, Xhematit dhe Predikuesve (imam apo jo). Ajo do të ofrohet si web portal. Me dy direktoriume.

Fillimisht kjo platformë synon të ofrojë materiale ndihmuese në zhvillimin e thirrësve dhe imamëve në të gjitha dimensionet që preken ata në jetën dhe shërbimin e tyre.

Më pas kërkon të ndërtojë dialog dhe hapësirë për vlerësim të punës së tyre nga xhemati dhe publiku i gjërë. Dialogu dhe angazhimi aktiv e i rregullt i të gjitha palëve është garanca e vetme e vlerësimit të drejtë të palëve mes vete, dhe e progresit të përbashkët.

Vizioni

  • Të kemi një komunitet që është shëmbulltyra më e mirë e njerëzve në Kosovë, të cilët jetojnë në lumturi të kësaj bote dhe që e synojnë edhe lumturinë e botës tjetër, të cilët me shembullin e tyre janë joshës për popullin tonë që nuk është i lidhur mjaftueshëm me besimin.

 

Synimet:

  • Rregullimi i komunitetit tonë dhe i shoqërisë duke rregulluar institucionet më të rëndësishme të saj.
  • Të kemi hoxhallarë dhe predikues që janë në nivelin më të lartë intelektual e moral për të përhapur fjalën e Zotit dhe për të dhënë shembullin më të mirë për besimtarët dhe jo besimtarët.
  • Të kemi xhami dhe institucione fetare që janë në nivelin më të lartë të kryerjes së detyrës për t’i shërbyer islamit, besimtarëve dhe komunitetit tonë në përgjithësi.
  • Që shërbimi ndaj fesë, ndaj institcioneve fetare, ndaj besimtarëve dhe ndaj shoqërisë të shihet si amaneti më i rëndësishëm dhe privilegji më i madh.
  • Të rritet respekti dhe angazhimi qytetar në të mirën e përbashkët.

 

Qëllimet:

  • Të kemi imam më të ditur dhe me integritet personal më të lartë.
  • Të rrisim cilësinë e shërbesës fetare, duke rritur hapësirën për dialog dhe duke eliminuar barrierat në komunikim dhe vlerësim të hapësirave të përbashkëta.
  • Përmirësimi i dijeve dhe punës së hoxhallarëve në domenin e fesë.
  • Përmirësimi i dijeve dhe punës së hoxhallarëve në fushat sociale që i prekin ata.
  • Përmirësimi i dijeve dhe punës së hoxhallarëve në fushën e ligjërimit, lidership social, integritet personal dhe ndikimit qytetar.
  • Rritja e besimit, imazhit dhe prestigjit të hoxhallarëve përmes rritjes së transparencës.
  • Rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë.
  • Gjetja e lehtë e lokacioneve, xhamive dhe imamëve nga qytetarët e interesuar.
  • Rritja e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nëpër xhami, nga hutbet, kurset, ligjëratat, komoditeti dhe pastërtia e xhamive dhe deri tek roli në shoqëri.

 

Komponentat:

 

Ofrimi i Resurseve për imamë, predikues:

Hutbet: Ofrimi i mijëra hutbeve të gatshme, krijimi i kalendarit të hutbeve bazuar në ngjarje vendore, botërore ose rajonale dhe përzgjedhja e disa hutbeve në mënyrë që hutbet të adresojnë aktualitetin me të cilin përballen qytetarët. Njëkohësisht të sigurohemi që përmbajtja e këtyre hutbeve të plotësojë minimumin e cilësisë dhe informatave në përmbajtjee. Kjo formë garanton që imamët e periferisë të jenë në minimumin e nivelit të detyrës së tyre. Kordinimi i temave ndikon në rritjen e efektit të tyre në nivel vendi.

 

Artikuj – Tema sipas kalendarit vjetor dhe aktualiteteve. Artikuj dhe opinione të ndryshme për aktualitetin, sjellja e një perspektive më të gjërë.

Libra – Libra me interes për predikuesit dhe hoxhallarët.

Manuale – Ofrimi i manualeve për aktivitete dhe disiplina të ndryshme me të cilat merren hoxhallarët. Si puna me fëmijë, puna me gra, të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, puna me rastet e dhunës në familje etj, menaxhimi i vakëve, menaxhimi i konflikteve, angazhimi qytetar, avokimi publik, marrdhëniet me mediat, menaxhimi financiar etj. 

Kurikula – Plan Programet për mësim besim të jenë në dispozicion një numër i madh i kurikulave dhe të arrihet standardizimi i tyre për grupmosha dhe për nivele të dijes.

Reflektime nga xhemati: Opinione nga xhemati dhe përshtypje të tyre për punën.

Kodi i Etikës dhe mirësjelljes: Të fuqizohet kodi i etikës dhe mirësjelljes në mënyrë që të evitohen shkelje të mëdha që dëmtojnë imazhin e predikuesit, të xhamisë dhe të kolegëve e institucioneve të fesë.

Raporte: publikimi i raporteve të ndryshme. 

Vegla (Kalkulatori I zekatit): Publikimi i veglave të ndryshme që ju ndihmojnë hoxhallarëve në kryerjen e punëve të tyre si, kalkulatorët e Zekatit, të fidjeve, të ndarjes së trashëgimisë etj. 

Vegla për menaxhimin e vakëfeve të tyre, të pagesës së anëtarësisë, së donacioneve dhe shpenzimeve. 

Vegla për punë profesionale: programe që inkorporohen në Word për shkrimin e ajeteve dhe haditheve në gjuhën arabe dhe shqipe.

Vegla teknologjike për mësimdhënien online e të ngjashme.

Vetvleresimi: Vegla që u ndihmojnë hoxhallarëve për vlerësimin e tyre dhe të punës së tyre.

Formimi i imamëve: Cikël i materialeve edukative që ndihmojnë formimin e imamëve.

 

Materialet për zhvillim personal, intelektual dhe profesional të thirrësve dhe imamëve

  • Lidershipi komunitar & social
  • Avokimi publik I imamëve
  • Mesimdhenie
  • Komunikimi 
  • Ligjerim publik
  • Retorike
  • Ndjeshmeria
  • Motivimi
  • Moral
  • Zhvillimi profesional dhe administrate 
  • Menaxhim I xhamive dhe vakefeve
  • Udhëheqja arsimore e mektebeve
  • Gruaja dhe familja e thirrësve
  • Mbrojtja e të drejtave të njeriut
  • Ndërtimi i paqes dhe luftimi i terrorizmit

 

Direktoriumi i xhamive të Kosovës dhe mundësia për të dhënë feedback qytetar

 

Brenda portalit synohet të krijohet direktoriumi i të gjitha xhamive të Kosovës. Ky direktorium do të jep të dhënat historike për xhaminë, të dhënat për karakteristikat e saj si trashëgimi kulturore. Për aktivitetin e saj, hapjen për kohët e namazit, imamin e emëruar dhe për  aktivitetet që bëhen në xhami. Do të ofroj kontaktin dhe lokalizimin gjeografik. 

Gjithashtu do të ofroj mundësinë që kjo xhami dhe imami të vlerësohen për cilësinë e hutbeve, për mirëmbajtjen e xhamisë, për aktivitetin e saj për higjienën dhe nivelin e kënaqësisë së xhematit.

Vlerësimet pozitive do të bëhen publike menjëherë. Vlerësimet jo pozitive fillimisht do të ndahen me imamin dhe do të bëhet rivlerësimi pas një periudhe kohore nëse vërejet janë adresuar. Nëse nuk adresohen vërejtjet dhe nuk ka përmirësime nga imami, vlerësimi dërgohet në këshillin lokal të KBI, nëse as aty nuk ka ndryshim të gjendjes, vlerësimi bëhet publik dhe mbetet publik. Derisa ai të ndryshojë nga vlerësimet e tjera të xhematit, të ndryshohet vlerësimi bazë negativ nga shumë vlerësime pozitive.

Shfajësimi dhe anulimi i pretendimeve:

Materialet e prezantuara në platformë janë grumbullim, sistemim dhe eventualisht përkthim i artikujve për kategoritë e caktuara. Një pjesë e madhe e tyre nuk janë autoriale por janë gjetje në burime të qasshme publikisht e të cilat janë të shumta dhe jo të lehta për tu gjetur nga të gjithë. Këtu materialet janë të bashkuara në një vend, janë më të sistemuara dhe janë të vendosura në një mjedis ku ruhen në afatgjatë dhe lehtë mund të qasen dhe ri-shprëndahen.

Ne nuk pretendojmë pronësi mbi to, nuk pretendojmë as që këto materiale kanë epërsi ndaj materialeve që nuk gjenden këtu, as nuk pretendojmë ndonjë autorizim për to dhe rrjedhimisht nuk marrim as përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe për gabimet eventuale teknike apo përmbajtësore. Lexuesit janë të lirë dhe të inkurajuar që sipas nevojës ta vazhdojnë komunikimin direkt me autorët apo t’i referohen institucioneve fetare lokale apo qendrore të vendit të tyre.

Ne jemi këtu për ta ofruar ndihmën tonë në baza vullnetare, me qëllim që ta bëjmë punën tuaj sa më të lehtë dhe sa më efektive.

Ne jemi në shërbim të institucioneve fetare, hoxhallarëve, xhamive dhe xhematit në përgjithësi, por nuk pretendojmë të zëvendësojmë rolin e askujt, e as të konkurojmë ndonjë institucion. Ky projekt është vakëf shërbimesh, i hapur për tu bërë më i mirë nga kontributi i cilitdo person apo institucion dhe i gatshëm për tu trashëguar në menaxhim dhe administrim të institucioneve tona fetare.