Disa çaste kanë qenë pika kthese në jetën e dijetarëve dhe mendimtarëve, si dhe bosht i ndryshimit të mënyrës së të menduarit dhe konceptimit të disa gjërave. Këto çaste përbënin një dritarez nga e cila vështronin dritën që vinte nga jashtë, ndjenin shpresën që u ndriste rrugën, rroknin shansin që u jepej dhe e konsideronin si çastin vendimtar në jetën e tyre.

Secili prej nesh kalon çaste të tilla për të ndryshuar në jetën e tij. Ai që përfiton nga ky shans, fiton. Ndërsa ai që e humbet shansin, ndoshta bëhet pishman, nëse i jepet shansi ta kuptojë gabimin.

Mundet që rasti të vijë të të trokasë në derë, por shumë gjatë. E nga ana tjetër, ndoshta në shumicën e rasteve, të duhet të kërkosh vetë për ta gjetur këtë rast të volitshëm. ai nuk pret

Ekspozojeni veten para flladit të këtyre çasteve me zemër të pastër, me dashamirësi, duke u afruar pranë burimeve të tyre, sepse ai që afrohet pranë burimit të ëmbël, ngopet duke pirë dhe freskohet prej tij. Ndërsa ai që i afrohet gjyrykut të farkëtarit, me shumë mundësi bëhet gjithë tym dhe digjet nga nxehtësia e tij.

Shiko librat e dijetarëve që për një moment kanë ndryshuar medhhebin e tyre, librat e Sujutit, libri “En Nedha’ir”, libri “Nuktah et-tehavul” i Malkom Gladuell, libri “El Felakeh uel meflukun”, etj..

Këtu po shënoj disa emra të dijetarëve që kanë pasur çaste kthimi në jetën e tyre dhe si pasojë ka ndryshuar i gjithë drejtimi i tyre:

Malik ibn Dinari, Ibn Hazmi, Gazaliu, Dhehebiu, Ibn Kajimi, Ibn Shejh el Hazamijin, Ibn Murriju, Mustafa Mahmudi, Abdudhahir Ebu es Semhi, Muhamed Muteveli esh Sharavi, Et Tanahiju, Es Semani, Safediu, Muhamed Muhamed Husejni.

/ Dr. ALI IMRANI – NGUSHËLLIMI I STUDENTIT/