Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Mosdhënia e zekatit si shkak për varfëri

Pas falenderimit Allahut që na udhëzoi në këtë Fe, ne i lutemi Atij që të na i bëj kabull krejt ato që bënëm prej veprave të mira gjatë ditëve të bajramit dhe në dhjet ditët e vlefshme të këtij muaji. Vazhdojmi duke u munduar me marrë mësim nga ajo që Allahu na tregon në Kur’an:

æóáóÞóÏú ÃóÎóÐúäóÇ Âáó ÝöÑúÚóæäó ÈöÇáÓøöäöíäó æóäóÞúÕò ãøöä ÇáËøóãóÑóÇÊö áóÚóáøóåõãú íóÐøóßøóÑõæäó -ÝóÅöÐóÇ ÌóÇÁÊúåõãõ ÇáúÍóÓóäóÉõ ÞóÇáõæÇú áóäóÇ åóÐöåö æóÅöä ÊõÕöÈúåõãú ÓóíøöÆóÉñ íóØøóíøóÑõæÇú ÈöãõæÓóì æóãóä ãøóÚóåõ ÃóáÇ ÅöäøóãóÇ ØóÇÆöÑõåõãú ÚöäÏó Çááøåõ æóáóßöäøó ÃóßúËóÑóåõãú áÇó íóÚúáóãõæäó -æóÞóÇáõæÇú ãóåúãóÇ ÊóÃúÊöäóÇ Èöåö ãöä ÂíóÉò áøöÊóÓúÍóÑóäóÇ ÈöåóÇ ÝóãóÇ äóÍúäõ áóßó ÈöãõÄúãöäöíäó

130. Ne e sprovuam popullin e faraonit me vite të thata dhe me pakësim në frute, që të përkujtohen. – Kur u vinte viti i mirë (i begatshëm), ata thonin: “Kjo është viti jonë (e mira e jonë dhe për ne)”. E kur i godiste ndonjë e keqe, fajin për fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre që ishin me të. Po, Jo, fati i tyre është te All-llahu, por shumica e tyre këtë nuk e dinin. 132. Ata thanë: “Me çfarëdo argumenti të na vijsh, që me te të na magjepsish, ne ty nuk do të besojmë.

Allahu na tregon se si Ai me urtësinë e vet, e Ai është i Gjithdijshmi dhe PlotFuqishmi, e sprovoi popullin e faraonit me skamje, duke ua bë atyre ndonjë vit të thatë e ndonjë tjetër vit me bereqet dhe të begatshëm. Kjo që ata të përkujtohen dhe tu zbuten zemrat dhe të shohin mrekullitë me të cilat, Musa bani ispat pejgamberllëkin e vet, se është i dërguar nga Allahu. Por ai popull nuk u mbush mend ashtu që kur u vinte viti i mirë thoshin- kjo asht ajo që kemi meritu, kjo asht sebep neve- etj. Kurse kur vinte viti i thatë thoshin fajin e ka Musa dhe besimtarët. E shumica e tyre nuk e dinin se nga shkaku i veprave të këqia; mosbindjes dhe qufrit, Allahu ua dërgonte atë thatësi që ata të meçmohen. Prej kësaj na duhet me ditë se gjunahet e njerëzve bahen sebep për fukarrallëk dhe ndalje të bereqetit. Na duhet me marrë këtë mësim dhe me mbajtë mend mirë. Ashtu që kur të kujtohemi se çka na ka gjet prej fukarrallëkut duhet më së pari ta kontrollojmë veten dhe se çka kemi prej gabimeve dhe mëkateve. Kur të vije ndonjë thatësi, të ndalet bereqeti, muslimani i mençur duhet të kujtohet se çka ka ba ai prej gunaheve. Kjo sepse Muhammedi alejhis-selam na tregon në hadith:

áóãú íóãúäóÚú Þóæúãñ ÒóßóÇÉó ÃóãúæóÇáöåöãú ÅöáÇøó ãõäöÚæõÇ ÇáúÞóØúÑó ãöäó ÇáÓøóãóÇÁö¡ æóáóæú áÇó ÇáúÈóåóÇÆöãó¡ áóãú íõãúØóÑõæÇ.

“Nuk ndodh që një popull të ndale dhënien e zekatit, e të mos ju ndalet shiu i qiellit. Sikur të mos ishin kafshët, (për njerëzit) nuk do të binte shi.”

Nga kjo na mund të kuptojmë se prej sebepeve të fukarrallëkut është mosdhënia e zekatit që edhe është një prej gjunaheve të mëdha. Nuk duhet me e lanë zekatin pa dhanë se përveç tjerave ndalet bereqeti. Nuk duhet me shty për naj vjet tjetër dhënien e zekatit se atëhere na shtyhet edhe bereqeti për naj vjet tjetër, zeqati është obligim për secilin të pasur i cili e plotëson nisabin, kuotën e caktume, për çdo vjet. Është kusht prej 5 kushteve të islamit, secili musliman duhet me ba hesapin e vet, me vet, dhe me shikuar me dhan zekatin që të mos i ndalet bereqeti dhe që të jetë prej atyre që e kanë dhanë prej mallit të vet ate që është haku i tjetër kujt, pra haki i fukarasë dhe nevojtarit. Kjo është porosia dhe kjo është udhëzimi për të mos u ba si shembulli i popullit të faraonit e me u habit. Allahu na udhëzoftë për kah ajo që don Ai dhe me të cilën Ai është razi.

Ramadan Ramadani

hutbe e mbajtur në xhaminë “Isa beg”-Shkup më 06-02-2004

Ramadan Ramadani,
6.2.2004