Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Dhjetë ditët e para të muajit DhilHixhe

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, i cili caktoi dymbëdhjet muaj në kalendarin e muslimanëve sipas hënës. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut, prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë… (Et-Teube: 36).

Nga tefsiret e këtyre ajeteve kuptojmë se “Te All-llahu” domethënë në vendimin e tij, ose sipas disa të tjerëve në Levhul-Mahfudh.

Kurse për të kuptuar vlerën dhe dallueshmërinë e këtyre katër muajve do të përcjellim fjalët e njërit të dijetarëve të parë të muslimanëve, Katade, rahimehullah, i cili thotë: “Veprat e mira kanë më shumë shpërblim në muajt e shenjtë, kurse zullumi në to është më i madh se ai që bëhet në muajt tjerë, edhe pse zullumi në çdo rast është mëkat i madh”.

Pra përveç asaj se muslimani duhet gjithmonë të kryejë vepra të mira, ai nëse i bën ato në këtë muaj shpërblimi prej tyre i shumëfishohet dhe poashtu muslimani përveç se nuk duhet me ba zulllum as vetes e as të tjerëve në çdo dit e në çdo muaj ai do të kujdeset në veçanti që të mos bëje padrejtësi gjatë këtyre muajve.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na tregon se cilat janë këto katër muaj të veçantë duke thënë:

((Åä ÇáÒãÇä ÞÏ ÇÓÊÏÇÑ ßåíÆÊå íæã ÎáÞ Çááå ÇáÓãæÇÊ æÇáÃÑÖ¡ ÇáÓäÉ ÇËäÇ ÚÔÑ ÔåÑÇð¡ ãäåÇ ÃÑÈÚÉ ÍÑã¡ ËáÇË ãÊæÇáíÇÊ: Ðæ ÇáÞÚÏÉ æÐæ ÇáÍÌÉ æÇáãÍÑã¡ æÑÌÈ ãÖÑ ÇáÐí Èíä ÌãÇÏì æÔÚÈÇä)).

“Koha është rrotulluar në të njejtën formë që nga dita që All-llahu ka krijuar qiejtë dhe tokën. Viti i ka dymbëdhjet muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre një pas një: dhil-kadeja, dhil-hixheja dhe muharemi, dhe rexhebul-mudar, që gjindet mes xhumades dhe shabanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ne tani, prej sot pra, jemi në ditën e parë të muajit të dymbëdhjetë të kalendarit të muslimanëve, muajit dhilHixhxhe. Ky është një prej muajve të ndaluar dhe të veçuar dhe përveç kësaj dhjet ditët e para të këtij muaji janë ditë të dalluara për muslimanët.

Sipas shumicës së komentatorëve të Kur’anit, këto janë dhjetë ditët në të cilat All-llahu është betuar në to ku thotë: “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!” (El-Fexhr: 1-2)

Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, se i dërguari i All-llahit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura te All-llahu sesa këto ditë. E ato janë dhjetë ditët e muajit Dhul-hixhe”. Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i All-llahut, as xhihadi në rrugën e All-llahut?” Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: “As xhihadi në rrugën e All-llahut, përveç nëse njeriu del vet dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu).

Ne vëllezër duhet që në këto dhjet ditë, pra prej sot e deri në ditën e bajramit, të bëjmë sa më shumë punë të mira, të lexojmë Kur’an më shumë, të japim sadaka, të agjërojmë, të vizitojm të sëmuarit, të ndihmojm nevojtarin, të përkdhelim dhe të ja bajmi gajlen ndonjë jetimit, të përmendim sa më shumë All-llahun dhe të tjera prej punëve të mira.

Kjo sepse këto ditë janë të veçanta në shpërblim dhe një rast për me i shlye mëkatet e bëra deri më tash.

Si çdo kohë të dalluar në islam edhe këto ditë është mirë që muslimani ti pret dhe ti nise me një Teube dhe largim prej mëkateve. Mu sikur një punëtor bahet hazër për ndonjë sezonë, ashtu muslimani duhet të bahet hazër për ditët e dallume duke kërku falje prej Allahut dhe duke ba teube dhe penduar për ate që ka bërë në të kaluarën.

Përveç kësaj në këto ditë është mirë të shtohet përmendja e emrit të Allahut sepse Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka ditë ku punët llogariten më të mëdhaja dhe janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë, prandaj në këto ditë shtoni përmendjen e këtyre fjalëve: La ilahe il-lall-llah, All-llahu Ekber dhe El-hamdu lil-lah”.

Poashtu është agjërimi i këtyre ditëve apo disa prej tyre e veçanërisht të ditës së Arifes.

Dhe muslimani duhet të kujdeset sidomos për një shtim të veprave të mira vullnetare në këto ditë, qoftë kjo namaz, sadaka, lexim të Kur’anit, urdhërim në të mirë, largim prej të këqijave etj. Sepse e pamë se vepra në këto ditë është më e vlefshme dhe më e dashur tek All-llahu subhanehu ue teala.

Vet përjetimi i këtyre ditëve është një mirësi dhe begati, çdo gjë që bëhet prej veprave të mira gjatë këtyre ditëve të vlefshme është një depozitim i shpërblimeve për ditën e fundit të njeriut. Përkujtojmë veten dhe të tjerët se ne asnjëherë nuk dijmë se cilat janë dhjet ditë tona të fundit dhe për ate mu këto dhjet ditë ti shfrytëzojmë për tu penduar tek Allahu. Zoti na i pranoftë veprat tona të mira.

Ramadan Ramadani

hatib në xhaminë “Isa beg” në Shkup

Ramadan Ramadani,
23.1.2004