Nëse shfletojmë Kuranin librin e Allahut, e gjejmë se Kurani ka filluar me një kaptinë e cila quhet “ kaptina Fatiha” (kaptina e fillimit, hapjes). Në këtë kaptinë gjejmë një ajet të çuditshëm, jo i çuditshëm në vetën e tij, por çudia shprehet pse Allahu këtë ajet e radhiti në ajetet e kësaj kaptine, kur i Dërguari i Allahut këtë kaptinë e ka quajtur “Nëna e Kuranit”.
Është quajtur me këtë emër kjo kaptinë sepse tërë atë që synon Kurani te njeriu, e gjen të përmbledhur në këtë sure. Ndërsa ajeti i çuditshëm, i radhitur në këtë kaptinë është fjala e Allahut: “Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur! (Fatiha 6,7). Asimilimi i njeriut dhe humbja e identitetit të tij është rreziku më i madh i humbjes dhe tretjes së njeriut. Për këtë Allahu veçoi këtë ajet në këtë kaptinë, për shkak të rëndësisë së madhe që ka në jetën e njeriut.
Ne, për keqardhje merremi me shumë gjëra të cilat nuk janë pjesë e jona. Vrapojmë pas gjërave të huaja, duke i lënë vlerat tona. Mundohemi të fitojmë një identitet të ri dhe një kulturë të re duke lënë identitetin dhe kulturën ton. Të mirat po mundohemi ti zëvendësojmë me të këqija, vlerat me kundër vlera. Benu Israilët, pasuesit e Muasit alejhi selam, kur Allahu i shpëtoi nga Faraoni dhe kaluan detin, panë një popull nuk adhuruar idhuj. Atëherë iu drejtuan Musait dhe i than: “Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota” (A’raf 138). Ndërsa Muasi duke ua tërhequr vërejtjen ju tha: “A mos vallë doni të kërkoj për ju zot tjetër përveç Allahut, që ju ka ngritur mbi të tjerët?!” (A’raf 140). Allahu i ndero popullin Benu Israil me ushqime prej më të mirave, ndërsa ata prapë kërkonin gjëra më të ultë se ato. Kështu njeriu duke mos e ditë vlerën e tij, besimin e tij, kulturën e tij, identitetin e tij, kërkon diçka tjetër që është më e ultë se këto.
Prej gjërave të përhapura dhe që ka prekur në veçanti pjesën më të mirë të shoqërisë sonë, rininë, por edhe shoqërinë në përgjithësi është “Dita e të dashuruarve”. Kjo ditë simbolizon një festë pagane të Romës së Vjetër, që lidhte me një prift i cili quhet Shën Valentini. Në atë kohë Imperatori Romak i quajtur Gladius kishte nxjerr një vendim, për mes së cilit kishte ndaluar martesën e ushtarëve, me arsyetim se kjo po ndikon në dobësimin e ushtarit dhe humbjen e moralit të tij për luftë. Prifti nuk ishte pajtuar me këtë vendim dhe kishte bërë kontrata martesore për ushtarët në mënyrë të fshehur. U kërkua nga ai pendimi, por pasi nuk pranoi të pendohet për këto gjëra atëherë u ekzekutua dhe pastaj, kur Roma bëri krishterimin fe zyrtare, atëherë filluan ta festojnë këtë ditë, si përkujtim për këtë prift. Prej simboleve të kësaj dite janë veshjet me ngjyrë të kuqe, lulet me ngjyrë të kuqe, telegramet, urimet. Aq shumë llogariten në këtë, sa që u bë prej shenjave të sinqeritetit të dashurisë festimi i kësaj dite, dhe kush nuk ia uron bashkëshortes së tij këtë ditë, ose nuk i dhuron ndonjë dhuratë, nuk është i sinqertë në dashurinë ndaj saj.
Është traditë e vjetër e shejtanit që gjërat e këqija ti quaj me emra të mirë, për ti mashtruar të mirët, të moralshmit, të sinqertit, të pastrit. Kjo është një metodë e vjetër e shejtanit, qysh atëherë kur mashtroi Ademin me fjalët e tij: Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!” (A’raf 21). Përmes kësaj fjale “Dashuri”, kjo fjalë e cila në vete është fjalë e mirë dhe e kërkuar, përhapet amoraliteti, shfrenimi, kurvëria, tradhtia, pasioni, dashuria e rrejshme etj.
Dashuria në Islam është vlerë, është kulturë është identitet. Mbi fjalën dashur ndërtohet kjo fe, dashura ndaj Krijuesit, dashuria ndaj të Dërguarit të Tij, dashuria ndaj fesë,dashuria bashkëshortore, dashuria familjare, dashuria farefisnore, dashura ndaj vendit, ndaj popullit dhe dashuria ndaj njerëzve në përgjithësi.
Myslimani nuk ka nevojë për një dashuri të tillë sikur e 14 Shkurtit, e as të ndonjë dite tjetër. Dashuria te myslimanët ka një kuptim të madh, një vlerë të madhe.
Myslimanët u gëzuan shumë për frytet e dashurisë, atë ditë kur erdhi një njeri te Pejgamberi dhe e pyeti se kur do të ndodhë kiameti? I Dërguari i Allahut i tha: Çka ke përgatitur për të? Tha: Nuk kam përgatitur shumë nga namazi vullnetar, agjërimi, lëmosha, por e “DUA” Allahun dhe të Dërguarin e Tij. I Dërguari i Allahut i tha: Ti do të jesh me atë që e donë”. Enesi tha nuk kemi patë ndonjëherë ndonjë gëzim më të madh se sa gëzimi i asaj dite kur dëgjuam Pejgamberin duke i thënë këto fjalë. I Dërguari i Allahut i lutej Allahut me këtë lutje: “O Zot kërkoj dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre që të duan Ty. Kërkoj dashurinë e asaj vepre e cila më afron te dashuria Jote”. Dashuria ndaj Pejgamberit është prej esencës së besimit të njeriut. Përmes kësaj dashurie njeriu shijon ëmbëlsinë e imanit. Për këtë dashuri,besimtarit i digjet zemra. Shoqëria myslimane është shoqëri e cila jeton në dashuri të ndërsjellët, mëshirë të ndërsjellët, ndihmë të ndërsjellët.
Elementet kryesore që ndërtojnë jetën bashkëshortore janë dashuria dhe mëshira e ndërsjellët. Këto dy elemente në jetën bashkëshortore myslimane nuk kanë datë të caktuar, muaj të caktuar, nuk janë false, nuk janë të mbushura me gënjeshtra dhe tradhti. Por ato janë të përhershme te myslimanët ne jetën e tyre bashkëshortore. Këto dy elemente nuk burojnë nga pasioni i epshit, por burojnë nga zemra dhe shpirti i tyre dhe nga obligimet e Allahut ndaj tyre. Allahu thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë” (Rrum 21). I Dërguari i Allahut është pyetur se kush është njeriu më i dashur te ti? Ai iu përgjigj Aisha (gruaja e tij). Pastaj e pyetën po prej burrave? Tha: babai i saj (Ebu Bekri). Shikoni qartësinë e Pejgamberit. Kjo dashuri nuk ishte vetëm fjalë goje, por një dashuri e cila buronte nga një zemër e pastër. Ja se çka thotë Aisha për Pejgamberin: “ kurrë, asnjëherë nuk ka ndodhë që i Dërguari i Allahut ti bie shuplakë ndonjë gruaje, fëmijës apo ndonjë shërbëtori”. Ja se çka thotë Aisha për raportin që kishte Pejgamberi me gruan e tij Hadixhen: “ Nuk kam xhelozuar ndaj ndonjë grua më shumë se sa ndaj Hadixhes (gruas së Pejgamberit). Ajo kishte vdekur tre vite para se të martohet Pejgamberi me mu, por vazhdimisht e përmendte. Kur Pejgamberi therte ndonjë dele ia dërgonte dhuratë shoqeve të Hadixhes”. Këtë Pejgamberi e bënte nga respekti që kishte ndaj tyre sepse ato ishin shoqet e gruas së tij, Hadixhes. Kjo është dashuri e vërtetë e cila tregon sinqeritet, që për sinqeritetin e saj tregojnë veprat e Pejgamberit. Kështu duhet të jetë dashuria bashkëshortore. Ndërsa shumë prej grave të sodit, të shkreta, të ngrata, mjaftojnë me një ditë feste, duke menduar se kjo është dita e tyre. Mashtrohen me një ditë dashurie, me një tufë lulesh, me një kostum për atë ditë, ndërsa kur e pyet në mbrëmje ku është burri, thotë ka dal me shoqërinë e tij, ndërsa atë e gjen në klube të natës. Ditën i shpreh dashuri ndërsa natën e tradhton. I thotë se ti je gjëja më e shtrenjtë për mua ndërsa i ka edhe disa tjera që mban lidhje të jashtëligjshme. I thotë se ti je më e bukura për mua ndërsa nuk e ul shikimin kur të kaloj në rrugë.
Islami i edukon pasuesit e tij në dashuri të vërtetë. Dashuri ndaj Krijuesit, dashuri ndaj të zgjedhurve të Tij, dashuri ndaj fesë, dashuri ndaj prindërve,dashuri ndaj familjes, ndaj farefisit, dashuri ndaj bonjakëve, dashuri ndaj vëllezërve të fesë, dashuri ndaj njerëzve në përgjithësi.
Kështu duhet të jetë dashuria e vërtetë. Dashuria e vërtetë ndërtohet nga burime të sigurta, ndërtohet mbi baza të shëndosha, mbi vlera të mirëfillta. Dashuria nuk ndërtohet përmes filmave, serialeve të ndryshme që po degjenerojnë rinin ton, përmes romaneve dhe novelave që thërrasin në degjenerim.
Na habit fakti në ditët e sotme kur po mendojmë se shoqëria është ma e emancipuar, më tolerante, më e hapur, ndërsa kemi më shumë urrejtje, më shumë xhelozi, më shumë mashtrime dhe tradhti bashkëshortore, më shumë degjenerim në emër të dashurisë.
Festimi i ditës së të dashuruarve është përngjasim me paganët romak, pastaj me të krishterët të cilët pasuan romakët në këtë. Ndërsa, i Dërguari i Allahut na tërheq vërejtjen duke na thënë: “Ai që i përngjan një populli ai është prej tyre”.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati