فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ.
وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَر.
“Mos e nënçmo bonjakun (jetimin) e lypsin mos e refuzo me ashpërsi.”
(Duha: 9-10).
وَآتُوا الْيَتَامَىٰ أَمْوَالَهُمْ ۖ وَلَا تَتَبَدَّلُوا الْخَبِيثَ بِالطَّيِّبِ ۖ وَلَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَهُمْ إِلَىٰ أَمْوَالِكُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ حُوبًا كَبِيرًا.
“Epni pasurinë jetimëve (kur të bëhen të aftë e vetvetes), mos ua ndërroni të keqen (nga pasuria juaj) me të mirën (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është mëkat i madh.” (Nisa: 2).
فَلَا اقْتَحَمَ الْعَقَبَةَ.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْعَقَبَةُ.
فَكُّ رَقَبَةٍ.
أَوْ إِطْعَامٌ فِي يَوْمٍ ذِي مَسْغَبَةٍ.
يَتِيمًا ذَا مَقْرَبَةٍ.
“E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?.
E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)?
Me liruar skllavin (nga skllavëria), ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët) bonjakun e afërm.”
(Beled: 11-15).
أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ.
فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ.
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ.
“A di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë (e shpërblimit)?
E ai është, i cili ashpër i dëbon jetimët dhe nuk nxitë që të ushqejnë të varfërit.” (Maun: 1-3).
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْيَتَامَىٰ ۖ قُلْ إِصْلَاحٌ لَهُمْ خَيْرٌ ۖ وَإِنْ تُخَالِطُوهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ الْمُفْسِدَ مِنَ الْمُصْلِحِ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَأَعْنَتَكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ.
“Dhe të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’i bëni mirë atyre është vepër e bukur, e nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, se Alllahu di të dallojë keqbërësin prej mirëbërësit.
Sikur të donte Allahu, do t’ju detyronte me punë të vështira, se Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.”
(Bekare: 220).
وَلْيَخْشَ الَّذِينَ لَوْ تَرَكُوا مِنْ خَلْفِهِمْ ذُرِّيَّةً ضِعَافًا خَافُوا عَلَيْهِمْ فَلْيَتَّقُوا اللَّهَ وَلْيَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا.
إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَىٰ ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا ۖ وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا.
“Le të druajnë (prindërit) nëse ata lënë pas veti fëmijë të mitur duke u brengosur për ta (nëse mbesin jetimë), le t’i frikësohen Allahut dhe le të flasin drejtë.
Me të vërtetë, ata që hanë mallin e jetimit me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.”
(Nisa: 9-10).
Transmetohet nga Sehl ibn Sa’di,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Unë dhe ai që pêrkujdeset për jetimin, jemi në xhenet kështu(bëri me shenjë me dy gishtrinjët, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm), dhe i hapi ata.”
(Shënon: Buhariu: 5304)
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Ai që furnizon një grua e cila ështê e ve dhe një të ngratë (kushte të vështira).
Ai është sikurse ai i cili lufton në rrugê të Allahut.”
(Ebu Hurejra thotë) Mendoj se ka thënë(pejgamberi alejhi selam): “Ai (ai që furnizon një të ve dhe një qê i ka kushtat e vështira jetësore) është sikur ai që falet natën pa ndërprerë dhe si agjëruesi i cili agjëron pandërprerë.”
(Shënon: Buhariu: 5353, Muslimi: 2982)
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- rrëfen se një njeri iu ankua Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,- se zemra e tij êshtë vrazhdêsuar.
Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: “Përkdhele (let marin shembull njerëzit tjerë prej teje në lidhje me ndihmën dhe pêrkdheljen e kokës së jetimit) kokën e jetimit dhe furnizoje të ngratin.”
(Shënon: Ahmedi: 7522, 8791, transmetuesi e hadithit janë të drejtë dhe të saktë).
Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Kush përkujdeset pêr një jetim në mesin e muslimanëve dhe e afron të hajë ushqim dhe të pijë me të, Allahu do ta vulosë (siguroj) hyrjen e tij në Xhenet, nëse ai nuk e vepron ndonjë mëkat i cili nuk falet (p.sh- shirku etj).”
(Shënon: Tirmidhiu: 1917 dhe thotë se hadithi është hasen sahih).
Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Kush përkujdeset për tre jetima, llogaritet (shpërblehet apo është) sikur ai i cili falet tërë natën, agjêron ditën, zgjohet në mëngjes dhe shkon me shpatën e tij në luftë për ngritjen e fjalës së Allahut.
Unë dhe ai do jemi në xhenet sikur këto dy motrat, dhe bëri shenjë me dy gishtat (të mesmin dhe gishtin tregues dhe nfund i afroi dhe i bashkangjiti).”
(Shënon: Ibn Maxhe: 3680).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese.
Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu (vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.”
(Shënon: Buhariu: 2766- 6857 , Muslimi: 145, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Allahu ia ka bërë obligim vetes së Tij që katër njerëzve mos t’ua lejoj hyrjen në xhenetin e Tij si dhe shijimin e begative të xhenetit të Tij.
Pijanecit, ngrënësit të kamatës, ngrënësit të pasurisë së jetimit (ia hanë pasurinë pa të drejtë), dhe mosrrespektuesin e prindërve(ai që sillet keq me prindërit e tij).”
(Shënon: Hakimi:37/2, dhe thotë se hadithi është sahih)
Transmetohet se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: I pashë(natën e israsë dhe miraxhit) disa njerëz, të cilët i kishin buzët e tyre sikur buzët e deveve dhe disa të tjerë vinin me shkëmbinjë të zjarrtë, ua hidhnin në gojët e tyre dhe atyre u dilte nga ana e prapme.
Dhe thash (thotë pejgamberi alejhi selam): O Xhibril, kush janë këta?
Xhibrili tha: ” Ata që e hanë pasurinë e jetimëve me pa të drejtë, nuk ka dyshim se ata hanë atë që mbush barqet e tyre me zjarr.”(Nisa: 10).
(Shënon: Muslimi, kthehu dhe lexo rrëfimin mbi Isran dhe Miraxhin në librin: Siretu ibni Hisham).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.