Ky është destinacioni i fundit dhe përgjigja e fundit ndaj tre pyetjeve, “Dhe se kthimi përfundimtar është te Zoti yt.”(En-Nexhm, 42)

Kjo është Dita e madhe, Dita e kijametit, e cila zgjatë pesëdhjetë mijë vite dhe fillimin e së cilës nuk e di askush, por asaj i paraprinë shenja të mëdha, ashtu siç na ka treguar Allahu në Kuran, siç është: Shfaqja e Dexhalit, zbritja e Isait  që ta vret Dexhalin, ta thejë kryqin dhe të mbysë derrin, dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, etj.

Pas këtyre shenjave të mëdha, njerëzit do të ngrihen nga varret e tyre pas dënimit ose lumturisë në to, dhe Allahu do t’i tubojë të gjitha krijesat në nxehtësinë e diellit që afrohet nga kokat deri në një milje, kështu që njerëzit do të djersiten fort, sipas veprave të tyre, në mundime të tjera të mëdha, atëherë Allahu do t’i gjykojë robërit e Tij për veprat e tyre, të voglat dhe të mëdhatë, në peshojën e drejtësisë që nuk e gabon peshën e një atomi. Dhe njerëzit do të kalojnë mbi një urë mbi Xhehennem, më e hollë se qimja dhe më e mprehtë se shpata, në të ka të grepa që i marrin njerëzit, sipas veprave te tyre, kështu që dikush do të shpëtoj krejtësisht i sigurtë, e dikush copëtohet e pastaj do të vazhdojë dhe të tjerë do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit.

Njerëzit do të ndahen në dy grupe në një jetë të përjetshme që nuk përfundon:

Një grup në Xhenet dhe një në Zjarr

Kush i beson Allahut, melaqeve të Tij, librave të Tij dhe të dërguarve të Tij dhe i pason ata, ata janë fatlumët e Xhenetit: “E robërit e sinqertë të Allahut, do të kenë furnizim të caktuar, pemë të ndryshme, dhe do të jenë të respektuar, në kopshtet e dhuntive, në kolltuqe, njëri përballë tjetrit, do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë, (me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë, me të (verën), prej asaj nuk ka dhembje koke e as nuk do të dehen. Dhe pranë tyre do të jenë gratë me shikim të ulur, e sy të bukur sikur të jenë vezë të ruajtura.” (Es-Safat, 41-49)

E grupi tjetër është ai që i kthen shpinën Fesë së Allahut dhe i përshkruan shok Atij, i mohon të dërguarit e Tij dhe vepron atë që ia ka ndaluar Zoti, pra ata janë të mjerët e Xhehenemit që do të qëndrojnë aty përgjithmonë.

Ushqimi i tyre është zjarri, pija e tyre është uji i vluar, shtrati dhe mbulesa e tyre janë nga Xhehennemi.

Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë
i vluar, do të shkrihen me të (me atë ujë) organet e brendshme dhe lëkura, dhe për ta ka
kamxhikë prej hekuri
.” (El-Haxh, 19-21)

“E, për ata që nuk besojnë është zjarri i Xhehenemit, ata nuk do të dënohen me vdekje dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, – ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo kafir, – ata, në të, do të thërrasin (duke bërtitur): “O Zoti ynë, nxirrna (prej zjarrit), do të bëjmë vepra të mira, e jo asosh çfarë kemi bërë”.

“Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën. Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)!” (El-Kehf, 29)

Ky o vëllai im është fundi, ndaj zgjidhni vetë njërën nga dy rrugët dhe do te jeni në njërin nga dy vendbanimet. Ne ju kemi treguar ne këto rreshta çelësin e vendbanimit te lumturisë. Teuhidi është e drejta e Zotit mbi robërit, prandaj rishikoni çdo çështje në të, peshoni veten me Kuran dhe Sunet, shikojeni a e keni përmbushur të drejtën e Allahut mbi ju duke u kapur për nyjën më të fortë, për La ilahe il-lAllah? Ngase ajo është dëshmi e shpëtimit dhe metodologji e jetës.

Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Ali Ashani