KODI I SJELLJES PËR IMAMËT NË NJË XHAMI APO QENDËR ISLAME

Përkthyer nga Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org
Burimi: Code of Conduct for British Imams – Levvisham, Londër.

IMAMI DHE ROLI I TIJ SOT: HYRJE NË KODIN E SJELLJES
Roli i imamit të xhamisë sot është bërë shumë më i rëndësishëm sesa është konsideruar më parë. Aktualisht, imamët mund të gjenden në ballë të çështjeve komunitare dhe të çështjeve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në një botë që është gjithnjë e më e lidhur shoqërisht. Problemet që priten të adresohen nga imamët përfshijnë ato që lidhen me shëndetin mendor, rininë, të moshuarit, burrat, gratë dhe fëmijët. Kompleksiteti i këtyre çështjeve shtrihet në aspekte teologjike, juridike, politike dhe të tjera. Imami modern përballet me një gamë të gjerë çështjesh, që nga ato që kërkojnë gjykim, deri te ato që kërkojnë mbështetje dhe pajtim. Gjithë kjo, qoftë me dëshirë ose pa dëshirë, është ndërmarrë nga imamët tanë për shkak të ndjenjës së përgjegjësisë ndaj komunitetit.
Imami është bërë gjithashtu fytyra lokale e Islamit për shumë njerëz, madje edhe për ata që janë të shkëputur nga diskurset e zakonshme “islamike”. Imami ka potencialin për të ndikuar në shumë jetë dhe, në fakt, e bën këtë çdo ditë pa e kuptuar ndoshta. Ky ndikim mund të jetë i natyrës pozitive ose negative, gjë që varet shumë nga burimet dhe mbështetja e disponueshme për imamin. Fatkeqësisht, shpesh nuk merret në konsideratë që imami është një njeri dhe është i prirur ndaj gabimeve të llojeve të ndryshme; ashtu si të gjithë të tjerët. Detyra e kujdesit që ka një imam ndaj xhematit të tij dhe më gjerë, duhet të ndahet nga komuniteti musliman në tërësi. Prandaj, një kornizë mbështetjeje dhe përgjegjësie është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një komponent i nevojshëm për të çuar përpara komunitetet tona lokale.

Roli i imamit, nëse zhvillohet, ka potencialin të jetë një pozicion i ndryshimeve të mëdha dhe rigjenerimit brenda kontekstit tonë aktual.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

SHKARKO [167.00 B]