1. Lidhja vëllezërore duhet të jetë sinqerisht vetëm për hir të Allahut.
2. Lidhja vëllezërore duhet të jetë e ndërtuar dhe shoqëruar me iman dhe devotshmëri.
3. Lidhja vëllezërore duhet të jetë larg mëkateve, syefaqësisë dhe intereseva personale të dunjasë.
4. Lidhja vëllezëore duhet të ndërtohet dhe mirëmbahet simbas udhëzimeve të Islamit.
5. Lidhja vëllezërore duhet të jetë e ndërtuar mbi këshillimin e njëri tjetrit për hir të Allahut.
6. Lidhje vëllezërore duhet të ndihmohet mes vete si në gëzime, ashtu edhe në hidhêrime dhe vështirësi.
7. Lidhje vëllezërore duhet të jetë larg bidatit dhe gjërave që janë të refuzuara në Fe.
8. Lidhje vëllezërore duhet t’i kthehet Kur’anit dhe Sunetit për çdo problem, qoftë problem personal apo kuptim i çështjeve fetare.
9. Lidhja vëllezëore duhet të marrë shembull tek lidhja vëllezërore e shokëve të Pejgamberit alejhi selam.
10. Lidhje vëllezërore duhet të jetë kapur fort pas Kur’anit, sunetit dhe pas ulemave të selefus salih (të parëve tanë ndershëm).
Përgatiti: Suad B. Shabani.