Falënderimet, madhërimet, adhurimet janë vetëm për Allahun xh.sh. Sunduesin e gjithë botëve, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotriun tonë Muhammedin s.a.v.s., familjen e tij të ndershme, shokët e tij besnik dhe mbi te gjitha ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.
Të nderuar vëllezër xhemat!
Jemi ende në kornizën e, muajit te madhërishëm te Muharremit, ndaj dhe e kam pare të arsyeshme që edhe këtë hutbe t’ia kushtoj këtij muaji.
Sot, është dita e 14-të e muajit Muharrem, të vitit 1436 h. Pra, 1436 vjet nga migrimi i Muhammedit s.a.v.s., dhe shokëve të tij nga Meka në Medinë, prej terrorit në çlirim, thënë kushtimisht “qetësi” në lëvizje.
Çdo vit, para vitit të ri Hixhri, ne i kujtojmë ngjarjet që lidhen me migrimin Pejgamberit s.a.v.s. Duke folur në lidhje me mësimin dhe mesazhin e tij, kështu që unë sot do të doja, duke shpresuar se i kemi mësuar të dhënat bazë historike, për të thënë se ku jemi ne sot, 1436 vjet pas Hixhretit. Ku janë muslimanët në përgjithësi, ku është populli ynë dhe ku është secili prej nesh, individualisht?
Sipas disa sociologëve janë tri mënyra dhe tri grada, në të cilat shoqëria e shpreh, përparimin e saj. Mënyra dhe grada e parë është pushteti – fuqia. Kjo është kur një shoqëri numerikisht dhe me fuqi të zhveshur e realizon dhe e tregon progresin e saj. Faza dhe grada e dytë është mënyra e shprehjes dhe e arritjes së progresit përmes sundimit të njohurisë, e cila të çon kah përparimet teknologjike, dhe nivelin e tretë, e cilësuar si më i madhja, është kur shoqëria, progresin e sajë e tregon me moralin, etikën, me atë që ne sot shpesh ballafaqohemi përmes shprehjes humanizëm, edhe pse ajo, sipas këndvështrimit islam nuk ka domethënien e plotë të asaj që nënkupton moralin dhe etikën e plotë dhe të vërtetë islame.
Duke vështruar këtë shembull edhe vetë njerëzimi, paraprakisht, ose kushtimisht mund të vështrohet nëpërmjet këtyre tri fazave apo periudhave. Periudha, kur fuqia dhe madhështia e disa shoqërive te caktuara do te garantojë zhvillimin nëpërmjet nënshtrimit dhe udhëheqjes mbi të dobëtit. Periudha, kur disa shoqëri të caktuara sundojnë me teknologjinë e avancuar dhe kështu arrijnë dominimin edhe me periudhën, e cila pak a shumë, në të gjithë filozofinë botërore shënohet si periudha ideale, periudha në të cilën njerëzimi duhej të arrinte nivelin e përkryerjes përmes moralit, drejtësisë, harmonisë dhe paqes.
Pas periudhës se Pejgamberit s.a.v.s. të cilët si prova të profetësisë së tyre u treguan popujve të tyre mu’xhize të ndryshme, mrekulli, çudira, për t’ua treguar të vërtetën dhe për t’ua zbuluar periudhën e vërtet të gënjeshtrës në të cilën jetuan, në periudhë e të dërguarit të fundit, Muhamedit s.a.v.s., të cilit i është zbritur Kur’ani si mrekulli. I është dhënë Shpallja, pra fjala, publikimi i së cilës filloi me urdhrin: “Lexo në emër të Zotit tënd cili krijoi”
Ai, Pejgamberi s.a.v.s. u dërgua si mëshirë për të gjitha botët, bartës i lajmit të mirë, e vet pejgamberinë e tij e ka shpjeguar me fjalët: “Jam i dërguar për të përsosur vetit fisnike tek njerëzimi!”
Duke përkujtuar këtë, kushtin, shkallën e zhvillimit njerëzor në të tri fazat e lartpërmendura, mund të themi se Pejgamberi s.a.v.s. u dërgua për përsosmërinë dhe udhëzimin e njerëzimit drejt realizimit të plotë te shkallës se tretë më te lartë, shkallës se përsosmërisë së moralit.
Sikur t’i përmbaheshim vetëm kësaj thënie të Pejgamberit s.a.v.s. “se është dërguar për të përsosur vetit fisnike (moralin, sjelljen) tek njerëzit”, do të ishte e arsyeshme pyetja se ku jemi sot pas 1436 vjetëve, ne, pasuesit e tij… ku kemi arritur sot?
Në kuptimin fizik, pothuajse nuk ka asnjë vend në rruzullin tokësorë ku nuk jetojnë sot muslimanët dhe në bazë të kësaj ne mund të themi se është arritur përparim, misioni është përfunduar.
Në kuptimin shoqëror, kur shikojmë foton e atyre shoqërive, mjediset dhe vendet ku muslimanët janë shumicë, e cila përcaktohet dhe definohet si islame, vështirë është për të gjetur shembuj të një shoqërie që ka kaluar pragun e shkallës së parë, shkallë në të cilën madhështia dhe përparimi i shoqërisë tregohet me fuqi të zhveshur. Aty këtu, disa prej komuniteteve muslimane, kanë mbizotëruar me përparimet teknologjike, por pyetja më e rëndësishme është çështja ku jemi ne sot, kur është fjala për moralin, etiken, dhe sjelljen?
Cili është niveli i padrejtësisë në shoqëritë të cilat janë përcaktuar si islame, sa është tashmë prezent ryshfeti dhe korrupsioni, sa është e pranishme shpërndarja aktuale e pabarabartë e pasurisë, sa është niveli i drejtësisë sociale dhe progresit, sa është niveli i lirisë së individit?
Si është situata me ne këtu në vendin tonë? Ne si muslimanë e kemi pritur vitin e ri Hixhri 1436, si 14 vjetor të përfundimit të agresionit të rënde dhe të përgjakshëm, në qenien tonëe, agresionin që ka qenë shkaku i migrimit të mijëra njerëzve tanë, si atyre të shkaktuara nga agresori gjeografik ashtu edhe atyre të brendshëm në këto kushte qe u shkaktuan me heqjen e perdes me te cilën ishim të mbuluar në kohen sistemit komunist, ateist.
Pejgamberi s.a.v.s. bashkë me shokët e tij, pas Hixhretit, ndërtoi shoqërinë morale, shtetin me shkallën më të lartë të drejtësisë dhe të ligjit për të gjithë, kjo shoqëri, ky komunitet, në rrjedhat e hixhretit i ka realizuar të gjitha llojet e progresit të arritur fuqinë e numrave, fuqinë e përparimeve teknologjike të asaj kohe, e zgjerimin e saj, e ka arritur kryesisht me forcën e moralit te anëtarëve të saj. Fuqia e moralit, e ahlakut islam ishte ajo që e bëri të mundur që sot muslimanët të jetojnë në të gjitha vendet e rruzullit tokësorë. Fuqia e moralit ishte ajo që bëri të mundur që në hapësirat nga të cilat u tërhoq ushtria muslimane, mbeten të jetojnë muslimanët, mu ashtu siç ajo fuqi, ishte arsyeja për konvertimin në Islam të njerëzve që kurrë nuk e kishin parë ushtrinë muslimane, si Indonezia dhe pjesë të tjera. Ky është një tregues për mua se fuqia e bukurisë se brendshme, atë qe e quajmë moral dhe qe ai në tërësinë e tij përmban emërimin e tij, pushteti më i fortë, më i fortë se forca e muskujve, se forca e numrit si dhe më i fortë se forca e sundimit të teknologjisë dhe me atë se çfarë synon me të.
Nuk do ta analizonim në mënyrë të veçantë situatën e tanishme të botës Islame. Jam i bindur se të gjithë ne, pak a shumë jemi të njohur me të, por vetëm do te pyesja se në çfarë gjendje na ka gjetur, individualisht viti i ri 1436 h. Në çfarë gjendje është morali i këtij komunitetit tonë të vogël. Morali ynë i secilit prej nesh sot në ketë xhami. Sipas mendimit tim, nuk ka shoqëri me moral pa individ me moral. Sot, në botën muslimane, më duket mua, ka dy pikëpamje mbi këtë çështje. Disa mendojnë se me fuqinë e pushtetit të një shoqërie dhe me vendosjen e sheriatit si kushtetutë te shoqërisë do të arrijnë moralin dhe respektimin ligjeve të Allahut në tokë (fuqinë ligjore), dhe të tjerët, të cilët asnjëherë nuk pushuan përmes këtyre 1436 viteve së promovuari ide të mira, të ndershme, të drejtë, të pa anshme, e sipas veprimeve të këtyre ideve, përpiqen për të ndërtuar një shoqëri të mirë dhe me fuqinë e numrit të individëve të cilët e miratojnë këtë mënyrë të jetës, duke njohur atë si ide më te mirën dhe më të saktën.
Nuk posedoi mençuri që te kem guxim të them se cili drejtim do të mbizotërojë, në përputhje me edukimin dhe traditën e popullit tonë të trashëguar në vetvete, mendoj se kjo mënyra tjetër është e vrazhde. Metoda e përkushtimit personal dhe luftës me vetveten, hixhret nga pasiviteti në aktivitet, hixhret nga keqja në më të mirë, e cila duhet të jetë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse gjatë gjithë jetës, hixhret nga injoranca në njohuri, hixhret prej njohurive të vogla drejte njohurive të mëdha, hixhret nga mësimi ne urtësi …. ky lloj i hixhretit duhet të jetë tipar i vazhdueshëm, vetia e kësaj dynjaje është lëvizje dhe çdo ndalje do të thotë stagnim.
A jemi ne sot 1400 vjet larg nga Pejgamberi s.a.v.s. dhe shoqërisë ideale islame, ose dëshmojmë për 1436 vjet të progresit? A është e nevojshme të kthehemi 1400 vjet pas, për t’u kthyer përsëri në rrugën e drejte? A është kjo e mundur? A është kthimi në rrugën e duhur me anë të kthimit te kohës prapa, apo është e nevojshme qe përmes Hixhres të përcaktojmë mënyrën për të parë secili ku është sot, në krahasim me hixhretin? A jemi ne muslimanet këtu sot në Mekën e para Hixhretit apo jemi në Medinë? A mundemi që këtë pikën e fundit të aktiviteteve tona kudo në botë të vejmë në të njëjtin nivel apo duhet marrë parasysh pozitën e komuniteteve muslimane ndaj rrethanave të tyre?
Kam frikë se faktor i globalizimit ka çuar në këtë që muslimanëve në mënyrë të barabartë në çdo pjesë të botës kanë vendosur të njëjtat detyra dhe të njëjtat shpresa. Për mua kjo nuk është e drejtë. Nuk mund të pritet dhe të trajtohet komuniteti ynë me të njëjtat mundësi dhe detyra që janë dhënë dhe vendosur në pozitat e komuniteteve myslimane në disa pjesë të botës që janë shumë më të pasur ekonomikisht. Mendojë se është e rrezikshme, sidomos e ardhmja e jonë, kur nga ato mjedise neve na importohen këtu të tilla adete te këtyre komuniteteve.
Ajo Çfarë duhet të ishte me dhe pa globalizimin, duhet të jetë e domosdoshme, faktori unifikues i përbashkët i të gjithë muslimanëve të botës – morali ynë dhe ruajtja e sjelljeve tona të pastra. Për çrrënjosjen e imoralitetit në komunitetet tona, që devotshmëria, ndershmëria, sinqeriteti dhe cilësitë tjera fisnike, duhet vendosur në krye të vlerave piramidale shoqërore … Për mjedisin ekonomikisht më të fortë dhe më të lirë të bashkësive islame, ekonomitë e tyre duhet të investojnë në zotërimin e teknologjisë, shkencës, mjekësisë, që ne nga këto komunitete të vogla ku ne kemi nevojë për të dërguar studentë për të studiuar mjekësi, ndërtimtari, inxhinieri, ekonomi, matematikë, dhe jo vetëm teologët. Jo se teologjia nuk është e nevojshme, ajo është si sheqeri për shkencat tjera, ajo kontribuon që ai urdhri i Perëndisë “Lexo – mëso” të mos humbas vazhdimin e saj, dhe të jetë pjesë përbërëse e cila shkencës i jep moralin, “në emër të Zotit tënd i cili krijoi”, pa të cilin vetëm mësimi do të ishte i paefektshëm në aspektin e progresit të komunitetit drejt destinacionit të tij përfundimtar, në realizimin e etikës. Pra, teologjia është e nevojshme, por në shkallën në të cilën ne kemi nevojë për sheqer në ushqim. Këtu, për t’u shprehur lirshëm, të ëmbëlsohet, por mos të ndodhë që në vend të një lugë sheqer në filxhan të çajit , të hedhim një lugë çaji në filxhan me sheqer, vështirë se mund të pihet edhe më vështirë ta quajmë të shëndetshme për trupin.
Ku është bota islame pas 1436 Hixhretit?
Kur t’i shikojmë librat e historisë do të themi se, në disa segmente duhet kthyer në vitin 150 – 200 të Hixhretit, në disa në vitet 60-ta dhe në çfarëdo pozite ta analizojmë dhe në çfarëdo eksperience të thirrem, disi do të na duket se ne jemi një shoqëri dështuar e jo e përparuar.
Kjo pikëpamje sigurisht do të ishte pesimiste dhe jo islame. Jo islame, sepse ne muslimanët duhet të jenë larg nga imagjinata, ëndërrimit dhe rënkimit si p.sh. “eh sikur të ishte dhe me pas kon” që sipas besimit islam karakterizohet si mëkatar dhe gabimtar.
Prandaj, ta dimë se sot nuk është e 60-ta e as e 150-ta, por viti 1436 Hixhri, që pas saj, dashtë Perëndia ta presim 1437-ten … dhe se kjo botë është ara e ahiretit, në të cilën duhet bërë përpjekje individuale për të marr frytin e bukur të jetës së Ahiretit për momentin kur secilit prej nesh do ti kërkohet se e ka bërë mirë dhe si është sjellë ndaj të këqijve. Të frymëzohemi nga ajo e kaluara për të ardhmen tonë me fuqinë e të gjallëve e jo të vdekurve, me fuqinë e martirëve – shehidëve të umetit të Pejgamberit s.a.v.s. dhe ne, këtu në Kosovë me forcën e veçantë të martirëve – dëshmorëve – shehidëve tanë. Le të jetë Fuqia, madhështia dhe dëshmia e flijimit të tyre, të na jep shtytje neve për kohën, që në të vërtetë flijimin e tyre, ne sot po e gëzojmë, është më e mirë dhe më e lehtë për të përparuar se sa në kohë kur ata ishin gjallë. Ata jetojnë në paqe me Zotin e tyre, dhe ne të përpiqemi dhe të jetojmë në paqe pjesën tjetër të jetës duke shpresuar që të na shpërblejë Krijuesi ynë.
E lus Allahun që të na japë imanin, diturinë, fuqinë, dhe çdo të mirë tjetër të nevojshme për të pritur çdo vit të ri hixhri me suksese, përparime personale dhe të përgjithshme ndaj atyre të mëparshmeve! Amin!
Esad ef. Bajiq
Përshtati: Esat ef.Rexha