Nëse ndonjë i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë
Kjo është një rregullë kuranore që ka një lidhje të madhe me realitetin e njerëzve. Nevoja
për ta theksuar atë veç është shtuar në mbarë botën në këtë epokë në të cilën mjetet e
shpërndarjes së lajmeve janë zgjeruar.
Kjo rregullë fisnike kuranore hyri në kuadrin e mirësjelljeve madhështore me të cilat Allahu s.v.t i edukoj robërit e Tij në suren Huxhurat, i LartëMadhëruari tha: “O ju që keni
besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në
është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj
për atë që keni bërë.” (El-Huxhurat: 1).
Ky ajet fisnik, arsye të zbritjes ka atë që shumica e komentuesve të Kur’anit e kanë
përmendur, thelbi i së cilës ndërlidhet me El-Harith bin Dirar El-Huzai – zotëriun e
Benu El-Mustalikut – i cili kur hyri në Islam u pajtua me Pejgamberin, paqja dhe mëshira
e Allahut qofshin mbi të, t’ia dërgojë atij në terminin e dakorduar – një grumbullues që do
të merrte zekatin e Benu El-Mustalikut. Nëpunsi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të, u nis, por pasiqë në rrugë e sipër u frikësua ai u kthye
në gjysmë të rrugës. El-Harith bin Dirar u befasua që nëpunësi i të Dërguarit të Allahut,
lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte vonuar! Në të njëjtën kohë, nënpunësi
kur u kthye te Pejgamberi a.s. tha: O i Dërguari i Zotit! El-Harithi ndaloj dhënien e
zekatit dhe deshi të më vriste. Kështu që i Dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut
qofshin mbi të, u zemërua dhe dërgoi një ekspeditë e cila përgjatë rrugës u takua me
vet El-Harith bin Dirarin, i cili u tha: Kujt ja keni mësyer? Ata thanë: Juve! Pse?! u tha:
Ata thanë: I Dërguari i Zotit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ju dërgoi El-
Velidin Ibn Ukbeh, e ai pretendoj se ju, përveçse ia keni ndalur zekatin, deshët edhe
që ta vrisni. Kur El-Harithi hyri tek i Dërguari i Zotit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të, ai i tha: “Ti e ke penguar zekatin dhe ke dashur ta vrasësh të deleguarin tim?! Ai
iu përgjigj: Jo, pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën, nuk e pashë, as që ka ardhur tek
unë, dhe unë nuk erdha këtu derisa e pashë se i deleguari yt nuk erdhi në termin. U
frikësova në mos kjo ishte ndonjë hidhërim i Zotit dhe i të Dërguarit të Tij.
Rrjedhimisht zbriti ky ajet i sures Huxhurat: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i
pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i
bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.”
Ky është verzioni i shkurtë, ndërsa të plotë e ka transmetuar dhe Imam Ahmedi me një
zinxhir të padefekt, por që e mbështetet dhe konsensusi i transmetuar nga Ibn Abd el-
Berri se ajeti është shpallur mbi këtë ngjarje.
Në njërin nga shtatë leximet qëndron: “verifikone”, dhe ky lexim e bën çështjen edhe
më të qartë. Ai urdhëron të gjithë besimtarët kur dëgjojnë lajme, të realizojnë dy gjëra:
E para: verifikimi i autenticitetit të lajmit.
E dyta: sqarimi i realitetit të tij.
Nëse thoni: A ka ndonjë ndryshim mes tyre? Përgjigja është: Po, sepse lajmi mund të
jetë i vërtetë në vetvete, por nuk dihet se çfarë kuptimi ka!
Le ta sqarojmë me një shembull nga jeta e të Dërguarit s.a.v.s i cili një natë Itikafi,
përderisa kishte dalë nga xhamia e tij që ta dërgojë në shtëpi gruan e tij Safijen r.a., e
panë dy shokë të tij dhe ata ju shmangën me nxitim, por ai ju tha: “Më ngadal, kjo
është Safija!”
Nëse ndonjëri do të raportonte se e kishte parë Profetin, paqja dhe bekimet qofshin mbi
të, duke ecur me një grua në errësirën e natës, ai do të kishte qenë i saktë, por që
realitetin e çështjes nuk e kishte sqaruar dhe kjo është ajo që kërkohet nëpërmjet këtij
ajeti.
Këtë shembull mund ta hasim çdo ditë: njëri prej nesh mund të shohë dikë që hyn në
shtëpinë e tij, ndërsa njerëzit po shkojnë në xhami për të falur namazin e tyre. Në këtë
rast, nëse do të thuhej: filani po hynte në shtëpinë e tij përderisa namazi në xhami po
falej, kjo deklaratë do të ishte e saktë, por pyetja është se a ka sqaruar arsyen e atij
veprimi? Ku e di ai?! Burri mund të ketë ardhur nga një udhëtim, dhe ai ka falur
paraprakisht namazet të bashkuara kështuqë nuk ishte aspak obligim për të, apo për
ndonjë arsye tjetër valide!
Ja edhe një shembull tjetër që mund të hasim në muajin e Ramazanit: ndonjëri prej
nesh mund të shohë dikë duke pirë ujë/lëngje , apo duke ngrënë ushqim gjatë ditës në
Ramazan. Nëse raporton se ka parë filanin duke ngrënë ose pirë, ai do të thoshte të
vërtetën, por a e ka sqaruar realitetin e çështjes? Ka gjasë të ketë qenë udhëtar e ta
ketë prishë agjërimin në fillim të ditës, pastaj vazhdoi të hajë – sipas mendimit të një
grupi dijetarësh se kjo është e lejuar – ose mund të jetë i sëmuar, ose edhe mund të
ketë harruar etj. deri në fund të këtyre justifikimeve.
Përveç kësaj, ky rregull kuranor ka edhe disa implikime të tjera:
1 – Lajmi i të drejtit është i pranueshëm dhe nuk refuzohet, përveç nëse shfaqen prova
që tregojnë gabimin ose mospërpikërinë e tij, ku do të refuzohet.
2 – Zoti i Madhëruar nuk urdhëroi përgënjeshtrimin e lajmit të mëkatarit, e as refuzimin e
tij, e as përgënjeshtrimin e dëshmisë së tij në tërësi, por ai urdhëroi verifikimin, dhe
nëse ka prova dhe argumente të jashtme që tregojnë vërtetësinë e tij veprohet me të,
paarsisht se e ka thënë kush e ka thënë.
3. Ky ajet përmban qortimin e nxitimit në shpërndarjen e lajmeve me karakter
shqetësues për masat. Zoti ynë, s.v.t. shprehimisht qortoi këtë lloj njerëzish, në fjalën
e Tij:
“Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën,
ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin
(për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre
(se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). [En-Nisa: 83], Sikurse që i
Lartëmadhërishmi tha: “Por ata e përgënjeshtrojnë atë që nuk e njohin
plotësisht”[Junus: 39].
4 – Në arsyetimin e kësaj etike me pjesën: “për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje,
e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” gjejmë aludimin në rrezikun e nxitimit
për të marrë lajme prej çdo kujt, veçanërisht nëse aprovimi i lajmit rezulton me përgojim
apo denigrim të ndokujt.
Pasiqë ky kuptim u kristalizua, është për keqardhje kur gjenë shkelje të qartë nga
shumë muslimanë të këtij rregulli të përpikët kuranor: “Nëse ndonjë i
pandershëm ju sjell ndonjë lajm, konfirmojeni“: Problemi vetëm se vie duke u
shtuar dhe zgjeruar me mjetet bashkëkohore të komunikimit si pajisjet celulare, interneti
dhe mjete të tjera.
Personi më i madh që i mveshen të pavërteta nëpër këto mjete është i Dërguari i Zotit,
paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Sa e sa hadithe e ngjarje të sajuara i
janë atribuar atij! Madje në fakt, disa prej tyre janë gënjeshtra të atij niveli që nuk mund
t’i atribuohen as individëve të zakonshëme lëre personalitetit të tij të nderuar!
Rreziku tjetër me radhë është nxitimi në citime nga dijetarët, veçanërisht ata dijetarë,
fjalën e të cilëve njerëzit i presin dhe thëniet e të cilëve ata ndjekin. E gjithë kjo është e
ndaluar dhe nuk lejohet. Nëse, nëpërmjet kësajrregulle kuranore, jemi urdhëruar të
verifikojmë lajmet në përgjithësi, kur lajmi ka të bëjë me Pejgamberin, paqja dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe trashëgimtarët e tij çështja bëhet edhe e më e
rëndë, e më e rëndë.
E njëjta gjë thuhet edhe për shpërndarjen e lajmeve që rrjedhin nga udhëheqësit e
çështjeve të përgjithshme dhe nga elitat e tyre të cilat kanë impakt, prandaj është
obligim konfirmimi dhe verifikimi, para se t’i vie njeriut momenti kur s’ka mundësi
pendese.
Zbatimi i kësaj rregulle kuranore “Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm,
sigurohuni mire” nuk kufizohet vetëm në çfarë u përmend sipër, por është një rregullë
që u nevojitet bashkëshortëve ndërmjet vete, prindërve me fëmijët e tyre dhe fëmijëve
me prindërit e tyre.
Pasha Zotin, sa shumë familjeve u janë dëmtuar themelet për shkak të shkeljes së kësaj
rregulle kuranor!
Një mesazh që mund të arrijë në celularin e njërit prej bashkëshortëve, p. sh. nëse
celulari i përket gruasë dhe i shoqi e merr vesh, nxiton për ta divorcuar para se të
verifikojë realitetin e këtij mesazhi i cili mund të jetë një mesazh i pamatur joserioz ose
për shaka, i ardhur nga ndonjë keqadashës ose edhe gabimisht! E njëjta gjë mund të
thuhet për ndonjë mesazh joserioz ose për shaka, që vjen në celularin e burrit e gruaja
posa e zbulon akuzon burrin për tradhti ose diçka tjetër, kështu që ajo nxiton të bëjë
kërkesën për divorc para se të verifikojë realitetin e tij!
Sikur këta bashkëshortë do ta kishin zbatuar këtë rregullë kuranore “sigurohuni mirë”
nuk do të kishte ndodhur e gjithë kjo.
Nëse kaloni në fushën e gazetarisë ose në platforma të tjera mediatike do t’iu habit
masa e madhe e shkeljes së kësaj rregulle dhe nëpërkëmbjes së këtij parimi.
Sa e sa investigime gazetareske bazohen në lajme që në esencë janë të rreme, ose
të ekzagjeruara dhe të fryera deri në atë pikë sa iu portretizohet lexuesve se çështja
ishte e atyre përmasave dhe atij tmerri edhe pse realisht e dijnë se çështja nuk është
ashtu siç iu paraqit!
Është detyrë e çdo besimtari i cili vlerëson fjalët e Zotit të tij që e i frikësohet Zotit dhe i
përmbahet kësaj etike Kur’anore në të cilin udhëzojë kjo rregullë fisnike Kur’anore: Pra,
“sigurohuni mire”.
Zoti na bëftë neve dhe juve prej atyre që i përmbahen edukatës së Kur’anit dhe
veprojnë sipas saj!
Dr. Omer Elmukbil
Libri: “ Rregullat kur’anore”