Metodat e mushrikve në luftën kundër Islamit

Pasiqë jemi duke jetuar në një kohë, kur lufta kundër Islamit dhe muslimanëve është e hapur, edhe pse shepsh tentojnë ta fshehin dhe ta maskojnë, mirëpo ja që mllefi i tyre ndaj Islamit është shumë i madh që spo mundet të mbetet i pashpalosur.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: “Ne kemi besuar”! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin”! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre”. (Ali Imran: 118-119).

Duke u nisur nga ky realitet e kemi pa të nevojshme që të paraqesim metodat që kanë shfrytëzuar mushrikët e kohës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kundër Islamit dhe muslimanëve duke tentuar që të tërhjekim një vijë mes asaj dhe kësaj kohe. Me qëllim që të shohim se thelbi i luftes kundër Islamit është i njejtë, bile edhe metodat nuk dallojnë aq shumë, përveç faktit se janë më të sofistikuara në aspektin teknik, kurse në esencë nuk dallojnë shumë nga ato të vjetrat.

1- Tentimi për ta ndalur axhën e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Ebu Talibin nga përkrahja e tij:

Me qëllim që ta ndalë nga thirrja, ose ta ç’vesh nga strehimi dhe mbrojtja. Një grup fisnikësh nga kurejshitët shkuan te Ebu Talibi dhe i thanë: djali i vëllaut tënd na i ka ofenduar zotat tonë, na e ka sharë fenë, është tallur më aspiratat tona, i konsideron prindërit dhe të parët tanë të devijuar, andaj ose largoje prej nesh ose na le ne të lirë të bëjmë ç’të dëshirojmë me te, pasiqë edhe ti je në kundërshtim me te sikurse ne. Ebu Talibi iu përgjigj me fjalë të buta dhe në mënyrë të mirë, e ata u larguan nga ai.

2- Kërcënim se do ta luftojnë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe axhën e tij, Ebu Talibin.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdoi ta përhapë fenë e tij, kurse kurejshitët u hidhëruan dhe e nxitën njëri tjetrin kundër tij. Shkuan sërish te Ebu Talibi dhe i thanë: Ebu Talib, je i vjetër, me autoritet dhe me pozitë tek ne. Kërkuam prej teje të largohesh nga djali i vëllaut tënd, mirëpo ti nuk u largove. U betuan se nuk do të durojnë veprimet e tij derisa ta largojë nga ata ose të ballafaqohen mes vehte, e të shohim se cili grup do të dështojë. Në këtë rast, i vinte rëndë të largohet nga populli i vet dhe të armiësohet me ta, mirëpo shpirti i tij nuk dakordohej që ta dorëzojë Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] atyreve që e kërkojnë dhe ta tradhëtojë. Për këtë e lajmëroi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kërkoi që mos ta ngarkojë me gjëra që smund ti përballojë. Pasiqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vërejti se xhaxhai i tij nuk ka forcë ta përkrahë i tha:

“Xhaxhai im, pasha All-llahun, poqëse ma vëndojnë diellin në dorën e djathtë, kurse hënën në dorën e majtë që ta lë këtë gjë, nuk do të ndalëm derisa ta ngadhnjejë All-llahu këtë fe ose të shkatërrohem për hirë të sajë”.

Pastaj filloi të qajë dhe u ngrit nga xhaxhai i vet. Kur u nis, e thërriti xhaxhai dhe i tha ktheu, e kur u kthye, i tha: Vazhdo djali vëllaut tim, thuaj çka të dëshirosh, se pasha All-llahun, kurë nuk do të dorëzoj. Vazhdoi Ebu Tlibi gjatë tërë jetës së tij ta mbrojë Muhammedin [alejhis-selam] prej njerëzve. E mbrojke dhe refuzojke ta pranonte islamin.

3- Akuzat e kota që ti largojnë njerëzit prej tij

Ata e akuzuan Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me llojlloj akuze, prej tyre do të përmendim:

A) Është i çmendur. Ata e akuzuan se është i çmendur, andaj All-llahu [subhanehu ve teala] e tregoi këtë duke zbritur ajete ne Kur’an, ku thuhet:

“Dhe ata thanë: “O ti që t’u shpall përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë ti je i çmendur!”. (El-Hixhr: 6).

B) Është fallxhor. All-llahu [subhanehu ve teala] tregon për këto thënje të tyre në Kur’an:

“Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”. (Sad: 4).

Velid ibn Mugireja u befasua nga përshkrimi i Kur’anit, andaj edhe në sezonën e haxhit tuboi grupin e tij të kriminelëve dhe u tha: Kurejshit, ka ardhur sezona e haxhit, delegacionet e fiseve arabe do të vijnë këtu, ata kanë dëgjuar për këtë njeri (dmth Muhammedin), andaj flitni një gjë, e most ë dalloheni në qëndrime, e të përgënjeshtroni njëri tjetrin. Ata morën vendim që ta paraqesin si fallxhor, pasiqë ai po i ndan farëefisin mes vehte. Mirëpo dashti Zoti që arabët të dëgjojnë thirrjen e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e kështu u përhap lajmi mbi te anë e mbanë botës arabe.

C) Se është gënjeshtar. All-llahu [subhanehu ve teala] duke e përshkruar këtë gjë thotë:

“Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”. (Sad: 4).

D) E kanë akuzuar se sjell trillime nga popujt e mëhershëm. All-llahu [subhanehu ve teala] në këtë kontekst thotë:

“Edhe thanë: “(për Kur’anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”. (El-Furkan: 5).

E) Thanë se Kur’ani nuk është prej All-llahut por prej njerëzve. All-llahu [subhanehu ve teala] në këtë drejtim thotë:

“Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë”. (En-Nahl: 103).

F) Kanë akuzuar besimtarët se janë në devijim. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: “S’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!”. (El-Mutafifin: 32).

4- Përbuzje, tallje, përqeshje, nënçmim, cinizëm etj ndaj besimtarët.

Një grua idhujtare i është drejtuar Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me përqeshje dhe përbuzje: shpresoj se djalli yt të ka lënë, shoh se nuk të është afruar dy tri netë. Atëhere All-llahu [subhanehu ve teala] zbriti ajetet:

“93:1. Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur”. (Ed-Duha: 1-3).

5- Shushuritje dhe zhurmë e madhe.

Mushrikët e porositnin njëri tjetrin që të shkaktojnë zhurmë dhe shushuritje të madhe kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lexonte Kur’an, me qëllim që most ë dëgjoheshin ajetet dhe most ë lënë gjurmë në zemrën e pastërt dhe zemrën e shëndoshë. Në këtë kontekst është edhe ajeti Kur’anor:

“Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”. (Fussilet: 26).

6- Kërkesa e tyre që Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të ketë mrekulli dhe veçori të cilat nuk i posedojnë njerëzit e rëndomtë.

All-llahu [subhanehu ve teala] për këtë thotë:

“17:93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!”. (El-Isra: 93).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj siç na tregon Kur’ani famëlartë:

” Thuaj: “Subhanallah – i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?”. (El-Isra: 93).

7- Negociatat.

Kjo më së miri shihet gjatë shfletimit të shkakut të zbritjes të sures El-Kafirun.

Ç’është shkaku i parë i zbritjes së sures El-Kafirun.

Imam Taberiu thotë: na tregon Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu]: “Kurejshët i premtuan Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se do t’i japin pasuri e të bëhet njeriu më i pasur, do ta martojnë me cilën grua të don dhe se do ta mbrojnë. I thanë: “Gjithë këtë e ke prej neve vetëm mos i ofendo zotërat tonë dhe mos i përmend me të keqe. Nëse këtë nuk e bënë, atëhere ne të ofrojmë vepër, e cila është e mirë edhe për ju edhe për ne. I tha Pejgamberi [alejhis-selam]: cila është ajo vepër? Ata thanë: “Të adhurosh zotërat tanë një vjet, Latin dhe Uzanë, dhe në të adhurojmë zotin tënd një vjet. Tha: “Pres çdo të më vie prej Zotit tim. Në këtë rast zbriti shpallja prej Levhi Mahfudhit:

“Thuaj: “O ju pabesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Juve feja juaj, e mua feja ime!” (El-Kafirun)

“Thuaj: “O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?” (Ez-Zumer: 64)

8- Ofendimi i Kur’anit, Atij që e ka zbritur dhe atij që i është zbritur.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte i fshehur në Mekë, mirëpo kur falej me shokët e vet, e ngritke zërin duke lexuar Kur’an, kurse kur e dëgjonin idhujtarët këtë e shanin Kur’anin, Atë që e ka zbritur dhe ate, kujt i është zbritur. Atëhere All-llahu [subhanehu ve teala] i ka thënë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”. (El-Isra: 110).

Domethënë: mos e ngrit zërin shumë që të dëgjojnë idhujtarët, e ta shajnë Kur’anin dhe mos e ul tepër e mos të të dëgjojnë shokët tu, por kërkoni rrugë të mesme.

9- Kontakti me çifutët për të mësuar prej tyre pyetje të cilat nuk kanë përgjigje

Kurejshitët dërguan një grup prej tyre në krye me Nedr ibn Harithin dhe Ukbe ibn Ebu Muitin në Medinë që të sjellin prej çifutëve me pyetje të rënda që tia paraqesin Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Jehuditë u thanë: pyetne për banorët e Kehfit, mbi Dhulkarnejnin dhe për shpirtin. Mirëpo All-llahu [subhanehu ve teala] ua asgjësoj kurthet duke zbritur ajete me përgjigje mbi këto çeshtje.

10- Nxitja

Kurejshitët dëshiruan të përdorin edhe metodën e nxitjes, andaj edhe dërguan Utbe ibn Rebiun, i cili Pejgamberit [alejhis-selam] i tha:

Djali i vëllaut tim. Ti e di pozitën tënde te familja jonë. Na ke ardhur me një çeshtje të madhe, me të cilën gjë e ke ndarë xhematin, për këtë dëgjo se çka të ofroj, ndoshta e pranon ndonjërën ofertë: nëse ke për qëllim me këtë gjë tubimin e pasurisë, net ë tubojmë pasuri, saqë do të bëhesh më i pasuri në mesin tonë. Nëse ke për synim autoritet, të bëjmë të parin tonë dhe nuk veprojmë asgjë pa ty. Nëse synon mbretëri, të bëjmë mbret tonin. Nëse kjo gjë që ndodh me ty, nuk mundesh të lirohesh prej saj, kërkojmë mjek për të të shëruar dhe do të shpenzojmë tërë pasurinë tonë për të të shëruar. Kur e kreu ofertën e vet, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia lexoi fillimin e sures Fussilet derisa arriti te ajeti:

“Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!”. (Fussilet: 13).

Në këtë moment Utbeja vëndoi dorën në krah dhe u ngrit sikurse do ta përcjell rrufeja dhe u kthye te kurejshitët për tu treguar se ajo që ka dëgjuar nuk është poezi, as magji e as fall. Tha: pasha All-llahun, fjalët që i thotë kanë ëmbëlsi dhe bukuri. Pjesa e epërme është frytdhënëse, kurse pjesa e poshtme është pjellore. Është fjalë që ngadhnjen dhe asgjë nuk mund ta ngadhnjejë, çdo gjë ndër te e shkatërron. Andaj u propozoi kurejshitëve që ta lënë Muhammedin të lirë.

11- Frikësimi

Ebu Xhehli kur merte vesh se ndonjë njeri me autoritet dhe pushtet është bërë musliman i thoshte: do t’i prishi ëndërat, do ta zhvlerësojmë mendimin tënd, do ta humbim autoritetin, e poqëse ishte tregtar i thoshte: do të bllokojmë në tregti, do ta shkatërrojmë pasurinë, e poqëse ishte i dobët e rahke dhe tentonte ta mashtrojë me gjëra joshëse.

12- Sulmi fizik

Të gjitha metodat e kaluara nuk arritën që ta ndalin Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij nga kjo fe. Atëhere kurejshitët përdorën metodën e sulmit dhe spastrimit fizik, sidomos pasiqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] filloi të publikon simbolet e fesë, siç është namazi në Kabë. Kjo metodë mori disa forma:

a) Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë:

Ebu Xhehli tha: a e lëshon Muhammedi kokën në tokë në praninë e juaj? I thanë: po. Tha: pasha Latin dhe Uzatin, po e pash se vepron kështu do ta shkeli në qafë dhe do t’ia fus kokën në dhe. Erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që tia shkel qafën, mirëpo u zmbraps duke u mbrojtur me duar. I thanë: ç’ke? Tha: mes mua dhe atij ishte një hendek përplot me zjar, trishtim dhe krahë. Atëhere Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Po të më afrohej do ta grabitnin melekët dhe do ta bënin pjesë pjesë”.

b) Enesi [radijall-llahu anhu] thotë:

Një herë e rrahën Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] derisa u alivanos. U ngrit Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] dhe filloi të thotë: Po e vritni njeriun pse thotë se Zoti im është All-llahu?!

c) Një ditë Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] u ngrit të flet në Kabë.

Idhujtarët u ngritën dhe e rrahën shumë keq, në mesin e atyreve që e rrahënishte edhe Utbe ibn Rebia, i cili aq shumë i binte në fytyrë më nallane, saqë nuk i dallohej hunda nga fytyra. Ndërkohë erdhi fisi Benu Tejm dhe e ndërprenë rrahjen e tij, kurse njerëzit e bartën Ebu Bekrin në shtëpi dhe nuk dyshonin se ka vdekur.

d) Prej njerëzve që janë torturuar fizikisht ka qenë edhe Othman ibn Medhuni.

Kur u kthye nga shpërngulja e parë për në Abisini, hyri nën strehimin e Velid ibn Mugires. Kur pa se si idhujtarët torturojnë muslimanët kurse ai është i sigurtë, e refuzoi strehimin e Velidit. Kur Lebid ibn Rebia erdhi në Mekë dhe ne tubimet e idhujtarëve kurejshit recitonte poezi, mes tjerash tha: çdo gjë përveç All-llahut është e kotë. Othman ibn Medhuni tha: të vërtetën e the. Kur tha edhe citatin: çdo dhunti medoemos do të përfundon. Othman ibn Medhuni tha: gënjen, se dhuntia e xhennetit nuk përfundon. Lebidi tha: kurejshit, pasha All-llahun, bashkëbiseduesi i juaj asnjëher nuk është ofenduar, kur ndodhi ky ndryshim? Një njeri tha: edhe ky është me ata mendjelehtit, të cilët e kanë lënë fenë tonë, andaj mos u brengos prej fjalëve të tija. Othmani ia kthej këti njeriu derisa u acarua biseda mes tyre. U ngrit ky njeri dhe e goditi në sy dhe ia dëmtoi syrin, kurse Velidi ishte afër dhe shikonte se çka ndodhi me Othmanin dhe tha: djali vëllaut tim, pasha All-llahun, syri yt ishte rehat nga kjo që e goditi, sepse ishe në strehim të fuqishëm. Iu përgjegj Othmani: Vall-llahi, syri im i shëndosh ka nevojë për këtë gjë që i ndodhi motrës së saj, kurse unë jam nën strehimin e Atij që është më krenar dhe më i fuqishëm se ti, Ebu Abdush-shems. Velidi i tha: nëse dëshiron kthehu nën strehimin tim. Kurse ky iu pëgjigj: jo.

e) Umeje ibn Halefi ishte pronari i Bilalit dhe kur bëhej nxehtë e nxjerte në diell dhe e

shtrinte në shpinë në Bat’ha të Mekës, pastaj urdhërontë të sjellin shkamb të madh dhe ia vëndonte në gjoks, e i thoshte: do të jesh në këtë gjendje derisa të vdesish ose ta mohosh Muhammedin dhe të adhurosh Latin dhe Uzatin. Kurse Bilali nën këtë presion thoshte: Një, Një.

Amr ibn Asi thotë: kalova pran Bilalit duke u torturuar në Ramda- vend i nxehtë, poqëse vëndohej një copë mishi do të piqej, kurse ai thoshte: mohoj Latin dhe Uzatin, e Umeje hidhërohej dhe ia shtonte torturat. I afrohej e ngulfatke derisa alivanosej, pastaj kthjellej. Bilalit i vënduan litar në qafë dhe i urdhëruan fëmijët që ta ngrehin mes kodrave të Mekës. Ata vepronin me këtë kështu, kurse Bilali thoshte vetëm: Një, Një.

f) Habab ibn Eriti pranoi Islamin andaj edhe përjetoj llojlloj torturash dhe denimesh. E kapnin për flokë dhe e tërhjeknin.

Ia shtrembëronin qafën me dhunë. E kanë shtrirë disa herë në shkëmbi të nxehtë, kurse mbi te vëndonin gurë që të mos ngritej. Ndezën zjar dhe e venduan mbi te, kurse zjarin e fiku dhjami i shpinës së tij.

13- Kërkimi i muslimanëve edhe jashta Mekës dhe nxitja kundër tyre

Kur disa musliman u shpërngulën te Nexhashiu, kurejshitët dërguan pas tyre një grup që ti arrijë para se të kalojnë në Abisini. Kur u vendosën në Abisini dhe u shtua numri i muslimanëve atje, ata dërguan një delegacion që ti kthejnë prap, duke shfrytëzuar ryshfetin, mashtrimet, trillimet mes muslimanëve dhe Nexhashiut, mirëpo nuk i arritën qëllimit.

14- Bojkoti i përgjithshëm.

Kurejshitët vendosën ta vrasin Muhammedin [alejhis-selam]. Arriti ky lajm te Ebu Talibi. Ky i mblodhi fisin Benu Hashim dhe Benu Mutalib dhe e futën Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në luginën e tyre dhe e mbrojtën nga ata që dëshironin ta vrasin. Në këtë pëlqyen me ta edhe mosbesimtarët, në shenjë fanatizmi për fisin, siç ishte zakon në xhahilijet.

Kur panë kurejshitët këtë hap të këtyre dy fiseve, u morën vesh që të nënshkruajnë një letër kundër fisit Benu Hashim dhe Benu Mutalib, ku shkruante që most ë bashkëpunojnë me tad he most ë martohen prej tyre derisa nuk e dorëzojnë Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Këtë letër e vjerën në brendësi të Kabës. Këtë letër e shkroi Mensur ibn Ikrime, kundër të cilit u lut Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe iu paralizuan disa gishtërinj. Në këtë rast këta dy fise iu referuan Ebu Talibit. Të gjith ishin me ta, përveç Ebu Lehebit, i cili ishte në anën e kurejshitëve. Kështu qëndruan tre vjet, derisa u lodhën dhe u raskapitën. Ushqimi i vinte vetëm fshehurazi, saqë kurejshitët nëse kuptonin se ndokush u ka dërguar ushqim farefisit në shtetrrethim, i torturonin dhe maltretonin. Muslimanët u uritën shum, saqë filluan të hanë gjethë, e kur kryenin nevojën bajga e tyre ishte sikur e kafshëve. Sad ibn Ebi Vekasi tha: Isha me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Mekë. Natën dola të urinos. Duke urinosur dëgjova zhurmën e diçkafit nën urinë. Shikova dhe pashë një copë lëkurë e devës. E mora, e lava, e djega, pastaj e blujta dhe e përziejta me ujë. Me këtë ushqim kam qëndruar tre ditë.

Kështu vazhdoi situate derisa u ngritën kundër kësaj letreje disa njerëz që më së shumti u pengonte ky bojkot, e ata ishin: Hisham ibn Amr ibn Harith, Zuhejr ibn Ebi Umeje, Metam ibn Adij, Zumate ibn Esved dhe Ebu Bahteri ibn Hisham ibn Harith, të cilit kishin lidhje farefisnore me Benu Hashimitët dhe Benu Mutalibët. Edhe përskaj të këtij bojkoti dhe maltretimet që i përjetuan muslimanët në këtë rast, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk u ndal nga thirrja. Ai dilte ne sezona ku takohej me ata që vinin në mekë dhe ua ofronte Islamin, kurse kur e shkatërroi All-llahu atë letër, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij dolën dhe u përzien me njerëz.

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
12.5.2002