Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Rinia- dhimbje dhe shpresë
Ti o i ri, a je ai për të cilin do t’i varim shpresat tona? Apo ti je dhimbje që edhe më tëpër na i shton dhimbjet?
Rini! Ju jeni shpresa që zemrat tona janë të varura për të… shpresa që e pret ummeti. Ju jeni pasuria e umetit dhe fshehtësia e forcës së tij. Nëse doni të dini të ardhmen se si do të jetë shikoni se si janë të rinjtë e sotëm. Nëse shikon vetveten me sinqeritet dhe trimëri ndoshta kjo gjë apo kjo shpresë do të shndërohet në dhimbje dhe hidhësi. E si do të ishte nëse vështron shokët tuaj? Madje si do të ishte sikur të vështroje gjendjen dhe realitetin e qindra e mijërave të rinjëve? Unë kam shpresë që kjo dhimbje të ngacmon zemrën tënde të mirë dhe të kthejë shpresën për veten tënde, madje edhe për ne dhe për ummetin islam në përgjithësi sepse ai ty të pret. E pret kthimin tënd serioz për të ndërtuar qytetrimin e tij, për të kontribouar në rilindjen e tij. E fatkeqësi e madhe është të pengohet shpresa dhe të pisket nga dhimbja e madhe por…
Falendërimi i takon All-llahut (subhanehu ve teala), paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi Muhamedin alejhis-selam
Vëllezër të dashur po takohemi në këtë vend për të shqyrtuar një temë që ka të bëjë më rininë, e ç’të thuash për të rinjtë! Të rinjtë janë dhimbje dhe në të njejtën kohë edhe shpresë.
Në këtë temë do t’i rrekem një realiteti që e dëshmuan disa studiues në anketën e tyre duke përmëndur ca rezultate gjatë ligjeratës. Numri i të rinjëvë që bënë këtë provë ishte dyqind e shtatëdhjetë e shtatë. Falendëroj çdonjërin i cili mori pjesë në këtë punë dhe këmbëngulsinë e një numri të madh të të rinjëvë të cilët janë penduar dhe pashmangshëm kërkuan që t’u drejtohem me disa fjalë të rinjëvë tjerë që janë fundosur në baltën e konfuzionit e epsheve, degjenerimit dhe epsheve. Për këtë zgjodha temën “Rinia dhimbja dhe shpresa.
Akoma në tokë ka mejdan dhe hapësirë për mirësi
dhe është lehtë për atë që e kërkon
akoma në shprtërat e njerëzve ka devotshmëri
e në zemrat e tyre frika ndaj Allahut flakëron.
Akoma hurma e islamit valon në qiellin e lartë
degët e sajë përplot me fryte të ëmbëla
akoma morali islam ka ardhmëri të artë
sikur një fidanishte me ullinj e vreshta.
Vëllezër! Sikur të betohesha në Allahun se çdo i ri sado që është larg Allahut ka mirësi në të nuk do të kisha gabuar edhe pse atë e ka mundur botëkuptimi i gabuar, jovigjilenca dhe epshi. E për këtë nuk ka argument më të fortë se lotët që i derdhin shumë prej të rinjëvë pasiqë bien në mëkate dhe pikëllimi që shprehin ata kur flasin për realitetin e e tyre. Madje edhe pendimet dhe zërat e tyre qe thonë: na kapni më shpejta para se të biem në greminë.
Vëlla i ri, dashamiri im! A ke parë ndonjëherë apo së paku a ke dëgjuar në botën e ëndërave për ndonjë zemër që flet? Po, ekziston një gjë e tillë, ajo është zemra që të don, që flet dhe ndien dhimbje. Këto fjalë që po i lexon burojnë nga zemra. Janë fjalë të atij që ta don të mirën. Unë jam ai që ta do të mirën kurse ti je njeriu që të dua për hirë të Allahut. Ti je shpresa, ti je ardhmëria, ti je esenca e dinjitetit, ti je fidani i udhëzimit. Ti je vëllai im, ti je miku im, ti je shoku im, ti je dashamiri im e fjalët e mia mos i merr si prozaike, as si poezi sepse janë fjalë të zemrës largë hipokrizisë, lajkave, lavdërimit të rejshëm. Janë të rrahurat e zemrës që e paraprinjë gjuhën dhe e lënë njeriun pa tekst. Pasha Allahun e Madhëruar sikur të kisha në dorë udhëzimin do shpenzoja për ty. Mirëpo unë sikur çdonjëri mund t’i bëj vetem shkaqet duke thënë ndonjë fjalë të bukur, duke këshilluar e duke treguar kahjen e rrugës së drejtë. Pra po të tregoj rrugën e drejtë nga zemra që ta don të mirën por zemra yte a dëgjon?
Rini, ambiciet e juaja janë të larta
Pra mos trasoni mendjelhtësinë e marrinë
Se unë ju dua nga zemra miq të mij
E për këtë Allahu më jep dhurata.
Unë lutem për mirëqenien tuaj atëherë
Kur errësira mbulon edhe gjërat më të qarta
Dhe ju them: mos ia hapni derën e mendjeve tuaja
Atij që thërret në kotësi e humnerë
Rini! Më pëlqen te ju cilësia e turpit në çfardo forme qoftë. Kam ndejtur me dhjetra të rinj të cilët kishin bërë mëkate të mëdha e të shumta dhe te të gjithë pa përjashtim kam vërejtur cilësinë ë turpit, madje disa prej tyre aq të turshëm janë treguar sa që kur flitnin për të kaluarën e tyre shikimin e mbanin për toke sikur donin të thonë:
Mos mendoni se ndjenjat e mia kanë vdekur
Se unë qaj për hallin tim e rënkoj
Nuk jam i huaj në mesin e vëllezërve të mij as i tretur
E shoqërisë së shfrenuar unë nuk i takoj
Pra vëlla i dashur unë e di se në ty ka mirësi të madhe, më lejo që të të marr vetëm ty e të ndajë nga shoqëria yte, larg shfrenimit të rinisë dhe epsheve të shpirtit, larg mjeteve degjeneruese dhe të kota, larg mëkateve, largë imitimit të verbër, larg gjërave që ndikjonë keq te ti…
Dua që të kthehesh së bashku me mua në të kaluarën, në lulën e rinisë tëndë, në ditën kur fillove të njohësh botën me zemër të bardhë, me shpirtë të pastër, të pa përlyer. Të kthehesh në atë ditë kur bota për ty ishte e çiltër në sytë tuaj. Nuk dije trdhëtinë as gënjeshtrën as mllefin e as zilinë. Nuk pije duhan, nuk dëgjojë muzikë, nuk bëje laviritet, nuk i kaloje netët pa gjum, nuk kishe guxim të shikosh në gjërat e ndaluara as që i dije narkotikët. Dua te ulem me ty të bisedojmë, me zemrën tëndë të bardhë natyrën tënde të pastër. Po, dua të flas për ty, për një të ri modest, të turpshëm, të takohem me ty ashtu si takohet vëllai me vëllanë e vet të dëgjosh prej meje fjalë lamtumirëse, fjalë që dalin nga zemra. Shpresoj që ky takim të jetë takim i zemrave që për to flet gjuha fjalë të buta dhe të bukura. Lus Allahun (subhanehu ve teala) që fjalët e mia të arrijnë në loçkën e zemrës tënde dhe të thellohen në thelbin e shpirtit tënd sepse në zemrën time kam përdëllim përplot dashuri ndaj teje e në gjoksin tim flakëron këshilla që kam për ty. Nëse ti më dëgjon kjo mua më mbushë shpirtin me dritë dhe zemrën me gëzim dhe çdoherë e më shumë më shtohet malli dhe brengosja për ty
Pranimi i këshillës është i rrëndë vëlla i ri. Ebu Hamid el Gazaliu ka thënë: “Këshillimi është i lehtë por pranimi i tij është i rrëndë; sepse në shijen e atij që pason epshin është i hidhur pasi që gjërat e ndaluara për të janë të dashura
Kur është në pyetje këshillimi, të rinjtë ndahen në:
– mendjemprehtë, të cilëvë Allahu iu ka dhuruar natyrë të pastër dhe zemërbardhësi që e ndihmon për të dëgjuar këshillën dhe për të pasuar më të mirën. Unë falendëroj Allahun për këtë çështje.
– të dobët, që është vënë një perde ndërmjet atij dhe shpirtit të vet. Ai nuk pranon përveç atë që i pëlqen, nuk dëgjon përveç atë që i përshtatet ëndjes së tij. çështjen e tij e lë në dorë të Allahut
Vëlla i ri! Ndalu dhe medno se në cilën prej dy rrugëve je duke ecur, kah cili prej dy qëllimeve je duke nxituar? I riu i cili është serioz, i sinqertë, meditues, i kulturuar, besimtarë palnifikon për vetveten ardhmëri të ndritshme, e nëse është labil që mirret me gjëra të kota, i fundosur në dëfrime ardhmëria e tij është e errët dhe e llahtarshme edhe pse për tërë këtë vendos Allahu mirëpo gjërat që i përmendëm janë shenja dhe aludime.
Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. (Beled-8-10)
“Dy rrugët janë rruga e të mirës dhe të keqes, pra cilën po zgjedh? Paramendo një ndërtesë të bukur që është ngritur mbi shtylla të forta pas një projëktimi të mirë. Kështu ndërto vetveten dhe ardhmërinë tënde. Medito mirë rreth këtyre ajeteve (verseteve), Allahu (subhanehu ve teala) thotë: ” A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë. (Teube-109)
Qetësia e zemrës
Zemra sado që të mbështjellet me errësirën e mëkateve përsëri në të ka përdëllim, butësi, dashuri dhe emocione. Më thuaj pash Zotin tënd sa herë të kanë lotuar sytë kur ke dëgjuar fjalë të dashurisë, ashkut dhe largimin nga i dashuri yt? Madje sa herë të kanë lotuar sytë kur ke parë rraste të dhimbshme në ndonjë film? Kur ngjallen emocionet, zbutet zemra dhe lotojnë sytë thjjeshtë për fjalë që është aktruar me to apo për fotografi të pashpirta këto bdjenja dhe lotë janë të rejshëm. E si do të ishte sikur të freskohej zemra dhe të shijonte ndjenjat dhe emocionet e vërteta; si do të ishte sikur të shijnte ëmbëlsinë e imanit dhe të njohë jetën e vërtetë për të cilën Allahu ka thënë:”Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (nahël-97)
Si do të ishte sikur ishte kjo dashuri për hirë të Allahut? Si do të ishte sikur të ishin këto lotë nga frika ndaj Allahut?
O i ri.. a e ke shijuar ëmbëlsinë e imanit për të cilën na ka lajmëruar Muhammedi alejhis-selam i cili thotë: “Tre gjëra kush i posedon ai ka shijuar ëmbëlsinë e imanit (Muslimi)
A e ke shijuar ëmbëlsinë e imanit për të cilën na ka lajmëruar Muammedi alejhis-selam i cili thotë: “Ka shijuar ëmbëlsinë e imanit ai qe është pajtuar që Allahu të jetë Zoti i tij, Islami fe e tij dhe Muhammedi alejhis-selam pejgamber i tij (Muslimi)
Një i ri tregon: kam udhëtuar në shumë vende, kam parë çdo gjë, kam shijuar çdo gjë mirëpo përsëri ndiej në zemër zbrazëtirë dhe ngushtësi.
Një tjetër thotë: shëtitja me veturë së bashku me shokët e mij, më pas cka? Deri kur kështu? Një vjedhës i natës tregon si kishte bërë gjëra të ndaluara duke u takuar me vajza të huaja netë të shumta dhe duke biseduar me ato ditë të tjera. Ai thotë: dëgjoja se prostitucioni është borxh dhe se si t’ua bësh të tjerëvë do të ta bëjnë ty. Vazhdimisht më kujtoheshin fjalët: Zinaja (prostitucioni )është borxh që nëse e merr prej ndokujt, e kthen me nderin e familjes. Ai vazhdon: fillova të mendoj rreth martesës, mirëpo isha në dyshim të thellë. Kush më garanton mua për nderin e vajzës me të cilën do të martohemthoja më vete. Kështu mbeta në konfuzion dhe ngurim një kohë të gjatë.
Tjetri në fillim të problemit të tij të cilin e ka shkruar thotë: Kërkoj për hirë të Allahut të Madhëruar që të publikoni këtë këtë problem timin, pastaj tha: jetoj në pikëllim dhe brenga të mëdha. Nuk po fsheh se disa herë kam tentuar të bëj vetvrasje e për këtë dëhmon Allahu mbi shtatë qiej. Një herë duke marrë një sasi të madhe të barnave mirëpo Allahu ma mbuloi këtë të keqe sepse u shërova në spital. Pastaj tregoi rrastin e tij prej të cilës dridhet Arshi i Mëshirëplotit deri sa arriti te fjala e tij: a më falë Allahu mua? çmë këshillon? Të lutem ben dua për mua. Në fund tha: vlerëonie se në çfarë dhimbje shpirtërore jetoj.
Vëllezër! Mëshironi të rinjtë. Shoqëri! kujdes, kujdes me të rinjtë…Prindër! silluni butë më të rinjtë.
Kjo është gjendja e të rinjëve, problemet ata i shkatërrojnë koha e lirë, shokët e këqinj, pierja e duhanit, narkotikët, prostitucioni, dëgjimi i muzikës, lënia e namazit apo mos falja e pesë kohëve, udhëtimi nëpër vende të ndaluara, programet satelitore, kalimi i netëve pa gjum, revistat amorale, filmat e degjeneruar, imitimi i perendimit, endja nëpër rrugë, gënjeshtra, vjedhja, kontaktimi me gjininë e kundërt paligjshëm, mallkimet, fjalori i fëlliqur, mendjemadhësia, narcizoizmi, lojrat me letra, përngjasimi me gratë, epshi, nxehje e instiktit gjinor dhe probleme tjera të tyre.
Vëllezer! Përse disa prej të rinjëve veten e bëjnë sikur insektet të cilat nuk bien askund përveç në flliqësira. Pse kalojnë prej flliqësirës në tjetër. Një herë me programe të ndyta, herën tjetër me revista të ndyta, pastaj kontaktime të paligjshmë me gjininë e kundërt, pastaj prostitucion dhe kështu fundoset në imoralitet dhe dëfrime.
Rini! Zemra e mbushur me këto të këqia, duke kaluar prej njërës në tjetrën, çfar mund të jetë ajo? çfar zemre është ajo që fundoset në dëfrime, mendja e mpirë në epshe e feja e tij viktimë e mëkateve dhe kundërshtimeve, i mbyllur në burgun e epshit e nuk del në fushën e udhëzimit.. O peng i dunjasë, o rob i epshit deri kur kështu? Deri kur? Deri kur të të befasojë vdekja e ti të jesh jovigjilent, apo duke ndëruar programet e degjeneruara, apo duke kontaktuar me vajza të huaja. A dëshiron të vdesish duke dëgjuar muzikë? Duke bërë kurvëri? A nuk e ke dëgjuar rrastin e mjekut i cili matte pulsin e të sëmurit dhe per një kohë u largua prej të sëmurit sepse pulsi i tij u ndal.
Një djalosh shkroi një rrast që më la mbresa të forta. Bëhet fjalë për fjalë për kthimin e shokut të tij nga udhëtimi jashtë Arabisë Saudike i cili kishte dalë në shëtitje siç e cilësoi shkruesi i këtij rrasti “shëtitje të keqe”. Thotë: pasi që kishte hypur në aeroplan, rrugës për në kthim kishte vdekur para se të ateroj aeroplani.. Subhanallah (qoftë i madhëruar Allahu) sa shpejtë vijnë ato momente! “Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë.” (Xhum’a-8)
Kudo që të jemi, sido që të jëmi vdekja ka për të na zënë për Zotin.
Vëllezër të dashur raste te këtilla kam parë me sytë e mij. Ata sikur mendonin se kishin ikur nga vrojtimi i Allahut. Pramendoe veten tënde se të ka goditur vdekja dhe ke hyrë në errësirën e varit, a mendon se mund t’i ikish syrit të Allahut?
Sufjan Etheurij qajti natën deri në mëngjes. U pyet: tërë këtë nga frika prej mëkateve? Ai tha: mëkatet janë më të lëhta se kjo, unë qaj nga frika e përfundimit të keq.
Prej mençurisë së madhe është të frikohet njeriu që mos ta mashtrojnë mëkatet kur t’i vijë vdekja e ta pengojë nga përfundimi i mirë. Pra deri kur kështu o vëlla i dashur? Deri kur do të gjindesh mes këtyre gjëravë të ndytura? Ku e ke mendjen? Ku e ke xhelozinë për fenë tënde? Ku e ke vendosshmërinë? Ku e ke durimin? Ku e ke burërinë? Ke e ke fenë tënde?
Namazi është dritë
Namazi dhe mospërfillja e tij ishte pyetja e parë e anketës. A je prej atyre që në përpikmëri e kryen namazin? Përgjigja ishtë e hidhur – tridhjetë e nëntë përqind u përgjigjen: ndonjëherë; katër përqind thanë: jo; pesedhjetë e gjashtë përqind thanë: po; (Allahu i mëshiroftë të rinjtë tanë, vallë çdo të kishte thënë ky dijetare sikur të shihte realitetin e rinisë në vendet tona të cilët e kanë nëpërkëmbër shtyllën e fesë tonë namazin, Allahu i udhëzoftë në udhë të drejtë. sh.p.) e gjithë kjo duke patur prasysh faktin se pjesmarrësit e anketës ishin të rinj që anonin kah dëfrimi dhe jovigjilenca fetare, mirëpo nuk duhet të harrojmë se ne jetojmë në vendin e Teuhidit (besimi i pastër në njëshmërinë e Allahut), jetojmë në gurrën e islamit, vendin e sigurisë, imanit, xhamive, tubimeve shkencore fetare dhe mësimit të kur’anit. Për këtë arsye them se rezultati të bën të ndihesh keq dhe të dëshpron sepse bëhet fjalë për një shtyllë prej shtyllave të fesë.
Gjatë disa bisedave dhe takimeve me ca të rinj m’u bë e qartë një mospërfillje e çuditshme tek ata ndaj namazit. Disa prej tyre u betuan se nuk kanë hyrë në xhami. Disa thanë: nuk jam falë përveç për shkak turpit dhe për të bërë lajka. Disa falen mirëpo shumë rrallë, disa të tjerë thanë: nuk mund që të lihet pas dore namazi në asnjë gjëndje pa marrë parasyshë shkallën e degjenrimit. Unë mundem që të sjellë argumente nga kur’ani dhe sunneti dhe fjalëvë të selefit (të parët tanë të mirë) që aludojnë në obligueshmërinë ë faljes së namazit me xhemat. Këto argumente janë të njohura për atë që i kërkon ato.
Unë e di se ti i di o vëlla i ri mirëpo i drejtohem logjikës tënde dhe them: Së pari: a pajtohesh që njerëzit ta dinë se ti nuk falë, nëse thua se jo atëherë dije se Allahu e di.
Së dyti: ti e kërkon lumturinë dhe qetësinë shpirtrore dhe nëse ka novoje e blenë atë me gjithë pasurinë që e posedon siç thua vet. Po të shikosh spitalet e sëmudjeve shpirtërore apo vendet ku bëhet rukje (lexim i Kur’anit për të sëmurë) do të habitesh nga dëshprimet, mërziat, pikëllimet dhe brengat e njerëzve që do t’i vëresh, e Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: ” Namazi është dritë” (Muslimi) është dritë për zemrat. Allahu (subhanehu ve teala) thotë: ” E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (Ta ha-124)
E si mund ndryshe t’i kthehet shpina udhëzimit të Allahut përveç se me lënien e namazit? Namazi është lidhja yte me Allahun (subhanehu ve teala) Subhanallah (i madhëruar qoftë Allahu)! Shiko përgjigjen e kësaj pyetje në anketë:
A je i lumtur? Pesëdhjetë e pesë përqind përgjigjen: ndonjëherë; gjashtë përqind përgjigjen: po. Kjo përqindje nuk dallon shumë nga përqindja e sipërthënë e atyre që linin namazin. Pra krahaso! Është në pyetje nanazi, çelësi i lumturisë dhe bari i saj. Ai që është i përpiktë në aplikimin e këtij obligimi është në gjendje të mirë çfardo që ndodhë.
Së trteti: Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe falnu me ata që falen (bini në rukuë me ata që bijnë).” (Bekare-43) ky tekst kur’anor qartë tregon në obligueshmërinë e faljes së namazit me xhemat e sikur të ishte për qëllim vetem falja (d.m.th. falja pa marrë parasysh me xhemat apo vetëm) atëherë do të mjaftonte të thuhej ” Falni namazin”. Dije se Allahu nuk ka toleruar lënien e namazit me xhemat edhe në rrast lufteje porse urdhëroi që namazi të kryhet me xhemat edhe atëherë kur është më vështirë, Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët” (Nisa-102)
Pejgamberi alejhis-selam nuk lëshoi pe as për të verbërin i cili përvëç asaj se kishte humbur shikimin e kishte shtëpinë larg, rruga s’ishte e sigurtë, nuk kishtë ndihmës që do ta shpienjte në xhami, megjith këtë Allahu nuk e liroi nga obligimi i faljes së namazit me xhemmat. Pejgamberi a.s i tha atij: “A e dëgjon ezanin? Ai u përgjigj: po. Pejgamberi tha: përgjigjju.” Në një transmetim tjetër qëndron: ” nuk mund të gjej arsye për ty” (Muslimi)
O ti i ri që nuk falesh, apo që nuk je i përpiktë në kryerjen e namazit.. a mund pas gjith këtyre argumenteve të gjeshë arsyetim për lënien e namazit?
Nëse ata nuk kanë arsye.. cila do të jetë arsyeja yte nesër para Allahut, kur do të pyetesh që në fillim për çështjen e namazit? Cila është arsyeja yte e ti je i shëndoshë, i rehatuar?
Së katërti: A të pëlqen o i ri të vdesish si lënës i namazit, apo mospërfillës i këtij obligimi?
Një larës i kufomave të të vdekurve thotë: E sollën një të vdekur të cilin e mbanin babai dhe vëllëezërit e tij. Ia hoqëm rrobet dhe e përgatitëm për ta larë. Allahu i kishte dhënë fuqi trupore dhe lëkurë shumë të bardhë. Duke rrotulluar kufomën për ta larë papritmas ngjyra e e lëkurës së tij u ndërua në ngjyrë shumë të zezë. M’u shtangën duart dhe m’u zgurdulluan sytë nga frika dhe lemeria. Dola prej dhomes së larjes dhe e pyeta të atin e djalit të vdekur për këtë çështje e ai më tha: ai nuk ka falur namazin. Larësi thotë: i thash familjes së të ndjerit: merreni këtë kufomë dhe lanie ju, dhe kështu larësi refuzoi të lajë këtë kufomë e gjithashtu edhe imami i xhamisë refuzoi t’ia falë namazin e xhenazes.
Allahu na mbroftë as nuk lahet kufoma e as që ia falin muslimaët namazin, nuk vorroset te varret e muslimanëve. Ky ishte gjykimi i Allahut për këtë të ri, a ka përfundim më të keq se ky?
O i ri! Dëgjo pra para se të mos bëhesh prej atyre që nuk iu falet namazi i xhenazes. Përgjigjiu thirrjes së fesë përderisa mundesh dhe mos të të mashtrojë fakti se akoma nuk të ka gjykuar Allahu. Ne gëzohemi kur të shohim në xhami, dëshprohemi kur nuk nuk e shkële pragun ë xhamisë. Ne nuk kemi në dorë udhëzimin, kush udhëzohet e ka për vete e kush devijon e ka poashtu për vete, mirëpo deri kur kështu? Deri kur do t’ia privosh vetvetes lumturinë dhe qetësinë? Kënaqësia më e madhe në botë është që me këmbët e tua të shkosh në xhami. Pyeti falësit e namazit që shkojnë natën në xhami ecur, ata do të tregojnë.
Epshi
Rini! A është prej burërisë që të mburesh para moshatarëve tu për mashtrimin që ua bën vajzave të muslimanëve dhe manipulimin me to? A është trimëri të ngacmosh ndjenjat e femrave te ndershme me fjalë të përmjaltura dhe me tregime dashurie? Hajnia nërpër shtëpite e muslimanëve gjatë natës duke i nxjerrë femrat shpirtëliga nga dhomat e tyre, vallë trimëri është? Edhe nëso ato shprehin dëshiorë siç thonë disa të degjeneruar përsëri duhët ta keshë të ditur se femra është e dobët. Ti je burrë, shqiptar të cilët cilësohen me burëri, ti je musliman, ti ke iman (besim në Allahun), ti e di se ka xhennet dhe xhehennem. A nuk është cilësi shtazarake që më çdo çmim të kënaqish epshin tënd? Ti me çdo çmim duhet që ta ruajsh nderin e vajzës muslimane e jo ta provokosh me gjëra të ndryshme.
Një motër muslimane refuzonte çdonjërin që i propozonte asaj fejesë, a thua pse? Sepse kishte frikë që mos ia shpalojë gjerat intime një i degjeneruar pasi që i ishte kërcënuar asaj, ai e vështronte atë kurse ajo mbeti lëneshë… britma të forta që të shkyen zemrën dëgjon në rrastin tjetër kur një vajzës i mirret nderi… ku është xheozia për nderin e familjes?!
Subhanallah (qoftë i madhëruar Allahu) si e durojnë këtë gjë emocionet dhe zemra. Ku është krenaria e mbrojtjes së nderit të vjazave muslimane? O vjedhës të nderit, a e dëshironi që nderi i motrave tuaja të nëpërkëmbet? E nderi i grave tuaja? A nuk keni frikë nga ndëshkimi i Allahut?
Për Zotin nuk e harroj atë të ri të piklluar syte e të cilit ishin skuqur nga të qajturit e shumtë i cili thoshte: “jam duke jetuar me dhimbje qe dy muaj. Pasi e pyeta për shakkun ai më tha: e kuptova se bashkëshortja ime nuk ka qenë e ndershme dhe më gënjen mua. E tash nuk e di çtë bëj. Jam duke jetuar me dyshime të thella dhe i frustruar.” Unë e dija se ky i ri nuk kishte qenë i ndershëm as vetë qysh me herët për këtë arsye thash më vete: subhanallah shpërblimi apo dënimi janë të lidhur ngushtë më llojin e veprës.
Epshi është mundim për shumë të rinj, e kjo nuk është turp për shkak se e tillë është natyra e tij dhe atëherë kur lajthit nga binarët, bëhet sikur vërshima dhe si vullakni aktiv. Mund që ndonnjë i ri të pyes se kur ndodh një gjë e tillë dhesi mund qe të lajthit nga binarët e drejtë. Them: a nuk të ik mendja ndonjëherë në mendime të pasionuara dhe fantazon fotografi të ndryshme? A nuk del nëpër qendra të ndryshme tregëtare apo vende tjera ku mblidhen të rinjtë për të ndezur zjarrin e epshit me hedhje të shikimit aty e këtu? A nuk shikon gazeta e revista të ndryshme ku paraqiten gra të zhveshura të cilat janë bërë shëmbulltyrë e atyre që kane dale nga mësimet islame, etikën e ndarjes së gjinive dhe nderit. A nuk i shfleton faqet e romaneve të ndryshëm që mbajnë fotografi të femrave lakuriqe dhe me këtë nxitë epshin tënd? A nuk je djaloshi i ëndrave, kalorësi në errësirë i cili ngre receptorin me orë të tëra për palnifikime të ndryshme me vajza të huaja. Reciton sikur të jesh poet, flet sikur të jesh donzhuan për të robëruar zemrën e ndonjë vajzës…?
A nuk dëgjon muzikë… madje ndoshta edhe je i varur prej saj?! A nuk ke dëgjuar se muzika është nxitësi për prostitucion e sidomos nëse shoqërohet me fjalë dashurie e amorale?! Gjashtëdhjetë përqind prej të anketuarve kanë pranuar se dëgjojnë muzikë vazhdimisht, njëzet e tre përqind kanë dëshmuar se dëgjonjnë muzikë ndonjëherë, e disa prej tyre kanë pranuar se muzika ndikon emocionalisht, intuitisht dhe anim kah gjinia e kundërt. (vallë çdo të kishte thënë ky dijetar sikur te dinte hallin e të rinjëve në vendet tona, ku për fat të keq edhe ata të paktit që falin namaz dëgjojnë muzikë përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar, duke u fshehur pas disa fetvave të injorantëve e mos të flasim për të tjerët që nuk i u përmbahen normave dhe etikës islame Allahun e lusim që të përmirësojë gjendjen e muslimanëve, sh.p.)
A nuk shikon programe të ndryshme satelitore, që ndikojnë në mendjen tënde dhe që të shtytin të kërkosh relaksues. Sipas një punimi shkencor është bërë e qartë se dymbëdhjetëmij e pesëqind e njëzet e një (12521) të rinj në moshën e pubertetit nga rinia e gjirit persik, e demonstrojnë atë që shohin nëpër këto kanale të fëlliqura satelitore në sjelljet e tyre dhe kjo ndikon në shpirtat dhe familjet e tyre. Punimi në fjalë tregon se pesëdhjetë përqind e të rinjve në mënyrë serioze mendojnë që të aplikojnë në jetën e tyre atë që përcjellin nëpër këto programe amorale.
Nëse je i martuar do të ishe mbrojtur me bashkëshorten tënde të ndershme nga zbukurimi i rrejshëm i femrave me çregullim gjinor. Ndoshta ke lexuar revistën “Kabes” nr. 8611 një artikull me titull: ” Programet satelitore të Libanit robërojnë mendjet e pjestarëve të gjirit persik”
Kështu pra aktivizohen instiktet, shfrenohen epshet aq sa mendjes nuk i mbetet vend, e ti nëse nuk ke turp bën çtë duash.
Tridhjetë e shtatë përqind nga të anketuarit kanë thënë se vazhdimisht i përcjellin programet satelitore, tridhjetë e gjashtë përqind i përcjellin ndonjëherë, kjo do të thotë se shatëdhjetë e tre përqind prej të rinjve të anketuar përcjellin kanalet satelitore të cilat zhvillojnë një luftë kozmike kundër fesë dhe moralit.
Maliz Ruthen ka shkruajtur një artikull në “Sandej Tajms” në janar të vitit 1995 ku përmend se arma e fshehtë e perëndimit kundër Islamit nuk janë tankset por është fuqia kozmike dhe satelitët artificial. A e di ti o ri se në shtetet e unionit të gjirit persik afërsisht një milion e treqindmijë përcjellin programet satelitore?
Këtë lajm statistikor e ka cekur revista “Usre” nr. 50. Po aty thuhet se këto programe kanë arritur kulminacionin e imoralitetit, panderësisë dhe nxitjen e epshit, e me tej shton: “është për t’u habitur që njëri prej drejtorëve të këtyre programeve të Libanit të arsyetojë këtë kinse programi qenka komercial dhe se ka për qëllim fitimin material. Ai pranon se ka përdorur gjininë në këtë program dhe kanë shfrytëzuar femrën si element tërheqës. Shenjestër kanë qenë shtetet e gjirit persik. Programet satelitore arabe e kanë tepruar duke “shenjtëruar” aktrimin, muzikën, vallet dhe sportin dhe i kanë bërë këto gjëra shembulltyrë për fëmijët tanë…”
Në revistën e sipërpërmendur “Usre” kam hasur edhe në disa shkrime nga njerëz të cilët i bien zeles për të lajmëruar rrezikun dhe që thërrasin në ngritjen e moralit, përmirësimi i fesë. Allahu e shpërbleftë çdo zë të ngritur për të përmirësuar, çdo penë që mban emanetin me drejtësi dhe sinqeritet.
O i ri, a do të ankohesh pas gjith kësaj prej epshit, kurse ti i bën të gjitha ndalesat e përmendura më lartë prej mendimeve, revistave, bisedave me vajza të huaja, filmave të ndytur, muzikës dhe programeve satelitore?
Ti o i ri i bën padrejtësi vetes pasi që u afrohesh gjërave që te shpien në amoralitet edhe pse e di se ti je i dobët dhe nuk mund të bësh durim. E si mund që të ankohesh pas kësaj, habi… ku e ke mendjen? Bëhu i mençur nëse ia do vetes të mirën dhe nëse do që të bëhesh burrë serioz, durimtarë, i kujdesshëm për çështjet e tij dhe të mirave fetare dhe të kësaj bote.
Largohu nga mendimet e këqia menjëherë dhe kërko mbrojtje prej Allahut nga djalli i mallkuar, Allahu (subhanehu ve teala) thotë: ” Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur
i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (A’raf-201), kjo ishte e para.
E dyta: largohu nga gjërat provokuese, madje kujdesu për gjërat që të mbrojnë nderin, shfrytëzo kohën e lirë duke lexuar, duke vizituar të afërmit, duke u bërë mirë farefisit, duke lexuar Kur’an dhe duke mësuar atë përmendësh, duke bërë sport apo ndonjë hobi tjetër, duke u shoqëruar me njerëz të mirë dhe gjëra të tjera që të bëjnë dobi dhe që është i kënaqur Allahu me to. Përpiqu që të largohesh prej gjërave që i urren Allahu sikur shfrenimin dhe degjenerimin, e pas kësaj të përgëzoj me fjalën e Allahut i cili thotë: ” E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.” (Ankebut-69) pra Alalhu i ka premtuar atij që lufton apo thënë ndryshe ai që përpiqet në rrugë të Allahut se d ota udhëzojë në rrugë të drejtë.
E treta: sa i takon epshit, ligji islam ka caktuar barin për të e ajo është martesa. Pasi që edhe në këtë rrugë ka mundime dhe pengesa disa të rinj më lehtë e kanë t’i tejkalojnë vështirësitë për të arritur deri te harami (vepër e ndaluar) se të mundohen të arrijnë deri te një vepër që është e lejuar. Te shumica e tyre nuk janë pengesa shumë punë të rrënda dhe rreziqe për shkak të ndonjë harami, e kur është në pyetje hallalli ata dëshprohen, plogështohen para pengesës së parë në të cilën do të hasin. Sikur një i ri të bëhët i zellshëm në punënë e tij, kërkon ndohmë prëj Allahut, e lutë Atë atëherë ai do ta kishte lehtë dhe do të fitonte udhëzimin e Allahut.
Pejgamberi alejhis-selam thotë: ” Tre njerëzve Allahu u ka premtuar se do t’ju ndihmojë… dhe përmendi ai që martohet për ruajtur nderin” (Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe), në një transmetim tjetër qëndron: “Allahu i ka premtuar ndihmë atij që martohet për mbrojtur nderin nga harami.”
Shfrytëzoj rrastin që t’u drejtohem baballarëve dhe nënave: keni frikë Allahun dhe kujdesuni për djemt dhe vajzat e juaja dhe mos thuani se janë të vegjël se epshi i tyre flakëron. Mos u bëni pengesë e rrugës së përmirësimit dhe lumturisë së tyre. Lehtësimi i obligimeve të martesës dhe nxitja e tyre në të është mirësi, lumturi dhe mbrojtje e tyre prej thirrësve në amoralitet, dehjes dhe tjerë. Fëmijët janë emanet mbi supet e çdo babai derisa ta martojë, Pejgamberi alejhis-selam thotë: ” Atij që Allahu i ka lënë ndonjë emanet dhe vdes si tradhëtar i atij emaneti, i ndalohet hyrja në xhennet.” (Buhariu)
Vonimi i martesës te të rinjtë është në një farë mënyre tradhëti e emanetit, pra ke frikë o baba për këtë emanet.
Sporti
Sa i përket sportit, Islami nxitë në të. Pejgamberi alejhis-selam thotë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e në të dy ka mirësi.” (Muslimi)
Pejgamberi a.s në një rrast bëri gara me Aishen r.a. në vrap. (Ebu Davudi)
Në sahihul Buhari theksohet se shokët e Pejgamberit alejhis-selam kanë bërë gara me deve. Sporti ka dobi të shumta, ndihmon qarkullimin e gjakut, forcon muskujt dhe tërë trupin si dhe relakson trurin. Sporti është metodë për njoftim dhe lidhje ndërmjet muslianëve. Ajo që duhet të kihet parasyshë është fakti se sporti nuk duhet të bëhet qëllim kryesorë në jetën e të riut. Nëse të pyes ty o i ri se cili është ideali yt dhe pse jeton? Përse të ka krijuar Allahu? Sporti nuk duhet të jetë përgjigjja yte.
Në një shembull shumë të thjeshtë mund të themi: lojtarët në fushë të sportit janë njëzet e dy, për një orë e gjysëm cili është qëllimi i tyre… çka dëshirojnë? Qëllimi dihet topi. Të themi se një lojtar hyn në fushë dhe e nxjerrë topin prej fusheje, çdo të ngjante në këtë rrast? Do të prishte lojën dhe lojtarët nuk do të kenë qëllim pas të cilit do të vraponin, ose lëvizjet e tyre do të ishin të pakuptimta. E gjithë kjo do të ndodhte për shkak humbjes së qëllimit. Kështu është kur humbet qëllimi në jetën e të rinjve të cilëve nuk u mbetet gjë përveç kërkesave të epshit. I riu mendar, musliman, qëllimin e tij kryesorë e ka adhurimin e Allahut: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat-56)
Adhurimi (el-ibade) është emër përfshirës i gjithë asaj që e do Allahu dhe që pajtohet me të prej fjalëve apo veprave të hapta ose te fshehura, pra shkurt thënë qëllimi yt në jetën tënde është adhurimi i Allahut. I përmendi këto fjlaë duke cekur edhe bisedën time me një të ri simpatizues i sportit.
Gjatë bisedës me të m’u bë e qartë se ai në asër (koha kur falet namazi i ikindisë) bën sport, në mbrëmje gjendet para televizorit për të përcjellë ndeshjet e ndryshme sportive, të nesërmen në mëngjes nëpër kalsat e mësimit zhvillohet biseda rreth ndeshjeve të përcjellura nga mbrëmë ku dëgjon ngritje të zërit madje edhe fjalë të ndyta dhe shpifje të ndryshme. Në drekë lexon gazetat që trajtojnë vetëm tema të sportit, ky është pra programi i tij gjatë natës dhe ditës dhe mendon është i matur kur e krahason neten me ata të cilët udhëtojnë për të shikuar ndeshje sportive e kështu harxhojnë pasuri pa nevojë. Ndonjërin e sheh se si britë dhe kërcen, ngritë zërin, madje ndoshta edhe qanë nëse humbë ekipi i tij. Nëse fiton ekipi që ai e simpatizon shfaq gëzimin e tij. Pasi që kuptova këtë gjë nga ai i thash: sporti është bërë qëllim final i yti e jo mjet për relaksim. Për shkak të sportit qanë dhe gëzohesh, don dhe urren, udhëton dhe harxhon pasuri dhe humbë kohën.
O simpatizues të sportit, sporti është mjet e jo qëllim. Cili është ai që dëshiron të vdes duke e pasë qellim final sportin. Ndoshta edhe i jep përparësi ndaj rrespektimit të urdhërave apo ndalesave të Allahut, e kjo është kapërcim i kufijve, Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet..?” (Furkan 43)
Ibrahim Duvejjish
Perktheu: Agim Bekiri
Ibrahim Duvejjish,
18.8.2001