Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Disa gabime në besim
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!
Jam i informuar se shumë njerëz bijnë në disa gabime që kanë të bëjnë me besimin dhe në gjëra që mendojnë se janë sunete, e në realtet ato janë bidate (risi në fe).
Prej gabimeve të tilla është edhe mohimi i Lartësisë së All-llahut dhe qëndrimit të Tij mbi Arsh. Dihet mirëfilli se këtë e ka qartësuar Kur’ani Famëlartë kur thotë: “Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është ai i cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, pasaj qëndroi mbi Arsh.” (el-A’raf 54). Ajetet e tilla të ngjashme All-llahu [subhanehu ve teala] ka përmendur në shtatë vende në Kur’an. Kur është pyetur Maliku [radijall-llahu anhu] për këtë, ai ka thënë:
“Qëndrimi dihet (se qëndron), mënyra është e panjohur ndërsa besimi në këtë është farz”. Kështu kanë thënë edhe shumë imamë tjerë prej gjeneratave të para të musimanëve. Në arabisht fjala ‘istiva’ d.m.th. lartësi dhe ngritje. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: ” I tërë sundimi i takon All-llahut, të Lartit, të Madhëruarit.” (Gafir 12).
Po ashtu Ai thotë: ” kujdesi i Tij ndaj të dyjave (qiejt dhe tokës) nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti më i Madhi.” (Bekare 255). Poashtu e thotë edhe këtë:
” tek Ai ngritet fjala e mirë dhe veprimi i mirë.” (Fatir 10).
Ka edhe shumë ajete tjera që tregojnë mbi lartësinë e All-lahut [subhanehu ve teala] dhe mbi atë se Ai është mbi Arsh dhe mbi të gjitha krijesat tjera. Kështu është besimi ynë.
Farz është të besohet kështu, të këshillohen të tjerët në këtë dhe t’ua tërheqim vërejtjen të tjerëve nëse e kundërshtojnë këtë.
Prej gabimeve tjera është edhe ndërtimi i xhamive te varret, namazi në to dhe ndërtimi i kubeve mbi to. Të gjitha këto gjëra çojnë në shirk. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka mallkuar jehuditë dhe të krishterët për këto vepra dhe na e ka tërhequr vërejtjen nga këto sende duke thënë:
“All-llahu i mallkoftë jehuditë dhe të krishterët të cilët varret e pejgamberëve i bënë faltore”. Po ashtu ka thënë: “Vërtetë para jush, ka pasur njerëz që varret e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë i kanë bërë faltore, e ju mos e bëni këtë, unë ju ndaloj nga kjo vepër”. Xhabir ibën Abdil-lah ka thënë: “Resulull-llahu ka ndaluar të zbukurohen varret, të ulen njerëzit mbi to apo të ndërtohet diçka mbi to”. Hadithet në këtë temë janë të shumta.
Farz është t’u tërhiqet vërejtja njerëzve nga kjo punë dhe t’i këshillojmë që të largohen sa më tepër, sepse Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ua ka tërhequr vërejtjen shokëve të tij ngase këto vepra fundin e kanë në shirk, siç janë lutja të vdekurve, kërkimi i ndihmës prej tyre etj.
Gjithashtu dihet se shirku është mëkati më i madh dhe më i rrezikshëm, prandaj e kemi obligim t’i largojmë njerëzit prej tij dhe prej gjithë asaj që dërgon tek ai.
All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka tërhequr vërejtjen robërve të Tij nga kjo vepër në shumë ajete, p.sh.: “Vërtetë, All-llahu nuk e falë shirkun, ndërsa mëkatet tjera ia falë kujt të dojë”. Po ashtu Ai thotë: “Të është shpallur ty (o Muhammed) dhe atyre që ishin para teje se nëse
bën shirk veprat tua do të jenë të asgjësuara dhe do të jesh prej të humburve”. Pastaj thotë: “Po të kishin bërë shirk do t’u asgjësohej ajo që kanë vepruar.” (el-En’am 88). Ajetet në këtë temë janë të shumta.
Prej llojeve të shirkut të madh janë edhe duaja të vdekurve, joprezentëve, xhinëve, drunjëve etj., kërkimi prej tyre ndihmë, shërimi dhe fitore.
Kjo është feja e idhujtarëve të parë kurejsh dhe e të tjerëve si ata. All-llau [subhanehu ve teala] thotë: “Ata adhurojnë gjëra që pos All-llahut nuk iu bëjnë dobi e as dëm, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek All-llahu” (Junus 18).
Po ashtu thotë: “Ne të shpallëm ty librin për hir të vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun sinqerisht. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër ,përveçse të na afrojnë tek All-llahu, s’ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim.
Është e vërtetë se All-lahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar dhe jobesimtar.” (ez-Zumer 2-3). Ka edhe shumë ajete të këtilla, të cilat gjithashtu tregojnë se idhujtarët e parë e kanë ditur se All-llahu është Krijues, Furnizues, Ai i Cili e sjell të mirën dhe të keqen, por, prapseprapë adhuruan zotërat e tyre që të ndërmjetësojnë për ta tek All-llahu dhe t’i afrojnë tek Ai.
All-llahu [subhanehu ve teala] tregoi se këta janë pabesimtarë dhe e urdhëroi Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që t’i luftojë ata derisa t’i bëhet ibadet vetëm All-llahut [subhanehu ve teala]. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari, e i tërë adhurimi t’i bëhet vetëm All-llahut.” (el-Enfal 39).
Dijetarët në këtë temë kanë shkruar shumë, kanë sqaruar në to të vërtetën e Islamit, besimin në kohën e xhahilijetit (injorancës) dhe punët tjera të tyre që kanë qenë në kundërshtim me sheriatin. Prej dijetarëve që kanë shkruar në këtë temë janë: Adull-llah ibën Ahmed,
Muhammed ibën Huzejmeh (Kitabu Teuhid), Muhammed ibën Ved-dah etj., e më së miri në këtë temë ka shkruar shejhul-Islam ibën Tejmijje r.h. në librat e tij të shumta, nga të cilat më e njohura është “El-kaidetul xhelileh fi teves-suli vel vesileh.” Po ashtu i këtij rangu është edhe libri i Abdurr-rrahman ibën Hasen ibën Muhammed ibën Abdulveh-hab [radijall-llahu anhu] që quhet “Fet’hul mexhid sherh kitabi teuhid”.
Prej punëve të shirkut është edhe betimi jo në All-llahun, siç është betimi në Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ose dikënd tjetër apo betimi në diçka tjetër.Të gjitha këto janë prej gjërave të ndaluara, ngase janë shirk. Këtë e argumenton fjala e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush betohet në diçka pos All-llahut, ka bërë kufër ose shirk.” Gjithashtu edhe hadithet në këtë temë janë të shumta.
Betimi jo në All-llahun [subhanehu ve teala] bën pjesë në shirkun e vogël, sipas mendimit të dijetarëve. Andaj ne e kemi obligim që t’ua tërheqim vërejtjen njerëzve prej saj, ngase kjo çon në shirkun e madh. Në shirk të vogël bëjnë pjesë edhe fjalët e dikujt që thotë: “Ç’të don All-llahu dhe filani; sikur mos të ishte All-llahu dhe filani; kjo është prej All-llahut dhe filanit”. Në këto raste duhet të thuhet: “Ç’të don All-llahu pastaj filani”, e kështu me radhë. Është vërtetuar se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Mos thuani: Ç’të don All-llau dhe filani por thuani: Ç’të don All-llahu pastaj filani”.
Prej shirkut është edhe ajo që bëjnë sot shumë njerëz gjegjësisht ata që mbajnë hajmali dhe gjëra të ndryshme për tu mbrojtur nga mësyshi. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush lidh ndonjë hajmali, All-lahu nuk i bën dobi prej saj dhe kush vendon ndonjë qafore për t’u mbrojtur nga mësyshi nuk mund të mbrohet, kush mban hajmali ka bërë shirk”.
Po ashtu ka thënë: “Vërtetë, ka thënë: hajmali, All-llahu nuk bën dobi prej asaj në të cilën ka shirk”. Këtë e qartëson hadithi i Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ku thotë: “S’ka gjë të keqe në rukjen e cila nuk përmban shirk”. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u ka bërë rukje disa shokëve të tij d.m.th. rukja lejohet dhe ajo është prej sebepeve të shërimit, nëse është me Kur’an, sunet apo me fjalë në të cilat nuk ka shirk dhe gjëra të këqija.
Prej gjërave të ndaluara prej bidateve janë edhe fesimet e ditëlindjeve, qoftë ajo edhe festim i
ditëlindjes së Resulull-lahut s.a.v.s. apo i dikujt tjetër. Këtë nuk e ka bërë as Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], as halifet e drejtë, as sahabët tjerë [radijall-llahu anhum], as pasuesit e tyre (tabiinët) dhe askush tjetër në tri gjeneratat e para të lavdëruara të muslimanëve. Kjo është shpikur në shekullin e katërt e më pas. E kanë shpikur Fatimijtë dhe të tjerët prej Rafidive (shiave), e pastaj kanë filluar edhe disa prej ehli sunetit duke mos ditur vendimet e sheratit lidhur me këtë dhe duke i pasuar në mënyrë të verbët shpikësit (bidatçitë). Andaj edhe për këtë e kemi obligim t’i largojmë njerëzit prej saj, ngase kjo është prej bidateve për të cilat Resulull-lahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Keni kujdes të mos shpikni punë të reja (në fe), ngase çdo shpikje është bidat e çdo bidat është humbje”. Po ashtu thotë: “Kush shpikë diçka të re në punën tonë (fenë tonë) ajo punë është e refuzuar”.
Gjithashtu Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e thotë edhe këtë: “Kush punon punë (në fe) që nuk është prej fesë ajo punë është e refuzuar”.
Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte: “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë.
Pra, e kemi obligim t’ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t’i largojmë prej saj dhe t’i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej asaj që e kundërshton sunnetin.
All-llahu na ndihmoftë të gjithëve të veprojmë punë të mira, All-llahu na dhashtë kuptim në fe dhe përqëndrim në të. All-llahu na mbroftë prej humbjeve dhe mashtrimeve të shejtanit. All-llahu mund ta bëjë këtë.
AMIN
VES-SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULL-LLAH
Abdulaziz ibën Abdull-llah ibën Baz, shqipëroi: Omer Berisha,
10.2.2000