Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102) “O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Pas muajit të Ramazanit
T’i bëjmë disa vështrime me rastin e përcjelljes së Ramazanit, lusim All-llahun që të na bëjë dobi me të.
Vështrimi i parë:
C’fituam prej Ramazanit?
Ah, e përcollëm Ramazanin e ndershëm, me ditët e tij të bukura dhe netët e mrekullueshme. Ah, e përcollëm muajin e Kur’anit, të devotshmërisë, durimit, xhihadit, mëshirës, faljes, shpëtimit prej zjarri, etj. ( Gjërat e lartëpërmendura nuk janë të posaçme vetëm për Ramazan por në të gjitha ditët dhe kohët arrihet mëshira dhe falja e All-llahut në të gjitha kohët duhet të kërkohet takvallëku dhe të furnizohet muslimani me dukatën Islame. Qëllimi për atë që përmendëm është se në këtë muaj shumfishohen sevapet, shtohen të mirat dhe ibadetet.)
A e fituam takvallëkun (devotshmërinë), dhe a e mbaruam shkollën e Ramazanit me diplomën e të devotshmëve?!
A i edukuam vetvetet gjat Ramazanit në xhihad me të gjitha llojet e tij?! A i luftuam vetvetet dhe epshet tona apo na fituan shprehitë e këqija dhe pasimet e verbërta e të këqija?! A nxituam në ato punë të cilat janë shkaqe të rahmetit, të faljes dhe shpëtimit prej zjarri. A vepruam A vepruam A vepruam ?!
Pyetje të shumta dhe të rëndësishme. Ia parashton vetvetes çdo musliman i sinqertë. E pyet veten e tij dhe përgjigjet me sinqeritet:
Cka fitova prej Ramazanit?
Vërtetë ai është shkollë e besimit, stacion i shpirtit për furnizimin e tij gjatë tërë vitit dhe për ngritjen e ideve dhe qëllimeve për jetën e mëtejshme.
Kur do të pranojë këshillën, do të ketë dobi dhe do të ndryshohet apo ta ndryshoje jetën e tij ai i cili nuk e bën këtë në muajin Ramazan?!
Me të vërtëtë ai është shkollë për përmisim, përmisojmë në të veprat tona, sjelljet, adetet dhe moralet që janë në kundërshtim me ligjin e All-llahut [ subhanehu ve teala ] Thotë All-llahu [ subhanehu ve teala ]: “Vërtetë, All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli për derisa ata nuk e ndryshojnë vetverten” (Err-Rrad, 11)
Vështrimi i dytë:
Mos e humbni mundin tuaj
Nëse je prej atyre që përfituan prej Ramazanit i fitove cilësitë e të devotshmëve, e agjërove si duhet, je falur me sinqeritet dhe i ke luftuar dëshirat tua epshore, falënderoje All-llahun dhe lute atë që të të përforcojë në këtë rrugë derisa të të takojë vdekja. Kujdes që mos ta humbish atë që ke fituar gjatë këtij muajit. Si ta merr mendja nëse një grua do ta tirrte një shllung lesh e pastaj prej tij të bën ndonjë fanellë apo diçka tjetër, e pasi të mbaron i pëlqen shumë ajo fanellë dhe fillon që ta prishë atë fije-fije. Cdo të thonin njerëzit për të?!!
Kjo është e njëjtë me atë i cili iu kthehet mëkateve dhe punëve të këqija e largohet prej ibadeteve dhe punëve të mira pas Ramazanit pasi që të begatohet me begatitë e ibadeteve dhe kënaqësinë e shpëtimit kthehet në gropën e mëkateve dhe punëve të këqija!! Sa njerëz të keqinj janë ata të cilët All-llahun [ subhanehu ve teala ] e njohin vetëm me Ramazan.
Të dashur:
Humbja e asaj që u fitua në Ramazan mund të shihet në disa aspekte e nuk janë vetëm ato:
1. Atë që shohim nëpër xhamia, edhe atë prej ditës së parë të Bajramit. Në Ramazan xhamiat ishin përplot me xhemat, të mbledhur për të falur namazin e teravisë, që është sunnet, ndërsa tani në pes namazet e ditës që janë farz nuk shohim xhemat përveç se pak.
2. Me këngë dhe muzikë zbuluarja e gruas dhe përzierja e saj me burra të huaj, lënia e leximit të literaturës islame etj.
3. Vajtja në vende të këqia për të bërë mëkate.
Kështu nuk bëhet falënderimi i të mirave kështu nuk përfundohet ky muaj dhe nuk falënderohet All-llahu për atë se na ka mundësuar të falemi dhe agjërojmë kjo nuk është shenjë se All-llahu t’i ka bërë kabull veprat tua (t’i ka pranuar), por kjo është mohim i begative dhe mosfalënderim për to.
Kjo është shenjë e mospranimit të veprave, All-llahu na ruajtë. Agjëruesi me të vërtetë gëzohet ditën e Bajramit. E falënderon All-llahun se ia mundësoi ta plotëson agjërimin. Por prapseprap ai qan nga frika se ndoshta All-llahu nuk ia ka pranuar agjërimin. Nga gjeneratat e para tona pas Ramazanit kishte që qanin gjashtë muaj, duke e lutur All-llahun që t’ua pranonë veprat e tyre!
Prej shenjave të pranimit të veprave është ta shohish muslimanin në gjendje më të mirë se sa ka qenë më parë, ta shohish duke nxituar drejt veprave të mira. Thotë All-llahu [ subhanehu ve teala ]: “Përkujtoni, kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: nëse falënderoni do t’ua shtojë të mirat ” (Ibrahim, 7). Shtimi në të mira ka për qëllim shtimin konkret dhe abstraktë d.m.th. shtimi i imanit dhe punëve të mira sikur muslimani ta falënderonte All-llahun ashtu si meriton, do ta shihje duke shtuar të mirat dhe ibadetet dhe duke u larguar prej mëkateve. Falënderim don të thotë lënie e mëkateve, siç kanë thënë gjeneratat e para të muslimanëve.
Vështrimi i tretë:
“Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të arrijë vdekja”
Kështu duhet të jetë muslimani, të vazhdojë në respektin e All-llahut, i përqëndruar me sheriatin e Tij, i udhëzuar me fenë e Tij. Jo, atë nuk mund ta huton askush, e të adhuron All-llahun në një muaj e në tjetrin jo, në ndonjë vend e në tjetrin jo, me disa njerëz e me të tjerë jo jo, jo dhe njëmijë herë jo!! Por, e dinë se Zoti i Ramazanit është Zot edhe i muajve tjerë, e dinë se Ai është Zot i të gjitha kohërave dhe vendeve kështuqë drejtohet dhe përforcohet në ligjin e All-llahut [ subhanehu ve teala ] derisa të takojë Zotin e tij të kënaqur me te. Thotë All-llahu [ subhanehu ve teala ]: “E ti përqëndrohu ashtu si je i urdhëruar, e bashk me ty (o Muhammed) edhe ata që u penduan” (Hud, 112) dhe ka thënë “Pra drejtohuni Atij dhe kërkoni falje prej tij” (Fussilet, 6) Pejgamberi [ sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ] ka thënë: “Thuaj besova, e pastaj përqëndro” (Transmeton Muslimi)
Nëse ka mbaruar agjërimi i Ramazanit kemi edhe agjërim vullnetar, sikurse: gjashtë ditët e muajit Shevval, çdo e hënë dhe e enjte, ditët e bardha, dita e ashures, e arafatit, etj. Nëse ka mbaruar namazi i teravisë, namaz nate mund të falish çdo natë. Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “E ata flenin vetëm një pjesë të shkurtër të natës” (Dharrijat, 17)
Nëse ka mbaruar sadakatul-fitri, mund të japish zekatin vjetor që e ke obligim, pastaj ke edhe vende tjera ku mund të inkuadrohesh me dhënien e sadakasë (lëmoshës).
Leximi i Kur’anit nuk është i veçantë vetëm për Ramazan, por ai duhet të lexohet gjatë tërë vitit.
Ja kështu veprat e mira mund të kryhen në çdo kohë. Mundohu, o vëlla në ibadete e ki kujdes prej të kotës dhe përtacësisë. Nëse nuk i vepron gjërat vullnetare, dije mirë se lënia e farzeve nuk të lejohet asnjëherë, sikurse pesë namazet e ditës etj.
Kujdes, mos të biesh në harame qoftë ajo fjalë, punë, shikim në të apo ndëgjim i tij. Kujdesuni, kujdesuni që të përqëndroheni dhe të përfërcoheni në fe gjatë tërë kohës. Ti nuk e din se kur të vjen meleku i vdekjes. Kij kujdes mos të të gjejë në mëkate. O Zot, o Ndryshuesi i zemrave, na i përforco zemrat tona në fenë tënde.
Së fundi: Duhet të kujdesesh shumë për veprat e mira e ditën e Bajramit të gjendesh mes shpresës dhe frikës, frigohesh për mospranimin e veprave dhe shpreson në pranimin e veprave. Të mendojmë ditën e Bajramin për Ditën e daljes para All-llahut, ku prej neve do të ketë që janë të gëzuar dhe të dëshpruar.
Lus All-llahun që të pranojë prej neve dhe juve agjërimin, namazin dhe gjitha veprat tjera t’i bëjë Bajramet tona me gëzime, të na e kthejë Ramazanin përsëri, e ne deri në atë kohë të jemi në gjendje më të mirë dhe t’i kemi përmisuar punët tona, të jetë ummeti jonë në poziten me te larte dhe të kthehet te Zoti i tij me kthim të mirë.
Amin.
redaktoi: Ramadan Ramadani