Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me njëfrikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej njëveteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra egra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në  zjarr…

 

Festimi i vitit të ri

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Pejgamberi ynë, kahmoti ka thënë një fjalë, që në ditët tona shohim realizimin e saj. Ai tha: “Do t’i pasoni traditat e popujve që kanë qenë para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t’i pasonit”. (Buhariu, Muslimi)

Prej fatkeqësive që i kanë goditur muslimanët në kohën tonë është po ky realitet, përgjasimi i tyre me të pafetë, jehudët dhe të krishterët. Shpeshherë i sheh ata se si të verbëruar imitojnë traditat e të huajve, veshëmbathjen e tyre, madje edhe festat e tyre ua madhërojnë.

Pikërisht festimi i Viti të Ri sipas kalendarit Gregorian, jep të kuptojmë se sa muslimanët imitojnë të tjerët, duke patur parasysh faktin se festa e Vitit të Ri është festë e jomuslimanëve. A mund të ketë fatkeqësi më të madhe se pasimi i armiqve dhe zënia e tyre për miq?!

Vini re se ç’thotë All-llahu i Madhëruar:

“Dhe mos anoni kah ata që bëjnë zullum e për atë shkak t’ju kap zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.” (Hud, 113)

“O ju që keni besuar! Mos thuani: Na përcill, po thuani: Na shiko, dhe respektoni! Mos-besimtarët kanë dënim të dhembshëm.” (Bekare, 106)

Ibën Kethiri, All-llahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Në këtë ajet ka ndalim të rreptë dhe kërcënim të ashpër për atë që imiton kafirat në fjalë, vepra, veshëmbathje, festa, ibadete ose ndonjë tjetër çështje të tyre e që nuk është e ligjshme për ne.”

Nga sunneti i pastër mund të veçojmë fjalën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre.”

Dijetarët islam, në kuptimin e fjalës “kush i përngjan një populli” thonë: “Kush vishet me teshat e tyre, ec pas rrugës së tyre, sillet sikurse ata, bën punët e tyre, ai është sikur ata në dispozita dhe dënim, dhe përfundimin e ka të njëjtë me ta, aq sa ka marrë prej tyre dhe aq sa i ka imituar. E kjo është kështu, sepse mes formës së jashtme dhe brendësisë ka lidhje dhe pajtim. All-llahu [subhanehu ve teala] e ka dërguar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me ligj dhe rrugë të qartë, e në to ka fjalë, vepra dhe sjellje plotësisht të ndryshme nga ato të atyre, që u është hidhëruar All-llahu (jehudive) dhe të humburve (krishterëve). Kështu që askush nuk largohet nga ligji dhe rruga islame dhe nuk e len atë për shkak të asaj që është te kafirat, përveç atij që në zemrën e tij ka sëmundje dhe dyshime, qofshin ato ngurrime apo nifak (hipokrizi).

S’ka dyshim se festat dhe ajo që lidhet me to, si kremtime, ushqime, pije, veshje, zbukurime, lojëra, pushime janë gjëra që anon kah ato epshi, e sidomos te gratë e fëmijët.

All-llahu e din se shpirtrat e njerëzve i dëshirojnë këto gjëra dhe ka veçuar për këtë shkak dy festa: Bajramin e Ramazanit dhe Bajramin e Kurbanit, pastaj ndaloi pjesëmarrjen me kafirat në cilëndo festë të tyre.

Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre le gjurmë të thella në fenë dhe dunjanë e njeriut:

E para: Kur u jepesh ëndjeve që gjenden në këto festa që nuk i ka ligjësuar All-llahu, pamundësohet shpirti nga dëshira e festave të All-llahut, largohet dashuria dhe madhërimi, prandaj pakësohen punët e mira dhe dëshpërohen shpirtrat.

E dyta: Festat janë pjesë e ligjeve dhe feve, bile ato janë cilësitë e veçanta të tyre. All-llahu thotë:

“Cdo popull i kemi caktuar festë (fetare) që ata e festojnë…” (Haxhxh, 67)

Pra, secili që pajtohet me kafirat në festat e tyre e ka fundin në kufër (me kushtet e tij), e kush pajtohet në disa festa është pajtuar me disa degë të kufrit.

E treta: S’ka dyshim se atë që e bëjnë kafirat në festat e tyre është mëkat, bile edhe nëse veprat e tyre janë të lejuara, duhet ditur se e kanë origjinën haram. Ndonjëherë kafirat ua zbukurojnë muslimanëve ato punë, duke i quajtur me emra të ndryshëm si nga ana sportive, kulturore apo shoqërore me qëllim që t`i shpiejnë atje ku duan.

E katërta: Kush merr pjesë me kafirat në festimin e festave të tyre, sado pak qoftë ajo, do të shpie që më shumë t’i pasosh ato, e kur të përhapet kjo gjë e të bëhet e njohur, atëherë hyn në këto vepra populli i thjeshtë dhe kështu vazhdojnë derisa të bëhet traditë e tyre, mandej edhe mund të shtohet aq sa bëhet kufër të cilin nuk e mohon askush.

Disa muslimanë i ka mashtruar shejtani e ata zgjerohen në këtë aspekt dhe blejnë dhurata, i veshin fëmijët, harxhojnë pasuri, janë të gëzuar dhe këmbejnë urime, ashtu që kjo është bërë sikur të ishte festë e muslimanëve. Jo! Por, ajo ka dominuar në shpirtrat e tyre dhe është bërë më e bukur se festa të cilën e ka bërë të ligjshme All-llahu i Lartësuar, me gojën e krijesës më të mirë Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

E pesta: Imitimi i kafirave në festimin e festave i gëzon kafirat për atë që e kanë. Kur t’i shohin muslimanët duke pasuar rrugën e tyre, u rritet zemra dhe i nënçmojnë muslimanët. E kjo u është mundësuar, për fat të keq në ditët tona siç mund të vërehet.

E gjashta: Prej asaj që e bëjnë kafirat nëpër festat e tyre, ka kufër, ka haram, ka edhe gjëra të lejuara, ndërsa këto s’mund t’i dallojë një pjesë e madhe e popullit. Kjo shpie t’i lejojnë edhe punët e kufrit dhe i quajnë ose punë të pëlqyera ose harame.

E shtata: Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre si dhe imitimi i tyre i shpie muslimanët t’i marrin sjelljet dhe veset e tyre, sepse imitimi dhe bashkëveprimi i tyre në punët e dukshme ka gjurmë të qarta në pajtimin e brendësisë shpirtërore edhe pse në një mënyrë graduale të fshehtë.

E teta: Imitimi dhe bashkimi me kafirat në festat e tyre (e këto janë punë të dukshme), trashëgon njëfarë dashurie dhe miqësi ndaj tyre në brendësi, sikur që trashëgon përgjasimi në punë të jashtme. Kështu është në punët e dunjasë, e kur është fjala për çështjet fetare siç është edhe kremtimi i festave të tyre, atëherë dashuria dhe miqësia bëhet edhe më e madhe dhe më e fortë. Dihet shumë mirë, se dashja e kafirave dhe miqësimi me ta kundërshton dhe mohon imanin (besimin).

Gjëra që duhet t’i dijë çdo musliman

1) Asnjërit prej muslimanëve nuk i lejohet ta festojë Vitin e Ri, dhe të marrë pjesë me kafirat dhe t’i pasojë ata në veprat e tyre, pa marrë parasysh se si i quajnë ata këto vepra.

2) Ajo që është e caktuar për muslimanët është se ata, në marrëdhëniet mes vete, duhet ta përdorin kalendarin islam i cili llogaritet me muajt hënor dhe të lirohen nga kjo mbërtheckë e pasimit të perëndimorëve, siç është përdorimi i kalendarit Gregorian

3) Fetë tjera, lidhur me mijëvjetorëshet kanë besime fetare, epilog i të cilave është ardhja e një Mesihu prej mesit të tyre, i cili do të dalë dhe do t’i udhëheq ata që ta sundojnë botën, e ne muslimanët besojmë se Mesihu i vërtetë është Isa [alejhis-selam], biri i Merjemes, i cili do të zbresë në tokë kur t’i lejojë All-llahu dhe se ai do të gjykojë me ligjin islam dhe do t’ua mohojë të krishterëve besimet e tyre të kota dhe çdo gjë që ata pretendojnë

4) Atë që besojnë disa njerëz se viti 2001, është vit i konflikteve ose fundi i botës, ose se ai vit ka veçori që nuk i ka ndonjë vit tjetër, të gjitha këto s’kanë bazë të vërtetë, por ato janë vetëm bestytni dhe pretendime.

5) Bashkimi me kafirat në festimet e tyre është i ndaluar rreptësisht, mandej ndodh që ky bashkim në disa forma ta nxjerr njeriun nga feja islame. Duhet ditur se të gjitha llojet e pjesëmarrjes dhe bashkimit janë të ndaluara qoftë ajo ndejtje me ta, shkuarje në shtetet e tyre apo përgatitje e ushqimeve etj.

6) Pjesëmarrja me kafirat në festimet e tyre ndikon keq te muslimani në fenë dhe jetën e tij. Prandaj mos u mashtroni me fjalë të ëmbëla dhe lajka.

Borxh i muslimanëve është që t’i frikohen All-llahut e të largohen nga bashkëudhëtimi me kafirat nëpër gjëra të kota, të mos i mashtrojë jeta e kësaj bote dhe bukuritë e saja të rrejshme, të përforcohen në fenë e vet të plotë, pasi që i ka udhëzuar All-llahu dhe të frikohen se mos u devijohen zemrat, se pas devijimit nuk udhëzohen më. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: ” prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.” (Nur, 63)

Ky ajet u kërcënohet atyre që e kundërshtojnë rrugën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ligjin e tij, sepse nëse e bëjnë atë mund t’i godas, e ai është kufri ose nifaku, ose mund t’i godas dënim i idhët në dunja ose në ahiret apo në të dyja.

Vetëm prej All-llahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e All-llahut dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Adaptuar nga “Kush e feston vitin e ri”

Redaktor: Ramadan Ramadani

Përpiloi: Agim Beqiri

Agim Beqiri,
29.12.2000