Porosi për muajin Ramadan

Është duke na ardhur një musafir i ndershmë dhe me vlerë. Muaj i bekuar, me të cilin na vjen çdo e mirë. Muaj i cili na vjen me bereqete dhe devotshmëri, me mëshirë dhe pastërti.

Është muaji i Kur’anit, namazit, agjërimit; muaj i bamirësisë, lëmoshës dhe shpëtimit nga zjari i xhehenemit.

Është muaj i Ramadanit:

“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni”. (El-Bekare: 185).

Më lejoni që sot të bisedojmë në këtë temë me titull “Porosi për muajin e Ramazanit”.

– Porosia e parë: Mos e privo vetveten nga Mëshira e madhe e All-llahut në këtë muaj të nderuar.

Njeriu i pafat është ai i cili privohet nga të mirat ë këtij muaji.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit”, kurse në transmetimin tjetër qëndron: “Hapen dyert e mëshirës”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në një hadith tjetër të vërtetë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, muaj i bekuar, All-llahu ua ka obliguar agjërimin e tij. Në këtë muaj happen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen me pranga shejtanët e inatosur. Në këtë muaj All-llahu e ka një ditë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga të mirat e saja, ai është i privuari”. (Hadithi është hasen. Transmeton Nesaiu dhe Bejhakiu.

Në hadithin të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] transmeton nga All-llahu, i Cili thotë:

“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj!”.

“Dhe, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muahmmedit, aroma e pakëndshme që del nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se sa era e miskut. Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për shpërblimin)”.

“Pejgamberi [sal-lellahu alejhi ve sel-lem] thotë: Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri në shtatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak se njeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma e miskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhe tjetri kur ta takojë Zotin e vet”.

Mundohu që të largohesh nga çdo gjë që të largon prej shfrytëzimit sa ma të mirë të këtij muaji, që të largon nga veprat e mira, të cilat të dërgojnë rrugës së xhennetit dhe rrugës së mëshirës së Mëshirmadhit.

– Porosia e dytë: Pendohu te All-llahu.

Deri kurrë do të sillemi me neglizhencë ndaj mëkateve që i bëjmë, deri kurrë do ta harojmë All-llahun, deri kurrë do të vazhdojmë në gabime dhe mëkate.

All-llahu i Lartësuar thotë:

“O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Et-Tahrim: 8).

Poeti thotë:

Lëre atë që ka kaluar në kohën e rinisë

Përkujtoj mëkatet dhe qaji, o mëkatar

Nuk të kanë haruar dy melekët, kur ti i harove

Ato i kanë shkruar këto vepra, kur ti lozë dhe je në haresë

Shpirti është emanet te ti, patjetër do ta kthesh

Kurse mashtrimi i kësaj bote është gjë që do ta lësh

Pendohu te All-llahu për mëkatet që i ke bërë, ktheju Zotit që të ka krijuar, kërko prej Tij mëshirën e Tij, mos u trego kryenaltë, mposhtu para All-llahut dhe Atij nënshtroju.

Në esencë teube do të thotë kthim, ti kthehesh Zotit, të ikish prej mëkateve dhe të kthehesh në vepra të mira, në vepra që e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala].

Ktheju Zotit, mos u dëshpëro, pa marë para sysh sa ke gabuar, ktheju Zotit, sepse mëshira e Tij është shumë më e amdhe sesa gabimet tuaja.

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Zoti ka thënë:

“Biri i Ademit, nëse më lutesh dhe më shpreson do t’i fali mëkatet sado që janë. Biri i Ademit, nëse arrinë mëkatet e tuaja kupen e qiellit, e kërkon prej Meje falje, Unë t’i fali, biri i Ademit, nëse vjen me mëkate sa toka, e nuk më bënë ortak, unë do të vijë me aq falje”.

Ktheju Zotit, sepse Ai gëzohet me këtë vepër, pendohu te Zotit, fiton pëlqimin e Tij.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu ma shumë gëzohet më teuben e besimtarit sesa njeriu i cili gjindet me devenë e tij në shkretëtirë dhe i ikë deveja, në të cilën gjindet ushqimi, u dëshpërua dhe erdhi nën hije të një druri që të pushon. Në këtë gjendje i erdhi deveja, e e mori i gëzuar”.

Kush je ti që të gëzohet Zoti me pendimin tënd, Mëshira e Tij e madhe shkakton gëzim te Ai me pendimin e besimtarëve.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se:

“All-llahu [subhanehu ve teala] zgjatë Dorën e Tij gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës dhe e zgjatë Dorën e Tij gjatë natës që të pendohet ai që bënë mëkate gjatë ditës”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: kush më lutet që t’i përgjigjem, kush kërkon falje, t’ja fali dhe kush pendohet t’ia pranojë pendimin”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pendimi nuk plotësohet përderisa nuk i plotëson tre kushte:

1- Të ndiesh keqardhje për bërjen e këtyre mëkateve,

2- ta lëshë mëkatin,

3- të vendosish që mos të kthehesh në atë mëkat,

– Porosia e tretë: Kujdesu për namazin.

Nëse dëshiron që agjërimi ytë të jetë i pranuar te All-llahu, kujdesu për namazin. Sepse namazi është shtylla kryesore e fesë, pa këtë shtyllë nuk ngritet godina e Islamit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Islami ngritet mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, falja e namazit, dhënja e zekatit, agjërimi dhe kryerja e haxhit”. (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë”. (Et-Teube: 11).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Gjëja kryesore është islami, shtylla kryesore është namazi, kurse kulmi i Islamit është xhihadi në rrugë të All-llahut”. (Hadithi është sahih).

Namazi është gjëja kryesore në Islam, pas shehadetit, është binak i shumë ibadeteve, është nëna e ibadeteve, është urdhëri i All-llahut, porosia e fundit e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], është pasqyrë e veprave të muslimanit, shenjë e madhërimit të fesë në zemër të besimtarit, është shtylla e krejt feve qiellore, është simbol i vendit islam, është besim, është denoncim nga nifaku, është rruga e besimtarëve, simbol i grupit të shpëtuar dhe miqve të All-llahut, është ibadet i përbashkët i mbarë krijesave, vepra më e mirë, mënyra më e mirë për t’iu afruar All-llahut, shkollë morale, është qetësi, rehati dhe kënaqësi, është dritë dhe argument, është dhuratë hyjnore, është falënderim ndaj dhuntive të All-llahut, është mllefosje e shejtanit dhe ushtarëve të tij, çlirim i njerëzimit, të pengon nga veprat e këqija dhe epshet, t’i shlyen mëkatet dhe t’i asgjëson, është strehimore e besimtarit në vështirësi, është mburojë dhe mbrojtje, ta sjell rizkun, është fillimi dhe mbarimi i Islamit, është shkak i fitores dhe ngadhnjimit në dunja dhe ahiret, shpëtim prej denimit të varit, është shpresa e të vdekurve dhe të denuarëve, shpëtim nga denimi i Zotit, shkak për tu ngritë gradat, të mundëson ta shohish Zotin në xhennet, është çelësi i udhëzimit, etj. Kurse lënja e sajë është mosbesim, prej mëkateve më të mëdha, është dyftyrësi, është errësirë dhe shkatërrim në dunja dhe ahiret, është shkak për përfundim të keq, shkak për tu denuar në var, është simbol i banorëve të xhehenemit, shkak që të fundoset njeriu në epshe, është fatëkeqësi dhe bela, i mundëson shejtanit ta ngërthen, është tradhëti e emanetit dhe meriton denimin e All-llahut në dy botërat.

– Porosia e katërt: lexo sa ma tepër Kur’an në këtë muaj sepse është prej ibadeteve më të mëdha.

Gjeneratat e para të muslimanëve, kur hynte muaji i Ramazanit, pjesën më të madhe të kohës e shfrytëzonin në leximin e Kur’anit, saqë Zuhriu thoshtë: “Kur të hyjë muaji i Ramazanit duhet lexuar Kur’an dhe duhet dhënë ushqim”. Kurse Imam Maliku kur hynte muaji i Ramazanit, e linte leximin e haditheve dhe i përkushtohej leximit të Kur’anit. Saqë shumica e tyre e lexonin krejt Kur’anin në çdo tre ditë.

Lexo Kur’an në këtë muaj sepse ka vlerë të madhe te All-llahu. Transmeton imam Muslimi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Lexoni Kur’an se vjen si ndërmjetësues për ju në Ditë të Kijametit”.

Kurse Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush e lexon një shkronjë të Kur’anit ka një shpërblim, i cili dhjetfishohet. Nuk jam duke thënë se eliflammimi është një shkronjë, por elifi është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë”. (Hadihti është sahih).

Leximi i Kur’anit është lëmia ku duhet të bëjnë gara muslimanët mes vehte, kush do të jetë ai që më së shumti do të lexon Kur’an. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nuk ka zili, përveç se në dy gjëra: njeriut që All-llahu i ka dhënë Kur’an, dhe ky e lexon gjatë ditës dhe natës dhe njeriut që All-llahu i ka dhënë pasuri, i cili e shpenzon gjatë ditës dhe natës”. (Buhariu dhe Muslimi).

– Porosia e pestë: shpenzo sa ma tepër dhe jep lëmoshë- sadaka në këtë muaj.

Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeri bujar, kurse më bujar ishte në Ramazan.

Për këtë mos nguro, mos u bën koprac, shpenzo dhe jep lëmoshë, sepse çdo ditë që të vjen dy melek thonë:

“All-llahu ynë jepi pasuri nëse shpenzojnë dhe mos i jep atij që nuk shpenzon”. (Buhariu dhe Muslimi).

Jepu të varfurve, atyreve që s’kanë, tregohuni solidar mes vehte, të futet dashuria mes jushë dhe të vjen mëshira e Zotit.

Në fund mund të themi:

Tani jemi duke folur për afrimin e këtij muaji, ky muaj do të vjen, mvarët prej nesh se si do ta shfrytëzojmë dhe së shpëjti do të themi, kaloi ky muaj, edhe All-llahu e di se a do ta arrijmë edhe muajin e ardhshëm të Ramazanit, vallë si do ta kalojmë këtë muaj dhe si do ta shfrytëzojmë këtë muaj.

Duhet të mundohemi që të shfrytëzojmë maksimalisht dhuratat që na i jep Zoti, sepse nuk dihet se a do të kemi jetë që ti arrijmë edhe dhuratat tjera. Sa e sa shokë i kemi pasur vjet, kurse sivjet nuk janë në radhët tona. Duhet punuar para se të na vjen vdekja, sepse atëherë do të themi:

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen”. (El-Muminun: 99-100).

Mirëpo në këtë moment nuk do të bënë dobi ky përkujtim sepse ka kaluar afati i kohës së punës, tani është kohë e llogarisë dhe denimit e jo e veprave dhe punës.

Atë ditë nuk të bënë dobi as pasuria e as autoriteti që ke pasur në dunja, nuk të bënë dobi as farefisi e as fëmijët, as shokët e as miqtë, përveç veprave tuaja të mira.

“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”. (Esh-Shuara: 88-89).

“Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja”. (El-Hakka: 28-29).

“E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet”. (Abbese: 33-37).

Tregohet se Harun Reshidi, kur është shtrirë në shtratin e vdekjes, ky njeri i cili ku ishte i fuqishëm dhe në pushtet thoshte: oj ti re, shko ku të duash dhe lësho shiun sepse haraxhi i asaj toke do të vjen te unë. Kur i erdhi vdekja, kur u shtri në shtartin e vdekjes, kërkoi ta shohë varin ku do të varoset, kur e dërguan atje, qau dhe tha:

“Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja”. E ngriti kokën nga qielli dhe qau gjatë, pastaj tha: o Ti që nuk largohet prej teje pushteti, mëshiro ate që i ka shkuar pushteti. Shpirti im, erdhi koha e udhëtimit, të është afruar momenti i rëndësishëm, bëhu gati, mos të të mashtrojë shpresa e madhe sepse do të shkosh në një vend, ku miku mikun e haron, do të ngarkohesh me gjera të rënda. Të gjith ne do të shfarohemi, nuk mbetet as krenari e as i mposhturi.

Duhet t’i kthehemi Zotit, sepse sa do që të jetë kjo botë e gjatë është afatshkurte, sado që është e madhe, është e pavlerë, nata sado që të jetë e gjatë, mëngjesi gjithsesi do të vjen dhe jeta sado që është e gjatë, patjetër duhet të hymë në dhe. Kjo është realiteti më i madh në këtë ekzistencë, të cilës duhet t’i nënshtrohen me vullnet ose pa vullnet, mëkatarat dhe bëmirësit, pejgamberët dhe mbretërit. Është realitet, i cili i pëshpërit secilit njeri në vesh, secilit njeri që kupton: vetëm All-llahu është Ai që mbetet përherë.

“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Er-Rahman: 26-27).

E lusim All-llahu që të na mundësojë ta shfrytëzojmë këtë muajë maksimalisht në vera që e kënaqin All-llahun, në agjërim dhe namaz, në sadaka dhe lëmoshë. All-llahu ynë, i pranojmë mëkatet dhe dobësitë tona, andaj na i fal dhe mbulo. Largo prej nesh brengat dhe mërzitë. Largo prej nesh fatkeqësitë dhe vështirësitë. All-llahu ynë na mëshiro dhe na beko. All-llahu ynë na pasuro me hallall dhe repsekte ndaj Teje, e na bënë të panevojshëm për haram dhe na bënë të panevojshëm prej tjerëve përveç Teje. All-llahu ynë, Ty ta paraqesim dobësinë e fuqisë sonë, pamundësinë tonë, mosvlerësimin tonë nga ana e njerëzve, O i Mëshirshëm, Ti je Zoti i të dobtive dhe të shtypurve, Ti je Hyjnia jonë. Në duar të kujt na le, në duar të armikut që na sulmon ose në duar të mikut që na injoron, nëse Ti nuk je i mllefosur në ne, ne nuk brengosemi. Të lutemi me Dritën e Fytyrës Tënde, e cila i ka ndriçuar erësirat dhe me të cilën janë përmisuar gjërat e kësaj bote, që mos ta zbresish hidhërimin Tënd mbi ne, Ty të takon lavdërimi derisa të kënaqesh. Amin.

Bekir Halimi,
4.12.2000