Pastërtia në islam

Shumë herë dëgjojmë njerëzit duke folur për pastërtinë, nevojën për te dhe se ajo paraqet nivelin e civilizimit dhe vetëdijës së një populli.

Njerëzit shpesh herë tregojnë se si në perendim ka pastërti, kurse këtu te ne mungon një gjë e tillë.

Madje në kohë ne fundit këto tema edhe bisedohen dhe inicohen në shumë programe kontaktive, mirëpo jo edhe aq japin rezultate.

Bisedë pas bisede, muhabet pas muhabeti që pa dyshim na tregojnë për ekzistimin e këtij problemi dhe nevojën е zgjedhjes së tij.

Dorën në zemër, ky problem nuk do të ishte i pranishëm në mesin tonë nëse ne, muslimanët shqiptar, do ti përmbaheshim rregullave që na i ka sjellur Islami.

Nga t’ia nisim

Ska dyshim se fillimi i çdo ndryshimi fillon nga vetëdija jonë, andaj duhet tu sqarojmë besimtarëve musliman rëndësinë që i jep islami pastërtisë, asaj shpirtërore, si më kryesore, pastaj asaj fizike, asaj individuale, asaj kolektive dhe asaj shoqërore.

Pas kësaj faze vjen faza e praktikimit të këtyre mësimeve dhe njohurive në praksën tonë të përditshme, duke filluar nga hoxhallarët, profesorët, mësuesit, pedagogët, e pastaj nga masa e gjërë.

Shtresa e cila shumë herë lakmon që të paraqitet si elita e popullit, kremi i shoqërisë, avangarda e një kombi, ata duhet të japin shembullin në këtë drejtim dhe pas tyre të ecë edhe e mbarë shoqëria.

Duhet bërë kampanjë të madhe dhe propagandë gjigante që tua mbjellim njerëzve në mendje dhe tua ngulasim në shpirt këto domethënie dhe nocione, e sidomos brezit të rinjë dhe fëmijëve.

Këto kampanja duhet të ngërthejnë në vete programe televizive, programe shkollore, akcione shoqërore, aktivitete studentore, tryeza të rumbullakëta, ligjerata fetare, etj., me të vetmin qëllim edukimin e brezave të rinjë dhe pajisjen e tyre me vetëdije të lartë mbi pastërtinë dhe kulturë të pastërtisë.

Qëndrimi i Islamit ndaj pastërtisë

Islami i ka kushtuar rëndësi të madhe pastërtisë dhe argumentet që flasin në këtë drejtim janë të shumta dhe të qarta. Ndoshta prej argumenteve më të dukshme në këtë drejtim është fakti se pastërtinë All-llahu, xhel-le shanuhu, e ka bërë çelës dhe rrugë deri te shtylla më e rëndësishme e Islamit, e ajo është namazi. Namazi, ky adhurim dhe obligim shumë i rëndësishëm nuk pranohet prej njeriut pa u pastruar, pa e pastruar trupin, rrobat dhe vendin, të cilat konsiderohen burimi kryesor i bakterieve dhe përhapjes së sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme.

Abdesti është kusht i namazit dhe me te njeriu i pastron gjymtyrët e tija të cilat zakonisht i ekspozohen pluhurit dhe ndytësirave më shumë se pjesët tjera të trupit.

Me plotësimin e këtyre kushteve namazi është valid dhe arrihet pastërtia.

Argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti e vërtetojnë këtë gjë.

Ajetet që flasin për pastërtinë

Nëse e shfletojmë Kur’anin do të gjejmë shumë ajete që flasin për pastërtinë, mirëpo prej tyre do ti zgjedhim këto në vijim:

1- “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! “. (El-Maide: 6).

2- ” aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit”. (Et-Teube: 108).

3- “All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).

4- ” ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, “. (El-Enfal: 11).

5- “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi!”. (El-Mudethir: 1-4).

All-llahu, azze ve xhel-le, ua ka ndaluar njerëzve ta papastërt që të hyjnë në xhamia, duke thënë:

6- “vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë…”. (Et-Teube: 28).

7- “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), “. (El-A’raf: 31).

Kështu në Kur’an është përsëritur shumë herë rëndësia e pastërtisë për të treguar vlerën që ka pastërtia në Islam dhe tek besimtarët.

Hadithet që flasin për pastërtinë

Transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Pastërtia është gjysma e besimit”.

Kurse Imam Taberaniu, rahimehull-llah, transmeton nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ka thënë:

“Pastroni trupin tuaj që t’ju pastroj All-llahu”. (Hasen).

Islami nuk është mjaftuar vetëm me pastrimin individual, por i ka dhënë rëndësi edhe pastrimit kolektiv.

Si shembull në këtë drejtim do të sjellim hadithin që transmeton Imam Muslimi nga Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Ka ndaluar urinosjen në ujin që nuk rrjedh”.

Shkenca më vonë ka sqaruar se përhapja e shumë sëmundjeve ngjitëse siç është kolera, tifozi, paraliza e fëmijëve, ndezja e mëlqisë, etj, barten nëpërmjet ujit dhe në te jetojnë, andaj urdhëri për kujdes ndaj ujit, mes tjerash, e bart edhe këtë domethënie.

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Mos të urinos askush në ujin e përhershëm, i cili nuk rrjedh e pastaj të lahet në te”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kurse në transmetimin e Imam Muslimit qëndron:

“Mos të lahet askush prej jush në ujë të palëvizshëm duke qenë xhunub”.

Sa i përket pastrimit dhe edukimit tonë në pastërti është edhe hadithi që e transmeton Tajalasiu me sened hasen nga Sadi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Pastroni oboret tuaja, sepse çifutët nuk i pastrojnë oboret”. (Hasen).

Me këtë hadith stimulohemi që përpos pastrimit fizik dhe trupor, duhet kujdesur edhe për pastërtinë e rrugës, oborit, lagjes, e kështu me rradhë.

“Pështyerja në xhami është gabim e shlyerja e këtij gabimi është futja në dhe”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo është thënë atëherë kur në xhamia nuk ka patur qilima, kurse tash që ka qilima, shlyerja e këtij gabimi ndodh duke e pastruar vendin ku ka rënë ndonjë ndytësirë.

Jo rastësisht Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka bërë largimin e pengesave dhe ndytësirave nga rruga argument të besimit, duke thënë:

“Largimi i pengesës (ndytësirës) është prej besimit”. (Buhariu).

Pastrimi i rrobave është pjesë e pastërtisë në Islam.

Në këtë drejtim shiko ajete e sures Mudethir dhe hadithin ku Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Secili prej jush duhet të ketë dy pakë roba përpos robave të punës për ditën e xhuma”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Për këtë nëse në robat tona bie ndytësirë, ajo duhet pastruar përndryshe ai namaz që e kemi falur me ato roba nuk do të jetë valid.

Dijetarët kanë rënë në ujdi se uji në të cilin bie ndytësira dhe e ndryshon ngjyrën, shijen apo aromën, ai ujë është i papastër. (Shiko: “Nejlul-Evtar”, 1/ 28).

Pra, këto hadithe e shtyjnë muslimanin që vazhdimisht të kujdeset për robat e tija dhe të mbrohet nga ndytësirat dhe papastërtitë.

Islami na mëson që të kujdesemi edhe për pastrimin e gojës.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Po mos ti vinte rëndë umetit tim do ti urdhëroja të përdorin misvakun për çdo namaz”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibni Abasi, radijall-llahu anhu, ka thënë:

“Aq shumë urdhëroheshim për përdorim të misvakut, saqë kujtuam se do të zbret Kur’an që të flet për këtë çeshtje”. (Ibën Ebi Shejbe).

Islami na mëson pastrimin edhe të vendeve ku zakonisht u vjen era e keqe, gjë për të cilën ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Pesë gjëra janë nga natyraliteti: synetimi, rruajtja e vendeve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, shkulja e qimeve të nënsjetullave dhe prerja e thonjve”. (Buhariu dhe Muslimi).

Me realizimin e këtyre mësimeve pejgamberike plotësohen kushtet e pastrimit trupor.

Islami na mëson që të ruhemi edhe nga stërpikat e urinës gjatë urinosjes, pasiqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë për dy njerëz:

“Këta nuk denohen për gjëra të mëdha sipas njerëzve, mirëpo ato janë të mëdha te All-llahu: njëri nuk kujdesej për stërpikat e urinës, kurse tjetri i barte fjalët mes njerëzve”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pastërtia fizike në Islam ka edhe një segment tjetër, të cilin nëse e kuptojmë, kjo na ndihmon për të kuptuar vlerën e pastërtisë sipas këndvështrimit islam.

Kur na urdhëron All-llahu në pastërti dhe kur besimtarët këtë urdhër e pranojnë duke thënë ‘dëgjuam dhe respektuam’, me këtë gjest ata e pastrojnë edhe shpirtin e tyre. Pra e zbatojnë një urdhër me të cilin e kënaqin All-llahun, All-llahu për shkak të kësaj vepre ua plotëson begatitë dhe dhuntitë dhe ua fisnikëron edhe më shumë shpirtin e tyre dhe ngriten lart në horizontin e pastërtisë dhe nurit. Kjo te ata shkakton qetësi, rehati dhe disponim, të cilin nuk mund tia sjellin tërë kokrat kimike të botës.

Pastrimi pas kryerjes së nevojës

All-llahu, subhanehu ve teala, e ka programuar njeriun që të zbraz zorët dhe fshikën e ujit nga bajga dhe urina dhe gjërave tjera të panevojshme për trupin e njeriut që të mbetet trupi i njeriut i pastër dhe i aftë për t’i kryer detyrat e natyrshme që i ka.

Pas kryerjes së kësaj procedure muslimani është i obliguar që të pastron vendet e turpshme me ujë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Pastronu nga urinosja sepse mbarë denimi i varrit është nga ky gabim”. (Buhariu dhe Muslimi).

Mjekësia na tregon se kjo procedurë na sjell dobi të mëdha mjekësore dhe preventive. Sipas mjekësisë pastrimi i këtyre vendeve pas kryerjes së nevojës e mbron organin gjenital nga ndezja, e cila vjen si rezultat i grumbullimit të mikrobeve, sidomos te ata që janë të sëmurë me sëmudnjen e sheqerit. Urina e këtij njeriu ka sasi të mëdha të sheqerit dhe mbetja e pikave të kësaj urine në organin gjenital ndihmon që të fiton ndezje dhe qelbosje, kurse nëpërmjet marëdhënieve intime kjo sëmundje kalon edhe të bashkëshorteja dhe mund të shkakton sterilitet të plotë te ajo.

Ajo që duhet të përmendet në këtë rast është edhe urtësia e përdorimit të dorës së majtë gjatë pastrimit pas kryerjes së nevojës.

Zakonisht njerëzit e përdorin dorën e djathtë për ngrënie dhe pirje dhe për punët tjera, andaj duke e përdorur dorën e majtë për pastrim, mbetet dora e djathtë e pastër.

Disa njerëz habiten me rëndësinë e madhe që i ka dhënë Islami këtyre gjërave, mirëpo nuk ka vend për habi për ata njerëz që ia dinë vlerën kësaj feje dhe për ata që besojnë se kjo fe të cilën All-llahu e ka plotësuar dhe e ka bërë rrugë të cilën duhet ta pasojnë deri në Ditën e Kijametit, u sjell besimtarëve vetëm mirësi.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

” Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. “. (El-Maide: 3).

Një ndodhi në Angli

Në vitin 1963 në Angli u përhap me të madhe sëmundja ethet tofoje (tifoidi) dhe shkaktoi një panikë të madhe në mesin e qytetarëve.

Ata u munduan në të gjitha mënyrat që ta ndalin këtë sëmundje mirëpo nuk gjetën mënyrë tjetër për ta ndalur këtë sëmundje përpos duke i informuar të gjith njerëzit që mos të përdorin letër në toalete dhe ta zëvendësojnë këtë veprim me përodrim të ujit për pastrim dhe kjo do ta ndalon përhapjen e kësaj sëmundje infektuese.

Njerëzit iu përgjigjën kësaj kërkese dhe për habi u ndërpre përhapja e kësaj sëmundjeje. Njerëzit me këtë rast e mësuan edhe një shprehi të re dhe filluan të përdorin ujin për pastrim në vend të letrave.

Mjafton fakti se këtë vepër muslimanët e përdorin një mijë e katërqind vite më herët, jo për shkak të ndonjë sëmundjeje por sepse All-llahu, Krijuesi i sëmundjeve, i ka mësuar në çdo gjë që u sjell dobi dhe shëndet, kurse muslimanët kanë thënë: ‘dëgjuam dhe respektuam’:

“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë”. (El-Mulk: 14).

Gusli – larja

Islami ka caktuar më shumë se shtatëmbëdhjet larje, kurse kjo e bën muslimanin të dalluar në këtë rrafsh.

All-llahu, xhel-le shanuhu, ka caktuar guslin, larjen e tërë trupit në shumë raste, siç është në ditën e xhuma, në ditën e bajramit, pas ejakulimi, pas marëdhënieve intime, me hyrjen e dikujt në Islam, etj.

Ky rasti i fundit mjafton si argument për të treguar se çfarë rëndësie i jep Islami pastrimit.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

“O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. “. (En-Nisa: 43).

All-llahu, xhel-le shanuhu, e urdhëron Ejubin, alejhisselam, duke i thënë:

“Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi”. (Sad: 42).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Secili musliman e ka obligim që të lahet për çdo javë, të lan kokën dhe trupin”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Obligohet të lahet secili i moshërritur në ditën e Xhuma, të përdor misvakun dhe të parfymoset aq sa mundet”. (Muslimi).

Njeriu gjatë historisë ka zbuluar rëndësinë e madhe që ka pastrimi i trupit të tij dhe me larje ka shëruar shumë sëmundje, mirëpo gjat historisë nuk është njohur asnjë popull që e ka organizuar aq mirë këtë gjë sikurse forma me të cilën All-llahu e ka nderuar këtë umet.

Urtësia e kësaj qëndron në faktin se larja e ripërtërinë aktivitetin e njeriut psiko-fizikisht, e pastron dhe e transferon në gjendjen më të mirë psiko-fizike.

Abdesti është arma e besimtarit

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni”. (El-Maide: 6).

Abdesti nuk është vetëm pastrim i gjymtyrëve, nuk është vetëm pastrim i trupit pesë herë në ditë, por ka edhe ndikim psikologjik dhe ngritje shpirtërore, gjë të cilën e ndien muslimani pas abdestit dhe këto ndjenja janë më të mëdha se sa mund ti tregon me shprehjet e veta.

Abdesti ka një rol të madh në jetën e muslimanit, ai e mban besimtarin vazhdimisht të zgjuar, të gjallë dhe të shndërritshëm.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ai që mer abdest mirë i dalin mëkatet nga trupi derisa ti dalin edhe ato që i ka nën thonjë”. (Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ai që mer abdest mirë, pastaj ngritet për të shkuar në namazin obligativ dhe e fal me Imam i flaen mëkatet”. (Sahih, Ibën Huzejmeja).

Sekretet e abdestit

Ska dyshim se larja e gjymtyrëve që vazhdimisht pluhurosen është shumë i rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Trupi i njeriut gjatë ditë si eksponohet miliona mikrobave dhe ato vazhdimisht e sulmojnë trupin e njeriut nëpërmjet pjesëve të zbuluara të trupit, mirëpo gjat abdestit befasohen këto mikrobe me një pastrim total të lëkurës së pjesëve të zbuluara, sidomos me fërkimin e mirë dhe marjen e abdestit ashtu si duhet. Kështuqë pas abdestit nuk mbetet asnjë gjurmë e llomit apo mikrobeve në trupin e njeriut.

– Pastrimi i gojës na i sjel këto dobi:

E mbron gojën, fytin, fëlqinë nga ndezja dhe qelbosja. I pastron dhëmbët nga mbeturinat e ushqimit. I forcon disa muskuj të fytyrës, ia ruan fytyrës shkëlqimin, i jep njeriut qetësi psiqike, etj.

– Shpërlarja e hundës e pastron hundën nga mikrobet dhe bakteriet e ndryshme që gjejnë vend të përshtatshëm në zbrazëtirat e hundës dhe me këtë e mbron trupin nga depërtimi i mikrobeve nga hunda në pjesët tjera të organeve të njeriut.

– Larja e fytyrës dhe duarve i largon mikrobet, e largon djersën, e pastron lëkurën nga yndyrat që i nxjer lëkura, etj.

– Larja e këmbëve me fërkim të mirë i jep njeriut ndjenja të qetësisë dhe rehatisë, sepse në këmbë kryqëzohen mbarë organizmat e njeriut, andaj njeriu gjat larjes së këmbëve me fërkim është i barabartë me njeriun që ka shkuar tu bëjë masazhë secilit organ të trupit të tij.

– Shkenca tregon se qarkullimi i gjakut në esktremitetet, duart dhe këmbët, është më i dobët për shkak të largësisë nga qendra organizuese e qarkullimit të gjakut që është zemra, andaj me larjen e këtyre gjymtyrëve dhe fërkimit të tyre e forcon qarkullimin e gjakut dhe kjo vepër pa dyshim se e shton aktivitetin e trupit të njeriut dhe i jep gjallëri.

Është vërtetuar shkenctarisht se rezet e diellit, sidomos ato ultravjollcë, ndikojnë në krijimin e kancerit të lëkurës, mirëpo ky ndikim pakësohet me të madhe me marje abdest rregullisht, sepse në këtë formë vazhdimisht i jep lagështi lëkurës, sidomos pjesëve që janë të eksponuara rezeve të diellit dhe me këtë u ndihmohet qelizave të shtresave sipërfaqësore dhe të brendshme të lëkurës që të mbrohen nga gjurmët e dëmshme të rezeve.

Rëndësia e patërtisë sipas zbulimeve shkencore

Më herët nuk ka qenë i njohur ekzistimi i mikrobeve derisa njeriu e zbuloi mikroskopin, kurse kjo ka ndodhur në shekullin e tetëmbëdhjetë.

Mikrobiollogët ka vërtetuar se ekziston një numër i hatashëm i mikrobeve në një centimetër katror në vendet e zbuluara të trupit. Sipas tyre në një centimetër katror ka prej 1-5 milion mikrobe.

Mikrobet vazhdimisht shtohen dhe për tu liruar prej tyre duhet larë vazhdimsht lëkurën, kurse kjo vepër realizohet duke marë abdest, një adhurim me të cilin na ka urdhëruar All-llahu, subhanehu ve teala, dhe na ka stimuluar në te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pasiqë abdesti është një vepër që përsëritet disa herë gjatë ditës.

Shkenctarët për tua bërë të qartë njerëzve se sa mikrobe dhe bakterie ka në lëkurën e njeriut dhe konfliktet që janë mes tyre i kanë krahasuar me ruzullin tokësor dhe konfliktet e njerëzve që ndodhin mbi te.

Ata thonë se me një larje njeriu largon nga trupi i tij më shumë se dy qind milion mikrobe.

Mikrobet vazhdimisht shtohen andaj duhet të eliminohen vazhdimisht dhe në mënyrë të rregullt që të mbeten pak në numër që të ketë mundësi trupi i njeriut të ballafaqohet me ta. Këtë rol edhe e luan gusli dhe abdesti.

Për shembull, vetëm në gojë gjinden llojlloj mikrobesh dhe bakteriesh që janë më shumë se një qind lloj, kurse arrinë deri në pesë miliard mikrobe në një milimetër katror. Këto mikrobe ushqehen nga mbeturinat e ushqimit mes dhëmbëve, shtimi dhe zhvillimi i tyre prodhojnë thartësira dhe prodhime të shumta që ndikojnë në gojën, erën e gojës, ngjyrën e dhëmbëve dhe punën e tyre, andaj nëse nuk largohen disa herë në dirë, ato shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e nofullës.

Zbulimet shkencore na e sqarojnë rëndësinë e zbatimit të mësimeve islame dhe neglizhimi i tyre i sjell pasojat negative.

Mos shkurtimi i thonjve i sjell shumë sëmundje, sepse nën thonjë grumbullohen miliona bakterie që luajnë një rol shumë të madh në bartjen e sëmundjeve.

Mosruajtja e qimeve të nënsjetullave është shkak për përhapjen e morrave të nënsjetullave që përhapet me të madhe ne Europë.

Një gram i bajgës së njeriut ka më shumë se një qind miliard mikrobe dhe kanë ndikim shumë të madh në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse nëse lihen vend pa vend.

Mrekullia shkencore në rregullat e pastërtisë

Aspektet e mrekullisë shkencore të Kur’anit dhe Sunnetit gjatë ligjësimit të pastërtisë del në shesh në këto forma:

1- Prej sekreteve të medicinës preventive në Islam është se pastërtinë e ka caktuar si adhurim dhe kjo i jep shpirt dhe vazhdimësi të cilin nuk ka mundësi ta sjell asnjë ligj tjetër.

2- Thjeshtësia në detyrime dhe lehtësimi në zbatim, saqë nuk kërkojnë harxhime materiale e as lodhje fizike.

3- Subjektivitet. Domethënë secili musliman i zbaton këto mësime në shenjë të adhurimit ndaj All-llahut, andaj nuk ka nevojë për drejtor që e kontrollon, sepse kontrolla te besimtari lind nga brendësia e besimtarit.

4- Vazhdimësia, sepse zbatimi i urdhërave islame nuk është e ndërlidhur me ndonjë kohë të caktuar ose moshë të caktuar, por vazhdojnë me vazhdimin e njeriut.

5- Ai që e njeh Kur’anin dhe Sunnetin e kupton se Islami nuk ka lërë asnjë gjë nga medicina preventive pa aluduar në te në formë direkte ose indirekte, kurse njeriut i ka lënë hapësirën e studimit të urtësive të tyre.

6- Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte analfabet andaj edhe nuk ka mundur ti mëson këto sekrete të çuditshme dhe ti cakton mjetet e përshtatshme për pastërti për të arritur pastërtinë dhe eliminimin e mikrobeve dhe bakterieve, mirëpo ka caktuar shumë ligje dhe sunete, urtësitë e të cilave i ka zbuluar shkenca moderne shumë shekuj më vonë. Kjo tregon se përcaktimi i këtyre ligjeve dhe suneteve është shpallje nga All-llahu, subhanehu ve teala.

All-llahu, xhel-le shanuhu, ka thënë:

“Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit. Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve”. (El-Ankebut: 48- 49).

All-llahu na bëftë nga ata që janë të pastërt, pastrohen vazhdimisht, dhe i dojnë të pastërtit. Amin

Literaturë për konsultim:

“Kanonizimin e mrekullisë shkencore në Kur’an dhe Sunnet”.

Revistën “El-Muxhtemea”, nr. 98 të vitit 1972.

Noble and Somerville 1974 microbiology of nymmen. Skiing.

Kligman 1965 skin becteria and their role in in ections.

Misvaku dhe kujdesi për dhëmbët”, Abdullah Abdurezak Mesud.

Studimin me titull: “Misvaku dhe përfitimet farmaceutike të reja”, nga Konferenca e parë e medicinës Islame të mbajtur në Kairo në vitin 1987.

“Emradul-Xhinsije ukubetun ilahije”, Abdul-Hamid El-Kudat.

“Learll and clarle 1980 preventive mograw hill”.

“Sëmundjet ngjitëse dhe medicina preventive”, botim i Këshillit të mrekullisë shkencore.

Bekir Halimi

Bekir Halimi,
25.11.2005