Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Shkaqet e shpikjes në fe

Rezymeja e hutbes:

Begatia e Islamit; Reziku i bidatit; Shkaqet e bidateve: injoranca, pasimi i epshit, qëllimi i keq, refuzimi i të vërtetës, vetpëlqimi, largimi nga dijetarët, fetvatë dhe librat devijuese, dhënia përparësi dynjasë; Sahabet e kanë luftuar bidatin; dijetarët dhe princat e kanë luftuar bidatin; rëndësia e begatisë së sigurisë; thirrje atyreve që kanë dalur nga xhemati, sprova e epsheve.

Musliman të nderuar!

Keni frikë All-llahun dhe Ate respektoni, sepse me devotshmëri All-llahu i përmirëson gjërat, e zgjëron gjoksin dhe sjell përfundim të mirë në dynja dhe ahiret.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

تِلْكَ الدَّارُ الآخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لاَ يُرِيدُونَ عُلُوًا فِي الأَرْضِ وَلاَ فَسَادًا وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِين [القصص:83].

“Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut”. (El-Kasas: 83).

Robër të All-llahut!

Begatia më e madhe që ia ka dhënë All-llahu njeriut është feja Islame, e cila e dallon të vërtetën nga e pavërteta, të lejuarën nga e ndaluara, të mirën nga e keqeja, rrugën e udhëzimit nga rrugicat e devijimit.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

أَوَ مَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُورًا يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا [الأنعام:122].

“Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë”. (El-Enam: 122).

Kurse gjëja më e madhe që e shembë fenë Islame është shfaqja e bidateve të devijuara, sepse njeriu i këtillë mendon se është në të saktë, kurse në realitet është në gabim.

Bidatet e devijuara vijnë si shkak i injorancës.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ يَجْهَلُونَ [الأنعام:111]

” por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti)”. (El-Enam: 111).

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ إِن يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ [الأنعام:116].

“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë”. (El-Enam: 116).

Prej shkaqeve që i shkaktojnë bidatet është pasimi i epshit.

All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لاَ يَهْدِي القَوْمَ الظَّالِمِينَ [القصص:50].

” e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (El-Kasas: 50).

Qëllimi dhe dëshira e keqe është shkak i bidateve.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِيَ الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الأَرْضِ بِغَيْرِ الحَقِّ وَإِن يَرَوْا كُلَّ آيَةٍ لاَّ يُؤْمِنُوا بِهَا وَإِن يَرَوْا سَبِيلَ الرُّشْدِ لاَ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلاً وَإِن يَرَوْا سَبِيلَ الغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلاً [الأعراف:146].

“Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë”. (El-Araf: 146).

Mosmësimi i të vërtetës dhe mosveprimi sipas saj është prej shkaqeve të përhapjes së bidateve.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلاَ يَضِلُّ وَلاَ يَشْقَى وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ القِيَامَةِ أَعْمَى [طه:123، 124]

” kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 123- 124).

Gjithashtu All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ فَأَعْرَضَ عَنْها إِنَّا مِنْ الْمُجْرِمِينَ مُنتَقِمُونَ [السجدة:22].

“E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve”. (Es-Sexhde: 22).

Vetpëlqimi, i cili shkakton refuzim të këshillës dhe udhëzimit, gjithashtu është shkak për përhapje të bidateve.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ فَرَآهُ حَسَنًا فَإِنَّ اللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَاءُ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ فَلاَ تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ [فاطر:8]

“A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata”. (Fatir: 8).

Ebu Thalebe El-Husheniu, radijall-llahu anhu, e ka pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ajetin kuranor:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لا يَضُرُّكُمْ مَنْ ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ [المائدة:105]

“O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat”. (El-Maide: 105).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj:

((ائتمِروا بالمعروف، وتناهَوا عن المنكر، حتى إذا رأيتم شُحًّا مطاعًا وهوًى متَّبعًا ودُنيا مؤثَرة وإعجابَ كلِّ ذي رأيٍ برأيه فعليك بنفسِك ودَع عنك أمرَ العَوام، فإنَّ مِن ورائِكم أيامًا الصبرُ فيهنّ مثلُ القبض على الجمر، للعامل فيهنّ مثلُ أجرِ خمسين رجلاً يعمَلون مثلَ عملكم))،

قيل: يا رسولَ الله، أجر خمسين منّا أو منهم؟ قال: ((بل أجرُ خمسين منكم)) رواه أبو داود والترمذي.

“Urdhëroni në të mirë, largoni nga e keqeja, e nëse shihni koprraci të respektuar, epsh të pasuar, dhënie përparësi dynjasë dhe vetpëlqim me mendimin e vet, atëherë kujdesu për veten dhe lërë punën e masës së gjërë, sepse ai që ka për të jetuar pas jush i duhet shumë durim. Ai që kapet për fenë është sikur ai që kapet për gacë. Ai që vepron në këto ditë ka shpërblimin e pesëdhjet burrave që punojnë si ju. I thanë: O Resulull-llah: sa pesëdhjet prej tyre ose prej nesh? Tha: sa pesëdhjet prej jush”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, disa pjesë janë të sakta e disa janë të dobëta. Shiko “Vargun e haditheve të vërteta”, nr. 494 dhe nr. 957 dhe “vargun e haditheve të dobëta”, nr. 1025).

Largimi nga dijetarët, mospyetja e tyre për çeshtjet e fesë dhe pyetja e injorantëve për fe është shkak i shpikjes së bidateve.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ [النحل:43]

” Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini”. (En-Nahl: 43).

وَتِلْكَ الأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ وَمَا يَعْقِلُهَا إِلاَّ الْعَالِمُونَ [العنكبوت:43]

“Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve”. (El-Ankebut: 43).

Abdullah ibën amr Ibën Asi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((إنَّ اللهَ لا يقبِض العِلمَ انتِزاعًا ينتزِعه منكم، ولكن يَقبِض العِلمَ بقبضِ العلماءِ، حتى إذا لم يبقَ عالم اتَّخَذ الناسُ رؤساءَ جهَّالاً، فسئِلوا فأفتَوا بغيرِ علمٍ، فضلُّوا وأضلُّوا))

رواه البخاري ومسلم.

“All-llahu nuk e mer dijen duke e ngritur nga gjoksi i njerëzve, por e mer duke i marrë dijetarët, saqë kur nuk mbeten dijetarët, njerëzit për prijës i marrin injorantët, i pyesin ata, kurse ata u japin përgjigje pa dije dhe kështu devijojnë vet dhe i devijojnë tjetër”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shumë njerëz kanë rënë në bidate për shkak të fetvave dhe librave që e zbukurojnë bidatin dhe e stolisin devijimin nga metoda e selefit dhe kur nuk e marrin dijen nga dijetarët e thelluar në fe.

Prej shkaqeve të përhapjes së bidateve është edhe dhënia përparësi dynjasë ndaj ahiretit, dashuria ndaj begative të kësaj bote përpara begative që All-llahu i ka përgaditur për besimtarët e devotshëm në ahiret.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

كَلاَّ بَلْ تُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَتَذَرُونَ الآخِرَةَ [القيامة:20، 21]

“Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë). Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin)”. (el-Kijame: 20- 21).

إِنَّ هَؤُلاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلاً [الإنسان:27]

“Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret”. (El-Insan: 27).

بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَالآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَى [الأعلى:16، 17]

“Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme”. (El-A’la: 16- 17).

اشْتَرَوْا بِآيَاتِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلاً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِهِ إِنَّهُمْ سَاءَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ [التوبة:9]

“Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan”. (Et-Teube: 9).

Zatën dashuria ndaj dynjasë është koka e çdo të keqeje, andaj nëse i bëjmë një shikim historisë dp të shohim se bidatçitë janë kërkues të dynjasë dhe njerëz që i japin përparësi më shumë se të vërtetës.

Nëse grumbullohen këto shkaqe, dije se janë duke dominuar shkaqet e fatzisisë dhe shkatërrimit, përpos nëse All-llahu i dhuron pendim shpëtues.

Bidatet e para kanë ndodhur në fundin e epokës së sahabeve, radijall-llahu anhum, si vërtetim i asaj që ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

((فإنّه مَن يَعِش منكم فسَيرى اختلافًا كثيرًا))[4]

“Kush jeton prej jush do të sheh divergjenca të shumta.

Andaj ata i kanë kundërshtuar dhe u kanë dalur përballë duke sjellur fakte dhe argumente kundra tyre gjersa u larguan dhe u eliminua erësira e tyre dhe ia tërhjekën vërejtjen umetit nga çdo bidat.

Në fundin e epokës së sahabeve, doli në skenë bidatii havarixhëve dhe bidati i kaderive, e pastaj vijuan bidatet tjera devijuese.

Mirëpo All-llahu, azze ve xhel-le, në çdo brez i sjell umetit islam princa dhe dijetarë që e fikin zjarin e fitnes dhe e eliminojnë bidatin. Princat e zmbrapsin bidatin dhe e fikin fitnen me fuqinë e pushtetit, kurse dijetarët me fuqinë e argumentit. Ata kështu i përhapin sunnetet, ua mësojnë njerëzve rregullat e fesë, ua tërhjekin vërejtjen umetit që mos të bie ne ndikim të thirësve të fitnes, duke pasuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ua tërhiqte vërejtjen njerëzve nga bidatet dhe fitnet duke thënë:

((إنه لم يكن قبلِي نبيٌّ إلاّ كانَ حقًّا عليهِ أن يدلَّ أمّتَه على خَير ما يعلَمه لهم، وينذِرَهم شرَّ ما يَعلمُه لهم، وإنَّ أمّتَكم هذه جُعِل عافِيتُها في أوَّلها، وسيصيبُ آخرَها بَلاء وأمورٌ تنكِرونها، وتجيءُ الفتَنُ فيرقِّق بَعضُها بَعضًا، وتجيء الفِتنَةُ فيقول المؤمن: هذِه مُهلِكَتي، ثم تَنكشِف، وتجيء الفِتنةُ فيقول المؤمنُ: هذهِ هذِه، فمَن أَحبَّ أن يُزَحزَح عن النّارِ ويُدخلَ الجنّة فلْتأتِه منيّتُه وهو يؤمِن بالله واليومِ الآخِر، وليأتِ إلى النّاس الّذي يحِبّ أن يُؤتَى إليه، ومَن بَايعَ إمامًا فأعطَاه صَفقَةَ يدِه وثمرَةَ قلبِه فليطِعه إن استطَاعَ، فإن جاءَ آخرُ ينازِعُه فاضرِبوا عُنقَ الآخَر))

رواه مسلم من حديث عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما.

“Secili pejgamber që ka qenë para meje e ka patur obligim që ta udhëzojë umetin e tij drejt të mirës që e di ai dhe tua tërhjek vëretjen nga e keqeja të cilën e di ai. Umeti juaj në fillim e ka shpëtimin dhe shëndetin, kurse fundi do të përjeton bela dhe gjëra që do ti mohoni. Do të vijne fitnet dhe do të zbusin njëra tjetrën. Do të vijë fitneja, kurse besimtari do të thotë: këtu është shkatërrimi im, mirëpo ajo do të kalojë. Do të vijë fitneja tjetër, e do të thojë: kjo është ajo. Ai që dëshiron të shpëton nga zjari dhe të hyjë në xhennet kur ti vije vdekja le të beson në All-llahun dhe ditën e mbramë dhe le tu bën njerëzve atë që dëshiron tia bëjnë njerëzit atij. Ai që i jep beslidhje imamit duke ia dhënë dorën dhe frytin e zemrës, le ta respekton me aq sa ka mundësi, e nëse vjen dikush tjetër ti kundërvihet në pushtet goditnja kokën këtij të dytit”. (Muslimi).

Muadh ibën Xhebeli, radijall-llahu anhu, thotë:

(إنَّ وَراءَكم فِتنًا يكثُر فيها المال، ويُفتَح فيها القرآنُ حتى يأخذَه المؤمِنُ والمنافِق والرّجلُ والمرأة والعَبد والحرّ والصّغِير والكَبير، فيوشِك قَائلٌ أن يقولَ: ما للنّاسِ لا يتَّبعوني وقد قرَأتُ القرآنَ؟! وما هم بمتَّبعِيَّ حتى أبتَدِعَ لهم غيرَه، فإيّاكم وما ابتَدَع، فإنما ابتدَعَ ضلالةٌ)

رواه أبو داود[6].

“Pas jush do të ketë sprova. Do të shtohet pasuria dhe do të hapet Kur’ani që të merr nga ai edhe besimtari edhe munafiku, edhe burri edhe gruaja, edhe i liri edhe skllavi, edhe i vogli edhe i madhi. Ndoshta dikush do të thojë: pse nuk më pasojnë njerëzit, kurse unë e kam lexuar Kur’anin?! Ata nuk do të më pasojnë derisa nuk u shpiku ndonjë gjë. Rujuni nga ajo që do ta shpikë, sepse ajo që do të shpikë është devijim”. (Sahih, Ebu Davudi).

Ebu Musa El-Eshariu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((مَن حمَل علينا السّلاحَ فليس منَّا))

رواه البخاريّ ومسلم

“Kush bartë armë kundër nesh ai nuk është prej nesh”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((سِبابُ المسلم فُسوق، وقِتاله كفرٌ))

رواه البخاري ومسلم.

“Sharja e muslimanit është fisk, kurse vrasja e tij është kufër”. (Buhariu dhe Muslimi).

Musliman të nderuar!

Disa njerëz nuk mund të durojnë në begatitë e All-llahut edhe i lufton ato me veprat e tija, mërzitet prej tyre pse i vijnë pa ndalë dhe pse nuk i kupton, andaj e dëmton edhe veten edhe tjerët.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا آمِنًا وَيُتَخَطَّفُ النَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَكْفُرُونَ [العنكبوت:67].

“A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?”. (El-Ankebut: 67).

Siguria është begati dhe dhunti shumë e madhe nga All-llahu, subhanehu ve teala. siguria i sjell shumë interese të fesë dhe të dynjasë, andaj duhet falënderuar All-llahun, për te, duhet adhuruar All-llahun në hijen e kësaj begatie.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَذَا البَيْتِ الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ [قريش:3، 4]

“Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!”. (Kurejsh: 3-4).

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لأَزِيدَنَّكُمْ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ [إبراهيم:7]

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).

Abdullah ibën Muhsin El-Ensariu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((مَن أصبَح منكم آمِنًا في سِربِه مُعافًى في جسدِه عِنده قوتُ يومِه فكأنما حِيزَت له الدنيا))

رواه الترمذي

“Kush gdhin i sigurtë në venqëndrimin e tij, me shëndet në trup dhe ka kafshatën e ditës, është sikur të ketë tërë dynjanë”. (Hasen, Tirmidhiu).

Talha ibën Ubejdullahu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e shihte hënën e re luteshte duke thënë:

((اللّهمَّ أهِلَّه علينَا بالأمن والإيمان والسلامةِ والإسلامِ، ربِّي وربُّك الله))

رواه الترمذي.

“All-llahu im na e sjell me siguri dhe besim, shëndet dhe paqë. Zoti im dhe i yti është All-llahu”. (Sahih, Tirmidhiu).

Le të kenë frikë All-llahun ata njerëz që janë shkëputur nga xhemati i muslimanëve dhe përgjegjësit e tyre, le të mendojnë mbi veprimet e tyre shkatërruese dhe rrënuese, me të cilat kanë prishur imazhin e Islamit, kurse feja distancohet prej kësaj gjëje, sepse këto veprime sjellin ose vrasjen e atij që luan me sigurinë, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَلاَ تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا [النساء:29، 30]

” dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun”. (En-Nisa: 29- 30).

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((من تردَّى من جَبلٍ فقتل نَفسَه فهو في نار جهنّم يتردَّى فيها خالدًا مخلَّدًا فيها أبدًا، ومَن تحسَّى سُمًّا فقتل نفسَه فسمّه يتحسَّاه بيدِه في نارِ جهنّم خالدًا مخلّدًا فيها أبدًا، ومَن قتَل نفسَه بحديدَة فحديدتُه في يدِه يتوجَّأ بها في بطنِه في نار جهنّم خالدًا مخلَّدًا فيها أبدًا))

رواه البخاري ومسلم

“Ai që hedhet nga kodra dhe e vret veten do të qëndron në zjar të xhehenemit përgjithmonë. Ai që pi helm dhe e vret veten, do të pi helm me dorën e tij përgjithmonë në xhehenem dhe ai që e vret veten me hekur, do të shpërthen me atë hekur barkun e tij përgjithmon në zjarin e xhehenemit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ose vrasje të ndonjë civili apo njeri musliman me qëndrim, apo polic, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا [النساء:93]

“Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh”. (En-Nisa: 93).

Burejde, radijall-llahu anhu, merfuan thotë:

(قتلُ المؤمنِ أعظمُ عند الله من زوالِ الدّنيا)

رواه النسائي

“Vrasja e një besimtari është më e madhe te All-llahu se shkatërrimi i dynjasë”. (Sahih, Nesaiu).

Ebu Hurejre dhe Ebu Seid, radijall-llahu anhuma, tregojnë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((لو أنَّ أهلَ السّماءِ وأهلَ الأرض اشترَكوا في دمِ مؤمنٍ لأكبَّهم الله في النار))

رواه الترمذي

“Poqëse banorët e qiejve dhe tokës participojnë në gjakun e një besimtari, të gjith All-llahu do ti hidhte në zjar”. (Sahih, Tirmidhiu).

Vepra e tyre mund të jetë edhe vrasje e ndonjë jomuslimani i cili ka hyrë me garancë dhe gjakun dhe pasurinë e tij e ruan Islami, andaj edhe e ka ndaluar zullumin ndaj tij dhe keqtrajtimin e tij. Veprimi i tyre është edhe shkatërrim i pasurisë së njerëzve apo pasurisë publike, është trishtim i njerëzve dhe përhapje e josigurisë dhe frikës në shoqëri, kurse tërë këto janë erësira një mbi një dhe shumë mëkate të mëdhaja, nëse i analizon njeriu, vetëm një do ti mjaftonte që të ikë prej tyre dhe të largohet nga ky devijim ideologjik.

Habitemi se si i kanë sjellur këta njerëz shejtanat njerëz dhe xhin në këtë gjendje që prishjen ta konsiderojnë përmirësim, kurse përmirësimin prishje, të keqen të mirë dhe të kotën të vërtetë, e të veprojnë vepra të banorëve të zjarit, All-llahu na ruajtë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمَن يُرِدِ اللَّهُ فِتْنَتَهُ فَلَن تَمْلِكَ لَهُ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا [المائدة:41].

” Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh) “. (El-Maide: 41).

Na forcoftë All-llahu në rrugën e drejtë, na dhashtë bekim All-llahu me Kur’anin Fisnik, na dhashtë dobi me argumentet dhe përkujtimin e urtë, na dhashtë dobi me udhëzimin e zotëriut të pejgamberëve. E them këtë fjalë dhe kërkoj falje te All-llahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët nga çdo mëkat, edhe ju kërkoni falje, sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

– ll –

E falëndrojmë All-llahun që është Krenar dhe Dhurues, Falës i mëkateve, Pranues i pendimit dhe që denon rrept. Ate e lavdëroj dhe falënderoj, te Ai pendohem dhe kërkoj falje. Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak. Atij i mbështetem dhe te Ai është kthimi im. Dëshmoj se zotëriu dhe pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguar i All-llahut, të cilin All-llahu e ka dalluar me Librin më të mirë. All-llahu im bekoje dhe përshëndete robin dhe të dërguarin Tënd, familjen dhe shokët e tij.

Keni frikë All-llahun dhe Ate respektone:

وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى [البقرة:197]

” Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, “. (El-Bekare: 197). Kapuni për litarin e pakëputur të Islamit.

Robër të All-llahut!

Bidatet janë ato që ia dëmtojnë fenë muslimanit ashtu sikurse ia dëmtojnë fenë edhe nepsi e i shtresohen mbi zemër haramet dhe epshet derisa ti fiket drita e besimit.

All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا [مريم:59].

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)”. (Merjem: 59).

Kënaqësitë e ndaluara veprojnë në zemër sikur helmet në trup, andaj kujdes, vëlla musliman, nga mashtrimet e shejtanit, sepse ai depërton nëpërmjet dyerve të dyshimeve dhe epsheve, andaj kapu për durimin përballë epsheve dhe me bindje përballë dyshimeve.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ [السجدة:24]

“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”. (Es-Sexhde: 24).

فَاصْبِرْ إِنَّ العَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ [هود:49].

” Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit”. (Hud: 49).

Vëlla musliman kapu për xhematin e muslimanëve, sepse Dora e All-llahut është me xhematin, kurse ujku e han delen që ndahet nga kopeja, e shejtani është ujku i njeriut.

Irbad ibën Sarije, radijall-llahu anhu, thotë:

وَعَظنا رسول الله مَوعظةً وجلَت منها القلوب وذرَفت منها العيونُ، فقلنا: يا رسول الله، كأنها موعِظَة مودِّع فأوصِنا، قال: ((أوصيكم بتقوَى الله، والسمع والطاعة وإن تأمَّر عليكم عبدٌ، فإنّه من يعِش منكم فسيرى اختلافًا كثيرًا، فعَليكم بسنّتي وسنّةِ الخلفاء الرّاشِدين المهديّين، عضّوا عليها بالنواجِذ، وإيّاكم ومحدثاتِ الأمور، فإنَّ كلَّ بدعةٍ ضَلالَة)) رواه الترمذيّ وأبو داود.

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na këshilloi me një këshillë që na i dridhi zemrat dhe na lotuan sytë. I thamë: o i dërguar i All-llahut: sikur të jetë kjo këshillë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Ju porosis që të keni frikë All-llahun dhe të dëgjoni dhe respektoni edhe nëqoftëse bëhet përgjegjës i juaji ndonjë skllav, sepse ai që do të jetoj prej jush do të sheh divergjenca të shumta, andaj kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifeve të drejtë dhe të udhëzuar. Kapuni për te me dhëmballë dhe ruanu nga gjërat e shpikura, kurse çdo bidat është devijim”. (Sahih, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).

Robër të All-llahut!

إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56]

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

((مَن صلَّى عليَّ صلاةً واحِدَةً صلَّى الله عَليه بها عشرًا)).

“Kush dërgon mbi meje një herë salavate, All-llahu dërgon mbi te dhjetë herë”.

Andaj dërgoni salavate dhe selame mbi zotëriun e të parëve dhe të fundit, imamin e pejgamberëve.

اللهمَّ صلِّ على محمّد وعلَى آل محمّد كمَا صلّيت على إبراهيمَ وعلى آل إبراهيم إنّك حميد مجيد، وبارِك على محمّد وعلى آلِ محمّد كما باركتَ على إبرَاهيمَ وعلى آل إبراهيم إنّك حميد مجيد، وسلِّم تسليمًا كثيرًا، اللّهمّ وارضَ عن الصحابةِ أجمعين…

Ali ibën Abdurrahman El-Hudhejfi

Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medinë

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
16.9.2005