Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Madhërimi i All-llahut (ll)

Vazhdojmë me pjesën e dytë të kësaj hutbe, ku do të shpalosim edhe disa gjëra nga madhëria e All-llahut, subhanehu ve teala…

Shembuj për neglizhentët

Është nderë për ty që të zbatosh urdhërat e All-llahut, ti bësh sexhde All-llahut. Sa e sa njerëz në dynja sot janë të privuar nga përkulja para All-llahut? sa njerëz sot nuk e njohin All-llahun? Nuk njohin fe e të udhëzohen me te në dynja?

Ka shumë njerëz të hutuar në këtë dynja, nuk e dinë pse kanë dalur në dynja. Një poet skeptik e shpreh këtë duke thënë:

ÌÆÊ áÇ ÃÚáã ãä Ãíä æáßäí ÃÊíÊ

Ëã ÃÈÕÑÊ ÞÏÇãí ØÑíÞÇð ÝãÔíÊ

áÓÊ ÃÏÑí áÓÊ ÃÏÑí

ÔÆÊ åÐÇ Ãã ÃÈíÊ

áÓÊ ÃÏÑí

Kam ardhur, nuk di se nga, mirëpo erdha

Pashë rrugën para vetes dhe eca

Nuk e di, nuk e di

E dëshirova këtë ose e refuzova

Nuk e di…

Po, është e vërtetë se ky nuk e di nga ka ardhur? Nuk e di se ku është fundi?

åóáú ÃóÊóì Úóáóì ÇáúÃöäúÓóÇäö Íöíäñ ãöäó ÇáÏøóåúÑö áóãú íóßõäú ÔóíúÆÇð ãóÐúßõæÑÇð * ÅöäøóÇ ÎóáóÞúäóÇ ÇáúÃöäúÓóÇäó ãöäú äõØúÝóÉò [ÇáÅäÓÇä:1-2]

“Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë”. (El-Insan: 1-2).

Kush e krijoi ate? Pa dyshim se All-llahu.

Nëse i hedhim një shikim botës së civilizuar do të hasim njerëz që kanë arritur titull të doktorit të shkencave, ndoshta edhe është bërë profesor, ka dituri të kësaj bote, mirëpo i përkulet lopës, ose pretendon se nuk ka zot, ose adhuron epshin e vet. Subhanall-llah!

Pse, sepse nuk e kanë madhëruar All-llahun, ashtu si duhet.

Pasiqë ata:

íóÚúáóãõæäó ÙóÇåöÑÇð ãöäó ÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ æóåõãú Úóäö ÇáúÂÎöÑóÉö åõãú ÛóÇÝöáõæäó [ÇáÑæã:7]

“Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)”. (Er-Rum: 7).

Në ditën e Kijametit kur grumbullohen të gjith njerëzit, të parët dhe të fundit, vijnë njerëzit te baba i njerëzimit për të ndërmjetësuar për ta duke i thënë: ti je baba ynë, ti je krijesa e parë, ndërmjetëso të Zoti ynë. Çka do të thotë Ademi, alejhisselam? Çka do të thotë Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa, alejhimusselam? A e dini se çka do të thonë?

Të gjithë ata do të thonë: Zoti jonë sot është hidhëruar aq shumë saqë asnjëher kështu nuk është hidhëruar. Shkoni te tjerët. Shkoni te Nuhi, të Ibrahimi, të Musai, te Isai, shkoni te Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kurse Muhammedi, alejhisselam, çka thotë? Ai nuk thotë: shkoni te tjerët, por thotë: unë jam për këtë. Shkon te Zoti, xhel-le shanuhu, bie në sexhde, kurse askujt nuk i takon ky vend përpos Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Bie në sexhde, kurse All-llahu e inspiron me llojlloj lutjesh dhe falënderimesh, pastaj i thotë All-llahu të dashurit të vet, Muhammedit, alejhisselam: Muhammed! Ngrite kokën, kërko që të jipet dhe ndërmjetëso se pranohet ndërmjetësimi yt. Paramendoni se çka mund të thotë Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në këtë pozitë? A kërkon shpëtim për vete? Për fëmijët dhe dashamirët e tij? Jo, ai thotë: All-llahu im, kujdesu për ummetin tim, kujdesu për umetin tim, kujdesu për umetin tim”.

Në këtë ditë do të ndodh edhe diçka interesante me ata që nuk kanë ecur rrugës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. All-llahu tregon këtë pamje duke thënë:

æóíóæúãó íóÚóÖøõ ÇáÙøóÇáöãõ Úóáóì íóÏóíúåö íóÞõæáõ íóÇ áóíúÊóäöí ÇÊøóÎóÐúÊõ ãóÚó ÇáÑøóÓõæáö ÓóÈöíáÇð * íóÇ æóíúáóÊóì áóíúÊóäöí áóãú ÃóÊøóÎöÐú ÝõáÇäÇð ÎóáöíáÇð [ÇáÝÑÞÇä:1-2]..

“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. (El-Furkan: 27- 29).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tregon:

(ãÇ ãäßã ãä ÃÍÏ ÅáÇ Óíßáãå ÑÈå )

“Secili prej nesh ka me biseduar me Zotin e vet”.

A e keni dëgjuar këtë hadith. All-llahu do të flet ty dhe do ti flet secilit njeri. Disa njerëz nga shkaku i besimit të dobët dhe bindjes së ulët mund të thotë: All-llahu do t’i flet mbarë njerëzimit? Po po. A na dëgjon All-llahu të gjith neve? Nëse secili njeri në ruzullin tokësor i lutet All-llahut, All-llahu e dëgjon lutjen e Tij, madje nëse secili njeri qoftë në lindje ose perendim gjat faljes thotë: elhamdulilahi rabil-alemin, All-llahu ia kthen duke thënë: më falënderoj robi im.

Pra, All-llahu, azze ve xhel-le, secilit prej nesh do ti flet edhe ate pa ndërmjetësues, atëherë njeriu do të shikon në të djathtë dhe do të sheh veprat e veta dhe do të shikon në të majtë dhe do ti sheh veprat e veta.

Do të sheh sa namaz ka falur, sa ka folur drejtë, sa ka mashtruar, sa ka respektuar prindërit, sa ka vjedhur, sa ka konsumuar alkool, sa ka nënçmuar njerëz, sa ka urdhëruar në të mirë dhe sa ka ndaluar nga e keqeja, a ka shkuar pas epshit ose jo, domethënë të gjitha veprat që i ka bërë në dynja do ti sheh para vetes. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

æóæõÖöÚó ÇáúßöÊóÇÈõ ÝóÊóÑóì ÇáúãõÌúÑöãöíäó ãõÔúÝöÞöíäó ãöãøóÇ Ýöíåö æóíóÞõæáõæäó íóÇ æóíúáóÊóäóÇ ãóÇáö åóÐóÇ ÇáúßöÊóÇÈö áÇ íõÛóÇÏöÑõ ÕóÛöíÑóÉð æóáÇ ßóÈöíÑóÉð ÅöáøóÇ ÃóÍúÕóÇåóÇ æóæóÌóÏõæÇ ãóÇ ÚóãöáõæÇ ÍóÇÖöÑÇð æóáÇ íóÙúáöãõ ÑóÈøõßó ÃóÍóÏÇð [ÇáßåÝ:4].

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (El-Kehf: 4).

Mos shiko vogëlsinë e mëkatit, mos thuaj mëkat i vogël, sepse secilin mëkat e regjistron All-llahu. Nëse dikush prej nesh kur është para njerëzve turpërohet dhe nuk ban mëkat, ose kur të është para prindit i vjen turp të bën ndonjë gabim, ose kur të është në mesin e shokëve, para hoxhës, para njerëzve fetar, mirëpo kur të vetmohet, atëherë nuk turpërohet nga All-llahu:

Ãóáóãú íóÚúáóãú ÈöÃóäøó Çááøóåó íóÑóì [ÇáÚáÞ:14]

“A nuk e di ai se All-llahu e sheh? (Alek: 14).

Ky njeri dhe ky mëkatar a nuk e di se All-llahu e sheh dhe e kontrollon.

Omeri, radijall-llahu anhu, në mëngjes ishte duke ecur rrugëve dhe dëgjoi një grua duke i thënë vajzës së vet: përzie qumështin me ujë. Vajza e vogël ia ktheu: nëna ime, kryetari i muslimanëve, Omer ibën Hatabi ka ndaluar që të përzihet qumështi me ujë. Nëna ia ktheu: Kryetari i muslimanëve tani nuk na sheh. Të gjith njerëzit e përzien qumështin me ujë, bija ime! Kjo vajzë besimtare i tha nënës së vet: Nëse Omeri nuk na sheh, All-llahu është që na sheh:

ãóÇ íóßõæäõ ãöäú äóÌúæóì ËóáÇËóÉò ÅöáøóÇ åõæó ÑóÇÈöÚõåõãú [ÇáãÌÇÏáÉ:7]

“…Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; …”. (Muxhadele: 7).

All-llahu na sheh dhe na dëgjon.

O njeri, a ke menduar të kthehesh te All-llahu? Ti që u drejtohesh njerëzve me duart dhe zemrën tënde, pse nuk i kthehesh All-llahut? ktheju All-llahut me sinqeritet?

Kush i përgjigjet nevojtarit

Një tregtar udhëtonte nga një vend në një vend tjetër. Me vete e mer edhe një njeri të huaj, i cili kërkon që ta shpien deri në një vend të caktuar. Gjatë rrugës, tregon ky tregtar, hyrëm në një luginë të errët dhe pash aty kafka të njerëzve. U frikova dhe kuptova se diçka nuk është në rregull. Mu drejtua bashudhëtari im dhe më tha: zbrit nga kali. I thashë: çka don? E nxori thikën dhe ma drejtoi mua e më tha: dua të të mbys. Ika prej tij, mirëpo ai më kapi. Pastaj i thash: mere kalin dhe pasurinë dhe lenëm rehat të jetoj. Ai më tha: kali dhe pasuria janë të mijat, mirëpo edhe dua të të mbys. Tha: nëse do të më mbysish më le që ti fali dy rekate namaz para se të më vrasish. Tha: falu, mirëpo shkurt.

Tha: fillova namazin dhe nga frika e madhe i harova suret e Kur’anit. Mu kujtua vetëm një ajet. Cili ishte ai ajet? Ajeti Kur’anor, ku All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

Ãóãøóäú íõÌöíÈõ ÇáúãõÖúØóÑøó ÅöÐóÇ ÏóÚóÇåõ æóíóßúÔöÝõ ÇáÓøõæÁó æóíóÌúÚóáõßõãú ÎõáóÝóÇÁó ÇáúÃóÑúÖö ÃóÅöáóåñ ãóÚó Çááøóåö ÞóáöíáÇð ãóÇ ÊóÐóßøóÑõæäó [Çáäãá:62]

“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni”. (En-Neml: 62).

Tregon tregtari: sa e përfundova namazin, erdhi një kalorës nga mesi i luginës e kishte drejtuar shtizën dhe kur u afrua e goditi njeriun dhe e mbyti. Thashë: subhanall-llah! Kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjigjet nevojtarit, kur ky i lutet Atij.

All-llahu ekber!

Vëlla i nderuar! Motër e respektuar!

A e di se All-llahu i madh e do robin e Tij kur kthehet te Ai?

A e di se All-llahu i madh gëzohet kur i kthehet robi Atij si pendues?

Nëse kalon vite të tëra në mëkate, nëse ngulfatet në mëkate, nëse ban shumë mëkate dhe gabime dhe dëshiron të kthehet te All-llahu, All-llahu e pranon dhe gëzohet me te, sepse:

Åöäøó Çááøóåó íõÍöÈøõ ÇáÊøóæøóÇÈöíäó æóíõÍöÈøõ ÇáúãõÊóØóåøöÑöíäó [ÇáÈÞÑÉ:222]¿

“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).

Kush jam unë që të më dojë All-llahu?

Kush jam unë që të gëzohet All-llahu me pendimin tim?

Unë që kam bërë mëkate, e kam ngulftatur veten me mëkate, kohë të gjatë kam bërë mëkate, tani të më dojë All-llahu?!

Po, nëse i kthehesh All-llahu, pendohesh dhe ndien keqardhje për të kaluarën, All-llahu të do ty.

Një njeri nga izraelitët kishte adhuruar All-llahun katërdhjet vite. Pastaj katërdhjet vite tjera kishte bërë mëkate ndaj All-llahut. pas këtyre viteve në mëkate kishte dashur të pendohet dhe duke qarë lutej: All-llahu im, të kam adhuruar katërdhjet vite, pastaj të kam bërë mëkate katërdhjet vite, vallë e ka pendim për nëse unë kthehem te Ti? Ndërkohë dëgjoi një zë duke thënë: robi im, na adhurove të afruam, bëre mëkate, kurse ne të dham afat, e nëse na kthehesh të pranojmë, sepse:

æóÅöäøöí áóÛóÝøóÇÑñ áöãóäú ÊóÇÈó æóÂãóäó æóÚóãöáó ÕóÇáöÍÇð Ëõãøó ÇåúÊóÏóì [Øå:8]

“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha: 82).

All-llahun e lusim të na shtojë besimin, të na afroj te Ai, të na shtojë dijen mbi Te, të na i fal mëkatet, gabimet, të na i forcojë këmbët dhe të na ndihmojë kundër zullumqarëve.

Disa ajete që flasin për raportin e All-llahut me njerëzit

Në vijim do tua paraqesim disa ajete ku shpaloset madhëria e All-llahut, disa Emra të bukura të Tij dhe disa Cilësi të plota të Tija dhe shpërblimin për ata njerëz që ecin sipas mësimeve të Tija dhe denimet për ata që tregohen mendjemëdhenjë dhe jepen pas epsheve të tyre.

• Në suren Esh-Shems, All-llahu, subhanehu ve teala, i tregon dhuntitë që ia ka dhënë njeriut duke thënë:

“96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.

96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

91:7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!”.

91:8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

• Në suren Et-Tarik, All-llahu, xhel-le shanuhu, e thërret njeriun në meditim dhe analiza duke thënë:

“86:5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?

86:6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,

86:7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.

86:8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.

86:9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat”.

• Në suren El-Buruxh, All-llahu, subhanehu ve teala, i tregon disa Cilësi të Vetat dhe ua hap dyert njerëzve mëkatar:

“85:14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur”.

• Në suren En-Naziat, All-llahu, xhel-le shanuhu, tregon Fuqinë e Tij dhe disa dhunti që ia ka dhënë njeriut:

“79:27. A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!

79:28. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.

79:29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.

79:30. E pastaj tokën e sheshoi.

79:31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.

79:32. Kurse kodrat ia përforcoi.

79:33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja”.

• Në suren El-Mulk, All-llahu, azze ve xhel-le, tregon krijimin e përsosur të qiejve dhe mashtrimin e mosbesimtarëve me fuqinë e tyre, duke thënë:

“67:3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?…

67:20. Kush është ajo ushtri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.

67:21. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.

67:22. A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?

67:23. Thuaj: “Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni”

67:24. Thuaj: “Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!”

67:25. E ata po thonë: “Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?”

67:26. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!”

67:27. Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!”

67:28. Thuaj: “Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?”

67:29. Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!”

67:30. Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”

• Në suren El-Muxhadele All-llahu, tebareke ve teala, tregon Dijen e Tij absolute dhe praninë e Tij me ne, me dëgjimin dhe shikimin e Tij, çdo kund ku jemi:

“58:7. A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet”.

• Në suren Edh-Dharijat, na e tregon qëllimin e krijimit tonë:

“51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”.

• Në suren Esh-Shura, All-llahu, xhel-le shanuhu, na e manifeston Fuqinë dhe Urtësinë e Tij gjat krijimit të disa krijesave të Veta, duke thënë:

“42:26. Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.

42:28. Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.

42:30. Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.

42:31. E ju nuk mund t’i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.

42:32. Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra.

42:33. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S’ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtar e mirënjohës.

42:34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë”.

• Në suren Fusilet, All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon fundin e bamirësit dhe fundin e keqbërësit:

“41:46. Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve”.

• Në suren Gafir All-llahu, subhanehu ve teala, na e shpalos Mëshirën e Tij të madhe, mirëpo edhe ndëshkimin e Tij, duke thënë:

“40:3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt”.

• Në suren Ez-Zumer, All-llahu, azze ve xhel-le, na i tregon disa argumente të fuqisë së Tij dhe i thërret besimtarët që mos të humbin shpresën, pa marë parasysh mëkatet që kanë bërë:

“39:21. A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S’ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.

39:53. Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”.

• Kurse në suren Jasin, All-llahu, xhel-le shanuhu, tregon disa argumente për fuqinë e Vet dhe Mëshirën e Tij duke thënë:

“36:33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.

36:34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).

36:35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?

36:37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.

36:38. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.

36:39. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).

36:40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.

36:43. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.

36:44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.

• Kurse në suren Fatir, All-llahu, xhel-le shanuhu, tregon krijimin e njeriut, krijimin e detërave të ndryshëm, nevojën që ka njeriu për All-llahun dhe Mëshirën e Tij të Madhe duke thënë:

“35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.

35:12. E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.

35:13. Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).

35:15. O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.

35:45. E sikur All-llahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet”.

• Në suren Es-Sebe, Ahzab dhe Sexhde, All-llahu, azze ve xhel-le, flet për Dijën e tij, për shpërblimet e Tija dhe zullumin që ia bën njeriu vetes, duke thënë:

“34:2. Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi”.

• Sureja Ahzab:

“33:54. E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s’ka dyshim se All-llahu çdo send e di.

33:24. Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkojë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues”.

• Sureja Es-sexhde:

“32:22. E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve”.

Vazhdojnë ajetet, nëpërmjet të cilave All-llahu, azze ve xhel-le, u shpalos njerëzve Madhërinë e Tij, u afrohet njerëzve me begatitë e Tija, u jep shpresë me Mëshirën e Tij dhe ua tërhjek vërejtjen nga gabimi dhe dalja nga rruga e Tij:

• Sureja Er-Rum:

“30:50. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm”.

• Sureja El-Ankebut:

“29:62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë”.

• Sureja El-Furkan:

“25:58. Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet”.

• Sureja En-Nur:

“24:41. A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata”.

• Sureja El-Haxh:

“22:65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S’ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.

22:70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë”.

• Sureja El-Merjem:

“19:83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.

19:84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).

• Sureja El-Kehf:

“18:109. Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.

• Sureja El-Isra:

“17:44. Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë”.

• Sureja En-Nahl:

“16:61. Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.

16:81. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni)”.

• Sureja Ibrahim:

“14:47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.

14:7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”.

• Sureja Er-Rad:

“13:31. Sikur të ishte ndonjë Kur’an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?” Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t’i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.

13:41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s’ka kush që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë”.

• Sureja Junus:

“10:11. Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre”.

• Sureja Et-Teube:

“9:115. All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t’ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithëdijshëm për secilin send”.

• Sureja El-Araf:

“7:143. E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua”. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”

7:179. Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”.

• Sureja El-Enam:

“6:44. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.

6:45. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!

6:110. Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.

6:151. Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë”.

• Sureja Ali Imran:

“3:8. “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.

3:30. Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve”.

• Sureja El-Bekare:

“2:15. All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.

2:98. Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve.

2:107. A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.

2:163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.

2:164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. 2:204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.

2:205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). 2:212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.

2:225. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.

2:255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.

2:263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.

2:276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.

• Sureja El-Fatiha:

1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!

Mendojmë se me këto ajete kemi shpalosur shumë pak nga madhëria e All-llahut, mirëpo mjaftojnë për ate që ka mend dhe logjikon…

E lusim All-llahun të na e shtojë dashurinë ndaj Tij, frikën prej Tij dhe madhërimin e Tij. Amin.

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
17.6.2005