Përfundimi i vitit dhe përfundimi i ymrit
Ditët kalojnë, hënat ndërrohen, vitet ikin, qefini përgaditet, veprat regjistrohen dhe dita e takimit dita ditës afrohet
Për çdo ditë gjenrata vijnë në dyjna dhe gjenarat ikin nga dynja .
Kurse shkujdesi i ka kapluar shumicnë e zemrave të njerëzve, madje shumë njerëz sot, e shkatërrojnë ahiretin dhe e ndërtojnë dynjanë.
Sot, shumica e njerëzve nuk nervozohen pse shkilen dispozitat e Zotit, mirëpo shumë hidhërohen nëse u mirret ndonjë gjë nga dynjaja e tyre
Tregtari i habitur pas tregtisë së tij dhe nuk shikon se si e fiton, me haram ose me hallall, nuk shikon as si e harxhon, në hallall ose në haram!!
Nëpunësi zgjohet i trishtuar mos ka mbetur vonë për në punë, mirëpo rahat rahat flenë nga punët e ahiretit!
Gratë, janë çveshur nga petku i moralit dhe nderit dhe i bëjnë shumë vepra që e hidhërojnë All-llahun!
Gratë synim të vetmin të tyre kanë komoditetin e kësaj bote e aspak nuk interesohen për ahiret
Brenga e Islamit dhe brenga për ahiret nuk ekziston në mendjen e shumë njerëzve të sodit
Të paktë janë ata që nuk kanë rënë nën ndikimin e materializmit bashkëkohor.
Edhe më pak janë ata që janë të sinqertë dhe të vërtetë.
Vallë a ka kush mer mësim?!
Kaloi ky vit, sikurse ditët e këtij viti mos të kishin qenë asgjë.
Dymbëdhjet muaj, filloi hëna e re e si fije, pastaj u bë pesëmbëdhjetëshe, pastaj filloi sërish të hollohet derisa u humb e tëra. Pastaj erdhën muajt tjerë, muaj pas muaji derisa erdhëm në fundin e vitit, dhe përfundoi edhe ky vit!!
All-llahu ekber sa shpejt po shkojnë ditëtë!
Sa shumë bëhet mëkate!
Sa pak mirret mësim!
Njeriu kalon nga kjo dynja ashtu sikur kalojnë edhe muajt.
Po të pyesim secili prej nesh diken që është plak, për fëmijërin e tij, ai do të tregon se shumë shpejt ka kaluar, sikur të ishte dje, mirëpo akoma e ka shpresën e madhe.
I riu e ka haruar fëmijërinë dhe shpreson të jetojë gjat, e kur plaket e qan rininë. Kështu është dynjaja, mirëpo ku janë të mençurit dhe ata që marrin mësim?!
A mjafton të jemi ymërgjatë?
Nuk duhet mbështetur në faktin se a jem ymërgjatë ose jo, por në veprat e mira që i veprojmë.
Vallë autoriteti i njerëvze qëndron me ta edhe në var?
Apo pasuria shkon dhe hyn me ta në var?
Shpëtimi është për ate që e përmirëson gjendjen e tij të brendshme dhe të jashtme dhe i përfundon ymri me vepra të mira.
Kurse humbja është për ate që brendësinë e ka rrënuar dhe i përfundon ymri me vepra të këqija.
Njeri si të vdes ashtu edhe ringjallet, sepse transmeton Xhabiri radijall-llahu anhu, nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:
“Ringjallet njeriu ashtu si ka vdekur”. (Muslimi).
Këtë e dëshmon edhe hadithi të cilin e ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për njeriun në ihrame, i nisur për në haxh, të cilin e rëzoi deveja dhe vdiq:
“Do të ringjallet duke thënë telbijen (dmth: lebejke All-llahume lebejke). (Buhariu).
Dhe hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku tregon se shehidi do të ringjallet me gjakun e plagave në trup, ngjyra do të jetë ngjyrë gjaku, kurse aroma, aromë misku”. (Buhariu).
Duhet të jemi të gatshëm të ballafaqohemi me vdekjën e mos të na befasojë, andaj duhet të qëndrojmë larg mëkateve dhe veprave të liga.
Frika e muslimanëve të parë nga përfundimi i keq
Muslimanët e parë, të cilët ishin shembull në dije dhe devotshmëri kishin shumë frikë të madhe nga përfundimi i tyre i keq.
Një natë qau Sufjan Theuri deri në mëngjes. I thanë: po qan për mëkatet që ke?
E mori një grusht dhe dhe tha: mëkatet janë më të lehta se ky grushti i dheut, mirëpo qaj nga frika prej përfundimit të keq”.
Ata El-Hafaf tha: Sufjanin çdo herë e kam takuar duke qajtur. I thashë: çke? Tha: kam frikë mos vallë jam i regjistruar në Librin kryesor si fatzi”.
Sehl Tusteriu thotë:
“Frika e njerëzve të vërtetë (sidikin) nga përfundimi i keq ekziston në çdo ide dhe çdo lëvizje. Ata janë ata që i ka përshkruar All-llahu duke thënë: “Zemrat e tyre i kanë në trishtim”.
Shkaqet e përfundimit të keq
Prej shkaqeve më të mëdhaja për përfudnim të keq është prishja e zemrës duke e prishur besimin, edhe në qoftë se pjesa e jashtme është në rregull. Kjo ndodh nëse njeriu bie në shikr ose vazhdon në bidate.
Shirku, idhujtaria e pengoi axhën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ebu Talibin që ta thotë shehadetin në momëntin e dergjes. Kurse sa e sa bidatxhi u ka përfunduar jeta në mënyrë të keqe.
Bërja e mëkateve të mëdha dhe insistimi në mëkate ta prishin zemrën, lajmërojnë përfundimin e keq dhe fatzi.
Njeriu në momentin e dergjjes e përsërit atë që më shumë e ka thënë ose e ka vepruar, qoftë e mirë ose e keqe.
Sa e sa njerëz kanë vdekur ose duke pirë alkool, ose duke bërë zina, ose duke përdorur drogë, ose iu ka frenuar gjuha dhe nuk ka mund ta thojë as shehadetin. Zoti na ruajt.
Muxhahidi, rahimehull-llah, thotë:
“Secili njeri që vdes, i paraqiten shokët me të cilët ka ndejtur”.
Dijetarët përfundimin e keq e kanë ndarë në dy kategori:
1- Kategoria më e rëndë është rasti kur njeriu në grahmat e vdekjes fillon të dyshojë në Zot ose të mohojë Ate, e ti merret shpirti në këtë gjendje. Ska dyshim se njeriu që shkon te Zoti në këtë gjendje, e pret denimi i përhershëm dhe i dhembshëm.
2- Kategoria e dytë, e cila është më e lehtë se e para, është momenti kur ai është në grahmat e vdekjes ti shkojë ndërmend dashuria për ndonjë gjë të mirë të kësaj bote ose për epsh. Ti paraqitet kjo para syve të tija dhe tia kaplon tërë zemrën, saqë nuk i kujothet asgjë tjetër përpos kësaj gjëje.
Vallë sa peshon dynjaja në zemrën tonë?!
Vallë, çkemi bërë gati për në ahiret?!
Ne punojmë, lodhemi, raskapitemi, vuajmë, qëndrojmë, mirëpo vetëm për jetesën e kësaj dynjaje, kurse ahiretin e kemi haruar tërësisht. Edhe nëse i kryejmë disa adhurime, ato nuk kanë shije, nuk kanë kënaqësi dhe nuk ofrojnë prehje. Sepse tërë kënaqësia, shija dhe prehja na ofrohet kur fitojmë pasuri, ose autoritet ose pozitë.
Fatkeqësia më e madhe është kur një njeri vepron vepra të mira, mirëpo është regjistruar në librin e të fatzive. Njerëzit e shohin duke bërë mirë dhe ia kanë lakmi, mirëpo nuk ia dinë nijetin e tij të prishur, brendësinë e kalbur dhe syefaqësinë në veprat e tija.
Sehl ibën Sadi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u takua me idhujtarët dhe luftoi me ta. Kur u kthye Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në kampin e tij dhe të tjerët shkuan në kampin e tyre, mbeti një njeri prej shokëve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili nuk linte askend që kishte mbetur mrapa ushtirsë idhujtare e mos ta godiste me shpatë. Sahabët thanë: askush nuk ka luftur sikur ky njeri. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
“Ai është prej banorëve të xhehenemit”.
Një njeri prej nesh tha: unë do ta shoqëroj vazhdimisht. Doli me te. Kur ecte, ecte edhe ky, kur ndalej, ndalej edhe ky dhe kur nxitonte, nxitonte edhe ky. Ky njeri tregon: u plagos ky njeri me një plagë të rëndë. E shpejtoi vdekjen duke e vënduar dorezën e shpatës në tokë kurse majën e shpatës në gjoks, pastaj u lëshua mbi shpatë dhe e mbyti vetveten. Ky njeri erdhi me vrap te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: dëshmoj se ti je i Dërguar i All-llahut. I tha: çka ndodhi? Tha: njeriu për të cilin the se është banor i xhehenemit dhe njerëzit u habitën me këtë lajm. Unë e përcjella ate derisa u lëndua rëndë. E kur u lëndua e shpejtoi vdekjen duke e vënduar dorezën e shpatës në tokë, kurse majën e saj në gjoks dhe u lëshua mbi shpatë dhe e vrau vetveten. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
“Ndodh që ndonjë njeri të veprojë me vepra të banorëve të xhennetit, ashtu si i duket njerëzve, kurse është prej banorëve të xhehenemit. Ndodh që ndonjë njeri të veprojë me vepra të banorëve të zjarit, ashtu si i duket njerëzve, mirëpo është prej banorëve të xhennetit. Veprat vlerësohen sipas fundit”. (Muslimi).
Rëndësia e përmirësimit të zemrës dhe veprave
Vendi i varrosjes, momenti i vdekjes, numri i atyreve që ta përcjellin xhenazen, as nuk ti shtojnë të mirat e as nuk i pakësojnë të këqijat.
Mund që këto raste të jenë shenjë e mirësisë dhe argument i shpëtimit, siç është dëshmia e burrave të devotshëm për ndonjërin se është i mirë, sepse ata janë dëshmitarët e All-llahut në tokë, mirëpo kryesorja është përmirësimi i zemrës dhe pranimi i veprave.
Ska dyshim se njerëzit gjykojnë sipas asaj që shohin, kurse zemrat i di vetëm All-llahu, subhanehu ve teala.
Vendi nuk e shenjtëron askend, por ajo që e shenjtëron dikend është puna që ban, siç ka thënë Selman Farisiu.
Sa njerëz adhurues të mëdhenjë kanë shndërritur nga adhurimi, janë parë gjurmët e vullnetit dhe lumturisë, ka fituar famë dhe autoritet, mirëpo ka vendosur Caktimi që të kthehet mbrapa dhe t’i përfundojë ymri me vepra të këqija.
Është e ditur se nuk mund të ketë përfundim të keq ai që e ka të shëndoshë zemrën dhe gjymtyrët i zbatojnë obligimet që ka ndaj Zotit.
Kurse ai që ka zemrën e prishur dhe insiston në mëkate të mëdha, atij mund ti ndodh që mos të pendohet para vdekjes dhe të shkon te All-llahu me mëkate të mëdha.
Ndodh që ndonjë njeri e kaplon ndonjë mëkat, ose ndonjë refuzim, ose ndonjë shpifje, e cila ia pushton zemrën dhe ia robëron mendjen, andaj këtij nuk i ban dobi as përkujtimi, as këshilla, kurse në momentin e agonisë së vdekjes i vjen shejtani dhe ia mer besimin.
Besimtari duhet të kujdeset për përmirësimin e zemrës së tij, të nxitojë në fitimin e kënaqësisë së Zotit të vet dhe ta lute Ate që ti ofrojë përqëndrim në rrugë të drejtë deri në vdekje, sepse zemrat janë mes dy gishtave të All-llahut, i ndërron si dëshiron Ai.
Me përfundimin e këtij viti, vallë kemi marrë mësim nga ajo që kaloi?!
A nuk kemi frikë nga përfundimi i keq?!
Pse mëkatari nuk nxiton të pendohet te All-llahu dhe ti rreket veprave të mira?!
Ndoshta All-llahu ia pranon pendimin dhe e regjistron në mesin e njerëzve të lumtur, i cili asnjëher më nuk do të vuan.
All-llahun e lusim të na përmirësojë zemrat dhe vepra, të na dhuroi përfundim të mirë dhe të na bëjë nga ata që i ka pranuar dhe me të cilët është i kënaqur.
Përgaditi: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
18.2.2005