Kalendari i hixhretit

O ju njerëz!

Në këtë javë kemi hyrë në vitin e ri islamik dhe sipas hixhretit.

Fillimi i numrimit të viteve ka filluar me një rast në islam, e ai është hixhreti i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, hap me të cilin filloi themelimi i ummetit islam në një vend islam dhe të pavarur, ku sundonin muslimanët. Ky vend ishte Medineja, Tajbeja, vendi ku u shpërngul Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Kalendari vjetor nuk është përdorur në fillim të Islamit deri në kohën e Omerit, radijall-llahu anhu.

Në vitin e tretë ose të katërt të sundimit të tij, i shkroi letër Ebu Musa Eshariu, radijall-llahu anhu, duke i thënë: na vijnë letra prej teje, mirëpo nuk kanë datë. Atëherë Omeri, radijall-llahu anhu, i grumbulloi sahabet, radijall-llahu anhum, dhe i konsultoi. Disa prej tyre thanë: filloni kalendarin sikur e bëjnë persianët. Ata si bazë të kalendarit e kanë vdekjen e mbretërve të tyre. Këtë e urrejtën sahabet. Disa thënë: fillone kalendarin sikurse veprojnë romakët. Edhe këtë e urrejtën. Disa tjerë thanë: filloni kalendarin me lindjen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kurse të katërtët thanë: fillone kalendarin me vitin e fillimit të shpalljes. Të pestët thanë: fillone kalendarin me shpërnguljen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Omeri, radijall-llahu anhu, tha: Hixhreti e ndau të vërtetën nga e kota, andaj sipas hixhretit filloni kalendarin. Sahabet u pajtuan me këtë qëndrim të Omerit. Pastaj u konsultuan se nga cili muaj ta fillojnë vitin. Disa thanë: ta fillojmë nga Ramazani, sepse në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit. Të tjerët thanë: të fillojmë nga muaji Rebiul-Evel, sepse është muaji në të cilin Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, erdhi si muhaxhir në Medinë. Kurse Omeri, Othmani dhe Aliu, radijall-llahu anhum, propozuan që viti të fillon nga muaji Muharem, sepse vjen pas muajit Dhil-Hixhe, që është muaji i haxhit, vepër më të cilën plotësohen shtyllat e fesë. Në këtë muaj ka ndodhur edhe besatimi mes ensarëve dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe është marrë vendimi për hixhret. Andaj filloi regjistrimi i vitit islamik dhe sipas hixhretit nga muaji Muharem.

Musliman të nderuar!

Kështu ka filluar historia islame. Është fatkeqësi që shumica e muslimanëve ta lënë kalendarin islam dhe hixhretor e ta zëvendësojnë me kalendar krishter dhe gregorian.

Shumica e muslimanëve, sot, fatkeqësisht, i mbështeten kalendarit gregorian e jo atij sipas hixhretit. Kurse kalendari gregorian aspak nuk ka lidhje me fenë e muslimanëve.

Nëse dikush ka patur një gjysmë arsyetimi dje për shkak të kolonializimit, i cili i shtyri ta harojnë kalendarin islamik, sot nuk e kanë këtë arsyetim.

Ne nuk dyshojmë se disa vende të muslimanëve i okupuan të krishterët dhe dëshiruan tua ndërrojnë besimin, historinë, metodën dhe shoqërinë e tyre. Ata edhe arritën sukses në disa gjëra që dëshiruan, mirëpo ne u themi, sot, nuk keni arsye, pasiqë jeni pavarësuar dhe e largoi All-llahu prej jush ankthin e kolonizatorëve, padrejtësinë dhe torturat e tyre.

Dëgjuat se si sahabet kanë urrejtur kalendarin e persianëve dhe romakëve.

Musliman të nderuar!

Jemi në fillimin e vitit të ri islamik dhe sipas hixhretit. Muajtë e këtij viti janë lunare, të cilat janë te regjistruara në Libër të All-llahut:

“Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. “. (Et-Teube: 36).

Muajtë që All-llahu i ka bërë kalendar për mbarë botën:

“Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëz “. (El-Bekare: 189).

Kalendar për mbarë njerëzit, pa dallime mes arabëve dhe joarabëve, sepse janë shenja të prekshme dhe të dukshme për secilin njeri, sipas të cilit kalendar ndodh hyrja dhe dalja e muajit. Atëherë kur e sheh hënën e re hyn muaji i ri dhe përfundon muaji i vjetër. Këto muaj lunar janë muaj te All-llahu, e jo sikur muajt gregorian. Ato nuk janë të qarta dhe nuk mbështeten në gjëra fetare, logjikore e as në gjëra matematikore, por janë muaj terminologjik dhe të ndryshëm. Disa prej tyre arrijnë deri në tredhjet e një ditë e disa më pak se njëzet e nëntë ditë. Kurse ky dallim nuk ka ndonjë shkak të vërtetë logjik. Andaj disa njerëz të mençur krishter kanë propozuar që t’i ndryshojnë këto muaj, mirëpo e refuzuan këtë priftërinjtë dhe murgjërit e krishterë.

Që nga dita që është ndryshuar kalendari islamik në disa vende muslimane, kalendar i cili është për mbarë besimtarët, ata kanë marrë kalendarin gregorian. Është fatkeqësi e madhe që priftërinjtë dhe murgjërit e të krishterëve dhe çifutëve të jenë më xheloz se sa dijetarët musliman. Kjo është një sprovë e madhe që i ka goditur muslimanët, sepse kanë kompleks të inferioritetit. E po mos ta kishin këtë kompleks ata do të ndiheshin krenar dhe të ndershëm dhe do të formulonin personalitet të vetëm dhe të rrallë, nuk do të frikoheshin ta ndryshojnë atë që e kanë mbjellur kolonizatorët.

E kanë pyetur Imam Ahmedin, rahimehull-llah, duke i thënë: persianët kanë ditë dhe muaj që i kanë emërtuar me emra që nuk njihen. Ai këtë shumë e urrejti.

Transmetohet nga Muxhahidi, i cili është Imam i mufesirëve dhe është prej tabiinëve se e ka urrejtur të thuhet Azar, sepse është emër i muajve gregorian.

Musliman të nderuar!

Jemi duke hyrë në një vit të ri islamik dhe lunar, kurse nuk është prej Sunnetit të shpikim festa për shkak të ardhjes së këtij viti të ri, duke i bërë të zakonshme urimet për ardhjen e këtij viti. Disa njerëz ua urojnë ardhjen e këtij viti të ri, mirëpo kjo nuk është prej sunnetit, madje nuk është prej lakmisë, sepse nuk ka lakmi në kalimin e shumë viteve, por lakmia është në vitet që i ka kalaur besimtari në adhurime ndaj All-llahut. Shumë vitet janë të mira për ate që i ka kaluar në adhurime kurse të këqija për ate që i ka kaluar në mëkate ndaj All-llahut. Njerëzit më të këqinjë janë ata që jetojnë gjatë dhe punojnë keq.

Vellezër musliman!

Ne duhet t’i presim ditët, muajtë dhe vitet me respekte ndaj All-llahut, duke llogaritur veten dhe duke përmirësuar veprat tona të prishura, duke i mbikqyrur ata që All-llahu na i ka lënë në përgjegjësi, qofshin gratë, fëmijët, djemt dhe vajzat, e të afërmit.

Keni frikë All-llahun, o ju robër të All-llahut, zbatoni detyrat tuaja dhe për të cilat do të jepni llogari në ditën e Kijametit, ruane veten dhe familjen tuaj nga zjari i xhehenemit, ku lëndë djegëse do të jenë njerëzit dhe gurët. Kryeni këto detyra në formën më të plotë, ose së paku pjesën obligative që e keni.

O ju njerëz, dijeni se gjymtyrët do t’i keni hasmin tuaj në ditën e Kijametit. Atë ditë do të vuloset goja dhe do të flasin duart dhe këmbët për atë që kanë fituar.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni”. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit”. (Fussilet: 20 – 23).

Robër të All-llahut!

Secili vit që përfundon i premton njeriu vetes vendoshmëri të vërtetë dhe seriozitet, mirëpo kalojnë ditët, palohen orët, kurse gjendja e tij nuk ka ndryshuar. Në fund pendohet dhe dështon, andaj shfrytëzoni kohën, o ju robër të All-llahut, në adhurime dhe në secilin vit bëhuni më të mirë se në vitin e kaluar. Sepse secili vit që vjen ju afron edhe më shumë drejt varrit dhe ju largon nga pallatet. Ju afron drejt vetmimit me punët tuaja dhe ju largon nga kënaqja me familjen, fëmijët dhe pasurinë tuaj.

Robër të All-llahut!

Pasha All-llahun dynjaja nuk mund të zhvillohet pa ngritjen e fesë, nuk arrihet krenaria dhe epërsia pa nënshtrim ndaj Zotit të botërave, nuk vazhdon siguria, qetësia dhe komoditeti pa pasim të metodës së pejgamberëve.

Ju them: nëse vazhdon muaji në dynja me mëkate dhe devijime, kjo është shkallëzim (istidraxh) të cilin e pason shkatërrimi dhe zëvendësimi. Andaj kapuni për respektet ndaj All-llahut nëse dëshironi të mbroheni nga denimi i Tij dhe pendohuni të gjith, ju, te All-llahu, nëse dëshironi të shpëtoni.

All-llahu ynë të kërkojmë në këtë vend, duke dëshmuar se Ti je All-llahu, përpos të cilit hyjni tjetër nuk ka, Ti je Një dhe për ty kanë nevojë të gjitha krijesat, nuk lind dhe nuk je lindur dhe Ty nuk të ngjan askush, Ti që je Dhurues dhe Krijues i qiejve dhe tokës, Ti që je Pronar i shkëlqësisë dhe Nderit, Ti që je i Gjallë dhe Kujdestar, Ty të lytemi që të na e bësh këtë vit dhe vitin që vjen pas vite të sigurisë dhe qetësisë, vite të dijes së dobishme dhe veprave të mira, ku do ti derdhish mbi ne dhuntitë tuaja dhe do të na furnizosh falënderimin ndaj Teje. Vit ku do të përmirësosh përgjegjësit tanë. Vit ku do të shtyshë drejt udhëzimit dhe do të na sjellish te ne udhëzimin, Ti je Bujar dhe Fisnik, i Butë dhe i Mëshirshëm. Paqa dhe bekimi qofshin mbi robin dhe Pejgamberin Tënd, Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij në përgjithësi .

HUTBEJA E DYTË

All-llahun e falënderojmë për mirësitë e Tij dhe I jemi mirënjohës për sukseset dhe dhuntitë e Tija. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përpos All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak dhe dëshmoj se Muhammedi, është rob dhe i dërguar i Tij, paqa dhe bekimi qofshin mbi te, familjen, shokët dhe mbi të gjith ata që i pasojnë në mënyrë të mirë .

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka treguar se agjërimi më i mirë pas muajit të Ramazanit është agjërimi në muajin e All-llahut Muharem dhe ka treguar se ai që e agjëron ditën e dhjetë shpreson prej All-llahut që ti falen mëkatet e vitit të kaluar. E ka agjëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ka urdhëruar të agjërohet. Andaj agjërimi i ditës së dhjetë të muajit Muharem është vepër e ligjshme, mirëpo ka thënë: “nëse do të jetoj edhe vitin e ardhshëm, do të agjëroja edhe ditën e nëntë”, domethënë do të agjëroja ditën e nëntë dhe të dhjetë, për tu kundërvyer çifutëve, të cilët e agjëronin ditën e dhjetë, pasiqë ishte dita në të cilën All-llahu e shpëtoi Musain, alejhisselam, dhe popillin e tij nga Faraoni, kurse e shkatërroi Faraonin, andaj ata e agjëronin në shenjë falënderimi ndaj Zotit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e agjëroi këtë ditë dhe tha: “Ne jemi më meritor për Musain se sa ata”.

Mirëpo për ti kundërshtuar çifutët urdhëroi të agjërojnë njerëzit një ditë para ose një ditë mbrapa.

Dijetarët kanë thënë: agjërimi i ditës së dhjetë të muajit Muharem i ka tre forma:

– ta agjëron vetëm ditën e dhjetë, kurse kjo është në kundërshtim me sunnetin;

– ta agjëron ditën e dhjetë dhe një ditë para saj, kjo është forma më e mirë;

– ta agjëron ditën e dhjetë dhe një ditë pas dhe një ditë para. Dijetarët kanë thënë: kjo është forma edhe më e mirë e agjërimit.

Ai që i agjëron këto tre ditë dhe e ka patur zakon të agjëron tre ditë nga çdo muaj, i mjaftojnë këto tre ditë, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i agjëronte tre ditë në muaj, nuk i jepte rëndësi a janë në fillim, në mes ose në fund të muajit.

Robër të All-llahut!

Shpresoni shpërblimin dhe agjëroni ditën e dhjetë dhe ditën e nëntë, e nëse e agjëroni edhe ditën e njëmbëdhjetë është më mirë, e nëse mjaftoheni me dy ditë, e keni realizuar sunnetin.

Vëllezër të nderuar në xhumanë e kaluar u ngrit një njeri që dëgjonte hutben për tu falur, kurse unë e urdhërova që mos të falet, sepse njeriut nuk i lejohet të falet përderisa imami e mban hutben, përpos tehijetul-mesxhidit (namazit përshëndetës). Andaj nëse hyn njeriu, kurse imami është duke e mbajtur hutben, i fal dy rekate të shkurtëra, siç ka urdhëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Disa njerëz nuk e panë këtë njeri dhe kanë menduar se unë e kam urdhëruar ate që ka hyrë në xhami mos ta fal tehijetul-mesxhidin, edhe pse dihet se unë në hutben e kaluar thash se njeriu kur hyn në xhami dhe imami është duke mbajtur hutben mos të ulet pa i fal dy rekate të shkurtëra. Mirëpo disa njerëz i kuptojnë disa fjale e disa tjera nuk i kuptojnë, andaj e përsëris edhe një herë: kush hyn në xhami, kurse imami mban hutben, ai nuk ulet derisa ti fal dy rekate të shkurtëra, kurse ai që ka hyrë dhe i ka falur dy rekatet e tehijetul-mesxhidit, atij nuk i lejohet të falet gjatë hutbes, por duhet ta dëgjojë hutben.

Kujdes besimtar ndaj asaj që dëgjoni që mos ta kuptoni gabimisht, sepse këto gabime ndodhin shpesh. Njeriu duhet t’i kuptojë të gjitha aspektet e fjalës, fillimin, mesin dhe fundin që mos të gabon.

All-llahun e lus që të na dhurojë ruajtje të fesë, kuptim të sherijatit dhe veprim sipas dijes që kemi, sepse ai është Bujar dhe Fisnik.

Dijeni vëllezër se fjala më e mirë është fjala e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjërat më të këqija janë të shpikurat. Keni frikë All-llahun o ju musliman dhe kapuni për udhëzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kapuni për te me dhëmballë dhe lutne Ate që t’ju përfocojë në këtë rrugë deri në vdekje që të ringjalleni në shoqërinë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

O ju musliman dërgoni sa ma shumë salavate mbi Pejgamberin tuaj, sidomos në ditën e xhuma, sepse ai që dërgon mbi te një herë salavate, All-llahu dërgon mbi te dhjetë herë.

Robër të All-llahut!

“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni”. (En-Nahl: 90- 91).

Imam Muhamed Salih El-Uthejmin, rahimehull-llahu

Përktheu: Bekir Halimi

Imam Muhamed Salih El-Uthejmin,
11.2.2005