Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Mungesa e të vërtetës

Rezymeja e hutbes: Mungesa e të vërtetës dhe përzierja e saj me të kotën është fitneja më e madhe; reziku i deforimimit të Islamit; reziku i dallimeve dhe përçarjes; realiteti i shoqërisë muslimane; qortimi i fshehjes të vërtetës dhe përzierjes së saj me të kotën; realiteti i mashtrimit dhe devijimit; mënyrat e mashtrimit dhe përzuerjes; detyra e muslimanit; domosdoshmëria e kthimit te All-llahu dhe kërkimi i udhëzimit.

Mungesa e të vërtetës

ose ngatërrimi e saj me të kotën

Hutbeja e parë

Porosia kryesore për ju dhe për mua është frika nga Zoti, vetëdija se Zoti na kontrollon në të gjitha veprat që i bëjmë ose i lëjmë, sepse me devotshmëri arrihet miqësia (vilaje) dhe na vijnë myzhdet:

ÃóáÇ Åöäøó ÃóæúáöíóÇÁó Çááøóåö áÇ ÎóæúÝñ Úóáóíúåöãú æóáÇ åõãú íóÍúÒóäõæäó ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóßóÇäõæÇ íóÊøóÞõæäó áóåõãú ÇáúÈõÔúÑóì Ýöí ÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ æóÝöí ÇáÂÎöÑóÉö [íæäÓ:62-64].

“Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh”. (junus: 62- 64).

Musliman të nderuar!

Prej sprovave më të mëdha nga të cilat vuajnë në përgjithësi shoqëritë muslimane në këtë shekull është mungesa e të vërtetës ose përzierja e saj me të kotën, mungesa e pushtetit të referëncës së qartë dhe të vërtetë në publikimin e të vërtetës, ndihmimit të saj para të kotës dhe shfaqja e saj në formën që ia ka zbritur All-llahu Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pa fitne ose mëdyshje, pa keqinterpretime nga ndikimi i dyshimeve dhe epsheve, gjë që bëhet shkaku kryesor që fotografia e Islamit të përballet me dy reziqe kryesore:

Një: Reziku i prishjes së Islamit, duke iu paqartësuar vlerat dhe nocionet statike, duke u futur të vërtetave gënjeshtër, ose origjinaleve gjëra të huaja.

Tentohet që ky kuptim i këtillë i gjërave të mbetet dominant në mesin e njerëzve, kurse shpresa mbetet te disa shpirtëra që të vjen koha e përshtatshme për ta kthyer hakun në vendin e vet. Mirëpo njerëzit në këtë kohë të pritjes e kanë mbushur zemrën me këtë besim të prishur, se tërë kjo që janë duke e bërë, ky largim nga Islami dhe kjo mangësi në fetarizëm, kjo përzierje të bukurës me të shëmtuarën është vet Islami. Andaj kur të dëgjohen zëra përmirësuese, që i thëret ata ti kthehen metodës së vërtetë, kapjes për sherijatin e Tij të përhershëm, ashtu si e ka zbritur All-llahu, i kritikojnë për këtë hap dhe këtë lëvizje, i akuzojnë këshilluesit me prapambeturi, ngurtësi e sipërfaqësi. Kështu supozojnë thirësit e mashtrimit dhe përzierjes së gjërave, kurse gjuha e gjendjes së tyre kur këshillohen nga këshilluesit thotë:

æóÅöÐóÇ Þöíáó áóåõãú áÇ ÊõÝúÓöÏõæÇ Ýöí ÇáÃóÑúÖö ÞóÇáõæÇ ÅöäøóãóÇ äóÍúäõ ãõÕúáöÍõæäó ÃóáÇ Åöäøóåõãú åõãú ÇáúãõÝúÓöÏõæäó æóáóßöäú áÇ íóÔúÚõÑõæäó [ÇáÈÞÑÉ:11¡ 12].

“E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)! Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”. (El-Bekare: 11- 12).

Këtë që e themi na e përforcon thënia e Abdullah ibën Mesudit, radijall-llahu anhu, ku mes tjerash thotë:

(ßíÝ Èßã ÅÐÇ áÈöÓÊßã ÝÊäÉñ íÑÈæ ÝíåÇ ÇáÕÛíÑ¡ æíåÑãõ ÝíåÇ ÇáßÈíÑ¡ æÊõÊøóÎóÐ ÓäøÉ¡ ÝÅä ÛõíøöÑÊ íæãðÇ Þíá: åÐÇ ãäßóÑ)¡ ÞÇáæÇ: æãÊì Ðáß¿ ÞÇá: (ÅÐÇ ÞáøóÊ ÃãäÇÄßã¡ æßËõÑÊ ÃãÑÇÄßã¡ æÞáøóÊ ÝÞåÇÄßã¡ æßËõÑÊ ÞõÑøÇÄßã¡ æÊõÝõÞøöå Ýí ÛíÑ ÇáÏøíä¡ æÇáÊõãöÓÊ ÇáÏäíÇ ÈÚãá ÇáÂÎÑÉ).

“Si do të jetë halli juaj kur do t’ju kaplojnë fitnet nga çdo anë. Plaket në to i vjetri, rritet në to i vogli, njerëzit e konsiderojnë sunnet, e nëse ajo ndryshohet, thonë është ndryshuar sunneti? I thanë: kur do të ndodh kjo gjë, o Ebu Abdurahman?

Tha: kur të shtohen lexuesit e Kur’anit, pakësohen fukahatë, shtohen liderët (emirat), fitohet dynjaja me punë të ahiretit”. (Transmeton Abdurezaku, Ibn Ebi Shejbe, Daremiu, Shasiu, Hakimi, Ibn Hazmi, Bejhakiu, kurse shejh Albani vlerëson se ky transmetim është i vërtetë).

Dy: Ky mashtrim dhe përzierje e gjërave shkakton te muslimanët përçarje dhe bëhet i pamundshëm bashkimi, sepse secili grup do të pretendon se ka metodën e vet të veçantë.

Kjo do të shkakton që përkatësia islame të mer forma të ndryshme që dallojnë njëra nga tjetram sikurse vijat e gjata paralele, të cilat është e pamundshme të takohen ndonjë herë.

Nga ky shkak jemi duke parë islam verior, islam jugor, islam lindor, islam perendimor, kurse islami është një fe dhe një ngjyrë, mirëpo mashtrimi dhe devijimi bëjnë turbullira në shoqëri, të cilat asnjë ushtri e madhe nuk mund ti bëjë.

Shoqëria muslimane e pastër dhe e devotshme, është ajo shoqëri ku dominon ambijenti i pastër në metodë, qartësia në synim, brendësia e shëndoshë gjatë gjykimit, fetvasë, edukimit, arsimimit, raporteve familijare dhe shoqërore dhe gjithpërshirshmëria në kapjen për Islamin, duke mos skajësuar asnjë aspekt të sherijatit të All-llahut ose hedhja e tyre në grumbullin e kaosit, negociatave dhe kërcënimit.

Ai që përcjell shekujt e hilafetit të drejtë do të jetë i bindur se në ato kohëra ka munguar mashtrimi, përzuerja e gjërave, manipulimi në raport me sherijatin e pastër në të gjitha sferat. Andaj ata u rritën lart, arritën mbretëri të gjërë në ruzullin tokësor, kjo erdhi si dhunti e All-llahut mbi ta, e pastaj si rezultat i vërtetësisë së tyre të brendshme, i personifikuar në realitet dhe dukje.

Ata nuk kanë qenë pejgamber, as që kanë patur sherijat që dallon nga sherijati ynë, nuk kanë patur Libër tjetër përpos këtij që e lexojmë ne, e as sunnet tjetër përpos sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo besimi i tyre i thellë në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, puna e vërtetë në jetën e përditshme, marja e mësimeve nga Libri i All-llahut, kur Ai i qortonte dhe kritikonte ata që mashtrimin dhe përzierjen e gjërave e kishin metodë jete, që të mashtrojnë Zotin e tyre dhe masën e gjërë nga populli i tyre:

íõÎóÇÏöÚõæäó Çááøóåó æóÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóãóÇ íóÎúÏóÚõæäó ÅöáÇøó ÃóäÝõÓóåõãú æóãóÇ íóÔúÚõÑõæäó [ÇáÈÞÑÉ:9].

“Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë”. (El-Bekare: 9).

Libri i All-llahut është përplot ajete që qortojnë ata që kanë profesion mashtrimin dhe manipulimin. All-llahu, subhanehu ve teala, ka qortuar disa ithtarë të Librit (ehli Kitab) të cilët i kanë mashtruar popujt e tyre duke futur në sherijatin e tyre gjëra që s’janë pjesë e tyre, që të pranohen dhe përhapen në mesin e tyre, që të shfaqen në mesin e tyre si reformator dhe të mëshirshëm, duke thënë:

æóãöäúåõãú Ãõãøöíøõæäó áÇ íóÚúáóãõæäó ÇáúßöÊóÇÈó ÅöáÇøó ÃóãóÇäöíøó æóÅöäú åõãú ÅöáÇøó íóÙõäøõæäó Ýóæóíúáñ áöáøóÐöíäó íóßúÊõÈõæäó ÇáúßöÊóÇÈó ÈöÃóíúÏöíåöãú Ëõãøó íóÞõæáõæäó åóÐóÇ ãöäú ÚöäúÏö Çááøóåö áöíóÔúÊóÑõæÇ Èöåö ËóãóäðÇ ÞóáöíáÇð Ýóæóíúáñ áóåõãú ãöãøóÇ ßóÊóÈóÊú ÃóíúÏöíåöãú æóæóíúáñ áóåõãú ãöãøóÇ íóßúÓöÈõæäó [ÇáÈÞÑÉ:78¡ 79]

“E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut”! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë”. (El-Bekare: 78- 79).

Kurse në një ajet tjetër thotë:

æóÅöäøó ãöäúåõãú áóÝóÑöíÞðÇ íóáúæõæäó ÃóáúÓöäóÊóåõãú ÈöÇáúßöÊóÇÈö áöÊóÍúÓóÈõæåõ ãöäú ÇáúßöÊóÇÈö æóãóÇ åõæó ãöäú ÇáúßöÊóÇÈö æóíóÞõæáõæäó åõæó ãöäú ÚöäúÏö Çááøóåö æóãóÇ åõæó ãöäú ÚöäúÏö Çááøóåö æóíóÞõæáõæäó Úóáóì Çááøóåö ÇáúßóÐöÈó æóåõãú íóÚúáóãõæäó [Âá ÚãÑÇä:78]

“Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: “Kjo është nga All-llahu”! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun”. (Ali Imran: 78).

Në këtë drejtim është edhe ajeti Kur’anor:

æóáÇ ÊóáúÈöÓõæÇ ÇáúÍóÞøó ÈöÇáúÈóÇØöáö æóÊóßúÊõãõæÇ ÇáúÍóÞøó æóÃóäúÊõãú ÊóÚúáóãõæäó [ÇáÈÞÑÉ:42]

“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin”. (El-Bekare: 42).

Këtë qortim e përforcon duke thënë në ajetin tjetër:

íóÇ Ãóåúáó ÇáúßöÊóÇÈö áöãó ÊóáúÈöÓõæäó ÇáúÍóÞøó ÈöÇáúÈóÇØöáö æóÊóßúÊõãõæäó ÇáúÍóÞøó æóÃóäúÊõãú ÊóÚúáóãõæäó [Âá ÚãÑÇä:71].

“O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?” (Ali Imran: 71).

Mashtrimi, ngatërrimi i të vërtetës, manipulimi, gjëra të cilat e shkatërrojnë një shoqëri dhe e sjellin në humnerë, janë cilësi të popullit të devijuar dhe popullit që All-llahu është i mllefosur në ata.

Musliman të nderuar!

Mashtrimi dhe ngatërrimi i gjërave është publikim i të kotës në formë të të vërtetës, shndërrimi i të keqes në të mirë dhe të shëmtuarës në të bukur. Është e vërtetuar në këtë vepër të rezikshme se ai që ngatërron të vërtetën me të kotën do ta gjenë veten të detyruar që ta fsheh të vërtetën dhe ta sqaron të kotën, sepse po e sqaroi të vërtetën do të asgjësohej e kota, të cilën është duke e vepruar dhe është duke e ngatëruar me të vërtetën. Këtë gjë e harojnë shumë njerëz që kanë të bëjnë me oferta të vesternizimit dhe tentime të përvjedhjes me preteks të ripërtërirjes, reformës, përparimit të shoqërive dhe ngritjes së tyre në nivelin e tjerëve. Në këtë drjetim shërbehen me të gjitha komentet e shtrembëruara, dyshimet dhe keqinterpretimet e teksteve të qarta.

Disa dijetarë të selefit kanë thënë:

“Åäøó ÇáÍÞøó ÅÐÇ áõÈÓ ÈÇáÈÇØá íßæä ÝÇÚáõå ÞÏ ÃÙåÑó ÇáÈÇØáó Ýí ÕæÑÉö ÇáÍÞø¡ æÊßáøã ÈáÝÙò áå ãÚäíÇä: ãÚäì ÕÍíÍ æãÚäì ÈÇØá¡ ÝíÊæåøóã ÇáÓÇãÚõ Ãäå ÃÑÇÏ ÇáãÚäì ÇáÕøÍíÍ¡ æãÑÇÏå Ýí ÇáÍÞíÞÉö åæ ÇáãÚäì ÇáÈÇØá”.

“Nëse e vërteta ngatërrohet me të kotën, ai që e vepron këtë gjë e ka shfaqur të kotën në formën e të vërtetës dhe ka folur me shprehje që kanë dy kuptime: kuptimin e vërtetë dhe kuptimin e kotë; dëgjuesi mendon se ka synuar kuptimin e vërtetë, kurse ai ka synuar kuptimin e kotë”.

Dijeni, All-llahu ju pastë në kujdesin e Tij, se mashtrimi dhe manipulimi ka mjete të ndryshme, ata që e bëjnë këtë vepër nuk i përmbahen vetëm një rruge, edhe pse ndoshta nuk janë të aftë ti shfrytëzojnë të gjitha mjetet.

Disa prej tyre përdorin komentin e gabuar, pasimin e ajeteve jo të qarta që i shërben interesve dhe pikpamjeve të tyre, ngatërrojnë të vërtetën me të kotën.

All-llahu i ka qortuar ata që kanë këto cilësi duke thënë:

ÝóÃóãøóÇ ÇáøóÐöíäó Ýöí ÞõáõæÈöåöãú ÒóíúÛñ ÝóíóÊøóÈöÚõæäó ãóÇ ÊóÔóÇÈóåó ãöäúåõ ÇÈúÊöÛóÇÁó ÇáúÝöÊúäóÉö æóÇÈúÊöÛóÇÁó ÊóÃúæöíáöåö æóãóÇ íóÚúáóãõ ÊóÃúæöíáóåõ ÅöáÇøó Çááøóåõ æóÇáÑøóÇÓöÎõæäó Ýöí ÇáúÚöáúãö [Âá ÚãÑÇä:7].

“… E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes”. (Ali Imran: 7).

Robër të All-llahut!

Kjo metodë e rezikshme, jo vetëm që i dallon epsharakët dhe njerëzit me dyshime dhe dilema, por i kaplon edhe ata që i japin përparësi të mirave të kësaj bote para ahiretit me dijen, vendimin, sjelljen e tij.

Ibn Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Ai dijetar që i jep përparësi dynjasë dhe e do shumë domosdo do të flet mbi All-llahun pa dije në gjykimet, fetvatë, lajmet dhe detyrimet e tija. Sepse vendimet e Zotit shpesh vijnë në kundërshtim me pasionet e njerëzve, sidomos të parisë, andaj nëse dijetari dhe pushtetari e dojnë prijatarinë dhe pasojnë epshet e tyre, këtë nuk mund ta arrijnë përpos se me gjërat e kundërta të vërtetës, sidomos nëse ka edhe ndonjë dilemë. Atëherë epshi dhe dilema ngjallin paisonin, fshihet e sakta dhe humbet fytyra e të vërtetës”. (“El-Fevaid”, fq. 100).

Nëse dhënia përparësi dynjasë nga dijetari dhe pushtetari i sjell ata në këtë gradë, çka të themi për gazetarin, mendimtarin, politikanin, ideologun, etj?! pa dyshim se te ata kjo edhe më shumë ndikon. La havle ve la kuvvet il-la bil-lah.

Mashtruesit dhe manipuluesit kanë edhe një metodë të rezikshme. Ajo është fshehja e të vërtetës, mos shfaqja e saj para njerëzve, edhe pse nuk e ngatërrojnë ate me të kotë, pastaj sjellin argumente dhe dyshime për rëndësinë e fshehjes dhe rezikun e publikimit. I zmadhojnë pasojat negative që mund të vijnë si pasojë e shfaqjes së të vërtetës dhe i zvoglojnë dobitë e dobive që vijnë si pasoj e publikimit të të vërtetës. Pasiqë ngatërrimi i të vërtetës me të kotën dhe fshehja e të vërtetës janë dy gjëra që ndërlidhen mes vete.

Shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, rahimehull-llah, thotë:

“ãóä ßÊã ÇáÍÞøó ÇÍÊÇÌ Ãä íÞíãó ãæÖÚóå ÈÇØáÇð¡ ÝíáóÈÓ ÇáÍÞøó ÈÇáÈÇØá¡ æáåÐÇ ßÇä ßáøõ ãä ßóÊóã ãä Ãåá ÇáßÊÇÈö ãÇ ÃäÒá Çááå ÝáÇ ÈÏø Ãä íÙåÑó ÈÇØáÇð”.

“ai që e fsheh të vërtetën ka nevojë që në vend të saj të vëndon të kotën, e përzien të vërtetën me të kotë, andaj secili nga ithtarët e Librit që e fsheh atë që ka zbritur All-llahu detyrimisht do ta publikon të kotën”. (“Mexhmuul-Fetava”, 7/172- 173).

All-llahu, az-ze ve xhel-le, u është kërcënuar atyreve që pasojnë këtë metodë duke thënë:

Åöäøó ÇáøóÐöíäó íóßúÊõãõæäó ãóÇ ÃóäÒóáúäóÇ ãöäú ÇáúÈóíøöäóÇÊö æóÇáúåõÏóì ãöäú ÈóÚúÏö ãóÇ ÈóíøóäøóÇåõ áöáäøóÇÓö Ýöí ÇáúßöÊóÇÈö ÃõæúáóÆößó íóáúÚóäõåõãú Çááøóåõ æóíóáúÚóäõåõãú ÇááÇøóÚöäõæäó [ÇáÈÞÑÉ:159]

“Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë”. (El-Bekare: 159).

Kurse imam Buhariu, rahimehull-llah, transmeton nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se ka thënë:

(áæáÇ ÂíÉñ Ýí ßÊÇÈö Çááå ãÇ ÍÏøËÊõ ÃÍÏðÇ ÔíÆðÇ) æÞÑà åÐå ÇáÂíÉ

“Po mos të ishte një ajet në Librin e All-llahut nuk do ti tregoja askujt asgjë”, e pastaj e lexoi ajetin e lartshënuar. (Buhariu dhe Muslimi).

Kurse Imam ahmedi sjell një hadith të ngritur deri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në të cilin ka thënë:

((ãä ÓõÆá Úä Úáã ÝßÊãóå ÃõáÌã íæãó ÇáÞíÇãÉ ÈáÌÇã ãä äÇÑ)).

“Ai që pyetet për një çeshtje të dijes dhe e fsheh ate, do të frerohet me frerë të zjarit në Ditën e Kijametit”. (transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheja, kurse Shejh Albani i vlerëson si sahih).

Andaj, robër të All-llahut, e kemi obligim që ti dorëzohemi sherijatit të All-llahut, sepse është sherijat i përhershëm, ku nuk ka ngatërrime dhe mashtrime, vlen për çdo kohë dhe vend, ummeti islam nuk mund të arrijë krenari pa te, kurse humbja, dështimi dhe shkatërrimi është i ndërlidhur me largimin e muslimanëve prej tij.

Musliman të nderuar!

Nuk duhet të mashtrohemi me oferta të stolisura dhe mashtrime të zbukuruara për ta skajësuar sherijatin nga jeta e njerëzve, kurse qëndrimi i muslimanit përballë fortunave të devijimit dhe ofanzivave të mashtrimit duhet të jetë, ajo me të cilën All-llahu i ka lavdëruar të thelluarit në dije, të cilët para këtyre sprovave devijuese dhe mëdyshjeve rreth sherijatit thonë:

ÂãóäøóÇ Èöåö ßõáøñ ãöäú ÚöäúÏö ÑóÈøöäóÇ æóãóÇ íóÐøóßøóÑõ ÅöáÇøó ÃõæúáõæÇ ÇáÃóáúÈóÇÈö ÑóÈøóäóÇ áÇ ÊõÒöÛú ÞõáõæÈóäóÇ ÈóÚúÏó ÅöÐú åóÏóíúÊóäóÇ æóåóÈú áóäóÇ ãöäú áóÏõäúßó ÑóÍúãóÉð Åöäøóßó ÃóäúÊó ÇáúæóåøóÇÈõ [Âá ÚãÑÇä:7].

“…Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes”. (Ali Imran: 7).

Na bekoftë All-llahu ne me këtë Kur’an të Madhërishëm, na sjelltë dobi me ajetet dhe përkujtimet e urta. E thash këtë që dëgjuat, nëse ia kam qëlluar, kjo është prej All-llahut, e nëse kam gabuar, kjo është prej meje dhe shejtanit, andaj kërkoj falje prej All-llahut, sepse Ai është falësi.

Hutbeja e dytë

ÇáÍãÏõ ááå æÍÏóå¡ æÇáÕøáÇÉ æÇáÓáÇã Úáì ãä áÇ äÈíø ÈÚÏóå.

Dijeni, All-llahu ju pastë në kujdesin e Tij, se disa mufesirë (komentues të Kur’anit) kanë disa sqarime të bukura në lidhje me ajetin Kur’anor:

æóáÇ ÊóáúÈöÓõæÇ ÇáúÍóÞøó ÈöÇáúÈóÇØöáö æóÊóßúÊõãõæÇ ÇáúÍóÞøó æóÃóäúÊõãú ÊóÚúáóãõæäó [ÇáÈÞÑÉ:42]

“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin”. (El-Bekare: 42).

Ata thonë: Devijimi i tjerëve dhe mashtrimi i tyre arrihet në dy mënyra:

1- Nëse tjetri i ka dëgjuar argumentet e të vërtetës dhe i ka pranuar ato, devijimi i tij ndodh duke i futur dyshime rreth këtyre argumenteve.

2- Nëse tjetri nuk i ka dëgjuar argumentet e të vërtetës, devijimi i tij ndodh duke ia fshehur këto argumente dhe pengimi i tij që të arrijë deri te to.

Andaj fjala e All-llahut:

æóáÇ ÊóáúÈöÓõæÇ ÇáúÍóÞøó ÈöÇáúÈóÇØöáö

“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën” e aludon mënyrën e parë, kurse ajeti:

æóÊóßúÊõãõæÇ ÇáúÍóÞøó

“mos fshehni realitetin” e aludon mënyrën e dytë. Pa dyshim se që të dy mënyrat janë telash i madh.

Mashtrimi dhe manipulimi ndodh kur të mungon dija mbi rrugën e të vërtetës dhe rrugicat e të kotës, siç ka thënë Faruku, Omer ibën Hatabi, radijall-llahu anhu:

(ÅäãÇ ÊäÞóÖ ÚõÑì ÇáÅÓáÇã ÚÑæÉð ÚÑæÉ ÅÐÇ äóÔà Ýí ÇáÅÓáÇã ãä áã íÚÑöÝ ÇáÌÇåáíÉ).

“Do të rrënohet Islami pjesë pjesë, kur do të rriten në Islam njerëz që nuk e njohin injorancën”. (“Miftahu Darus-Seadeti”, 1/295).

Prej këtu edhe u bë e njohur fraza e tij:

(áÓÊõ ÈÎÈøò æáÇ íÎÏÚäí ÇáÎÈø)

“Nuk mashtroj as që lejoj që dikush të më mashtrojë”. (po aty).

Muslimani duhet të ketë frikë Zotin e vet, duhet ta njeh fenë e tij, sepse All-llahu i ka sqaruar argumentet e Tij që të bëhen të qarta metodat e kriminelëve.

Atëherë kur të shtohen bisedat e kota, ngatërrimi i gjërave, të flet njeriu i thjeshtë për çeshtjet e përgjithshme, kur të përzien njerëzit një thënie të mirë me një të keqe, atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër përpos se ti drejtohemi All-llahut që të na jep udhëzim dhe mbrojtje nga mashtrimi dhe devijimi, sikurse na tregon Imam Muslimi në sahihun e tij se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e fillonte namazin e natës, e fillonte me këtë lutje:

((Çááåãø ÑÈøó ÌÈÑíá æãíßÇÆíá¡ ÚÇáãó ÇáÛíÈ æÇáÔåÇÏÉ¡ ÃäÊ ÊÍßã Èíä ÚÈÇÏß ÝíãÇ ßÇäæÇ Ýíå íÎÊáÝæä¡ ÇåÏöäí áãÇ ÇÎÊõáöÝ Ýíå ãä ÇáÍÞøö ÈÅÐäß¡ Åäß ÊåÏí ãä ÊÔÇÁ Åáì ÕÑÇØ ãÓÊÞíã)).

“All-llahu im, Zoti i Xhibrilit dhe Mikailit, njohës i gajbit dhe të dukshmes, Ti gjykon mes robërve Tu në gjërat që ata kanë mosmarveshje, më udhëzo në të vërtetë me lejen Tënde në ato gjëra që ata kanë dallime, sepse Ti udhëzon cilin do në rrugën e drejtë”. (Muslimi).

Ibën Kajimi, rahimehull-llah, na tregon qëndrimin e hoxhës së tij, Ibën Tejmiut, rahimehull-llah, përballë këtyre gjërave të rënda, duke thënë:

“ÔåÏÊõ ÔíÎó ÇáÅÓáÇã ÑÍãå Çááå ÅÐÇ ÃÚíóÊå ÇáãÓÇÆáõ æÇÓÊÚÕóÊ Úáíå ÝÑøó ãäåÇ Åáì ÇáÊæÈÉö æÇáÇÓÊÛÝÇÑ æÇáÇÓÊÚÇäÉ ÈÇááå æÇááøÌà Åáíå æÇÓÊäÒÇá ÇáÕæÇÈ ãä ÚäÏå æÇáÇÓÊÝÊÇÍ ãä ÎÒÇÆäö ÑÍãÊå¡ ÝÞáøó ãÇ íáÈóË ÇáãÏóÏ ÇáÅáåíø Ãä íÊÊÇÈÚ Úáíå ãÏøÇ¡ æÊÒÏáÝ ÇáÝÊæÍÇÊ ÇáÅáåíøÉ ÈÃíøÊöåä íÈÏóÇ¿”.

“Kam parë shejhul-Islamin, rahimehull-llah, kur i vinte e rëndë ndonjë çeshtje ose ishte e vështirë, ikte në pendim, istigfar, istiane (kërkim ndihmë nga All-llahu) Atij i mbështetej, kërkonte zgjidhjen e saktë nga Ai dhe hapjen e depove të Mëshirës së Tij, pastaj shpejt vinte ndihma hyjnore mbi te që ta ndihmonte dhe zbritnin mbi te inspirimet hyjnore se me cilën tia fillon”. (“I’lamul-Muvekein”, 4/131-132).

Ai që ka frikë All-llahun dhe denimin e Tij duhet të kujdeset nga lejimi i të ndaluarës me hile dhe mashtrime, duhet ta dijë se nuk e shpëton prej All-llahut mashtrimet dhe dredhitë e tija në fjalë ose vepra, duhet ta dijë se All-llahu e posedon një ditë ku dobësohen njerëzit, rrënohen kodrat, vijnë trishtimet një pas një, dëshmojnë gjymtyrët, zbardhen fytyrat e atyreve që kanë këshilluar për All-llahun, Pejgamberin dhe Librin e Tij dhe që në zemrën e tyre ka patur bamirësi, vërtetësi dhe sinqeritet për të Lartin dhe të Lartësuarin, kurse nxihen fytyrat e atyreve që në zemër kanë mashtrimin, tradhtinë, rrenën, kurthet dhe hilen. Atëherë do të mësojnë mashtruesit se vetveten kanë mashtruar dhe se kanë luajtur me fenë:

æóßóÐóáößó ÌóÚóáúäóÇ Ýöí ßõáøö ÞóÑúíóÉò ÃóßóÇÈöÑó ãõÌúÑöãöíåóÇ áöíóãúßõÑõæÇ ÝöíåóÇ æóãóÇ íóãúßõÑõæäó ÅöáÇøó ÈöÃóäÝõÓöåöãú æóãóÇ íóÔúÚõÑõæäó [ÇáÃäÚÇã:123]

“Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë”. (El-Enam: 123).

Åöäøó ÇáøóÐöíäó íõáúÍöÏõæäó Ýöí ÂíóÇÊöäóÇ áÇ íóÎúÝóæúäó ÚóáóíúäóÇ ÃóÝóãóäú íõáúÞóì Ýöí ÇáäøóÇÑö ÎóíúÑñ Ãóãú ãóäú íóÃúÊöí ÂãöäðÇ íóæúãó ÇáúÞöíóÇãóÉö ÇÚúãóáõæÇ ãóÇ ÔöÆúÊõãú Åöäøóåõ ÈöãóÇ ÊóÚúãóáõæäó ÈóÕöíÑñ [ÝÕáÊ:40].

“Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni”. (Fusilet: 40).

Dërgoni salavate mbi njeriun më të të mirë dhe më të pastër, Muhammed ibn Abdullahun, pronari i hauzit dhe shefatit, sepse me këtë gjë ju ka urdhëruar All-llahu, gjë me të cilën vet ia ka filluar, duke thënë:

íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ ÕóáøõæÇ Úóáóíúåö æóÓóáøöãõæÇ ÊóÓúáöíãðÇ [ÇáÃÍÒÇÈ:56].

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-ahzab: 56).

Çááåãø Õáøö Úáì ãÍãøÏ æÚáì Âá ãÍãøÏ ßãÇ ÕáøíÊ Úáì ÅÈÑÇåíã æÚáì Âá ÅÈÑÇåíã Åäøß ÍãíÏ ãÌíÏ…

Suud Shurejm, imam dhe hatib në Mesxhidul-Haram

Hutbe e mbajtur me datë: 21/10/1425

Përshtati: Bekir Halimi

Suud Shurejm, imam dhe hatib në Mesxhidul-Haram,
10.12.2004