Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Ruajtja e sherijatit

Rezymeja: domosdoshmëria e kapjes për sherijatin islam/ të vërteta imanore/ domosdoshmëria e mbrojtjes së sherijatit/ fenomeni i dështimit subjektiv/ reziku i atyreve që refuzojnë sherijatin e tyre/ ndikimi i masës nga propozimet e refuzuesve të sherijatit/ shkaqet e shfaqjes së refuzuesve të sherijatit/ detyra e kryetarëve dhe dijetarëve/ domosdoshmëria e arbitrimit të Kur’anit dhe Sunnetit dhe nënshtrimi pra tyre.

Hutbeja e parë

O ju musliman keni frikë All-llahun dhe vlerësone me një vlerësim të vërtetë, besoni All-llahut dhe Pejgamberit të Tij, do tu jep dy hise të rahmetit, do tu jep dritë me të cilën do të ecni, do tua fal mëkatet, kurse ai që ia kthen shpinën kësaj, ai pason epshin e tij:

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِنْ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ [القصص:50].

” e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (El-Kasas: 50).

O ju njerëz!

Muslimanët sipas vendimeve të sherijatit të tyre dhe teksteve të qarta dhe të prera, obligohen te All-llahu që të kapen për te, ta shtërngojnë me dhëmballë, ta mbrojnë pozitën e tij që mos të dëmtohet ose thehet, ose të depërtojë dora e çoroditësve, të cilët do ti përmbysnin tekstete dhe premisat e tij, do të luanin me rregullat e tij si do të donin, normalisht se në mungesë të përjetimit të prestigjit të Kur’anit në shpirtërat e njerëzve dhe mungesës së madhe të asaj që All-llahu e realizon me sulltan, me forcë dhe edukim. Pasiqë ai që sigurohet nga denimi sillet keq, kurse atij që i mungon drita dhe udhëzimi, rrotullohet vërdallë në errësirë. Në këtë kohë nuk ka kush e mbron njeriun përpos All-llahut dhe përpos kapjes për porosinë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku thotë:

((عليكم بسنّتي وسنّةِ الخلفاء الراشدين المهديّين من بعدي، تمسَّكوا بها وعضّوا عليها بالنواجذ، وإياكم ومحدثاتِ الأمور، فإن كلّ محدثةٍ بدعة)) رواه أحمد.

“Kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifeve të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje, kapuni për te me dhëmballë dhe keni dro shpikjet, sepse çdo shpikje është bidat”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Robër të All-llahut!

Muslimanët janë të kapur fortë për feën e tyre dhe janë të fuqishëm në besimin e tyre, me to krenohen para popujve tjerë. Në besimin e tyre dhe tekstet e shpalljes kanë lidhjen më të fuqishme për tu lidhur me njëri tjetrin dhe për ta mbrojtur njëri tjetrin në ëmbrellën panislamizmit të vërtetë.

Prej gjërave që janë thelluar në shpirtin e muslimanit është fakti se në besimin në All-llahun dhe në atë që ka ardhur nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke iu nënshtruar dhe dorëzuar, ka garancë për lumturinë në dyu botërat dhe se ai që privohet nga të kapurit për to dhe nënshtrimi para tyre, do të privohet nga suksesi dhe lumturia. Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur thotë:

((ذاقَ طعم الإيمان، من رضي بالله ربًّا، وبالإسلام دينًا، وبمحمد رسولاً)) رواه مسلم.

“Do të shijon shijen e besimit ai që është dakord ta ketë Zot All-llahun, fe Islamin dhe Pejgamber Muhammedin”. (Muslimi).

Nuk ka shije pa besim, nuk ka besim pa dakordim me sherijatin e All-llahut dhe të Pejgamberit, dhe pa zbatimin e tyre në të gjitha çeshtjet e jetës pa përjashtime.

Të gjith muslimanët janë të detyruar që të japin tërë mundin e tyre për të ruajtur sherijatin e tyre që mos të rrëshqain për përqendrimit në te, të përjetojnë të këqijat nga shkaku i ikjes prej tij. Ata gjithashtu nëse nuk e mbrojnë sherijatin do të marrin pjesë në mëkat që të gjith, nëse nuk e kryejnë këtë obligim kolektiv aq njerëz sa duhet për ta thelluar pozitën e gjykimit me sherijat dhe për ta mbrojtur nga duart e njerëzve të prishur, që tentojnë herë pas herë ta prekin ate.

O ju musliman!

Me të vërtetë problemet e mëdha dhe vështirësit e ndryshme që i kanë kapluar muslimanët, e ka prishur ndërlidhjen e tyre, ka arritur të krijon te ata një pjesë e trishtimit dhe ankthit, që në zemrat e disa muslimanëve të krijon ndjenjë për dështim dhe mëdyshje në bindjet e tyre për disa aspekte të sherijatit, turpërim nga të kapurit për fenë dhe nga krenaria me sherijatin e gjallë. Madje kjo gjë i kaloj këto përmasa saqë lindi një grup njerëzish që dëshirojnë që shkaqet e dështimit dhe dobësisë tek muslimanët tia referojnë zbatimit të sherijatit në shekullin e globalizmit dhe përleshjes së civilizimeve, andaj filluan të trillojnë akuza për besimin e ummetit, për origjinalitetin dhe mbarkomtarizmin e misionit të tij. Ata shohin se në zbatimin e sherijatit, ashtu si e kanë zbatuar muslimanët edhe në të kalaurën edhe në të sodit, qëndron pengesa e përqafimit të civilizimeve dhe një lloj prapambeturie dhe dekadencë që nuk i kënaq mosbesimtarët dhe shtete e tyre, të cilët nuk do të dakordohen me ummetin tonë përderisa ne nuk bëhemi si ata. Andaj, robër të All-llahut, mos u habitni për fillimin e zbërthimit të ruzave të sherijatit dhe futjes së dyshimeve në premisat dhe bazat e fesë, gjeneralizimi i kaosit në referencat fetare, zhurma dhe ngacmimi i ndryshimeve dhe zëvendësimit të bindjeve, saqë ajo që ishte haram deri dje, sot ka mundësi të bëhet hallall, kurse ajo që deri dje ishte krenari sot është dobësi dhe dështim.

Janë përzier burimet e raporteve në rradhët e biseduesve, saqë gazetari është fekih dhe referencë fetare, i cili i vëndon kriteret për atë që ia ka qëlluar dhe ate i cili ka gabuar, kurse politikani është shndërruar në ligjvënës, e njeriu i thjeshtë kritikues, mungon referenca e ligjshme, pasiqë e skajësuan në mesin e njerëzve. Tërë kjo është duke ndodhur për shkak të largimit të dijetarëve dhe mungesës së fuqisë së sulltanit, ngritjes së të ultëve, injorantëve dhe zhurmaxhive, që të na shfaq realiteti i hidhur një fotografi të pastër të përshkrimit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të asja që do të ndodh në kohën e fundit:

((إنَّ الله لا ينزع العلمَ من الناس انتزاعًا، ولكن يقبض العلماء، فيُرفَع العلمُ معهم، ويبقى في الناس رؤساء جهّال، يفتونهم بغير علم، فيَضلّون ويُضلّون)) خرّجاه في الصحيحين

“All-llahu nuk e ngrit dijen duke e marrë prej njerëzve, por me vdekjen e dijetarëve, ashtu edhe ngritet dija prej tyre. E në mesin e njerëzve mbeten kryetar injorantë, u japin fetva pa dije, ata vet devijojnë por edhe tjerët i devijojnë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe në përputhje me hadithin tjetër të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

((إنها ستأتي على الناس سِنون خدّاعة، يُصدَّق فيها الكاذب، ويُكذّب الصادق، ويؤتمن فيها الخائن، ويُخوَّن فيها الأمين، وينطِق فيها الرُّويبضة))، قيل: وما الرويبضة؟ قال: ((السفيه يتكلَّم في أمر العامّة)) رواه أحمد.

“Njerëzve do tu vijnë disa vite mashtruese, i besohet gënjeshtarit dhe përgënjeshtrohet i vërteti, i besohet tradhtarit dhe nuk i besohet besnikut, e do të flet ruvajbida”. I thanë: çka është ruvajbida? Tha: “Mendjelehtë që flet për çeshtjet e masës së gjërë”. (hasen, Ahmedi dhe të tjerët).

Robër të All-llahut!

Ne, në këtë kohë të fundit, jemi dëshmitar të ndikimit të shumë njerëzve me shumë oferta dhe debate që i prekin bazat e fesë dhe premisat e saja, nëpërmjet projekteve të përsëritura nëpër mjetet e ndryshme të komunikimit masiv, qofshin ato kanalet satelitore, gazetat, radiot, forumet, tribunat, e të ndryshme.

Ajo që më së shumti na habit, të nderuar musliman, është ajo që mendojnë propozuesit e këtyre projekteve se ata i kanë sjellur ummetit gjëra që nuk ua kanë sjellur as të parët dhe se me këtë ia kanë kaluar edhe selefit të ndershëm, të mashtruar nga lëvizja mediale që i stimulon këto polemika dhe debate, llojllojshmëria e shtrembërimit të kuptimeve të teksteve të sherijatit, konfrontimi i tyre mes vehte, dhënia përparësi logjikës, bashkjetesës botërore, interesit ndërkombëtar dhe nacional para tekstit fetar. Ata që i ofrojnë këto projekte kanë dështuar nga aspekti i vetpëlqimit me metodologjinë e tyre, saqë menduan se metodologjia e tyre është më e mirë se metodologjia e selefit, sepse sipas supozimeve të tyre metodologjia e selefit është vetëm besim në fjalët e Kur’anit dhe hadithit, pa i kuptuar ato dhe ka kuptuar synimin e All-llahut dhe Pejgamberit, i konsideruan ata sikur të jenë në pozitë të analfabetëve, për të cilët All-llahu ka thënë:

وَمِنْهُمْ أُمِّيُّونَ لا يَعْلَمُونَ الْكِتَابَ إِلاَّ أَمَانِيَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَظُنُّونَ [البقرة:78]

“E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt”. (El-Bekare: 78).

Metodolgojia e këtyre zhurmaxhive është shtrembërimi i kuptimeve të teksteve dhe nxjerja e tyre nga e vërteta e tyre, të cilat i ka kuptuar selefus-salihu, me llojlloj metaforash dhe gjëra të çuditshme gjuhësore. Ky supozim i prishur ua detyroj atyreve që kapen për te, ta refuzojnë Kur’anin dhe Sunnetin, fjalët e sahabeve dhe tabiinëve. Kurse rezultat i kësaj ishte përhapja e dyshimeve, lëvizja e akides dhe largimi i tij nga besimi i prerë dhe bindaj e paluhatshme. Kjo shkaktoi pikënisjen e thirrjeve dhe parrullave që kishin jehonë në shumë vende islame, ajo që quhet globalizim kulturor dhe informativ, që domethënë skajësim i hegjemonisë së sherijatit islam, mosbesimit në te që të fekondohen njohuritë dhe kulturat pa kufizime dhe rregulla, duke e bartur gjatë këtij procesi parrullën e ripërtërisjes, reformës, zhvillimit të sherijatit, përmirësimit të dedikmit fetar, përhapjen e tërë kësaj duke ikur nga ajo që e quajnë “ngurtësi tekstuale”. Në realitet belaja nuk qëndron në ato parrulla të ngritura por edhe në vizionet dhe përmbajtjet. Më herët kanë thënë: “Nën shkumën e dhallës ëshë e qarta”.

Nuk do të kishte ardhur gjendja deri në këtë shkallë po mos të ishte dobësuar hegjemonia e vërtetuar shkencore dhe referenca e kulluar fetare, kurse gjuha e gjendjes së referencës është e skajësuar në mesin e këtyre parrullave dhe e dështuar e përsërit thënien:

وكان بنو عمِّي يقولون: مرحبًا فلمّا رَأوني مفلِسًا ماتَ مَرحبُ

“Djemt e axhes më thonin: mirësevjen, e kur më panë të falimentuar, vdiq mirëseardhja”. (“Reudatul-Ukala”, fq. 226).

E mëshiroftë All-llahu Ibn Kajimin, rahimehull-llah, i cili e përshkruan këtë gjendje duke thënë:

“فلو رأيتَ ما يُحرِّف إليه المحرِّفون أحسنَ الكلام وأبينَه وأفصحَه وأحقَّه بكلِّ هدًى وبيان وعلم مِن المعاني الباطلة والتأويلات الفاسِدة لكِدتَ تقضي من ذلك عجبًا وتتَّخذ في الأرض سَربًا، فتارةً تعجَب، وتارة تَغضب، وتارة تبكِي، وتارة تضحَك، وتارةً تتوجَّع بما نزل بالإسلام وحلّ بساحةِ الوحي”

“po të shihje se si deformuesit e deformojnë fjalën më të mirë, më të qartë, më të çiltër dhe më të vërtetë, përplot udhëzim, sqarim dhe dije, me domethënie të kota dhe komente të prishura do të çuditëshe dhe do të fshihje në brendësitë e tokës. Herë dop të çuditëshe, herë do të hidhërohëshe, herë do të qaje e herë do të qeshje, e herë do të dhimbte ajo që i ka ndodhur Islamit dhe shpalljes”. (“Es-Sevaikul-Mursele”, 1/300-301).

O ju musliman!

Kryetarët, dijetarët dhe thirrësit e kanë obligim që të jenë ruajtës të sherijatit, ta mbrojnë nga çdo sulm dhe të dalin përballë përbuzësve të sherijatit, dispozitave dhe rregullave statike të tija, sqarimin e të vërtetës, thirrja e tyre në te me urtësi, këhsillë të mirë dhe polemizimi me ta në formën më të mirë. Gjithashtu nuk duhet të neglizhojmë këta njerëz dhe veprimet e tyre ose të thuhet: kritkat kundër tyre mund të thonë rënie në nivelin e tyre dhe dhënie pozitë që nuk e meritojnë. Sepse mbrojtja e sherijatit është më i gjërë se sa të përcaktohet me një person. Pasiqë haku është gjëja e humbur të cilën e kërkon besimtari.

Imam Uthman Daremiu ka fjalë rreth kësaj ku thotë:

“وقد كان من مضَى من السَّلف يكرَهون الحوضَ في هذا وما أشبَهه، وقد كانوا رُزِقوا العافيةَ منهم، وابتُلينا بهم عند دروس الإسلام وذهابِ العلماء، فلم نجد بدًّا من أن نردّ ما أتوا به من الباطل بالحقّ”[8]،

“Dijetarët e më hershëm të selefit urrenin të futeshin në këso bisedash dhe të ngjajshmet me to, sepse ishin të rehatshëm prej tyre, mirëpo ne u sprovuam me këso njerëz në kohë kur Islami është dobësuar dhe kanë shkuar dijetarët, andaj e kemi të domosdoshëm reagimin ndaj të kotës që kanë sjellur me të vërtetë”. (“Er-Redu Alel-Xhehmijeti”).

Ebu Hasen El-Eshariu, rahimehull-llah, ka një fjalë të mirë në fillimin e reagimit kundër Xhubaiut, mutezilit, ku mes tjerash thotë:

“ورأيتُ الجبائي ألّف في تفسيرِ القرآن كتابًا أوّلَه على خلافِ ما أنزل الله عزّ وجلّ، وما روى في كتابه حرفًا عن أحدِ المفسِّرين، ولولا أنه استغوَى بكتابه كثيرًا من العوامّ واستزلّ به عن الحقّ كثيرًا من الطّغام لم يكن للتّشاغُل به وجه”.

“Pashë se Xhubaiu kishte përpiluar një libër mbi komentin e Kur’anit, ku kishte komentuar në kundërshtim me atë që e ka shpallur All-llahu, azze ve xhel-le, dhe në këtë libër nuk kishte transmetuar asnjë shkronjë nga ndonjë mufesir, po mos të kishte mashtruar me këtë libër të tij shumë njerëz të thjeshtë dhe ti largonte nga e vërteta shumë të tillë, nuk do të kishte arsye angazhimi me te”.

Kurse Ibn Kajimi, rahimehull-llah, flet për shkakun e daljes përballë të deformuesve dhe devijuesve të teksteve të sherijatit dhe ulësve të dinjitetit të tij, duke thënë:

“فكشفُ عوراتِ هؤلاء وبيان فضائحِهم وفساد قواعدهم من أفضلِ الجهاد في سبيل الله، وقد قال النبي لحسّان بن ثابت رضي الله عنه: ((إنَّ روحَ القدُس لا يزال يؤيِّدك ما نافحتَ عن الله ورسوله))[9]”[10].

“Zbulimi i të metave të këtyre njerëzve, sqarimi i turpit të tyre, rregullave të prishura të tyre është nga xhihadi më i mirë në rrugë të All-llahut, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë Hasan ibn Thabitit:

“Shpirti i Shenjtë të përkrah përderisa ti je duke e mbrojtur All-llahun dhe Pejgamberin e Tij”. Hadithin e transmeton Muslimi. (“Es-Sevaikul-Mursele”, 1/301).

Musliman të nderuar!

Keni frikë All-llahun dhe ruane sherijatin dhe menhexhin e Tij në realitetin e jetës tuaj, mbrone ate, sepse nuk ka shpëtim për anijen e islamit përveç se duke u kapur për to, me nënshtrim, dorëzim, madhërim dhe respekt:

فَلا تَغُرَّنَّكُمْ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ [لقمان:33]

” pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues”. (Lukman: 33).

وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنْ الْخَاسِرِينَ [آل عمران:85].

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85).

All-llahu na bekoftë me Kur’anin Fisnik, na bëftë dobi me ajetet dhe përkujtimet që gjinden në te. E thash këtë që dëgjuat, nëse është e saktë ajo është prej All-llahut, e nëse është gabim, ajo është prej meje dhe shejtanit, andaj kërkoj falje nga All-llahu se All-llahu është Falës.

Hutbeja e dytë

E falënderojmë All-llahun që është Një, paqa dhe bekimi qofshin mbi ate që pas tij Pejgamber tjetër nuk ka

Keni frikë All-llahun, o ju musliman, dhe dijeni se vetëm Islami është fe e pranuar te All-llahu dhe se All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمَنْ يُشَاقِقْ الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءَتْ مَصِيرًا [النساء:115].

“Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai”. (En-Nisa: 115).

All-llahu, subhanehu ve teala, na ka urdhëruar që respektin tonë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ta kemi të sinqertë dhe ndaj trashëgimtarëve të Pejgamberëve, e ata janë dijetarët hyjnor:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنْكُمْ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً [النساء:59].

“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (En-Nisa: 59).

Nga vërtetësia e besimit është madhërimi i sherijatit dhe respektimi i tij, sepse është nga All-llahu dhe Pejgamberi i Tij, andaj nuk lejohet të përbuzet e as të sulmohen rregullat dhe premisat e fesë, nuk lejohet as të futemi në to pa dije, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ [الحجرات:1]

“O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha”. (El-Huxhurat: 1).

Domethënë: mos thoni gjëra që janë në kundërshtim me fjalën e All-llahut dhe të Pejgamberit, mos i anashkaloni ata me diç dhe mos gjykoni për ndonjë çeshtje nga ligjet e fesë tuaj pa All-llahun dhe Pejgamberin.

Kjo gjë përforcohet edhe ma shumë, robër të All-llahut, kur vinë telashet dhe sprovat, siç na thotë All-llahu, tebareke ve teala:

وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الأَمْنِ أَوْ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ وَلَوْلا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لاتَّبَعْتُمْ الشَّيْطَانَ إِلاَّ قَلِيلاً [النساء:83].

“Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit”. (En-Nisa: 83).

Në këtë rrugë kanë ecur selefus-salihu ynë, andaj suksesin dhe mëkëmbjen e kishin aleat. Kjo ka ndodhur përshkak të madhërimit të teksteve të shpalljes, veprimi sipas tyre dhe mosdhënia përparësi asgjës para tyre.

Tregohet me sened të vërtetë nga Ebu Hanifeja, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi, rahimehumull-llah, thënia:

إذا صحَّ الحديثُ فهو مذهبي

“Hadithi i vërtetë është medhhebi im”.

Erdhi një njeri te Imam Shafiu, rahimehull-llah, dhe e pyeti një çeshtje. Ai iu përgjigj: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për këtë çeshtje ka gjykuar kështu e kështu. Ky njeriu i tha Imam Shafiut: ti çka thua për këtë çeshtje? I tha: subhanall-llah, a më sheh se jam në kishë, ose në sinagogë, sheh se në mes kam uçkur (si murgjërit)?! Them: kështu ka gjykuar Pejgamberi, kurse ti më thua: ti çka thua për këtë çeshtje?!

Secili musliman e ka obligim ti dorëzohet plotësisht sherijatit të All-llahut, ti nënshtrohet gjërave që janë në to, dhe tërë këtë ta pranon me pranim dhe vërtetim, duke mos iu kundërvënë me iluzione të kota, edhe nëse njerëzit i quajnë të logjikshme, interes, ose presion civilizues. Ashtu sikurse nuk i lejohet askujt ti mvesh sherijatit dyshime, mëdyshje, ose tu jep përparësi mendimeve të njerëzve ose mbeturinës së mendjes së tyre. Asgjë nuk pranohet nga kjo përpos arbitrimit, nënshtrimit, dorëzimit dhe përuljes para sherijatit:

فَلا وَرَبِّكَ لا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [النساء:65]

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (En-Nisa: 65).

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمْ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلالاً مُبِينًا [الأحزاب:36].

“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. (El-Ahzab: 36).

Dërgoni selame dhe salavate mbi njeriun më të mirë dhe shpirtin më të pastër, Muhammedin, birin e Abdullahut, birin e Abdul-Mutalibit, pronarin e pishinit (haudit) dhe shefatit.

All-llahu ju ka urdhëruar me një gjë me të cilën ka filluar nga Vetvetja, e pastaj nga melaqet:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56].

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

اللهمَّ صلِّ على محمد وعلى آل محمد كما صلّيت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم، إنك حميد مجيد…

Suud Shurejmi

Imam dhe hatib i Mesxhidul-Haramit në Kabë

9/4/1425

Përshtati: B.H.

Marrë nga: www.alminbar.net

Suud Shurejmi,
4.6.2004