Dyert e të mirës

Rezyme e hutbes:

Dallimi dhe veçimi i njerëzve/ Ndarja e Zotit mes njerëzve/ llojllojshmëria e dyerve të të mirës/ Kujdesi i selefit për veprat më të mira/ Dallimi mes veprave të mira/ Dallimi i prirjeve të besimtarëve në veprat e mira/ Domethënia e veprës së mirë/ Kujdes nga nënçmimi i njerëzve

Hutbeja e parë

Ju porosis, o ju njerëz, që të jeni të devotshëm, leni frikë All-llahun, nëse dëshironi të mëshiroheni.

Ai që dëshiron shpëtim le të pasurohet me devotshmëri, ai që dëshiron të jetë mik i All-llahut, le të miqëson të devotshmit, sepse njerëzit më të ndershëm te All-llahu, janë më të devotshmit, kurse ahireti u takon të devotshmive. Ai që troket dyert tjera duke i haruar të Zotit, rrëshqet, kurse ai që nuk i falnëderon të mirat e Zotit, dështon. Ymri është i llogaritur, veprat e regjistruara, koha kalon si retë, takimi është ditën e llogarisë, kurse All-llahu është furnizuesi, e fundi i takon të devotshmive, andaj keni frikë All-llahun, subhanehu ve teala.

O ju musliman!

Njerzit dallojnë për nga brengat, dallojnë për nga natyra, për nga synimet, dëshirat dhe lakmitë, mirëpo të gjithë së bashku janë të plotë, njëri tjetrit i shërbejnë:

“A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”. (Ez-Zuhruf: 32).

All-llahu i udhëheqë çeshtjet e njerëzve, ligjet e Tija mbi ta zabatohen, i ka ndarë prirjet dhe pronësitë, ashtu sikur ua ka ndarë rizkun, natyrën dhe moralin e tyre. Dallojnë për nga perceptimet dhe kuptimet, ashtu siç dallojnë për nga gjuha dhe ngjyra:

“Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz”. (Er-Rum: 22).

“E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni”. (ES-Saffat: 96).

Vëllezër të nderuar!

All-llahu, subhanehu ve teala, ka krijuar krijesat për ta adhuruar dhe për ta respektuar, mirëpo edhe ka ndarë hisen e tyre në to, ka bërë dallime mes tyre në përpjekjet e tyre, disa prej tyre janë të regjistruar si namazli dhe të devotshëm, e tjerët si sadakadhënës dhe bamirës, e të tretët si agjërues, e të katërt si muxhahidë, e kështu me rradhë. U happen dyert e veprave të mira dhe të kërkuara prej tyre, qofshin adhurime vullnetare, ose obligime kolektive, ku bëjnë gara garuesit deh dallohen të parët. Ai që ka hise në më shumë adhurime ai që ka gradën më të lartë dhe më të madhe në xhennet.

Mendoni, All-llahu ju ruajtë, mbi këtë hadith.

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Ai që shpenzon dy gjëra në rrugë të All-llahut thirret nga dera e xhennetit: o rob i All-llahut, kjo është e mirë, ai që është namazli, ai thirret nga dera e namazit, ai që është i xhihadit, thirret nga dera e xhihadit, ai që është i sadakasë, ai thirret nga dera e sadakasë, ai që është i agjërimit, thirret nga dera e agjërimit dhe dera e Rejanit”. Ebu Bekri radijall-llahu anhu, tha: ç’farë nevoje ka ai që thirret nga këto dyer. Tha: a ka mundësi dikush të thirret nga të gjitha derët? Tha: po, shpresoj që të jesh ti ai, o Ebu Bekër”. (Buhariu). Në transmetimin e Ibn Hibbanit qëndron:

“Ti je ai, o Ebu Bekr”.

Kurse në transmetimin e Ahmedit dhe Ibn Ebi Shejbes qëndron:

“Secili vepërmirë ka nga një derë të xhennetit, nga e cila do të thirret”.

Dëgjone këtë fjali nga Imam Maliku, rahimehull-llah, i cili iu përgjegj një letrës, të cilën ia kishte shkruar Abdullah el-Omeriu, i cili e stimulonte Imam Malikun në izolim dhe vepërim individual, kurse Imam Maliku, iu përgjigj:

“All-llahu i ka ndarë veprat ashtu sikurse i ka ndarë rizqet, ndoshta dikujt i është hapur dera e namazit, e nuk iu ka hapur dera e agjërimit, tjetrit i është hapur dera e sadakasë e nuk iu ka hapur dera e agjërimit Përhapja e dijes është prej veprave më të mira të bamirësisë, andaj unë jam dakord me atë që më është hapur dhe nuk mendoj se vepra të cilën e bëj unë është më e vogël se vepra të cilën e bën ti, shpresoj se që të dy jemi në mirësi dhe bamirësi”. (“Et-Temhid”, 7/ 185).

Abdull-llah ibn Mubareku, rahimehull-llah, ka thënë:

“Nuk kam parë diken të jetë ngritur sikur Imam Maliku, nuk ka pasur shumë namaz dhe agjërim, përveç nëse ka pasur diçka të fshehur”. (“El-Hilje”, 6/ 330).

Imam Dhehebiu në lidhje me këtë thotë:

“Përhapjen e diturisë që ka bërë Imam Maliku është më e mirë se namazi dhe agjërimi vullnetar, për ate që shpreson Fytyrën e All-llahut”. (“Sijeru A’lamun-Nubela”, 8/ 97).

O ju musliman!

Rrugët e të mirës janë të shumta dhe dyert e veprave të mira janë të hapura, andaj dijetarët kanë thënë: “Nuk i hapen të gjitha dyert e veprave të mira, zakonisht, një njeriut, nëse i hapet një derë, nuk i hapet tjetra, rrallë janë ata njerëz që u happen më shumë dyer, andaj në këtë kontekst është edhe ajo që ia tha Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ebu Bekrit, radijall-llahu anhu: “Shpresoj të jesh prej tyre, o Ebu Bekr”.

Shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shumë e donin veprën e mirë dhe kujdeseshin për te saqë e pyetnin Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Cila vepër është më e mira?” E Pyetnin: cila vepër është më e dashur te All-llahu?” Sepse ata e dinin se njeriu nuk ka mundësi që ti realizojë të gjitha veprat e mira.

Përgjigja e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte e ndryshme me ndryshimin e gjendjes, kohës dhe njerëzve. Dijetarët kanë treguar urtësinë për ndryshimin e përgjigjeve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të gjendjes së pyetësve dhe ndryshimit të kohës së tyre, andaj ia mësoi secilit pyetës gjërat që i nevojiten, ose për të cilat ka nevojë ose që i përkasin dhe i përshtaten”.

Mendoni rreth këtyre përgjigjeve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

Abullah ibn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:

“E pyeta Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: cila vepër është më e dashur te All-llahu? Tha: Namazi në kohën e vet. Tha: pastaj cila është? Tha: Bamirësia ndaj prindërve. Tha: [astaj cila është? Tha: lufta në rrugë të Zotit. Tha: këto mi tregoi, e nëse pyetesha edhe ma shumë, ai do të më përgjigjej akoma. (Buhariu dhe Muslimi).

Maizi, radijall-llahu anhu, thotë: e pyeta Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, cila vepër është më e mirë? Tha:

“Besimi në Zotin Një, pastaj xhihadi në rrugë të Zotit, pastaj haxhi i pranuar, është më i vlefshëm se veprat tjera, ashtu siç ka dallim mes daljen dhe perendimit të diellit”. (Sahih, Ahmedi).

Ebu Umamete, radijall-llahu anhu, ka pyetur: cila vepër është më e mira? Ka thënë:

“Agjëro, sepse agjërimi nuk ka rival”. (Sahih, Nesaiu).

Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, o i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e mirë? Tha:

“Besimi në All-llahu dhe xhihadi në rrugë të All-llahut”. Tha: cili skllav është më i miri? Tha: “Më i shtrenjti dhe më i çmueshmi në familjen e vet”. Tha: nëse këtë nuk mundem ta bëjë, çka të bëj? Tha: ndihmoji atij që di të punon ose puno për ate që nuk di (të punojë gjë)”. Tha: e nëse jam i dobët? Tha: “Nguro nga e keqeja, sepse kjo është sadaka për vehten tënde”. (Buhariu dhe Muslimi).

Aisheja, radijall-llahu anha, tha: e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Cila vepër është më e dashur te All-llahu? Tha:

“Ajo e vazhdueshmeja, edhe në qoftëse është pak”. Dhe tha: merni përsipër veprat që mund ti bartni”. (Buhariu).

Muadhi, radijall-llahu anhu, thotë: e kam pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: cila vepër është më e dashur te All-llahu? Tha:

“Të vdesish me gjuhë të lagur nga përmendja e All-llahut”. (sahih, Ibn Hibbani).

Kur fukaratë i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“O i Dërguar i All-llahut, na e kaluan të pasurit me shpërblime, falen sikur falemi, agjërojnë si agjërojmë, mirëpo ata japin sadaka nga pasuria e tyre”.

Dijetarët thanë: ata menduan se sadakaja është vetëm me pasuri, kurse ata nuk kanë mundësi të bëjnë një vepër të tillë. Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tregoi se të gjitha veprat e mira dhe bamirëse janë sadaka, duke u thënë:

“A nuk ju ka dhënë All-llahu çka të jepni sadaka? Çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tehlil është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqeja është sadaka edhe marëdhëniet intime tuaja janë sadaka”. (Muslimi).

Robër të All-llahut!

Me të vërtetë rrugët e të mirës janë të llojllojshme, dyert e të mirave janë të gjëra, madje edhe një vepër dallon nga personi në person nga shkaku i fuqisë së bindjes dhe vërtetësisë së sinqeritetit, pastrimit të shpirtit dhe realizimit të mbështetjes.

Transmeton imam Nesaiu dhe Ebu Davudi nga Abdullah ibn Hubshi el-Hathemiu, radijall-llahu anhu: e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Cila vepër është më e mira? Tha: besimi, në të cilin nuk ka dyshim, xhihadi në të cilin nuk ka vjedhje dhe haxhi i pranuar”. I thanë: cili namaz është më i mir? Tha: namazi me kijam të gjatë”. Thanë: cila sadaka është më e mira? Tha: kontributi i atij që ska”. Thanë: cili hixhret është më i mir? Tha: ai që largohet nga gjërat që i ka ndaluar All-llahu”. (Sahih).

Transmeton Ebu Davudi, rahimehull-llah, nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Betajat janë dy lloje: ajo që bëhet duke shpresuar fytyrën e All-llahut, duke respektuar Imamin, duke dhënë pasurinë e vlefshme, duke ia lehtësuar ortakut dhe duke u larguar nga fesadi. Ky njëri edhe gjumin edhe zgjimin e ka shpërblim. Dhe ajo që bëhet për mburrje, syfaqësi, për tu dëgjuar, duke bërë mëkat ndaj Imamit, duke bërë fesad në tokë, ai kthehet bosh”. (Hasen).

Musliman të nderuar!

Nëse kështu është puna, shikoni, All-llahu ju mëshiroftë, ata që All-llahu ua hap dyert e veprave të mira, llojet e ndryshme të adhurimeve, do të shihni se dikujt All-llahu ia hap derën e Kur’anit, përkujdesi për te, leximi i tij në çdo rast, në namaz dhe jashta namazit, gjatë ditës dhe natës. Dikujt ia hap dyert e mësimdhënies, andaj ai preokupim të vetin kryesor e ka mësimdhënien, rregullimin dhe përsosjen. Dikujt All-llahu ia hap dyert e dijes në kapitujt e tevhidit, hadithit, fikhut dhe tefsirit, kurse të tjetrit ia hap dyert e shkencave të ndryshme, e këshut me rradhë. Dikush është i aftë për mësimdhënie, e tjetri për këshillim, e i treti për përpilim.

Dikujt All-llahu ja hap dyert e namazit, saqë namazi bëhet preokupimi i tij kryesor, është kënaqësia e tij gjatë ditës dhe natës, falet me përulje, mposhtje dhe lutje. Tjetrit All-llahu ia ka hapur dyert e agjërimit vullnetar, e shton agjërimin e ditëve të vlefshme, siç është e hëna dhe e enjta, ditët e bardha, një ditë po e një ditë jo, dhe në këtë drejtim dallohet prej tjerëve.

Tjerit All-llahu ia hap dyert e përkujdesit për prindërit, farefisit dhe familjes, kujdeset për ta, i viziton dhe interesohet për gjendjen e tyre, duke mos pritur prej tyre kundërvlerë dhe falënderim.

Tjetrit ia hap All-llahu dyert e kujdesit dhe solidarizimit me të varfërit, nevojtarët, qofshin afër ose larg, brenda ose jasht, kujdeset për të vejën, për të ngratin, për të huajin, për të varfërin, nuk lodhet nga grumbullimi i ndihmave dhe donacioneve, i troket dyert e të pasurve, futet te bamirësit dhe ua ofron këto gjëra atyreve që e meritojnë. Vepron pa ndalë për të larguar brengat e njerëzve, për tua larë borxhet, për tu kujdesur për jetimat, duke u solidarizuar për ta, duke i mësuar ata dhe duke i ruajtur.

Dikujt All-llahu ia hap dyert e ndërtimit të xhamiave, themelimit të vakëfeve, kanë kuptuar rëndësinë e hapjes së institucioneve shëndetësore, sigurimin e aparateve të ndryshme medicinale, sepse janë përhapur shumë sëmundje që skanë qenë më herët dhe është shtrenjtuar shumë shërimi.

Tjerëve All-llahu u ka hapur dyert e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqeja, durimi në vështirsëit e këtij misioni, duron në këtë drejtim atë që nuk mund ta duron tjetri.

Dikujt All-llahu ia ka hapur dyert e ndërmjetësimit, pajtimit të njerëzve, lirimin e robit, ndaljen e gjakderdhjes, eliminimin e një të keqes, ngritjen e të vërtetës, pengimin e të kotës, izolimi i zullumit, aq sa tjerët nuk munden.

“Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë”. (El-Bekare: 263).

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh”. (En-Nisa: 114).

O ju musliman!

Vepra e mirë ka mejdan të gjërë dhe të madh dhe i nënkupton shumë gjëra. I organizon veprat e zemrës dhe gjymtyrëve, qofshin fjalë, vepra ose qëllime, të brendshme ose të jashtme, pririje ose aftësime, vepra private ose të përgjithshme, individuale ose kolektive, siç është nderimi i musafirit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjeja e ftesës, ndihmesa atij që i bëhet zullum, solidarizimi me të varfërin, dhënia ujë, largimi i brengave, dhënia afat borxhliut, udhëzimit i të devijuarit, krimi i mundësive të punës, etj. Edhe prej kafshëve mund të fitoni shpërblime, çdo gjë që mbjellni, e nga ajo hanë kafshët, shpenzët, ose njerëzit, fiton shpërblime prej sajë

Vëllezër të nderuar!

Hapja e derës së një vepre do të thotë dashuria e sajë, shtimi, bërja mirë, pasioni pas sajë, përpjekja e madhe për te dhe me te njihet ai njeri.

Bani gara, All-llahu ju mëhsiroftë, në vepra të mira, sepse melaqet i dojnë burrat e mirë dhe gëzohen me ta. Keni ambicie të larta, sepse do të ketë njerëz që do të thirren nga të gjitha dyert e xhennetit si shenjë e nderimit dhe madhërimit të tyre për shkak të agjërimit, namazit, dhe veprave të tyre të mira të shumta. Ata do të kenë të drejtën të zgjedhin nga cila derë dëshirojnë të hyjnë. Keni ambicie të larta në garimin në vepra të mira dhe mirësi, secili le ta shfrytëzon pririjen për nje vepër qoftë nafile ose farzi kifaje.

Kërkoj strehim te All-llahu prej shejtanit të mallkuar:

“Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (El-Zelzele: 6- 8).

Përfitofsha unë dhe ju nga Kur’ani i Madh dhe udhëzimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. E them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje prej All-llahut për mëkatet e mia, të juaja dhe të mbarë muslimanëve, kërkoni falje prej Tij sepse ai është Falës dhe Mëshirues.

HUTBEJA E DYTË

All-llahun e falënderojmë, i Cili vazhdon të na jep dhunti, të Jetë Bamirës ndaj nesh, Ta ndihmon të frikësuarin, Dërgon argumente për të na frikësuar, Ate e falënderoj dhe ndaj Tij jam mirënjohës, te Ai pendohem dhe prej Tij falje kërkoj. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç All-llahu, i cili është Një dhe pa ortak, i dorëzohem me besim të drejtë. Dëshmoj se zotëriu dhe pejgamberi ynë, Muhammedi është rob dhe i dërguar i Zotit, të cilin All-llahu e ka dërguar për të vërtetuar pejgamberët që kanë qenë para tij, i cili ka qenë besnik dhe i ndershëm. Paqa dhe bekimi qofshin mbi te, mbi familjen dhe shokët e tij, paqë dhe bekimi i cili sa ma shumë që ia thojmë atij aq ma shumë na shtohet nderi dhe vlera

O ju musliman!

Duhet sqaruar edhe një, të cilën shumë njerëz e neglizhojnë. E kjo është nënçmimi që ia bëjmë njëri tjetrit, për shkak se dikujt nuk ia ka hapur All-llahu derën e ndonjë adhurimi vullnetar, qoftë namaz, ose agjërim. Atij që ja ka hapur All-llahu një derë të veprave të mira, për këtë duhet ta falënderojë All-llahun, ta ruajë ate dhe ti shtojë të mirat, mirëpo tjetrin nuk duhet ta shikon me sy të nënçmimit, defektit dhe mangësisë, sepse ndodh që vëllaut tënd i është hapur dera e ndonjë të mirës, të cilën nuk e ke parë, ose nuk e di, ose nuk e ke kuptuar, siç është kujdesi për farefisin, kërkimi i diturisë, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqeja, oase dyert e bamirësisë, ndihmave, ndërmjetësimit, etj.

I kanë thënë Abdullah ibn Mesudit, radijall-llahu anhu:

“Pak po agjëron! Ai u përgjegj: kjo më dobëson nga leximi i Kur’anit, kurse unë më shumë dëshirë kam të lexoj Kur’an”. (Taberaniu).

Në librin “El-Ilel”, të Imam Ahmedit qëndron:

“Hasan Basriu ka folur dhe ka shpërndarë dijen duke shpresuar shpërblimin, kurse Ibn Sirini ka heshtur duke shpresuar shpërblimin”. (Bejhakiu).

Evzaiu, rahimehull-llah, ka thënë:

“Ua ka kaluar Hasan Basriu me këshillim, kurse Atau me kryerje të haxhit”. (“El-Ilel”, fq. 1140).

Më e qartë se kjo është ajo që u ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shokëve të vet kur ka sqaruar se:

“Njeriu më i mëshirshëm i ummetit tim është Ebu Bekri, më i fuqishmi në fenë e All-llahut, është Omeri, më i vërteti është Othmani, më mirë lexon Librin e All-llahut, Ubej ibn Kabi, më mirë e njeh Feraizin, Zejd ibn Thabiti, më mirë njeh hallallin dhe haramin, Muadh ibn Xhebeli, secili ummet ka nga një besnik, e besniku i këtij ummeti është Ebu Ubejde ibnul-Xherrah”. (sahih, Tirmidhiu).

Keni frikë All-llahun dhe angazhohuni duke e kontrolluar vetveten, veprat e zemrës, siç është frika, sinqeriteti, vetkontrolli, ikja nga përgojimi, zilia, inati, nënçmimi i tjerëve, kurthet, dinakëria, prekja e nderit të tjetrit, këto vepra i asgjësojnë veprat e mira, i eliminojnë ato edhe nëse janë sa kodrat e mëdha.

Secili le ta kujotn fjalën e Imam Malikut, rahimehull-llah:

“Secili prej nesh është në mirësi dhe bamirësi, ndoshta vepra që jam duke e bërë është më e mirë se vepra që je duke bërë ti”.

Nëse e sheh dikend prej vëllezërve që është i angazhuar me të mira me të cilat nuk je i angazhuar ti, thuaj: secili prej nesh jemi në mirësi.

All-llahu subhanehu ve teala, ka thënë:

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve”. (El-Ankebut: 69).

Dërgoni salavate dhe selame mbi njeriun më të mirë, pejgamberin tuaj, Muhammedin, sepse All-llahu ju ka urdhëruar me këtë gjë në Librin e Tij duke thënë:

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

All-llahu ynë, beko dhe dërgo selame mbi robin dhe të dërguarin tënd, Muhammedin, mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, mbi gratë e tija që janë nënat e besimtarëve, dhe je i kënaqur nga katër halifet e drejtë .

Salih ibn Humejd

Imam dhe hatib i Mesxhidul-Haramit

Mekë: 1/ 28/ 1425

Përshtati: Bekir Halimi

www.alminbar.net,
26.3.2004