Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Ndihmoni njëri tjetrin në të mirë (l)

Islami urdhëron të ndihmojmë njëri tjetrin në bamirësi dhe të mirë dhe ndalon nga bashkëpunimi në mëkat e armiqësi.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóÊóÚóÇæóäõæÇ Úóáóì ÇáúÈöÑøö æóÇáÊøóÞúæóì æóáÇ ÊóÚóÇæóäõæÇ Úóáóì ÇáÅöËúãö æóÇáúÚõÏúæóÇäö æóÇÊøóÞõæÇ Çááøóåó Åöäøó Çááøóåó ÔóÏöíÏõ ÇáúÚöÞóÇÈ ö(2) ÓæÑÉ ÇáãÇÆÏÉ

“…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (El-Maide: 2).

Në këtë kohë që është përhapur me të madhe e keqeja, është kufizuar e mira, janë pakësuar ndihmësit në të mirë, kemi shumë nevojë për ta ngjallur këtë rregull të madh, t’i thërrasim njerëzit në këtë rregull dhe t’i nxisim drejt tij, pasiqë dobia prej kësaj është e madhe dhe gjithpërfshirëse, siç është zbatimi i fesë, forcimi i përmirësuesve, pengimi i të keqës dhe kufizimi i prishësve.

Domethënia fetare e bashkëpunimit

Shejh Abdur-Rahman Sadiu [rahimehull-llah] thotë:

“Ndihmesë, ose bashkëpunim, domethënë të veprojmë çdo cilësi të mirë që jemi urdhëruar ta veprojmë, të largohemi nga çdo cilësi e keqe që jemi urdhëruar që ta lëmë. Robi është i urdhëruar t’i zbatojë vet dhe tu ndihmon vëllezërve të vet në këto vepra, me çdo fjalë dhe me çdo vepër që nxitë në te”. (Tefsir Sadi, 2/238).

E kanë pyetur Sufjan ibn Ujejnen për domethënien e ajetit:

“…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe devotshmëri…”.

Tha: të veprosh me te, t’i thërrasish të tjerët në te, tu ndihmosh dhe ti orientosh kah ato vepra”. (Hiljetul-Evlija, 7/ 284).

Kurse Kurtubiu në tefisrin e tij duke e komentuar këtë ajet thotë:

“Kjo është urdhër për mbarë krijesat që të bashkëpunojnë në të mira dhe devotshmëri, domethënë që të ndihmoni njëri tjetrin, të stimuloni në urdhërat e Zotit dhe të veproni sipas tyre, e të largoheni prej ndalesave që ua ka ndaluar All-llahu, kjo është në përputhje me hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

((ÇáÏÇá Úáì ÇáÎíÑ ßÝÇÚáå ))

“Ai që udhëzon kah e mira, është sikur ai që e vepron ate”. (Tefsir Kurtubi, 3/6/33).

Kasimiu në tefsirin e tij thotë:

“Pasiqë armiqësia zakonisht ndodh në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim, janë urdhëruar, pas ndalesës, që të bashkëpunojnë në çdo gjë që është mirësi e devotshmëri, të pasojnë urdhërat e të largohen nga epshi…pastaj janë ndaluar të ndihmojnë njëri tjetrin në ate që është zullum dhe mëkat”. (Mehasinut-Tevil, 3/ 22).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Ky ajet i kaplon të gjitha interesat e robërve, në jetën e tyre dhe pas ringjalljes, mes njerëzve dhe mes njerëzve dhe Zotit të tyre, sepse secili rob nuk ndahet nga këto dy gjendje dhe nga këto dy obligime:

– Obligimi i tyre ndaj Zotit dhe

– Obligimi i tyre mes vehtes.

Obligimi i njeriut para njerëzve tjerë është bashkjetesa, ndihmimi, shoqërimi. Obligohet që tubimi, shoqërimi dhe bashkëpunimi të jetë në vepra që e kënaqin All-llahun dhe janë adhurime ndaj Tij. Këto vepra janë kulmi i lumturisë së robit dhe hspëtimit të tij, sepse ska lumturi pa te, e ajo është mirësia dhe devotshmëria, të cilat e përmbledhin mbarë fenë”. (Zadul-Muhaxhir, 1/ 6-7).

Pastaj e sqaron rëndësinë e bashkëpunimit në të mira dhe devotshmëri dhe se kjo konsiderohet synim i bashkimit të njerëzve, duke thënë:

“Qëllimi nga bashkimi i njerëzve dhe bashkjetesa e tyre është bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri, ku secili i ndihmon shokut të vet me dije dhe me vepër. Sepse robi i vetëm nuk mund të veçohet me dituri dhe me mundësi për ta realizuar këtë gjë. Andaj urtësia e Zotit bëri që lloji njerëzor të vazhdon i ndihmuar mes vehte”. (Zadul-Muhaxhir, 1/ 13).

Njeriu si individ është i dobët, kurse është i fuqishëm duke u bashkuar me të tjerët. Ndjenja e njeriut për këtë dobësi e shtyn doemos që të bashkëpunoj me të tjerët në çdo lëmi, andaj All-llahu i urdhëroi që ky bashkëpunim të jetë në mirësi dhe devotshmëri.

Dallimi mes mirësisë dhe devotshmërisë dhe mes mëkatit dhe armiqësisë

– Disa dijetarë kanë thënë se mirësia dhe devotshmëria kanë një kuptim, duke thënë se çdo mirësi është devotshmëri dhe se çdo devotshmëri është mirësi.

– Të tjerët kanë thënë se: “Mirësi”- a kaplon obligimin dhe veprat e pëlqyeshme, kurse “devotshmëria” përkujdesi për obligimin. All-llahu nxit në bashkëpunim në mirësi dhe e shoqëron me devotshmëri ndaj Tij, sepse devotshmëria është kënaqje e Zotit, kurse mirësia kënaqje e njerëzve, e ai që bashkon kënaqjen e Zotit me kënaqjen e njerëzve, e plotëson lumturinë dhe dhuntinë. (Shiko: Tefsir Kurtubi, 6/ 47).

– “Mirësi është emër përmbledhës i asaj që e do All-llahu dhe e pëlqen, qofshin vepra të dukshme ose të brendshme, siç janë obligimet ndaj Zotit, ndaj njerëzve, kurse devotshmëria në këtë ajet është emër përmbledhës i lënies së çdo gjëje që e urren All-llahu dhe Pejgamberi, qofshin vepra të dukshme ose të brendshme”. (Tefsir Sadi, 2/ 238).

– Kurse Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] duke saqruar dallimin mes tyre thotë:

“Kur janë të shoqëruara njëra me tjetrën, sikurse është rasti në ajetin: “Ndihmohuni në mirësi dhe devotshmëri”, dallimi mes tyre qëndon në dallimin mes shkakut që nuk është qëllim në vehte dhe qëllimit që është qëllim në vehte. Pasiqë mirësi kërkohet si qëllim në vehte, sepse është plotësi e robit dhe përmirësim i tij, pa të cilën vepër nuk mund të ketë përmirësim, kurse devotshmëria është rruga që shpien në mirësi dhe mjet për te ajo”. (Zadul-Muhaxhir, 1/ 11).

Dallimi mes mëkatit dhe armiqësisë

Shejh Abdur-Rahman Sadiu [rahimehull-llah] thotë:

“Mos u ndihmoni në mëkat e armiqësi”. Domethënë mos merni guxim të bëni mëkat, kurse armiqësia është vërsulja ndaj gjakut, pasurisë dhe nderit të njerëzve.

Njeriu duhet të largojë vehten nga çdo mëkat dhe zullum, pastaj tu ndihmojë të tjerëve që ti lënë këto vepra”. (Tefsir Sadi, 2/ 239).

Disa rregulla të sigurta në bashkëpunim

1- Bashkëpunimi në mirësi është mirësi.

Imam Bejhakiu [rahimehull-llah] thotë: “Dega e peste tre e imanit: bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóÊóÚóÇæóäõæÇ Úóáóì ÇáúÈöÑøö æóÇáÊøóÞúæóì æóáÇ ÊóÚóÇæóäõæÇ Úóáóì ÇáÅöËúãö æóÇáúÚõÏúæóÇäö (2) ÓæÑÉ ÇáãÇÆÏÉ

“…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. …”. (El-Maide: 2).

Kuptimi i këtij kapitulli është se bashkëpunimi në mirësi është mirësi, sepse nëse mungon në kohën e nevojës së mirësisë, atëherë nuk mund të kemi mirësi, e nëse gjindet gjindet e mira. Kjo na tregon se kjo është mirësi në vetvete dhe është me e madhe se sa mirësi të cilën e bën një njeri, sepse shtohet kjo mirësi me përputhjen me njerëzit e fesë dhe përngjajësimin me ta. Pastaj jo rastësisht shumica e adhurimeve bëhen me participim të shumë njerëzve dhe kryhen në xhemat”. (Shuabul-Iman, 6/ 101).

Pastaj e ka sjellur hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

( ÇäÕÑ ÃÎÇß ÙÇáãÇ Ãæ ãÙáæãÇ ÝÞÇáæÇ íÇ ÑÓæá Çááå åÐÇ ääÕÑå ãÙáæãÇ ÝßíÝ ääÕÑå ÙÇáãÇ ÞÇá ÊãäÚå ãä ÇáÙáã ¡ ÝÐáß äÕÑå ) ÃÎÑÌå ÇáÈÎÇÑí ÈÑÞã 2444

“Ndihmoji vëllaut tënd kur të bëjë zullum dhe kur ti bëhet zullum. Thanë: o i Dërguar i All-llahut, dimë ti ndihmojmë atij që i bëhet zullum, e si ti ndihmojmë atij që ban zullum? Tha: ndale nga zullumi, kjo është ndihmë për te”. (Buhariu).

Kjo tregon se edhe zullumqari i bën zullum vetvetes, ashtu siç na tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

æóãóäú íóÚúãóáú ÓõæÁÇð Ãóæú íóÙúáöãú äóÝúÓóåõ

“Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, …”. (En-Nisa: 110).

Ashtu siç duhet ndihmuar i shkeluri, i cili nuk është vet zullumqari, duhet ndihmuar edhe në qoftëse është vet zullumqari…

2- Bashkëpunimi mes njerëzve është natyrë, në të cilën Zoti i ka krijuar njerëzit.

Ibn Halduni në “Mukadimen” e tij thotë:

“Njeriun e shoqërojnë të gjitha kafshët në shqisat, lëvizjen, ushqimin, etj, mirëpo dallohet prej tyre me mendim, nëpërmjet të cilit udhëzohet drejt fitimit të jetës dhe drejt bashkëpunimit me llojin e tij dhe shoqërimit që e përgadit këtë bashkëpunim, me pranimin e asaj që kanë sjellur pejgamberët nga Zoti [xhel-le shanuhu], zbatimi i këtyre mësimeve dhe veprimi për të përmirësuar ahiretin e tij”. (Mukadimeja e Ibn Haldunit, 1/ 429).

Ky dijetar, All-llahu e mëshiroftë, sqaroi rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit për njerëzit, duke treguar se bashkëpunimi sjell më shumë fryte se sa kanë nevojë ata që bashkëpunojnë mes tyre, duke thënë:

“Është e njohur dhe është vërtetuar se një njeri nuk mund të arrijë të gjitha nevojat e tija për jetesë, por të gjithë së bashku bashkëpunojnë në këtë drejtim. Nevoja që realizohet me bashkëpunimin e një grupi është domosodo më e madhe se sa numri i tyre shum fish. Psh ushqimin prej grurit nuk mund ta arrijë një njeri hisen e duher për dallim nëse grumbullohen për këtë qëllim gjashtë ose dhjetë persona, farkëtar, zdrukthëtar, kujdestari i lopëve, bujku, korrësi, e nevojat e tjera të bujqësisë, e i shpërndajnë detyrat mes tyre, do të arrijnë shumë fish më shumë ushqim se sa numri i tyre i grumbulluar në këtë punë. Domethënë se punët pas tubimit janë më shumë se nevoja e domosdoshme e punëtorëve”. (Mukadimeja e Ibn Haldunit, 1/ 360).

Në një vend tjetër duke e sqaruar këtë fakt edhe më shumë thotë:

“All-llahu [subhanehu ve teala] e ka krijuar njeriun dhe e ka formuar në formën, ku nuk mund të jetojë pa ushqim, e ka udhëzuar që nga natyra ta hetojë ushqimin dhe i ka dhënë mundësi që ta fitojë atë ushqim. Mirëpo mundësia e një njeriut është më e vogël se sa të arrijë gjith nevojë që ka për ushqim, nuk i mjafton për të jetuar.

Nëse supozojmë se minimumi që i nevojitet për jetesë është ushqimi ditor prej grurit. Këtë nuk mund ta arrijë nëse nuk ka shumë miel, brum dhe zierje. Të gjitha këto veprime kanë nevojë për enë dhe mjete të cilat nuk mund të realizohen nëse nuk gjinden farkëtari, zdrukthtari dhe vorbëtari.

Të themi se do të ha grurin pa e bluajtur, sërish ka nevojë që ta korrë, e ta bëjë kokra, e mos të flasim për mbjelljen, korrjen, shijnë. Të gjitha këto veprime kanë nevojë për alete të ndryshme, shumë më shumë se për veprimin e parë. Është e pamunhdur që të gjitha këto t’i plotësojë një njeri. Andaj domosdo duhet të grumbullohen më shumë mundësi nga lloji njerëzor, që të fitojnë ushqimin për te dhe për ata”. (Mukadimeja e Ibn Haldunit, 2/ 272- 274).

Këto fjali tregojnë në mënyrë të prerë se ndarja e detyrave për të realizuar disa vepra në bashkëpunim njëri me tjetrin është gjë e kërkuar dhe se ky bashkëpunim mes individëve punën e secilit prej tyre e shndërron në detyrë të përgjithshme shoqërore, që i garantonë jetesë një numrit të madh të shoqërisë. Bashkëpunimi mes individëve, ndarja e detyrave janë dy fenomene të pandara të njeriut, dhe ai çdo herë ka nevojë për to. Pastaj bashkëpunimi i një grupi jep shumë më shumë rezultate se sa kanë nevojë..

Shkaqet që e shtyjnë besimtarin në bashkëpunim

Këtë që e tha Ibn Halduni është e përgjithshme edhe në çeshtjet e dunjasë edhe në ato të ahiretit, mirëpo shkaqet që e shtyjnë një besimtar në bashkëpunim në mirësi dhe devotshmëri janë të shumta, prej tyre:

1- Fitimi i shpërblimit nga zbatimi i urdhërit që përmendet në ajetin Kur’anor:

” æÊÚÇæäæÇ Úáì ÇáÈÑ æÇáÊÞæì ”

“Ndihmohuni në mirësi dhe devotshmëri”.

2- Shtimi i shpërblimit dhe shumfishimi i tij.

Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë:

“Robi me besimin e tij dhe respektimin e All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vepron që të përfitojë nga veprimet e vëllezërve të tij besimtar së bashku me veprimet e tija, ashtu siç përfiton nga veprat e tyre në jetë, së bashku me veprat e veta. Besimtarët kanë dobi nga veprat e njëri tjetrit, në të cilat participojnë, siç është namazi me xhemat, secilit i shtohet shpërblimi deri në njëzet e shtatë fish, për shkak të pjesmarjes së tjerëve në namaz. Pra, vepra e tjerëve paska qenë shkak që të shtohet shpërblimi, ashtu sikurse vepra e tij ka qenë shkak për t’iu shtuar shpërblimi të tjerëve. Madje disa dijetarë kanë thënë se shtohet shpërblimi i namazit me shtimin e numrit të namazlive. Po e nejta vlen edhe për pejsamrësit në xhihad, haxh, urdhërim në të mirë dhe ndalim prej të këqijave, bashkëpunimi në të mirësi e devotshmëri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

((ÇáãÄãä ááãÄãä ßÇáÈäíÇä íÔÏø ÈÚÖå ÈÚÖÇ æÔÈß Èíä ÃÕÇÈÚå ))

“Besimtari për besimtarin është sikurse ndërtesa, e shtërngon njëra pjesë tjetrën, dhe i gërshetoi gishtat”. (Buhariu).

Është e ditur se ky veprim është më i rëndësishëm në çeshtjet e fesë se sa në çeshtjet e dunjasë, sepse hyrja e muslimanit me grumbullin e muslimanëve në qarkun e Islamit, është prej shakaqeve më të mëdha që të arrijë dobia e secilit musliman të shoku i tij, gjatë jetës dhe pas vdekjes. Lutja e muslimanëve i kaplon prej mbrapa. All-llahu [subhanehu ve teala] na ka treguar se bartësit e Arshit, edhe ata që janë përreth tyre, kërkojnë falje për besimtarët dhe luten për ta, poashtu na ka treguar se pejgamberët janë lutur dhe kanë këkruar falje për besimtarët, siç është Nuhi, Ibrahimi dhe Muhammedi, [alejhimus-selam]”. (Er-Ruh, 1/ 128).

3- Nevoja.

Shumë synime dhe projekte islamike nuk mund të realizohen në mënyrë individuale, andaj më herët kanë thënë: çdo gjë arrihet me bashkëpunim.

4- Përsosja e punës.

Përsosja e punës dhe lehtësimi i realizimit të tij është më i madh gjatë bashkëpunimit dhe punës kolektive. Sepse bashkëpunimi në një punë me të tjerët e bën më të lehtë, pasiqë kjo barrë u është ndarë të gjithëve.

Në çka bashkëpunohet?

Bashkëpunimi mund të jetë në vepra të mira dhe devotshmëri dhe në mëkate e armiqësi. E para urdhërohet, kurse e dyta ndalohet.

Një: bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri.

Siç është xhihadi, zbatimi i denimeve fetare, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqeja, dhënia e të drejtave dhe realizimi i tyre.

Imam Kurtubiu [rahimehull-llah] në tefsirin e tij thotë:

“Bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri mund të ndodhë në disa forma, andaj obligimi i dijetarit është që tu ndihmojë njerëzve me dijen e tij duke i mësuar, kurse i pasuri tu ndihmojë me pasurinë e tij, kurse trimi më guximin e tij në rrugë të Zotit, duke u shfaqur muslimanët si një dorë:

“ÇáãÄãäæä ÊÊßÇÝà ÏãÇÄåã æíÓÚì ÈÐãÊåã ÃÏäÇåã æåã íÏ Úáì ãä ÓæÇåã”

“Besimtarët gjakun e kanë të barabartë, secili e mbron garancën e njëri tjetrit dhe janë një dorë kundër tjerëve”.

Duhet larguar nga agresori, nuk duhet ndihmuar dhe duhet larguar ate nga kjo vepër”. (Tefsiri i Kurtubiut, 6/ 47).

Kurse bashkëpunimi i ndaluar është bashkëpunimi në mëkat e armiqësi, siç është ndihmesa në derdhjen e gjakut të dikujt të pafajshëm, grabitjen e pasurisë së dikujt, nëpërkëmbjen e nderit të dikujt, rrahja e atij që se meriton, etj…

Hapësirat e bashkëpunimit në mirësi dhe devotshmëria

Bashkëpunimi mund të jetë me autoritet, trup, shpirt, pasuri, fjalë dhe ide.

Pra, bashkëpunimi në mirësi dhe devotshmëri mund te realizohet në shumë forma, saqë nuk mund të numërohen ato. Secila vepër që e kënaq All-llahun, bashkëpunimi në te është bashkëpunim në mirësi dhe devotshmëri. Si shembuj do të sjellim bashkëpunimin në këto lëmi:

1- Bashkëpunimi në sferën e thirrjes dhe ngadhnjimit të fesë.

Kjo realizohet duke i ndihmuar fesë dhe muslimanëve. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka stimuluar besimtarët që ta ndihmojnë fenë dhe muslimanët, të ndihmojnë pejgamberët dhe t’i përkrahin ata në ngritjen e fesë, përhapjen e thirrjes, në të gjitha mënyrat e ligjshme, andaj edhe thotë:

íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂóãóäõæÇ ßõæäæÇ ÃóäÕóÇÑó Çááøóåö ßóãóÇ ÞóÇáó ÚöíÓóì ÇÈúäõ ãóÑúíóãó áöáúÍóæóÇÑöíøöíäó ãóäú ÃóäÕóÇÑöí Åöáóì Çááøóåö ÞóÇáó ÇáúÍóæóÇÑöíøõæäó äóÍúäõ ÃóäÕóÇÑõ Çááøóåö ÝóÂóãóäóÊú ØóÇÆöÝóÉñ ãöäú Èóäöí ÅöÓúÑóÇÆöíáó æóßóÝóÑóÊú ØóÇÆöÝóÉñ ÝóÃóíøóÏúäóÇ ÇáøóÐöíäó ÂóãóäõæÇ Úóáóì ÚóÏõæøöåöãú ÝóÃóÕúÈóÍõæÇ ÙóÇåöÑöíäó (14)

“O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijjunët i thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes”. (Es-Saff: 14).

Domethënë: “të më ndihmoni në thirrje në fenë e All-llahut”. (El-Bidaje ven-Nihaje, 2/ 85).

Andaj, muslimani duhet të bashkëpunojë me vëllaun e tij në thirrje në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala], ta përkrah dhe ta frocon, ashtu siç i tregon All-llahu [subhanehu ve teala] Musait [alejhis-selam]:

” ÓäÔÏ ÚÖÏß ÈÃÎíß ” ( ÇáÞÕÕ : 35 )

“(All-llahu iu përgjigj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd …”. (El-Kasas: 35).

Kurse Vereka ibn Neufel i ka thënë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

” æÅä íÏÑßäí íæãß ÃäÕÑß äÕÑÇ ãÄÒÑÇ “

“Nëse e takoj atë ditë do të përkrahi pa masë”. Domethënë do të ndihmoj dhe përkrahi në përhapjen e fesë.

Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotë:

ãóßóËó ÑóÓõæáõ Çááøóåö Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÈöãóßøóÉó ÚóÔúÑó Óöäöíäó íóÊúÈóÚõ ÇáäøóÇÓó Ýöí ãóäóÇÒöáöåöãú ÈÚõßóÇÙò æóãóÌóäøóÉó æóÝöí ÇáúãóæóÇÓöãö Èöãöäðì íóÞõæáõ ãóäú íõÄúæöíäöí ¿ ãóäú íóäúÕõÑõäöí ¿ ÍóÊøóì ÃõÈóáøöÛó ÑöÓóÇáóÉó ÑóÈøöí æóáóåõ ÇáúÌóäøóÉõ ÑæÇå ÇáÅãÇã ÃÍãÏ Ýí ãÓäÏå 13934

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qëndroi në Mekë dhjetë vjet, u shkonte njerëzve në vendtakimet e tyre, në Ukadh, në Mexhenneh, në sezonat e ndryshme në Mina, e thoshte: kush më strehon, kush më ndihmon, që ta kumtojë shpalljen e Zotit tim, e të fitojë xhennetin?”. (sahih, Ahmedi).

Prej formave të bashkëpunimit në sferën e davetit dhe ndihmesës së fesë është edhe xhihadi kundër kafirave dhe munafikave në rrugë të Zotit, pjesmarja e thirrësve në luftërat kundër kufrit dhe delaletit, përgaditja e të gjitha mjeteve të nevojshme për xhihad në rrugë të Zotit. Sahabet kanë bashkëpunuar në xhihad në shumë forma dhe me qëndrime të llojllojshme, siç është hapja e hendekut, ku duruan shumë në vështirësitë e këtij aktiviteti.

Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotë:

” áãÇ ÍÝÑ ÇáäÈí Õáì Çááå Úáíå æÓáã æÃÕÍÇÈå ÇáÎäÏÞ ÃÕÇÈåã ÌåÏ ÔÏíÏ ÍÊì ÑÈØ ÇáäÈí Õáì Çááå Úáíå æÓáã Úáì ÈØäå ÍÌÑÇ ãä ÇáÌæÚ ” ÃÎÑÌå ÇáÈÎÇÑí ÈÑÞã 4101 .

“Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij e hapën hendekun, u munduan shumë, saqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e lidhi në bark një gurë nga uria”. (Buhariu).

Prej formave të bashkëpunimit në ndihmesën e fesë është edhe ajo që ka ndodhur në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], siç është bashkëpunimi për të vrarë ata që kanë pretenduar se janë pejgamberë, kokat e dalluara të kufrit dhe shirkut, renegatët, ata që kanë sharë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], etj.

Xhabiri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: a ka kush e vret Kab Eshrefin, sepse ai ofendon All-llahun dhe Pejgamberin. U ngrit Muhamed ibn Selemeh e tha: o i Dërguar i All-llahut, a dëshiron që ta vras? Tha: po. Tha: më lejo t’i them diçka ( t’i bëj kurthë). Tha: thuaj. Shkoi Muhamed ibn Selemeh te ai e i tha: kërkuam sadaka prej këtij njeriut (Muhammedit) kurse ai na lodhi, andaj unë kam ardhur që të më japish borxh. Tha: pasha Zotin, edhe më shumë do të hidhëroheni në te. I tha: e kemi pasuar, e nuk dëshirojmë ta lëmë derisa të shohim se ku do të përfundon puna e tij. Na jep borxh na vesek pse dy vesek. (njësi matëse për drithëra, përafërsisht 700- 900 kg.).

Tha: ska problem, mirëpo më jepni garancë? Tha: çka dëshiron për garancë? Tha: leni garancë gratë e juaja. thaL si ti lëm garancë gratë tona, kur ti je arabi më i bukur. Tha: atëherë: leni garancë fëmiët tuaj. Tha: si të lëmë fëmijët tanë garancë, e të shanë ndonjëri prej tyre. Tha: të lëmë garancë për një vesek ose dy, kjo është trup për ne, mirëpo ta lëmë garancë armën tonë. I premtuan se do të sjellin garancën (armën). I erdhën natën, e me vehte kishin edhe ebu Nailen, i cili ishte vëlla i Kabit për nga qumshti. E thërritën në fortifikatë, e ky zbriti te ata. Gruaja i tha: ku shkon në këtë kohë? Tha: Muhamed ibn Selemeh dhe vëllau im nga qumështi, Ebu Naileja janë. Fisniku nëse thërritet në therrje të natës do të përgjigjej. Zbriti te ata i veshur mirë dhe i parfymosur. Thanë: asnjëher skamë nuhatur aromë më të mirë se kjo. A ka mundësi të afrohem për të nuhatur më mirë aromën e kokës tënde. Tha: po. Nuhati ky, nuhati edhe tjetri, pastaj tha: më jep leje, e kur e kishin në dorë, thanë: udhëro, sulmo. E vranë, e pastaj erdhën te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ia sollën lajmin. (Buhariu).

Ibn Abdul-Berri tregon duke folur për jetëpërshkrimin e Zijad ibn Handhele Temimiut: ka qenë sahabe, ky ka qenë njeriu të cilin Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka dërguar te Kajs ibn Asim dhe Zurejkan ibn Bedri, që tu ndihmojë kundër Musejlemes, Tulejhas dhe Esvedit. (Bugjetut-Taleb fi tarihi Haleb, 9/ 3916).

vazhdon…

Muhamed Salih El-Munexhid,
22.8.2003