Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

“Ajo është nga vetë ju”

“E kur juve ju koditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atyre dyfish (armikut në Bedër) thatë: “Prej nga kjo?” Thuaj: “Ajo është nga vetë ju. Ska dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.” (Ali Imran).

Imam Taberiu [rahimehull-llah] thotë: “d.m.th.: kur u goditet me poshtje në Uhud thatë: “(Prej nga kjo?) nga cila anë na erdhë kjo? Si ndodhi kjo me neve, kurse ne jemi musliman e ata mushrikë, ne kemi Pejgamberin e All-llahut, të cilit i zbret vahji nga qielli, kurse armiku ynë janë kafira dhe mushrikë. Thuaj o Muhammed besimtarëve: “Ajo është nga vet ju”. Thuaj se kjo që u goditi u ka goditur për shkakun tuaj, ngase kundërshtuat urdhërin Tim, latë respektin Tim, e jo prej tjerëve jashtë juve.” (Tefsir Taberi: 3/507).

Kurtubiu [rahimehull-llah] thotë: “Thatë: “Prej nga kjo?” d.m.th.: si na goditi ky dështim dhe kjo vrasje, kurse ne luftojmë ne rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala], jemi musliman, kemi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilit i zbret shpallje, kurse ata janë mushrikë: Thuaj: “Ajo është nga vetë ju” d.m.th. kundërshtimi i shënjestarëve urdhërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kurse secili popull që respekton pejgamberët e tyre do të korrë fitore, sepse ata që e respektojnë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëhen prej palës (partisë) së All-llahut [subhanehu ve teala], kurse pala (partia) e All-llahut [subhanehu ve teala] janë fituese.” (Tefsir Kurtubiu 4/170).

Kështu pyetën muslimanët e parë të çuditur nga ajo që u ndodhi atyre. Një pyetje e tillë parashtrohet nga një gjeneratë, të cilën All-llahu [subhanehu ve teala] e ka zgjedhur për ta shoqëruar Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], për të cilën Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njerëzit më të mirë janë shekulli im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ngase mendonin, me të drejtë, se ata besojnë All-llahun [subhanehu ve teala], me vehte kanë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilit i zbret shpallja dhe për këtë shkak asnjëherë nuk duhet të pësojnë disfatë prej mushrikëve, të cilët i bëjnë shirk All-llahut, e luftojnë Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe fenë e All-llahut [subhanehu ve teala]. Mirëpo si duket këta njerëz kanë haruar ose u ka dalë prej mendjes se fitorja e tyre është e lidhur ngusht me pozitën e tyre ndaj urdhërave të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ngase All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “O besimtarë, nëse ju ndihmoni fenë e All-llahut, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhammed: 7).

Mirëpo nga kjo që u ndodhi muslimanëve në Uhud duhet kuptuar një gjë, edhe ajo është se sado që të jetë grada e lartë e njerëzve me aspekt të mirë, nëse nuk respektojnë urdhërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] asnjëherë nuk do të mund të korin sukses.

Kur të marrim këtë fotografi dhe të krahasojmë këtë ndodhi me atë që u ndodhë muslimanëve në botën Islame, ku muslimanët pa ndërprerë nuk i respektojnë urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], vallë mund të themi se ka mundësi që muslimanët të korrin fitore. Sidomos kur kemi para sysh se armiku është më i fortë në aspektin materijal, d.m.th. janë të armatosur mirë. Pra kemi lënë pas dore të gjitha shkaqet, qoftë në aspektin e sheriatit, qoftë në aspektin kosmologjik (materijal).

Pra, nuk jemi pre atyre që kanë ndihmuar All-llahun [subhanehu ve teala], që të na ndihmon All-llahu [subhanehu ve teala] neve, gjithashtu nuk jemi përgaditur ashtu siç ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]: “E ju përgatituni sa të kemi mundësi forcë.” (Enfal: 60).

Nga ky ajet, me të cilën All-llahu u është drejtuar sahabeve, të cilët kanë qenë të dalluar me imanin e tyre, nënkuptojmë dy gjëra: njëra se muslimanët duhen të jenë në aspekt të besimit sikur sahabët dhe e dyta, kërkohet prej këtij lloji i muslimanësh që të përgatiten aq sa kanë mundësi, në aspektin materijal (ushtarak) që të kenë mundësi të korrin fitore ndaj armikut.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka komentuar këtë ajet duke thënë: “Fuqi është gjuajtja.” Transmeton Muslimi.

Pra nga kjo që thamë nënkuptojmë se muslimanët së pari duhet të kontrollojnë raportin e tyre me All-llahun [subhanehu ve teala] dhe lidhjen e tyre me sheriatin e tyre. Të shohim sa praktikojnë prej sheriatit dhe sa kanë lënë pas dore. Në këtë rast do të shohim dallimin e madh mes tyre dhe sahabëve, të cilët vetëm për një gabim humbën betejën, kurse ne kërkojmë fitojre, edhe pse nuk jemi të përgatitur as në aspektin materijal par të ballafaquar armikun, në anë të së cilës është mbarë bota, ngase populli i kufrit është një, e as në aspekt të imanit.

Kjo kërkon prej hoxhallarëve që t’i sqrarojnë këto kuptime që gjinden në Kur’an dhe sunnet kurse popullit i mbetet të praktikon atë që ndëgjon prej këtyre burrave. Në këtë mënyrë do të vjen në pah angazhimi i çdo anëtari të popullit, i cili pregatitet që të ballafaqohet me problemet e ardhmërisë.

Pra, mos të harojmë, nëse dëshirojmë fitore dhe ndihmë nga All-llahu [subhanehu ve teala], duhet të jemi me All-llahun [subhanehu ve teala] dhe sherijatin e Tij, përndryshe…!

publikimi i parë:

AlbIslam.Com

2000

Bekir Halimi,
1.8.2003