Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Dallimi në bazë të besimit

Jeta është përplot vështirësi dhe gëzime, brenga dhe mërzi, komoditet dhe bollëk. Gëzimet dhe komoditeti jo çdo herë është shenjë e të mirës, ashtu sikurse nuk janë mërzitë dhe vështirësitë shenjë e të keqes së njeriut. Jo asesi, sepse ka njerëz që rrotullohen në të mira dhe shumicën e jetës e kalon në lozje dhe argëtim, ia liruar litarët vetvetes dhe kalon nga një epsh në tjetrin.

Kurse ka tjerë që janë të sëmurë, kanë vështirësi, ballafaqohen me sprova, mirëpo për habi ky lloj i sprovuar është më i gëzuar dhe më i lumtur se ai që është nga lloji i parë. Si ndodh kjo?

Përgjigjemi shkurtimisht duke thënë:

Besimi kur forcohet në zemër njeriu nuk përjeton vështirësi dhe brenga të jetës, ky njeri shtëpinë e vet e sheh më të mirën në dynja, edhe nëse është nga drasat e vjetra…kur të ballafaqohet me vështirësi dhe nevojë duron dhe shpreson shpërblimin e All-llahut [subhanehu ve teala], jeton i qetë dhe i rehatshëm, që pas një kohe të largohet kjo vështirësi dhe ti hapen dyert, të kryhet nevoja e tij, të largohet sëmundja, e gëzohet dhe e falënderon All-llahun për këto dhunti. Pra më shumë jeton i gëzuar dhe i lumtur se sa që jetojnë njerëzit me jetë luksoze dhe të pasur.

Po, rehati është rehatia e besimit, kurse vuajtjet dhe vështirësit vijnë me mosbesimin, mëkatet dhe gabimet.

Këtë realitet duhet ta kuptojmë edhe nëse janë prishur peshojat e njerëzve dhe nuk i vlerësojnë si duhet këto gjëra…

Për ta kuptuar më mirë këtë realitet do ta sjellim një ajet, i cili i gëzon besimtarët, ajet të cilin muslimanët e parë e kanë përsëitur tërë natën deri në mëngjes.

Ky ajet është ajeti i sures Xhathije ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

Ãóãú ÍóÓöÈó ÇáøóÐöíäó ÇÌúÊóÑóÍõæÇ ÇáÓøóíøöÆóÇÊö Ãóäú äóÌúÚóáóåõãú ßóÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóÚóãöáõæÇ ÇáÕøóÇáöÍóÇÊö ÓóæóÇÁð ãóÍúíóÇåõãú æóãóãóÇÊõåõãú ÓóÇÁó ãóÇ íóÍúßõãõæäó (21)

“A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?”. (El-Xhathije: 21).

(( Úä ãÓÑæÞ Ãä ÊãíãÇ ÇáÏÇÑí ÑÖí Çááå Úäå ÞÇã áíáÉ ÍÊì ÃÕÈÍ íÑÏÏ åÐå ÇáÂíÉ ))

Tregon Mesruku [rahimehull-llah] se Temim Ed-Dariu [radijall-llahu anhu] tërë natën, deri në mëngjes e ka përsëritur këtë ajet”.

æ ÞÇá ÈÔíÑ: ÈÊ ÚäÏ ÑÈíÚ ÇÈä ÎËíã ÐÇÊ áíáÉ ÝÞÇã íÕáí ÝãÑ ÈåÐå ÇáÂíÉ ÝãßË áíáÉ ÍÊì ÃÕÈÍ áã ÊÚÏåÇ ÈÈßÇÁ ÔÏíÏ ßãÇ ßÇä ÝÖíá ÇÈä ÚíÇÖ íÑÍãå Çááå ßËíÑÇ ãÇ íÞÑà åÐå ÇáÂíÉ æ íÑÏÏåÇ ãä Ãæá Çááíá Åáì ÃÎÑå – ßÐÇ äÙÇÆÑåÇ – Ëã íÞæá áíÊ ÔÚÑí ãä Ãí ÇáÝÑÞíä ÃäÊ¿

æ ßÇäÊ åÐå ÇáÂíÉ ÊÓãì ãÈßÇÉ ÇáÚÇÈÏíä áÃäåÇ ãÍßãÉ

Beshiri [rahimehull-llah] thotë:

“Një natë bujta te Rebi ibn Huthejmi, e ngrit të fal namaz nate, kur kaloi pranë këtij ajeti, tërë natën deri në mëngjes qau shumë, kurse Fudajl ibn Ijadi [rahimehull-llah] shpesh e përsëritke këtë ajet dhe ajetet e ngjajshme që nga fillimi i natës e deri në mëngjes, pastaj thoshte: vaj për mua, prej cilit grup je ti?

Këtë ajet e quanin ajet që i shty të qajnë adhuruesit, sepse është ajet me kuptim të qartë. (Kurtubiu; 16/ 166).

Lexo me vëmendje ajetet e Kur’anit

Ajetet e ngjajshme me këtë ajet janë të shumta në Kur’an, lexoi më vëmendje dhe analizo:

ÃóÝóãóäú ßóÇäó ãõÄúãöäÇð ßóãóäú ßóÇäó ÝóÇÓöÞÇð áÇ íóÓúÊóæõæäó (18) ÃóãøóÇ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóÚóãöáõæÇ ÇáÕøóÇáöÍóÇÊö Ýóáóåõãú ÌóäøóÇÊõ ÇáúãóÃúæóì äõÒõáÇð ÈöãóÇ ßóÇäõæÇ íóÚúãóáõæäó (19) æóÃóãøóÇ ÇáøóÐöíäó ÝóÓóÞõæÇ ÝóãóÃúæóÇåõãú ÇáäøóÇÑõ ßõáøóãóÇ ÃóÑóÇÏõæÇ Ãóäú íóÎúÑõÌõæÇ ãöäúåóÇ ÃõÚöíÏõæÇ ÝöíåóÇ æóÞöíáó áóåõãú ÐõæÞõæÇ ÚóÐóÇÈó ÇáäøóÇÑö ÇáøóÐöí ßõäúÊõãú Èöåö ÊõßóÐøöÈõæäó (20)

“A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin. E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë”. (Es-Sexhde: 18- 20).

Lexo më vëmendje edhe këtë ajet:

æóãóÇ ÎóáóÞúäóÇ ÇáÓøóãóÇÁó æóÇáÃóÑúÖó æóãóÇ ÈóíúäóåõãóÇ ÈóÇØöáÇð Ðóáößó Ùóäøõ ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ Ýóæóíúáñ áöáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ ãöäú ÇáäøóÇÑö (27) Ãóãú äóÌúÚóáõ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóÚóãöáõæÇ ÇáÕøóÇáöÍóÇÊö ßóÇáúãõÝúÓöÏöíäó Ýöí ÇáÃóÑúÖö Ãóãú äóÌúÚóáõ ÇáúãõÊøóÞöíäó ßóÇáúÝõÌøóÇÑö (28)

“Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan. A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?”. (Sad: 27- 28).

Ndalo me frikrespekt edhe para këtij ajetit:

áÇ íóÓúÊóæöí ÃóÕúÍóÇÈõ ÇáäøóÇÑö æóÃóÕúÍóÇÈõ ÇáúÌóäøóÉö ÃóÕúÍóÇÈõ ÇáúÌóäøóÉö åõãú ÇáúÝóÇÆöÒõæäó (20)

“Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit”. (El-Hashr: 20).

O ju musliman!

Prej drejtësisë së All-llahut [subhanehu ve teala] është që mos t’i barazojë të devotshmit me mëkatarët, poashtu edhe mes besimtarëve dhe mosbesimtarëve, qoftë në jetën e kësaj bote qoftë në ahiret.

Sidomos kur ta kemi parasysh dallimin e madh në shpërblime në ahiret, gjëra që ska mundësi t’i percepton logjika e njeriut, lloje të ndryshme të begative ose fundërina të denimeve. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

ÝóáÇ ÊóÚúáóãõ äóÝúÓñ ãóÇ ÃõÎúÝöíó áóåõãú ãöäú ÞõÑøóÉö ÃóÚúíõäò ÌóÒóÇÁð ÈöãóÇ ßóÇäõæÇ íóÚúãóáõæäó (17)

“Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim”. (Es-Sexhde: 17).

Åä ãæÓì Úáíå ÇáÓáÇã ÓÃá ÑÈå:ãÇ ÃÏäì Ãåá ÇáÌäÉ ãäÒáÉ ¿ ÞÇá:ÑÌá íÌíÁ ÈÚÏ ãÇ ÃÏÎá Ãåá ÇáÌäÉ ÇáÌäÉ ÝíÞÇá áå:ÃÏÎá ÇáÌäÉ ÝíÞæá:ÑÈ ! ßíÝ æÞÏ äÒá ÇáäÇÓ ãäÇÒáåã¡ æÃÎÐæÇ ÃÎÐ ÇÊåã ¿ ÝíÞÇá áå:ÃÊÑÖì Ãä íßæä áß ãËá ãáß ãä ãáæß ÇáÏäíÇ ¿ ÝíÞæá:ÑÖíÊ ÑÈ ÝíÞæá áå:áß Ðáß æãËáå æãËáå æãËáå æãËáå ÝÞÇá Ýí ÇáÎÇãÓÉ:ÑÖíÊ ÑÈ ÝíÞæá åÐÇ áß æÚÔÑÉ ÃãËÇáå¡ æáß ãÇ ÇÔÊåÊ äÝÓß¡ æáÐÊ Úíäß ÝíÞæá ÑÖíÊ ÑÈ ÞÇá:ÑÈ! ÝÃÚáÇåã ãäÒáÉ ¿ ÞÇá:ÃæáÆß ÇáÐíä ÃÑÏÊ¡ ÛÑÓÊ ßÑÇãÊåã ÈíÏí æÎÊãÊ ÚáíåÇ¡ Ýáã ÊÑÚíä¡ æáã ÊÓãÚ ÃÐä¡ æáã íÎØÑ Úáì ÞáÈ ÈÔÑ (ÞÇá æãÕÏÇÞå Ýí ßÊÇÈ Çááå ÚÒ æÌá ( ÝáÇ ÊÚáã äÝÓ ãÇ ÃÎÝí áåã ãä ÞÑÉ ÃÚíä)

Musai [alejhis-selam] e pyeti Zotin e vet: cili është njeriu që ka gradën më të ultë në xhennet? Tha: njeriu që vjen pasiqë të hynë banorët e xhennetit në xhennet, e do t’i thuhet: hyn në xhennet! Do të thotë: o Zot! Si ka mundësi kur njerëzit kanë zërë vendet e tyre dhe pozicionet e veta? Do ti thuhet: a dakordohesh të kesh sa një mbret prej mbretërve të dynjasë? Do të përgjigjet: dakordohem o Zot. Do ti thotë: ke aq dhe një fish ma shumë, edhe një fish edhe një fish edhe një fish ma shumë, në të pestën tha: jam dakord o Zot. Do ti thotë: ke aq dhe edhe dhjetfish ma shumë. Ke atë që ta ka ëndja, që ta kënaq syrin. Do të thotë: jam dakord o Zot!

Kurse njeriu me gradë më të lartë? Tha: ata që kam dëshiruar, ua kam mbjellur nderin me Dorën time dhe e kam vulosur, ate nuk e ka parë syri, nuk e ka dëgju veshi dhe as që ka fantazuar ndonjë her njeriu. Tha: vërtetimi i këtij tregimi është në ajetin:

ÝóáÇ ÊóÚúáóãõ äóÝúÓñ ãóÇ ÃõÎúÝöíó áóåõãú ãöäú ÞõÑøóÉö ÃóÚúíõäò ÌóÒóÇÁð ÈöãóÇ ßóÇäõæÇ íóÚúãóáõæäó (17)

“Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim”. (Es-Sexhde: 17)”. (Muslimi).

Krahaso këto dy fotografi

Krahaso këtë fotografi me fotgrafi të kundërtë të kësaj. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

æóÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ áóåõãú äóÇÑõ Ìóåóäøóãó áÇ íõÞúÖóì Úóáóíúåöãú ÝóíóãõæÊõæÇ æóáÇ íõÎóÝøóÝõ Úóäúåõãú ãöäú ÚóÐóÇÈöåóÇ ßóÐóáößó äóÌúÒöí ßõáøó ßóÝõæÑò (36) æóåõãú íóÕúØóÑöÎõæäó ÝöíåóÇ ÑóÈøóäóÇ ÃóÎúÑöÌúäóÇ äóÚúãóáú ÕóÇáöÍÇð ÛóíúÑó ÇáøóÐöí ßõäøóÇ äóÚúãóáõ Ãóæóáóãú äõÚóãøöÑúßõãú ãóÇ íóÊóÐóßøóÑõ Ýöíåö ãóäú ÊóÐóßøóÑó æóÌóÇÁóßõãú ÇáäøóÐöíÑõ ÝóÐõæÞõæÇ ÝóãóÇ áöáÙøóÇáöãöíäó ãöäú äóÕöíÑò (37)

“Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim. Dhe ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar”. (Fatir: 36- 37).

Dhuntia u jepet besimtarëve që në dynja

Këtë fakt e potencon ajeti i sures xhathije:

Ãóãú ÍóÓöÈó ÇáøóÐöíäó ÇÌúÊóÑóÍõæÇ ÇáÓøóíøöÆóÇÊö Ãóäú äóÌúÚóáóåõãú ßóÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóÚóãöáõæÇ ÇáÕøóÇáöÍóÇÊö ÓóæóÇÁð ãóÍúíóÇåõãú æóãóãóÇÊõåõãú ÓóÇÁó ãóÇ íóÍúßõãõæäó (21) æóÎóáóÞó Çááøóåõ ÇáÓøóãóæóÇÊö æóÇáÃóÑúÖó ÈöÇáúÍóÞøö æóáöÊõÌúÒóì ßõáøõ äóÝúÓò ÈöãóÇ ßóÓóÈóÊú æóåõãú áÇ íõÙúáóãõæäó (22)

“A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre? All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.”. (El-Xhathije: 21- 22).

Muxhahidi thotë:

(( ÇáãÄãä íãæÊ ãÄãäÇ æ íÈÚË ãÄãäÇ æ ÇáßÇÝÑ íãæÊ ßÇÝÑÇ æ íÈÚË ßÇÝÑÇ ))

“Besimtari vdes si besimtar dhe ringjallet si i tillë, kurse mosbesimtari vdes si mosbesimtar dhe ringjallet si i tillë”.

Drejtësia dhe dallimi mes njerëzve

Vëllezër musliman!

Ai që analizon ajetet e Kur’anit do të sheh se kur All-llahu flet për drejtësinë disa herë e përmend para se të flet për shpërblimin e besimtarëve dhe mosbesimtarëve e disa herë pasiqë të flet për dallimin mes tyre.

Njërën varijantë e pamë te sureja xhathije kurse varijantën tjetër e shohim te sureja Sad, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

æóãóÇ ÎóáóÞúäóÇ ÇáÓøóãóÇÁó æóÇáÃóÑúÖó æóãóÇ ÈóíúäóåõãóÇ ÈóÇØöáÇð Ðóáößó Ùóäøõ ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ Ýóæóíúáñ áöáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ ãöäú ÇáäøóÇÑö (27) Ãóãú äóÌúÚóáõ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóÚóãöáõæÇ ÇáÕøóÇáöÍóÇÊö ßóÇáúãõÝúÓöÏöíäó Ýöí ÇáÃóÑúÖö Ãóãú äóÌúÚóáõ ÇáúãõÊøóÞöíäó ßóÇáúÝõÌøóÇÑö (28)

“Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan. A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?”. (Sad: 27- 28).

Këto ajete dhe të ngjajshmet i rehatojnë besimtarët dhe u kërcënohen mosbesimtarëve. Shpalosin llojin e jetës që e jetojnë dy palët. Ka përgëzim të nxituar për besimtarët, kurse Fjalët e All-llahut nuk ndërrohen dhe vendimi i tij nuk ndryshon. U takon besimtarëve të gëzohen me këto ajete dhe të ngjajshmet me to.

Myzhde për besimtarët

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

ÃóáÇ Åöäøó ÃóæúáöíóÇÁó Çááøóåö áÇ ÎóæúÝñ Úóáóíúåöãú æóáÇ åõãú íóÍúÒóäõæäó (62) ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóßóÇäõæÇ íóÊøóÞõæäó (63) áóåõãú ÇáúÈõÔúÑóì Ýöí ÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ æóÝöí ÇáÂÎöÑóÉö áÇ ÊóÈúÏöíáó áößóáöãóÇÊö Çááøóåö Ðóáößó åõæó ÇáúÝóæúÒõ ÇáúÚóÙöíãõ (64)

“Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh”. (Junus: 62- 64).

Kërcënim me jetë të vështirë për mëkatarët

æóãóäú ÃóÚúÑóÖó Úóäú ÐößúÑöí ÝóÅöäøó áóåõ ãóÚöíÔóÉð ÖóäßÇð æóäóÍúÔõÑõåõ íóæúãó ÇáúÞöíóÇãóÉö ÃóÚúãóì (124) ÞóÇáó ÑóÈøö áöãó ÍóÔóÑúÊóäöí ÃóÚúãóì æóÞóÏú ßõäÊõ ÈóÕöíÑÇð (125) ÞóÇáó ßóÐóáößó ÃóÊóÊúßó ÂíóÇÊõäóÇ ÝóäóÓöíÊóåóÇ æóßóÐóáößó Çáúíóæúãó ÊõäÓóì (126) æóßóÐóáößó äóÌúÒöí ãóäú ÃóÓúÑóÝó æóáóãú íõÄúãöäú ÈöÂíóÇÊö ÑóÈøöåö æóáóÚóÐóÇÈõ ÇáÂÎöÑóÉö ÃóÔóÏøõ æóÃóÈúÞóì (127)

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm”. (Taha: 124- 127).

Përshtati: Bekir Halimi


Bekir Halimi,
11.7.2003