Babi im! (ll)

Mësimi dhe edukimi

Babi im!

Besoj se edukimi është shumë më i madh se sa të urdhërosh që të falim namazin, ose të na ndalosh nga të kqëijat. Gjëra të cilat kur na i thua, na i thua me një gjuhë që se njeh butësinë dhe urtësinë.

A nuk është e drejta ime, babi im, që të më japish porosi të gjata, me ndikim, këshilla, përkujtime ose të më mësosh ndonjë çeshtje që nuk e di.

Kam lexuar, babi im, në Librin e All-llahut [subhanehu ve teala] për Lukmanin, të cilit All-llahu [subhanehu ve teala] i ka dhën urtësi, i cili i kishte dhënë një porosi përmbledhëse dhe të dalluar birit të tij. Sa kam shpresuar që edhe unë prej teje të mar një udhëzim dhe këshillë të ngjajshme.

Babi im!

Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Hasan ibn Aliu [radijall-llahu anhuma], i cili ka thënë:

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mi ka mësuar disa fjali që ti them në namazin e vitrit:

“All-llahu im, më udhëzo me ata që i ke udhëzuar, më jep shëndet sëbashku me ata që u ke dhënë shëndet “.

Kurse Musab ibn Sad ibn Ebi Vekkasi [radijall-llahu anhu] ka thënë:

“Sadi mi ka mësuar pesë gjëra, që i kujtohen nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“All-llahu im strehohem te Ti nga kopracia, strehohem te Ti nga frika, strehohem te Ti që mos të kthehem në moshë të plakur, strehohem te Ti nga sprova e dynjasë dhe strehohem te Ti nga denimi i varrit”. (Buhariu).

Kurse Ismail ibn Muhamed ibn Sad ibn Ebi Vekkas thotë:

“Babi im mi mësonte betejat dhe çetat dhe thoshte: këto janë nderi i prindërve tuaj, andaj mos i haro këto gjëra”.

Babi im!

Ibn Sahnuni në librin e tij, “Edukata e mësuesve” transmeton nga Kadiu i devotshëm, Isa ibn Miskin, se ua mësonte leximin e Kur’anit vajzave dhe mbesave të tija. Ijadi thotë: pas iqindije i thërritke dy vajzat e tija dhe vajzat e vëllaut të tij që tua mësonte Kur’anin dhe dijen. Kështu ka vepruar edhe Esed ibn Furati me vajzën e tij, Esmanë, e cila fitoi grada të larta në dituri.

Gjeneratat e para, babi im, kujdeseshin për mësimin e fëmijëve të tyre dhe udhëzimin e tyre, andaj na i kujton historia këto porosi të mëdha, që i kanë marur nga prindërit e tyre.

Tregon Hatib Bagdadi në librin e tij “El-Xhami lil-Ahlakir-Ravi ve adabus-Sami” (Përmbledhës në sjelljen e transmetuesit dhe edukatën e dëgjuesit) se Ibrahim ibn Habib ibn Shehid ka thënë:

Babi im më ka thënë: shko te fukahatë dhe dijetarët dhe mëso prej tyre, mer nga sjellja, edukata dhe pamja e tyre, se kjo për mua është më e dashur se nxënja përmendsh e shumë haditheve.

Babi im!

Kur udhëtova me mësuesin tim në eskurzionin e shkollës, kam jetuar një ambijent, të cilin kurrë nuk do ta harojë. Dëgjoja udhëzime, këshilla, edukim, përfitim nga mësuesi im, më një gjuhë të mësimit dhe edukimit. Gjëra të cilat, fatëkeqësisht si kam dëgjuar nga babi im.

Prej gjërave që i kam mësuar në shkollë babi im, janë edhe këto vargje:

Mëso fëmijët tuaj të jenë të sjellshëm në vegjëli

Që të gëzohesh me ta në pleqëri

Sepse sjelljen që e grumbullon njeriu në rini

Është sikurse shkrimi në shkëmb guri

Bëhet i mirë kur të rritet

Një ditë duke u ofruar çajin mysafirëve, normalisht se dëgjoja edhe debatin që zhvillohej mes jush, sepse shumë më interesonte, pasiqë ishit duke folur për ne. Më habiti komenti yt: bëhet i mirë kur të rritet të tillë janë djelmoshta edhe në kur ishim të vegjël ishim të tillë, mirëpo All-llahu na udhëzoi .

Thash në vetevete, po, ti thua kështu, sepse fatëkeqësisht nuk e di se çka veprojmë ne. Nuk e di si sillemi. Po ta dije këtë, do të kishe logjike dhe gjuhë tjetër.

Shumë herë me dhimbje kam pyetur vetveten për këtë logjikë: bëhet i mirë kur të rritet, vallë kush e garanton një gjë të tillë?! Pse ska mundësi që të ndodh e kundërta, të futet edhe më shumë në të keqe dhe devijim?! Pastaj, babi im, ai i garanton ti se ai do të rritet? A të kujtohet se para dy muajsh vdiqën dy shokë të mij, All-llahu i mëshiroftë. Pas dy jave, sërish vdiqën edhe dy shokë tjerë. A nuk ke parafytyruar se edhe biri yt mundet të jetë sikurse ata, ta grabit exheli para se të vjen afati i ëndëruar, në të cilin do të pendohemi.

Kriza e besimit

Babi im, ka dallim të madh mes sjelljes tënde ndaj meje kur jemi në mesin e njerëzve dhe mes asaj që gjindet në dy sahihet, Buhariun dhe Muslimin, nga Sehl ibn Sadi [radijall-llahu anhu], i cili thotë:

“I sollën Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një gotë me pije, e në të djathtë kishte një djalosh, kurse në të majtë disa pleq, i tha djaloshit: “A më jep leje tu jap këtyre pleqve”? Djaloshi tha: jo, vall-llahi, o i dërguar i All-llahu, nuk i jap përparësi askujt për hisen time te ti, andaj atij i dha përparësi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Na tregojnë, Buhariu dhe Muslimi, babi im, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i pyeti as’habët:

“Ka një pemë që nuk i bijnë gjethet, shembulli i saj është sikur shembulli i muslimanit, më tregoni se cila është kjo pemë? Njerëzit filluan të mendojnë për pemët e shkretëtirës, kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu], ishte më i vogli dhe i vinte turp të thotë se kjo pemë është hurma. Kur i tregoi ibn Omeri Omer ibn Hattabit [radijall-llahu anhu], ky i tha: nuk do të kisha pasur dëshirë më të madhe se sa ta thoje”.

Babi im!

Ibn Omeri mori guximin ti flet babit të tij për atë që i shkoi ndërmend, kurse babi i vet e trimëroi që ta kishte thënë, mirëpo poashtu nuk e qortoi e as e ofendoj pse nuk e kishte thënë.

Lexoja në histori, babi im, për jetëpërshkrimin e Usame ibn Zjedit [radijall-llahu anhu], Adbull-llah ibn Omerit [radijall-llahu anhu], Erkam ibnul-Erkamit, Ali ibn Ebi Talibit dhe shumë të rinjve prej sahabeve, të cilët kanë pasur role të rëndësishme në historinë e ummetit të tyre.

Një ditë mendova të synoj të bëhem sikur ata dhe të eci rrugës së tyre, mirëpo vërejta, se babi im më ka edukuar se unë s’jam i aftë për asgjë tjetër përveç se të dërgoj familjen në treg, të sjelli ushqim në shtëpi, madje as për ti zgjedh frytet nuk jam i aftë, e mos të flasim për mish. Nuk jam i aftë për të pritur mysafirët e të rri me ta, përveç se kur tua sjell kafen ose çajin.

Babi im, a nuk mendon se kjo sjellje shpien në eliminimin e vetbesimit saqë kam filluar të mendoj se nuk jam i aftë për asnjë rol në jetë.

Ndjenjat e mia janë të shtrenjta, babi im

A të kujtohet babi im, kur ishin mysafirt te ti e unë solla çajin, më zuri këmba dhe përpak do të rëzohesha, a të kujtohet qortimin që ma bëre përpara farefisit tonë? Nëse ke haruar, sepse ai që godet haron, mirëpo ai që goditet nuk haron.

Vallë a mund të paramendosh se unë kam haruar ditën kur erdha te ti, pasiqë kisha rënë në provimin e parë, në të cilin provim kishin kaluar vëllezërit e mi, kurse ti më poshtërosve dhe kritikove shumë?

A dëshiron të haroj atë qortim të vrazhdë që ma dhe përpara shokëve dhe kolegëve?

Madje disa herë, babi im, më qorton për gjëra që unë skam faj për to.

Një natë, më urdhërove të sjell parfym për mysafirët. Unë shkova te nëna ime, mirëpo ajo akoma se kishte bërë gati, e u ktheva pa e sjellur. A nuk kishe alternativë për qortimin tim dhe të nënës sime? A nuk ishte më e arsyeshme që të kuptosh se akoma nuk është bërë gati? Të themi se është vonuar për disa minuta, çka ndodh atëherë?

Më fal, babi im, nëse e zgjata duke i përmendur këto shembuj, që të them pas tërë kësaj, a nuk mund të paramendosh se unë jam njeri që kam emocione dhe ndjenja, kam nevojë sikurse edhe të tjerët që të më nderosh dhe të pranosh personalitetin tim?

Babi im!

Kam në kujtesë një hadith që gjindet në “Umdetul-Ahkam”, ku Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mundi t’ia pranon një dhuratë nga gjahu, sepse ishte në ihrame. Kur pa se iu ndryshua fytyra, e thërriti, kërkoi falje e i tha:

“Nuk ta kemi kthyer prap për asgjë, mirëpo jemi në ihrame”.

Ma jep një pjesë të kohës tënde

Babi im!

Sa dallim të madh ka mes dy personaliteteve, personaliteti i babit tim kur gjindet në mesin e shokëve dhe kolegëve, flet me të gjërë e gjatë, i buzëqeshur me ta dhe personaliteti tjetër i babit tim kur të gjindet në mesin tonë, të cilin nuk e shohim asnjëher përveç se në sofrën e ushqimit, të gjith heshtin, e këtë heshtje se ndërpret asgjë tjetër përveç urdhërave që i jep ti her pas here.

Të na dërgosh në piknik, të flasish me ne gjërë e gjatë, të interesohesh për gjendjen tonë, kjo asnjëher nuk ka ndodhur.

Babi im!

Kur të shoh me mocanikët tuaj, më vjen keq të them se të shikoj me vëmendje, sërish e kthej shikimin kah tij, vallë a është ky babi im!

Më dukej vetja si jetim, kur kam mësuar në shkollë këto vargje:

Nuk është jetim, prindërit e të cilit kanë përfunduar

Brengat e jetës dhe e kanë lënë të nënçmuar

Jetim është ai që ka nënë që e ka lërë

Pas dore dhe babë i cili çdo herë është i preokupuar.

Babi im!

Të propozoj të marish një letër dhe një laps në dorë që të shënosh sa orë kalon në punë? Sa orë kalon në pushim? Sa orë i kalon me shokët? Sa orë kalon për punët e tuaja të veçanta? Dhe në fund sa orë kalon në edukimin e fëmijëve tuaj? Kam frikë, babi im, se përgjigjeja do të jetë shqetësuese.

Do të përgjigjem paraprakisht, babi im, se të njoh shumë mirë. Do të gjesh se koha e edukimit, nëse ke mundësi ta llogaritish, nuk paraqet asgjë përveç se një pjesë të pavlefshme të kohës tënde, nuk meriton të përmendet.

Babi im, vallë a ke menduar ndonjë herë të lexosh ndonjë libër, ose të dëgjosh ndonjë audio shirit që flet për edukimin dhe rregullat e tija?

A kaq vlejnë fëmijët të ti? A kaq i nderon fëmijët tuaj?

Babi im!

Kjo më ka shtyrë që tu besoj shokëve të mi pa masë, tu besoj për problemet e mija, ti konsultojë në çeshtjet e mia, tu jap të drejtë të vendosin bashk me mua, edhe pse e kuproj se babi im ka përvojë më të madhe, është më i sinqertë, këshilla e tij është më e thellë se e shokëve të mi, mirëpo nuk gjejë kohë të përshtatshme për te për të hapur bisedë me te, e nëse gjej kohë, para vehtes do të kem pengesën që vijon:

Çiltërsia, babi im

Babi im!

Një her vendosa që të jem i çiltër me ty për disa probleme dhe vuajtje që i kisha, kur isha me ty në sofrën e drekës, kur të gjith heshtnim, si zakonisht, mirëpo nuk munda, sepse e dija se përgjigjeja do të më vjen para se ta plotësoja fjalinë time.

Sepse e dija se nuk do të më jepet mundësia për të folur, e mos të flasim për tu debatuar problemi im në qetësi dhe sinqeritet, në mënyrë konstruktive, larg çdo ashpërsie dhe hidhërimi.

Babi im!

A nuk pajtohesh me mua se fëmiu ka nevojë që babi tia hap gjoksin që t’i tregon të gjitha gjërat që dëshiron dhe t’i ankohet për problemet e veta?

A nuk pajtohesh me mua se gjuha e kritikës dhe ashpërsisë e anulon çdo energji dhe entuziazëm për çiltërësi, drejt së cilës e shtyen nxehtësia e problemit?

Të jemi të realtë, babi im

Sa herë, babi im, më ke thirur, kur unë kam qenur jasht dhe më ke obliguar që të dërgojë familjen dikund, ose të plotësoj ndonjë kërkesë të veçantë tënden, kurse unë të tregoj se kam takim me shokët e mi, edhe kërkoj mundësi që së paku të kërkoj falje prej tyre, ose kërkoj vonim të realizimit të kërkesës tënde, pasiqë ka hapësirë për vonim, mirëpo prej teje fitoj qortim dhe bërtitje.

Babi im!

Ska dyshim, se ke të drejtë që unë aspak mos më mëdyshem në përgjigjen e kërkesave tuaja dhe mos ti jap askujt përparësi para teje, mirëpo, a nuk pajtohesh me mua, babi im, se po qëse silleshe me mua pak më but dhe po të ishe pak më elastik më mua, e të më tregoshe për kërkesën tënde para një kohe të mjaftueshme, të më pyetshe për kohën e përshtatshme për mua, të vonosh disa herë gjëra që mund të vonohen, atëherë mbeten pak gjëra për të cilat duhet të flijoj. Mirëpo kjo të jetë rregull i përhershëm, jo.

Në të kaluarën kanë thënë: nëse do të respketohesh, urdhëro gjëra që mund të zbatohen.

A nuk mendon, babi im, se kjo mënyrë më bën të ndihem i nderuar dhe i respektuar, më ban të kem vetbesim, më therret të zbatojë kërkesat tuaja i kënaqur dhe i qetë?

Frika

Babi im!

Ne jemi ummet i xhihadit në rrugë të Zotit, kurse xhihadi do të mbetet deri në Ditën e Kijametit, dhe ai që nuk ka ;uftuar ose nuk ka ëndëruar pjesmarjen në luftë, ai vdes në një degë të dyftyrësisë.

A nuk është prej të drejtave të mia, që të më shohish trim dhe mos t’i frikohem askujt përveç All-llahut [subhanehu ve teala]?

A nuk mendon se metodat e frikësimit në vegjëli, frikohi prej macës, prej hajnit prej kuçedrave prej pastruesit , kurse kur të rritem nuk ndryshon asgjë përveç mënyra.

Vallë a mendon se këto metoda formulojnë djalosh i aftë për të bartur një mision, për të luftuar në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe për të flijuar për hirë të Tij?

Babi im, a mendon se ti dhe nëna ime në këtë mënyrë do të bëni burra si Halid ibn Velidi, ose Salahudin Ejubi, ose Nurudin Shehidi?

Trimëria çdo herë është lavdëruar te muslimanët, në këtë i kanë edukuar fëmijët e tyre, këtë vlerë janë mudnuar ta mbjellin te fëmijët e tyre, dhe kanë qortuar njëri tjetrin duke e konsideruar frikacak.

Si shërohet problemi

Babi im!

Nuk ka njeri që nuk ka gabime. Gabimi është cilësi e pandarë e njeriut, e mos të flasim për djaloshin e ri? Andaj obligim i prindit është që të përmirësojë gabimin e birit të tij, tia shpalos gabimet e tija dhe të gjith pajtohen me këtë hap, madje këtë edhe e presin prej tij.

Mirëpo, babi im, a nuk heton se metoda yte në shërimin e problemit ka nevojë për përmirësim. A arsyetohet që çdo gabim timin, qoftë i madh ose i vogël të më ballafaqosh me te? Pastaj, pse çdo herë gabimet i shëron me ashpërsi?

Shumë herë më ka ndodhur, babi im, që të rrihem mirë, të qortohem ashpër, të ndalem dhe pengohem, për shkak të një gabimit të pavlerë, që s’meriton as të ndalemi te ky gabim.

Madje babi im, në disa raste, nuk e zbuloj dot gabimin tim, ose nuk jam i bindur se atë që e kam bërë është gabim, e mos të flasim se a meriton të denohem për te.

Çka mendon, babi im, nëse problemi zgjidhet me debatim të qetë, me aludim, sinjalizim ose heshtje të disa gabimeve, disa herë? A nuk mendon se kjo është më mirë, babi im?

Kam dëshirë që të parashtrosh vetvetes këtë pyetje:

A është qëllimi i denimit, vetëmse gabimi im, ose qëllimi është ikja prej gabimit dhe tejkalimi i gjurmëve të tija?

Në frymë të përgjigjes përcaktohet edhe metoda më e mirë në shërimin e problemit.

Më vjen keq babi im, nëse them se edhe pse jam i bindur se qëllimi yt është shërimi i problemit, mirëpo metoda yte më shtyn të ndihem se qëllim është vet gabimi.

Vrazhdësia dhe ashpërsia, babi im

Babi im!

Paramendo se disa prindër i mbyllin fëmijët e tyre në banjo, All-llahu të nderoftë. Kurse tjetri ka përgaditur një dhomë në shtëpi për të mbyllur fëmiun nëse gabon, i treti ka përgaditur pranga të hekurit për të lidhur birin e tij kur të bjer në gabim.

Sa i përket rahjes së madhe dhe të vrazhdë është gjë e zakonshme të prindërit, edhe ti e ke shumë të qartë.

Sigurisht se pajtohesh me mua, babi im, se kjo sjellje rezulton fëmijë armiqësor, pa ndjenja, shikon prindërin me urrejtje dhe nënçmim dhe shpreson ndarjen prej tij në çdo mënyrë, edhe në qoftëse kjo mënyrë është vdekja.

Babi im!

Alternativë e kësaj nuk është lazdrimi dhe moskontrollimi i gjërave, sigurisht se këtë gjë e di babi im.

Mëshira dhe dhimbsuria, babi im

Nuk e di se ku shkojnë këta njerëz nga thënia e mësuesit të njerëzimit dhe edukatorit të ummetit:

“All-llahu me të vërtetë i mëshiron prej robërve të vet ata që janë të mëshirshëm”.

“Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet”.

“Të mëshirshmit i mëshiron i Mëshirshmi”.

“All-llahu im, ai që udhëheq një pjesë të ummetit tim e është i butë ndaj tyre, edhe Ti je i butë ndaj tij, kurse ai që udhëheq një pjesë të ummetit tim e është i vrazhdë ndaj tyre, edhe Ti sillu vrazhdë me te”.

Poashtu hadithin ku Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i lavdëron gratë duke thënë:

“Gratë më të mira që kanë hypur në deve, janë gratë e mira kurejshite, të dhimbsura ndaj fëmijëve kur janë të vegjël dhe kujdesen për pasurinë e burrit”.

Babi im!

Kam nxënë përmendsh nga libri “Umdetul-Ahkam” se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është falur duke e mbajtur mbesën e tij, Umamen, bijen e Zjenebes.

Ka ardhur Hasani për të luajtur me rrobat e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ky ishte duke mbajtur hutben. Zbriti nga minberi, e mori dhe tha:

“Ky bir i imi është zotëri dhe do të pajton All-llahu me te dy grupe të muslimanëve”.

Sa zemër e madhe është kjo zemër që kujdeset për pasardhësit e tij, sillet mirë ndaj tyre, edhe pse bart barrën e shpalljes dhe thirrjes, edhe kur është duke u falur me njerëz ose është duke u mbajtur hutbe.

Babi im!

Me ndjesë të them, se unë kam pasur nevojë për këto gjëra, mirëpo shfrytëzoi këto domethëni me vëllezërit e mij të vegjël.

Shpërblimi

Babi im!

Kam lexuar në “Mustedrekun e Hakimit” se Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] ia përgaditi Pejgamberit [alejhis-selam] ujin e abdestit, kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“All-llahu im, mësoja fenë dhe komentin”.

Hatib Bagdadiu në librin “Sherefu as’habil-hadithi” tregon për Nadr ibn Harithin, duke thënë:

Kam dëgjuar Ibrahim ibn Ed’hemin dukë thënë: Më ka thënë babi im: biri kërko hadithin, sepse çdo hadith që do ta mësosh e ke nga një dirhem. Për këtë qëllim i kam mësuar hadithet.

Nuk është patjetër shpërblimi të jetë pasuri, mjafton edhe lavdatë, madje edhe vetëm interesimi mjafton që ta stimulon dhe trimëron.

Sa herë, babi im, e ke përdorur këtë metodë me birin tënd?

Sa herë ka dëgjuar lavdata dhe vlerësime prej teje?

Mos të flasim për shpërblimin?

A mund të vëndojmë denimet dhe shpërblimet tuaja në peshojë?

Dallimi civilizues

Babi im!

Ke jetuar në një gjeneratë dhe shekull që i ka pasur rrethanat dhe klimën e vet. Gjendja ka ndryshuar dhe bota nuk është më si ka qenë.

Babi im!

Ne jetojmë në një shekull të ri, peshoja, kriteret dhe vlerat kanë ndryshuar.

Babi im!

Ke jetuar në një ambient fetar në fshatin tonë të mirë, atje skeni njohur asgjë tjetër përveç se të mirës dhe nderit.

Nuk keni parë asgjë pas mureve të fshatit.

Mirëpo biri yt, babi im, jeton në një shekull tjetër, në një shekull ku nga çdo anë e ka kapluar sprova, janë shtuar provokimet, zgjohem dhe ngrysi në to, babi im.

Kulmi i sprovës për ty, babi im, ka qenë gruaja e mbuluar me manto, e cila ka ecur qosheve të rrugës, kurse unë, babi im, kur dal nga shtëpia përballohem me aroma të fuqishme dhe të këndshme të parfymeve me të cilat janë parfymosur vajzat, e cila i ka shpalosur disa pjesë të trupit të sajë.

Kur shkoi në shkollë, ulem me shokët e mi, ata më flasin biseda që ma ngjallin epshin. Ato biseda ia ngjallin epshin të shkujdesurit dhe neglizhentit e jo mo tjerëve.

Kur kthehem në shtëpi, e shoh në ekranini e televizionit, lakuriq, e zbukuruar, thehet dhe këndon.

Kur shkoj në duqan, i shoh revistat e ndryshme, kapaket e të cilave janë të zbukuruara me fotografi të tyre.

Mos të flasim, babi im, për videon, satelitin dhe dvd, që edhe at pak nder që na ka mbetur na e shkatërron.

Kjo është ajo me të cilën ballafaqohem unë, e ajo ka qenë ajo me të cilën je ballafaquar ti.

Vallë, edhe më tej, babi im, sillesh me mua sipas logjikës së shekullit dhe gjeneratës në të cilën ke jetuar?!

Dallimi në moshë

Babi im!

Larg asaj që e thash në pikën e kalaur babi im. Ti ke arritur moshë të madhe, kurse unë akoma jam i ri dhe adoloshent.

Ti je i martuar, kurse unë akoma jamë beqar.

Ulesh me mua para ekranit, e më ngacmon ajo që të ngacmon ty, mi lëviz emocionet, ashtu sikurse edhe ty ti lëviz.

Babi im!

A nuk ke menduar, duke parë gjendjen time, duke vlerësuar veprimet dhe gabimet e mia, a ke menduar për moshën time?

Martesa

Babi im!

Duke ti treguar vuajtjet e mija me epshin dhe sprovat me të cilat ballafaqohem, nuk kam nevojë ta kujtoj hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“O djelmosha, kush ka mundësi që të martohet le të martohet, sepse martesa ta ul shikimin dhe ta ruan organin”.

A mendon se nuk do të kem mundësi të mar përsipër përgjegjësinë e martesë, kurse All-llahu, në Dorë të të cilit është furnizimi ka thënë:

“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm”. (En-Nur: 32).

Arsyetohesh, babi im, se ske mundësi, mirëpo harxhon pasuri në gjëra të ndryshme. Pa dyshim se kjo është e drejta yte, mirëpo mendoj, babi im, se nevoja ime është më e madhe se nevoja yte. Dhe se më gjysmën e pasurisë që e harxhon në disa gjëra, mund të më martosh mua.

Pastaj, ma bleve veturën me çmim të shtrenjtë. Do të më mjaftonte një veturë me lirë, kurse pjesën tjetër të pasurisë do ta harxhoje për gjëra për të cilat kamë nevojë më të madhe.

Njerëzit janë sikur xehet

Babi im!

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka dhuruar vëllaun tim, Muhamedin me mendjeprehtësi, intelegjencë, seriozitet dhe synim të veprave të larta, durim dhe këmbëngulje. Gjëra që si kemi ne të tjerët. Mirëpo, babi im, nuk është e arsyeshmë që çdo herë të kërkosh të bëhemi të gjith si ai në mendjeprehtësi, intelegjencë, kujtesë, gjëra që si posedojmë. Çdo herë na përkujton me te, na qorton nëse nuk bëhemi si ai, gjëra që na shtinë ta urrejmë dhe që e bëjnë mendjemadh ndaj nesh.

Babi im!

Kam zbuluar, tani pasiqë u rrita pak, se njerëzit kanë prirje dhe potencial të ndryshëm dhe se All-llahu i ka ndarë mendjet ashtu siç ka ndarë rizkun.

Andaj a do ta kesh parasysh këtë element gjatë sjelljes me bijtë tuaj?

Shembëlltyra

Babi im!

Sa herë më ke porositur që atyreve që të kërkojnë në telefon tu them se nuk je në shtëpi. Kur më dërgove në shkollë me veturën tënde më urdhërove disa herë që të arsyetohem me arsye jo të shëndosha.

Në kohë kur në hutben e xhumasë dëgjova imamin duke përsëritur disa herë hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Me të vërtetë vërtetësia dërgon në bamirësi, kurse bamirësia në xhennet. Me të vërtetë rrena dërgon në prishje, kurse prishja në xhehenem”.

Dhe:

“Kush i ka katër elemente, është munafik i pastër, kurse ai që ka vetëm një veçori, atëherë ai ka një veçori të dyftyrësisë derisa ta lë: kur të flet rrenë, kur të premton e then premtimin .”.

kam dëgjuar mësuesin tim duke na e ndaluar rrenën, mirëpo babi im, unë rrenë, fatkeqësisht, e kam mësuar në shtëpi. Prej kujt? Prej atij që duheshte të jetë shembëlltyrë për mua, prej njeriut më të madh në shtëpi. E njejta vlen edhe për muzikën, edhe shikimin e ndaluar, edhe për moskujdesin për namazin

babi im, a nuk është edukimi me shembëlltyrë aspekti i parë dhe më i rëndësishëm e edukimit?

Tubimet e prindërve kur janë të pranishëm fëmijët

Babi im!

Kur ulesh me shokët tuaj dhe u sjell çajin, pa thënë asnjë fjal, si zakonsiht, dëgjoj muhabetet që bëhen mes jush, muhabete për të cilat mendoj se duhet të jeni larg tyre, së paku kur të jem unë i pranishëm në këto tubime.

Habitem, babi im, për muhabetin që e bëni, muhabet i cili nuk del nga suazat e grave, nuk tejkalon gjërat e pavlefshme të kësaj bote, nuk kalon kufirin mes kërthizës dhe gjunëve.

Para vetes keni një të ri dhe adoloshent, i cili ka epsh, që pak i mjafton që ta ngacmojë.

Babi im!

A ke pyetur ndonjë her veteveten, si ndikojnë këto muhabete në të rinjë sikur unë?

A nuk bëhen shkak për të ma ngjall epshin, kur ti e di se unë nuk kam rrugëdalje të ligjshme fetarisht për këtë gjë.

A nuk bëheni shembëlltyre e keqe për mua, vazhdim i këtyre bisedave në takimet e mia me shokët e mi, atje ku ska kush na kufizon ose kush na ndalon. Këto biseda mund të evulojnë në gjëra që sigurisht ti i di.

Etapa e udhëzimit

Babi im!

Kam jetuar një kohë në shkujdes dhe adoloshencë, sikurse të thash në fillimin e letrës, që më vonë All-llahu të më dhurojë udhëzim dhe kalova në një fazë tjetër, më jep leje që të flas pak për këtë fazë:

1- A kishe rol ti në udhëzimin tim?

Babi im!

Sa kisha dëshirë që njeriu që do të shkaktonte udhëzimin tim pas All-llahut të jetë njeriu më i dashur dhe më i afër për mua. Ai je ti, babi im.

Mirëpo fatëkeqësisht ky njeri ska pasur asnjëfar roli në këtë drejtim.

Madje edhe kur u udhëzova, atëherë kur pritja përkrahje dhe stimulim, mirëpo edhe atëherë nuk gjeta asgjë.

2- Pse bëhesh pengesë, babi im?

Pasiqë nuk ishe i tillë, pse atëherë nuk mershe qëndrin të paanshëm, ose puna shkoj në drejtim të kundërt. Sa vuaj, babi im, kur dëshiroj të shkojë në umre ose të mar pjesë më shokët në ders.

Nuk e di, babi im, se çka të them këtu? Sa herë u ndava prej shokëve të mi me lot në sy, se nuk shkova me ta, përshkak se babi im nuk u pajtua?

3- Babi im, a e di vallë sa di nga Kur’ani përmendsh?

Pasiqë më udhëzoi All-llahu fillova të mësoj nga Kur’ani përmendsh, e mora këtë punë me seriozitet dhe vullnet të lartë. Unë tani arrita ta përfundoj mësimin përmendsh të krejt Kur’anit dhe kam filluar të mësoj përmendsh disa libra të hadithit. Mirëpo, sërish, më vjen keq se njeriu më i afërt i imi, nuk di asgjë për këtë vepër timen. Ai asnjëher nuk më ka pyetur për këto gjëra. Çka ke mësuar përmendsh? Në cilin ders ke marur pjesë? Çka ke vepruar?

Çfarë ndikimi, babi im, le ai prind, i cili e pyet birin e tij: çka ke mësuar përmendsh? Çka ke mësuar? Si ke kaluar në ders? Kur këto pyetje do ti shoqërojë me shtytje, stimulim, lavdërim dhe lutjen:

“All-llahu im, mësoja fenë dhe komentin”.

4- A i njeh shokët e mi?

babi im!

Sa herë i takon te dera, vetëm selam u jep dhe shkon. Nuk u ofron mirëseardhje, respekt, të ulesh me ta, t’i njohish ata dhe të kuptosh gjendjen e tyre.

Babi im, a nuk sheh se kjo më bën të ndihem i nderuar, i respektuar, kujdesesh për mua, ke besim në mua dhe se jam bërë burrë?

4- Vallë, a jam me të vërtetë ekstremist?

Babi im!

Sa herë e kam dëgjuar prej teje këtë përshkrim? Nuk e di se a u infektove edhe tij nga media botërore?

Çdo fjal që e them ose çdo vepër që e bëj, më ndalon nga ekstremizmi, madje edhe agjërimi vullnetar hyn në listën e babit tim të ekstremizmit, e mos të flasim për namazin e natës, për largimin nga të këqijat, mëkatet, etj.

Babi im, nuk mohoj se disa herë gaboj, madje disa herë edhe e teproj, mirëpo kështu nuk kuptohen gjërat? E mos të flasim që të jetë e vërtetë sipas mendimit tënd!

Motra ime

Babi im!

Në fund, pasiqë edhe nuk kemi shumë kohë, kërkoj leje që të flas për vuajtjet e motrës sime, e cila sikur unë nuk ka gjetur kohë që të flet me ty ose hapësirë për çiltërësi.

Babi im, ti i di planet e armiqve të Islamit kundrejt gruas muslimane, veprimet e ndryshme që i bëjnë për ta shtyrë në poshtërsi dhe çorodi. Edhe motra imë është njëra prej tyre.

A ka mundësi të të ankohet për ndonjë problem?

A ka mundësi të hapet në bisedë me ty?

Madje a ka mundësi të ulet me ty disa minuta?

Babi im!

A nuk mendo se mosmarveshja mes teje dhe nënës sime duhetr të vonohet që të jetë intim?

A mendon se është në interes tonin, e sidomos të motrës sime, që ta qortosh nënën time para të gjithëve, edhe ate për gjëra të imta, nëse ka shtuar ose pakësuar kripën ose sheqerin në ushqim?

Babi im!

A nuk është e drejta e motrës sime që ta shpejtosh martesën e sajë, madje edhe të kërkosh burrë të devotshëm për te. Kemi parardhësit tanë në këtë çeshtje, kemi Omerin [radijall-llahu anhu], i cili ia ofroj vajzën e tij Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu].

Babi im!

A nuk është e drejtë e motrës sime ta marish edhe mendimin e sajë për martesë?

Që mos të jetë kurban i njohjes dhe shoqërisë tënde me babën e burrit të saj, pasiqë kriter i vlerësimit te ti është njohja e babit dhe axhallarëve të tij.

A nuk janë aparatet e argëtimit gjërat që e prishin edhe motrën time?

A e di, babi im, se motra ime ka mësuar tërë terminologjinë e dashurisë vallë nga i ka mësuar këto gjëra?

Prej atyre gjërave që ia ka siguruar babi im, për të kalaur kohën e lirë.

Në fund

Babi im!

Kjo qe ta shkrova është vjelje e mendjes së lodhur, rezultat i vullnetit që më shtyri në këtë bisedë të çiltër, nga e cila shpresoj të mos ketë keqkuptime për anashkalimin tënd, ose sjellje të keqe me ty, ose mosrespektim ndaj teje, ose mangësi në mirësi dhe bamirësi ndaj teje.

Muhmed ed-Duvejish

Përktheu: Bekir Halimi

Muhamed Ed-Duvejish,
4.7.2003