Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Jemi të urdhëruar në pasim e jo të bëjmë bidat

Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sahabët dhe ato që i kanë pasuar në mënyrë më të mirë ua kanë tërhequr vërejtjen njerëzve nga bidatet e risitë e i kanë urdhëruar në pasim, ku gjindet shpëtimi nga çdo gjë që tërhiqet vërejtja. Në librin e All-llahut ka urdhër për pasim, All-llahu, subhanehu ve teala thotë: “Thuaju (o Muhammed): “Nëse ju doni All-llahun , eni pas meje, atëherë All-llahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja” (Ali Imran: 31).

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Dhe, qe, kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndjeknie, e mos shkoni rrugëve tjera që tu shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për tu ruajtur nga të këqijat.” (Enam:153)

Kjo është fjalë e qartë për atë që ne jemi në te.

Transmetohet nga Muxhahid ibën Xheber-i, i cili është nga të mëdhenjt e tabiinëve dhe imam i mufesirëve, se ka thënë: “Në fjalën e All-llahut, subhanehu ve teala: “e mos shkoni rrugëve tjera”, ato (rrugët tjera) janë bidatet dhe dyshimet”.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë (ju edhe ata që udhëheqin punët tuaja) paraqitjani All-llahut (Kur’anit) dhe Pejgamberit (thëniet dhe veprat e tij), nëse besoni All-llahun dhe Ditën e Kijametit” (Nisa:59).

Imam Shafi, rahimehullah, në librin e tij “er-Risale” thotë se kjo është: në atë që ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”.

Transmetohet nga Ebu Abdull-llah el-Xhezeriu, i cili është nga fukahatë e tabiinëve, se ka thënë: “Kthimi te All-llahu, subhanehu ve teala, është kthimi në Librin e Tij e kthimi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pas vdekjes së tij, kthimi në sunnetin e tij”.

Transmetohet në sahih Muslim, nga Abdul-llah ibën Mes’udi, radijall-llahu anhu, i cili ka thënë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “S’ka Pejgamber që ka dërguar All-llahu, subhanehu ve teala, para meje, e që s’kanë pasuar havarijunë (nxënës-apostuj) dhe as’habë, të cilët veprojnë me sunnetin e tij dhe orientohen me urdhërin e tij, (në transmetimin tjetër thuhet: udhëzohen me udhëzimin e tij), pastaj do t’i pasojnë njerëz të cilët thonë atë që nuk e veprojnë, veprojnë ato që s’urdhërohen të veprojnë, e kush i lufton me dorë është besimtar, kush i lufton me gojë është besimtar dhe kush i lufton me zemër është besimtar, e pas kësaj nuk mbetet një thërrmi imani.”

Gjithashtu transmetohet në sahih Muslim nga Xhabir ibën Abdull-llahu, radijall-llahu anhu, i cilli thotë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka patur shprehi të thotë në hutben e tij: “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat e çdo bidat është humbje”.

Gjithashtu këtë hadith e përmend Bejhaki në librin e tij “El-I’tikad” me tekst: “Fjala më e vërtetë është Libri i All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit” me shtesën në fund: “çdo humbje çon në xhehennem.”

Trannsmetohet nga Abdull-llah ibën Mes’udi, i cili thotë: “vizatoi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, një vizë dhe tha: “Kjo është rruga e All-llahut, subhanehu ve teala, pastaj vizatoi viza nga e djathta dhe e majta dhe tha: “këto janë rrugë në të cilat thërret shejtani, pastaj lexoi: “Dhe, ja, kjo është rruga Ime e drejtë, prandaj ndjeknie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’u shmangin ato nga rruga e Tij” (Enam:153).

Transmetohet nga Irbade bin Serijeh, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Na e fali Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, namazin e sabahut, pastaj na këshilloi me një këshillë të qartë. Nga kjo këshillë lotuan sytë e vërgëlluan zemrat e njëri prej nesh tha: O Resulull-llah, po më duket se ky është këshillimi lamtumirës, për këtë shkak na porosit diç”. (Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tha: “U porosis të keni drojë All-llahun, subhanehu ve teala, ta dëgjoni e t’i përuluni kryetarit edhe nëse është rob i Etiopisë, ngase kush jeton prej juve (pas meje) do të sheh kundërshtime të shumta. Obligoheni të kapeni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë e udhëzues (rashidin el-mehdijin), kapuni për to me dhëmballë (fortë), e keni drojë nga risitë, se çdo risi është bidat, (Ebu Asimi thotë)” keni drojë risitë, se çdo bidat është humbje”.

Transmetohet në Sahihajnë (dy librat e vërtetë-sahihul-Buhari dhe sahihul-Muslim) nga Aisheja, radijall-llahu anha, e cila thotë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë; “Kush shpik diç të re në fenë tonë, çka nuk është e saj, është e refuzuar”, e papranuar nga vepruesi i saj.

Transmetohet nga Ebu Davudi nga Muadh bin Xhebel, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Pas juve do të ketë fitne, shumohet pasuria e hapet Kur’ani, saqë marrin nga ai besimtari dhe munafiku, burri dhe gruaja, i madhi dhe i vogli, i liri dhe robi, ka frikë t’u thotë ndokush njerëzve: “nuk më pasoni e unë kam lexuar Kur’anin, e nuk do të më pasojë përderisa nuk shpik diç tjetër”, keni drojë prej asaj që ka shpikur ai, se ajo që ka shpikur ai është humbje, e ju tërheqi vërejtjen nga kthimi i njeriut të urtë nga rruga e drejtë, ngase nganjëherë shejtani thotë fjalë të humbjes në gjuhën e të urtit e fjalë të vërteta në gjuhën e munafikut”.

Transmetohet nga Amir bin Jahja, i cili thotë: “Kam dëgjuar babain tim, i cili tregonte nga babai i tij, i cili thotë: “Ishim ulur në derë të Abdull-llah bin Mes’udit para namazit të sabahut, e kur doli ecëm me të deri në xhami, e na u afrua Ebu Musa el-Eshariu e tha: A doli me ju Ebu Abdurr-rrahmani (Abdull-llah ibën Mas’ud)?” Ne i thamë: “Jo”. Ai u ul me ne deri sa doli, e kur doli u ngritëm të gjithë, e tha: “O Ebu Abdurr-rrahman, pashë në xhami një gjë që ndalova të veprohet dhe në këtë, elhamdul-lilah, shoh hajr.” Ai i tha: “Ç’është ajo?” Ky i tha: “Nëse jeton do ta shohësh”. Pastaj tha: “Pashë në xhami një grup njerëzish të ulur në hallkë, duke pritur namazin. Në çdo hallkë nga një njeri e në duart e tyre guraleca (këto i zëvendësojnë sot tespitë), e ai që është në krye u thotë thuani njëqind herë All-llahu Ekber, e ato thonë njëqind herë, pastaj thotë: thuani La ilahe Il-lall-llah njëqind herë, e ata thonë, pastaj thotë: thuani subanall-llah njëqind herë, e ata prapë thonë”. Abdull-llahi tha: “Çka u the atyre?” Ai tha: “Nuk u thashë asgjë duke pritur mendimin tënd ose duke pritur urdhërin tënd”. Ai tha: “A nuk i urdhërove t’i lënë veprat e këqija e nuk u sigurove se nuk u humbë nga e mira gjë”. Pastaj eci, ecëm edhe ne me të, derisa ariti te njëra prej atyre halkave, e u ndal te to dhe tha: “Ç’është kjo që po e veproni? Ata thanë: “O Ebu Abdurr-rrahman, gurë, i numrojmë me to tekbiret, tehlilet (të thënurit La il-lahe il-lallah) dhe tesbihet (e tahmidet). Abdull-llahu tha: “Largohunu nga të këqijat, unë u siguroj se nuk u humbë nga të mirat gjë. Vaj për ju o ummeti i Muhammedit! Sa shpejt shkatërruat, kurse as’habët e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, janë ende ndër ju prezent, e teshat e tij ende nuk janë lagur, e pjata e tij ende nuk është thyer. Pasha Atë në dorën e të cilit është jeta ime, a jeni ju në një milet më të udhëzuar se mileti i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, apo i keni hapur dyert e humbjes? Ata thanë: “Vall-llahi o Ebu Abdurr-rrahman nuk deshëm tjetër gjë vetëm se hajr”. Ai tha: “Sa dëshirues të hajrit nuk do ta arrinë atë. Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka treguar: “se do të vjen një popull që do të lexojë Kur’anin, e ky (lexim) nuk do ta kalojë fytin e tyre”, pasha Zotin ndoshta shumica e tyre janë prej juve, e pastaj u largua nga to. Amër bin Selemeh tha: “I pamë të gjithë ato në ditën e Nehrevanit na sulmuan me Havarixhët.”

Transmetohet nga Abdull-llah bin Mes’udi, radijall-llahu anhu, i cili ka thënë: “Pasoni (selefin), e mos nxirrni bidate, se ju mjafton”.

Transmetohet nga Abdull-llah bin Mes’udi, i cili ka thënë: “Të kursesh në sunnet është më mirë se të mundohesh në bidat”.

Transmetohet nga Kajs bin ebi Hazimi, i cili thotë: “Hyri ebu Bekri te një grua nga Ahmesit, e quajmë Zejneb bint el-Muhaxhir, e e pa që nuk po flet. Pastaj tha: “Ç’ka që nuk flet?” Njerëzit thanë: “Ka bërë nijet të bëjë Haxhxh me të heshtur.” Ai i tha asaj: “Fol, se kjo nuk është hallall, kjo është nga veprat e xhahilijetit”.

Transmetohet nga Ebu Hudhejfeja, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Çdo ibadet që nuk e kanë bërë sahabët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe ju mos e bëni, ngase ajo e para tjetrës nuk i le vend; keni drojë All-llahun o ju rob të All-llahut, e merrnie rrugën e atyre që kanë qenë para jush.”

Nga fjala e Omer ibën Abdulazizit është edhe kjo: “U porosis të keni drojë All-llahun, subhanehu ve teala, të kurseni në çështjen e Tij (din), të pasoni sunnetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e të leni bidatet që i kanë shpikur bidatçinjtë më vonë.”

Transmetohet nga Hasan el-Basriu, i cili thotë: “Pasha Atë në dorën e të cilit është jeta ime, sunneti i juaj është ndër ju ndërmjet atyre që e teprojnë dhe atyre që e lënë pas dore. Bëni sabër në të, All-llahu ju mëshiroftë, ngase ehli sunneti kanë qenë pakica në të kaluarën dhe do të jenë pakicë në të ardhmen, ato janë të cilët nuk shkuan me pasuesit e luksit në lukset e tyre, e as me pasuesit e bidatçinjëve në bidatet e tyre, bënë sabër në sunnetin e tyre deri sa takuan All-llahun, subhanehu ve teala, e kështu, inshaall-llah, bëhuni.”

Transmetohet nga Ibni Sirini, i cili thotë: “S’ka bidat që ka marrë njeriu, pos të ket lënë një sunnet.”

Transmetohet nga Hasan el-Basriu, i cili thotë: “Nuk pranon All-llahu, subhanehu ve teala, nga pasuesi i bidatit agjërimin, namazin, haxhxhin, e as umren deri sa të lë, atë bidat.”

Transmetohet nga Muhammed bin Muslimi, i cili ka thënë: “Kush e nderon bidatçiun, vetëm se ka ndihmuar në shkatërrimin e islamit.”

Ebu Muashiri thotë: “Pyeta Ibrahimin për disa çështje të këtyre hevave (dëshirave, epsheve)? Ai më tha: “Nuk ka bërë në to All-llahu, subhanehu ve teala, një thërrmi të mirë, nuk është kjo asgjë pos mundim nga shejtani. Obligim e ke që të kesh kujdes çështjen parësore”.

Transmetohet nga Ibni Omer, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Çdo bidat është humbje edhe pse njerëzit e shohin të mirë.”

Nga pasimi i sunnetit të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe sunnetit të halifëve të drejtë, radijall-llahu anhum, është mohimi i munkereve (veprave të këqija), ngjallja e sunneteve dhe vdekja e (shkatërimi) bidateve, e në këtë gjë është shpërblimi dhe dhikri më i mirë.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, i cili thotë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush thërret në hidajet(udhëzim), ka shpërblim sikur shpërblimi i atij që e pason duke mos munguar nga ky shpërblim gjë, e kush thërret në dalalet (humbje, devijim) ka mëkat sikur mëkati i atij që e pason duke mos munguar nga ky mëkat gjë”.

Transmetohet nga Theuban, radijall-llahu anhu, i cili thotë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë frikohem për ummetin tim nga prijësit që dërgojnë në dalalet”.

Transmetohet nga Ebu Derda, radijall-llahu anhu, i cili thotë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Më tepër frikohem për juve nga prijësit që dërgojnë në dalalet”.

Na pastë bërë All-llahu, subhanehu ve teala, nga ato që praktikojnë sunnetin e Muahmmedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur të çregullohet ummeti i tij, e na ndihmoftë në këshillimin e atij që bën bidate dhe dëme, e të përkujtojmë atë që harron e në të njëjtën rrugë vazhdon, të urdhërojmë për pasim atë që është larguar nga kjo dhe e mohon këtë, e ta ndihmojmë në veprimin e asaj që është urdhëruar, në kundërshtim me atë që mohon të vërtetën.

Pregaditi: Bekir Halimi,

Publikimi i parë: AlbIslam.Com 7.7.2000


Bekir Halimi,
14.2.2003