Me emrin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit!

Falenderimi i takon Allahut Fuqiplotë, ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi vulen e pejgamberëve.

Fqiu im i dashur:
Esselamu alejkum we rahmetullahi we beraketuhu.

Dua të pëshpëris në veshët e tu diqka, ti freskoj me diqka të dashur dhe të rëndsishme për ty…

Si mos ta bëj këtë gjë kundrejt teje, kurse Allahu Fuqiplotë e porositi të dërguarin e tij qe të kujdeset për fqiun, sa që sahabet menduan se do të ketë hise ne trashëgimi pra në pasurinë e tij.

Si mos të interesohem për ty, kurse nuk kam parë nga ti asgjë të urrejtur në vetën time, familjen, apo pasurinë time?

Si mos të interesohem për ty, kurse ti je i vëmendshëm ndaj qetsisë sime dhe larg dëmtimit?

Si mos të interesohem për ty, kurse ti gjithmonë pyet për mua, dhe gëzimi yt shihet në fytyrë kur ne takohemi?

Si mos të interesohem për ty, kur ti më nderon mua kur të vizitoj, më flet me fjalë të bukura dhe të dashura?

Si mos të interesohem për ty, ndërsa ti je i durueshëm ndaj femijëve të mi kur bëjnë zhurmën e tyre?

Për shkak të këtyre mirësive nga ti, unë ndjejë keqardhje për ty, nga dashuria që kam për ty, nga frika që ndjejë për ty,dhe duke punuar me hadithin e të derguarit te Allahut paqja qoftë mbi të: Nuk ka besuar askush prej jush përderisa nuk ia dëshiron të mirën vllaut ashtu si e dëshiron për veten e tij.

Dua që ti drejtoj këto fjalë

Fqiu im i dashur:

Ska dyshim se namazi me xhemat është prej qështjeve të rëndësishme ne fenë islame dhe kjo fe e bukur nxiti muslimanët që ta ruajnë atë dhe mos ta humbasin.

Thotë Allahu Fuqiplotë:
“Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm atë të cilët besojnë Atë, ditën e gjykimit dhe të cilët e falin namazin dhe e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt përveq Allahut.
Sigurisht se ata janë në rrugë të drejtë.”

Pra, vizitorët e xhamiave janë ata që i besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, vizitorët e xhamiave janë poseduesit e shpëtimit dhe shpërblimit të madh në botën tjetër.

Ku bëjnë përulje përulësit përveq se në xhami?
Ku falet namazi përveq se në xhami?
Ku afrohen muslimanët dhe shtojnë dashurinë përveq se në xhami?

Vlera e namazit është e madhe, gjeneratat e mëhershme i kushtonin rëndësi të madhe, prandaj gjenë nga ata që thonë nuk ka thirrë muezini ezanin gjatë 40 viteve e unë të mos jem në xhami.

Ndërsa tjetri thotë:

Kaq e kaq vite nuk e kam humbë tekbirin fillestar.
Njashtu, kishte nga ata që edhe në sëmundje nuk e lëshonin namazin me xhemat.

Ndërsa, ty fqiu im i dashur:
Allahu të ka dhënë shëndetin, dalja në xhami nuk është tjetër vetëm se disa hapa të lehtë, të shkosh në xhami e të marrësh shpërblime të shumta.

Thotë i dërguari jonë alejhi selam:
“Namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi i vetëm për 27 shkallë.”

Përkundër këtij shpërblimi dhe dhe mundësisë për të dal në xhami nuk të shohim veqse rrallëherë.
Pasha Allahun unë e di se falesh në shtëpi, mirëpo namazi në shtëpi nuk është për njerëzit e fuqishëm e të shëndetshëm,mirëpo është për gratë,për ata që kanë arsye dhe të sëmurët.

A nuk dëshiron që të fus Allahu në hijën e tij në atë kur nuk ka hije përveq hijes se Tij?

Thotë Muhamedi alejhi selam:

“Në hijën e Tij Allahu do ta fus edhe atë njeri që zemra e tij ishte e lidhur per xhamia.”

A nuk dëshiron që të kërkojne melaiket falje për ty ne momentin që del nga shtëpia për të falur namazin derisa të kthehesh?

A nuk e din se i derguari jonë alejhi selam nuk ia lejoj qëndrimin në shtëpi atij sahabiu të verbër i cili nuk kishte askënd për ta dërguar në xhami, por i tha a e ndëgjon thirrjen?
Tha: Po, i derguari alejhi selam ia ktheu atëherë pergjigju.

Fqiu im i dashur..

Namazi me xhemat është kënaqsi të cilën nuk e përjeton veq ai i cili i përmbahet atij dhe shkon në ditë e ftohta dhe të nxehta.
Namazi me xhemat fut në zemër qetësi dhe kënaqsi, është dritë që përfshinë trupin, gëzim që përtrihet pesë herë ne ditë,është falenderim ndaj Allahut për mirësitë.

Thotë Abdullah ibn Mesudi Allahu e mëshiroftë:
“Kush dëshiron që nesër ta takojë Allahun i lumtur le ti përmbahet namazit kur thirret për ti kryer ato.”

Prandaj o fqiu im:

Dua që të shoh gjithmonë ne xhami duke ju përgjigjur ftesës së Mëshiruesit.

Dua që të shpejtosh në kryerjen e veprave të mira.

Dua që të plotësosh gëzimin tim duke u bashkangjitur me mua në nënshtrimin ndaj Allahut.
Me respekt fqiu yt i dashur.

Nga arabishtja: Valdet Gashi