Besimi në Ditën e Gjykimit, gjithashtu përfshinë edhe sprovat e varrit, dënimet dhe shpërblimet e varrit:

1. Sprovat e varrit;
Me sprovën e varrit kemi për qëllim, ardhjen e dy melaikeve tek i vdekuri pas varrosjes së tij, për ta marrur në pyetje;
Se kush është Zoti yt, kush është feja jote dhe kush është Pejgamberi yt.

Allahu do t’i forcojë besimtarët me një fjalë të sigurtë, dhe besimtari do të thotë:

Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe pejgamberi im është Muhamedi alejhi selam.

Kurse, pabesimtarët, zullqarët, munafikët, Allahu nuk do t’i forcojë t’i thuan këto përgjigje:
Pabesimtari thotë: ah, ah, nuk e di përgjigjen.
Munafiku dhe zullumqari do të thonë: Nuk e di përgjigjen, i ndëgjoja njerëzit duke thënë diçka, edhe unë thoja sikur ata.

2. Dënimet e varrit dhe shpërblimet e tij;

Dënimet do të jenë për pabesimtarët, zullumqarët dhe munafikat.

Allahu, xhele ue ala, ka thënë:
وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلَائِكَةُ بَاسِطُو أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوا أَنْفُسَكُمُ ۖ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنْتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنْتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ.
“Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë):
“Mirrni shpirtërat tuaj!”
Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Allahun dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij.”
(El En’am: 83 ).

Në lidhje me familjen e Fir’aonit, Allahu, xhele ue ala, thotë:
النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا ۖ وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَاب.
” Zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet):
“Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”
(Gafir: 46).

عن زيد بن ثابت رضي الله عنه أنا النبي صلى الله عليه وسلم قال:
” إِنَّ هَذِهِ الأُمَّةَ تُبْتَلَى فِي قُبُورِهَا ، فَلَوْلا أَنْ لا تَدَافَنُوا ، لَدَعَوْتُ اللَّهُ أَنْ يُسْمِعَكُمْ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ الَّذِي أَسْمَعُ مِنْهُ ” ، ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْنَا بِوَجْهِهِ ، فَقَالَ : ” تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ ” ، فَقُلْنَا : نَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ ، فَقَالَ : ” تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ النَّارِ ” ، فَقُلْنَا : نَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ النَّارِ ، قَالَ : ” تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنَ الْفِتَنِ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ ” ، قُلْنَا : نَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الْفِتَنِ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ ، قَالَ : ” تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنْ فِتْنَةِ الدَّجَّالِ ” .
Transmeton Zejd Ibën Thabit, radijAllahu, se pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Me të vërtetë pjestarët e këtij umeti do të sprovohen në varret e tyre.
Sikur mos të braktisnit varrosjen e jëri tjetrit  do ta lutja Allahun që të dëgjoni nga dënimet varrit që unë i dëgjoj.
Pastaj, u kthy me fytyrë në drejtimin tonë dhe tha;
” Kërkoni mbrojtjen e Allahut nga zjarri i xhehenemit.
Ne thamë: Kërkojm mbrojtjen e Allahut nga dënimi i zjarrit.
Tha pejgamberi alejhi selam: Kërkoni mbrojtjen e Allahut nga dënimi i varrit.
Ne thamë: Kërkojm mbrojtjen e Allahut nga dënimi i varrit.
Tha pejgamberi alejhi selam: Kërkoni mbrojtjen e Allahut nga fitnet e dukshme dhe nga ato që janë të padukshme.
Ne thamë: Kërkojm mbrojtjen e Allahut nga fitnet e dukshme dhe të padukshme.
Tha pejgamberi alejhi selam: Kërkoni mbrojtjen e Allahut nga sprova e Dexhallit.
Ne thamë: Kërkojm mbrojtjen e Allahut nga sprova e Dexhallit.”
(Shënon: Imam Muslimi).

Kurse, shpërblimet e varrit, Allahu i ka përgatitur për besimtarët e drejtë dhe të sinqertë.
Allahu, xhele ue ala, thotë:
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ.
نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنْفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ.
نُزُلًا مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ
Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë):
“Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni!
Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar.
Ne jemi të afërmit tuaj në jetën e kësaj bote dhe të së ardhmes; ju në te (xhennet) do të keni çka të dëshironi dhe çka të kërkoni.
Si gosti prej Atij që falë shumë dhe që është mëshirues.”
(Fusilet: 30-32).

فَلَوْلَا إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ. وَأَنْتُمْ حِينَئِذٍ تَنْظُرُونَ. وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْكُمْ وَلَٰكِنْ لَا تُبْصِرُونَ. فَلَوْلَا إِنْ كُنْتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ.
تَرْجِعُونَهَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ. فَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُقَرَّبِينَ. فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ.
E, përse kur t’ju vie shpirti në fyt, dhe kur ju atëherë e shikoni atë, e ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk shihni, – e sikur të ishit ju të fuqishëm (e nuk sundon tjetërkush), atëherë do t’ia kthenit (shpirtin atij), nëse thoni të vërtetën?
Dhe, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që janë afër te Allahu – (për te ka) komoditet, mëshirë dhe furnizim të madh dhe kopshtet e dhuntive!”
(El Vakia: 83-89).

عن براء بن عازب رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
الملائكة تسأل العبد المؤمن في قبره فيحسن الإجابة وعند ذاك:
ينادي مناد من السماء: أن صدق عبدي، فأفرشوه من الجنة، وألبسوه من الجنة، وافتحوا له باباً إلى الجنة، قال: فيأتيه من روحها وطيبها، ويفسح له في قبره مدّ بصره.
Transmetohet nga Berra Ibën Azib, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Në momentin që besimtarit i përgjigjet melaikëve në pyetjet e tyre në varr (përgjigje të sakta), thërret një zë prej qiellit dhe thotë: E tha të vërtetën robi Im.
Do ta veshin me rroba të xhenetit, do t’i bien shtroje (tepi, kolltuq) prej xhenetit, do t’i hapet një derë e xhenetit, do t’i vjenë shpirtit të tij era parfum (misk) dhe do t’i zgjerohet varri aq shumë sa mrrinë shikimi i tij i fundit(pra, aq larg sa shikon njeriu me sytë tij aq do t’i zgjerohet varri).”
( Shënuan: Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi).

Dhe në fund:
Dobitë e besimit në Ditën e Gjykimit:
1. Largimi nga mëkatet.
2. Frika nga dënimi me zjarr në varrë dhe në xhehenem si shkak i mëkatetve.
3. Nxitimi në kryerjen e veprave të mira, duke shpresuar shpërblimet në ditën e gjykimit.
4. Dhënia pas ahiretit(botës tjetêr) dhe largimi nga sprovat dhe kënaqësitë e dunjas.

Fund.

Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani