Allahu nuk e pranon asnjë vepër të mirë, e cila nuk i plotëson këto dy kushte, e ato janë:
1. Sinqeriteti, i cili është kusht i brendshëm dhe
2 . Pasimi sunetit të Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- i cili është kusht i jashtëm.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ

“Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; – Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës.”
(Mulk: 2).

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Vepra duhet të jetë e sinqertë dhe e saktë për t’u pranuar tek Allahu.
Nëse vepra është e sinqertë dhe nuk është e saktë, atëherë nuk pranohet.
Gjithashtu, nëse vepra është e saktë (e lejuar me Kur’an ose me Sunet) dhe nuk është e sinqertë nuk pranohet.”

Allahu,- xhele ue ala!,- thoë:
وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًا مِمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ

“Kush është besimtar më i mirë nga ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bëmirës.”
(Nisa: 125).

قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri si ju, mua më është shpallru që Zoti juaj është vetëm një Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!”.
(Kehf: 110).

Kushti i parë i pranimit të veprave:

SINQERITETI

Sinqeriteti është largim nga çdo gjë që e njëllos veprën e mirë dhe e dëmton qëllimin e mirë, duke synuar me këtë afrimin tek Allahu,- xhele ue ala.

Është thënë për sinqeritetin:
“Sinqeriteti është ta veçosh vetëm Allahun gjatë kryerjes së adhurimieve dhe të synosh arritjen e kënaqësisë së tij.”

“Ta harrosh shikimin e krijesave gjatë kryerjes së veprave dhe ta kesh parasysh çdoherë shikimin e Krijuesit.”

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

“Dhe janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.”
(Bejine: 5).

Transmetohet nga Ebu Umame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
“Erdhi një njeri tek pejgamberi,- alejhi selam!,- dhe i tha: Çfar thua për njeriun, i cili lufton për të arritur shpërblimin dhe përmendjen, çfar shpërblimi ka?
Pejgamberi alejhi selam, ia ktheu: Ai nuk merrë asgjë shpërblim.
E përsëriti pyetjen tre herë, kurse Pejgamberi alejhi selam ia kthente duke i thënë tre herë rradhazi: Asgjë.
Pastaj tha Pejgamberi alejhi selam: “Allahu nuk pranon asgjë nga veprat, pos atyre që bëhen me sinqeritet dhe atyre veprave që me to synohet Fytyra e Allahut.”
(Shënon: Nesaiu: 6/25(kapitulli mbi xhihadin).

Hafidh el Iraki në tahrixh el ihja: 4/28 e vlerësoi hadithin si hasen. Hafidh el Mundhirij në Tergib: 1/24 thotë se zingjiri i transmetimit është i mirë. Dhe Shejh Alban e vlerësoi hadithin si hasen në silsile ehadith es sahiha: 52).

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- Haxhin e lamtumirës ka thënë:
“Allahu e ndriçoftë ftyrën atij i cili ndëgjon fjalët e mia dhe ia përcjell tjerëve, ka mundësi ai që bartë fjalën time nuk është më i ditur (i aftë) se atij që ia përcjell ky.
Tre gjëra e ruajnë zemrën e besimtarit nga devijimi (psh: xhelozia, tradhtia, mashtrimi, etj)
Kryerja e veprave me sinqeritet për hirë të Allahut, këshillimi i udhëheqëseve të muslimanëve dhe mos ndarja në grupe (por kujdesi, ruajtja e xhematit).”
(Shënon: Tirmidhiu: 10/126 (kapitulli mbi diturinë) dhe thotë se hadithi është hasen sahih.
Ibn Maxhe në parathënien e tij: 1/84, Darimiu: 1/67, Begaviu në Sherhu Suneh: 1/236 dhe Imam Ahmedi në musnedin e tij :4/80,82. Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).

Këto tre gjëra e pastrojnë zemrën e muslimanit nga tradhtia, hasedi dhe devijimi.

قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِين إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ َ

(Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë – përveç robërve Tu të sinqertë!”.
(Sad: 82-83).

Një i devotshëm i thoshte nefsit të tij:
“Shpirti im, bëhu i sinqertë, nëse dëshiron të jesh prej të shpëtuarëve.”

Është thënë se:
“Ai që siguron një çast të sinqertë nga jeta e tij për hirë të Allahut, ai do të jetë prej të shpëtuarëve.”

Rreziku i humbjes së sinqeriteti gjatë kryerjes së veprave:

وَلَوْ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُ مَعَهُ لَافْتَدَوْا بِهِ مِنْ سُوءِ الْعَذَابِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ وَبَدَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ

“Sikur zullumqarët të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, ata të gjitha këto do t’i flijonin (për të shpëtuar), prej dënimit të ashpër në Ditën e Kijametit. Atëherë, Zoti do t’u tregojë atyre atë që nuk e kanë llogaritur.

وَبَدَا لَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا كَسَبُوا وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ

“U shfaqen atyre të këqiat që i kanë bërë dhe do t’i kaplojë dënimi të cilin e përqeshnin.”
(Zumer: 47-48)

قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُمْ بِالْأَخْسَرِينَ أَعْمَالًا

“Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj juve për ata që më së shumti dëmtojnë me punët e veta.”

الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا

“Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, e mendojnë se kanë punuar vepra të mira?”
(Kehf: 103-104).

Jakubi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë:
“Njeri i sinqertë është ai i cili kur bën vepra të mira i fsheh ato sikurse që i fsheh veprat e tij të këqija.”

Susiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Sinqeriteti domethënë ta humbêsh shikimin tek sinqeriteti yt, sepse ai që që sheh në sinqeritetin e tij sinqeritet, le ta dinë se sinqeriteti i tij ka nevojë për sinqeritet.”

Ejubi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Pastrimi i nijetit nga vepruesit e veprave është më vështirë sesa veprimi i të gjitha veprave të tyre.”

I është thënë Sehlit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- :
“Cila është gjëja më e vështirë për nefsin?
Sehli iu përgjigjë: Sinqeriteti, sepse nefsit pastaj nuk po i mbetet asgjë.”

Fudajl ibn Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
“Lënia e veprave përshkak të njerëzve (fjalëve, kritikave të tyre) është syefaqësi.

Kurse veprimi përshkak të njerëzve është shirk.
Kurse sinqeritet i vërtetë arrihet atëherë kur Allahu të ruanë ty nga këto dy gjëra.”

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
“Vepra më e mirë eshtë kryerja e farzeve që na ka obliguar Allahu.
Devotshmëri është largimi nga haramet (mëkatet).
Dhe nijeti i sinqertë është në kërkim të asaj që është tek Allahu.”

Ulemaja Selefit,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- kanë thënë:
“Është mundur të ndodh që një vepêr tê vogël ta zmadhoj nijeti , dhe është e mundur të ndodh që një vepër të madhe ta zvoglojë nijeti.”

Jahja ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë:
“Mësojeni nijetin, sepse nijeti është më i plotë sesa kryerja e veprave.”

Transmetohet me zingjir të saktë se Ibn Omeri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kishte ndëgjuar një njeri i cili ishte duke veshur ihramin për haxh duke thënë: “Allahu im dëshiroj haxh dhe umre.”
Ibn Omeri i tha: A don t’u tregosh njerëzve, a nuk e di Allahu atë që ke në shpirtin tënd.”

Kushti i dytë për t’u pranuar veprat është:

Pasimi i sunetit të Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem

Pra, vepra të cilën dëshiron ta kryesh duhet të jetë në përputhje me sunetin e Muhamedit alejhi selam.

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Kush shpik gjëra që nuk janë të fesë tonë, ato janë të refuzuara.”
“Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është e fesë tonë, ajo është e refuzuar.”
(Shënon: Buhariu: 5/301 dhe Muslimi: 12/16).

Gjithashtu, Allahu e ka bërë obligim rrespektimin e Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem, ku thotë:
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ العقاب.ِ

“Atë që ua jep Profeti, atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe frikësojuni (mos i kundërshtoni) Allahut, sepse, Allahu, me të vërtetë, dënon ashpër.”
(Hashr: 7).

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا

“Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.”
(Ahzab: 36).

Allahu, e bëri pasimin e Muhamedit alejhi selam, shenjë të dashurisë së tij, duke thënë:
قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Thuaju (o Muhammed!): Nëse ju e doni Allahun, eni pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja!
Se Allahu falë dhe është mëshirues.”
(Imran: 31)

Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë se Allahu i sprovoi ata që pretenduan se e duan Allahun, me këtë ajet:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Thuaju (o Muhammed!): Nëse ju e doni Allahun, eni pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja!
Se Allahu falë dhe është mëshirues.”
(Imran: 31)

Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Kush do të jetojë prej jush (pas meje) do të sheh mospajtime të shumta, prandaj kapuni për Sunetin tim dhe Sunetin e Halifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje.
Kapuni pas tyre me dhëmballë si dhe kujdes nga gjërat e shpikura(bidatet), sepse çdo bidat është devijim (humbje).”
(Shënon: Ahmedi: 4/126-127, Ebu Davudi: 1/44-45, Begaviu: 1/205.
Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen sahih, kurse Begaviu e vlerësoi hadithin si hasen).

Imam Zuhriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Të kapurit pas Sunetit është shpëtim, sepse suneti mu ashtu siç ka thënë Imam Maliku, se suneti është si anija e Nuhut alejhi selam, kush hyp në të arrinë shpëtimin, ndërsa kush vonohet apo nuk hyp fare ai do tê jetë prej të shkatërruarve.”

Sufjan eth Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë:
“Nuk pranohet fjala e thënë pa u futur në vepër.
Nuk janë të shëndosha dhe të qëndrueshme fjala dhe puna pa nijet.
Kurse fjala, puna dhe nijeti nuk janë të shëndosha nëse nuk përputhen me sunetin.”

Transmetohet se Ibn Sheudhebiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- të ketë thënë:
“Prej mirësive të Allahut ndaj një djaloshit të ri, i cili ka filluar jetësimin e islamit është t’ia mundësoj atij shoqërimin me pasuesit e Sunetit, që e nxisin atë në pasimin e tij.”

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.