Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
“Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Allahut, ata shpresojnë në mëshirën e Allahut.
Se Allahu është mëshirues dhe falë.” (Bekare: 218).
Allahu na tregon se këta njerëz e meritojnë të shpresojnë për mëshirën e Allahut.
Nuk është për qëllim këtu se vetëm këta njerëz kanë shpresë, porse këtu qëllimi është se Allahu na lajmron se vetëm këta njerëz e meritojnë shpresën.
Ai i cili posedon shpresën, e cila e dërgon drejt adhurimit të Allahut dhe largimit nga mëkatet, themi se ai posedon shpresë të shëndoshë dhe të vërtetë (kështu kërkon Allahu).
Kurse, ai i cili posedon shpresën, por kjo shpresë e shpie drejtë dembelisë dhe zhytjeve në mëkate te ndryshme, i themi atij se kjo shpresë që ai posedon është e rreme dhe mashtrim për të.
Njeriu duhet të dijë se ai që shpreson në diçka, kjo ngêrthen në veten e saj tre gjëra:
1. Ta dojë atë që shpreson tek ai.
2. Të ketë frikë qê mos t’i ikë ajo që shpreson tek ai.
3. Të jap maksimumin dhe të veprojë për ta arritur atë që shpreson tek ai.
Ai që posedon shpresë e cila nuk i bashkangjitet këtyre tre gjërave, le ta dinê se shpresa e tij është e palverë dhe e kotë.
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me tê!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thênë:
“Ai që frikêsohet e nis herêt rrugëtimin e tij, kurse ai i cili e nisë rrugëtimin e tij herêt, ai ka pêr të arritur cakun e vet.
A nuk e dini se malli i Allahut është i shtrenjtë, a nuk e dini se ê malli i Allahut êshtë Xheneti.”
(Shënon: Tirmidhiu – 10/227 dhe Hakimi- 4/308.
Tirmidhiu thotë se hadithi êshtë hasen garib. Hakimi, Dhehebiu dhe Albani e vlerësojnë hadithin si sahih).
Kuptimi i hadithit:
Mësojmë se ai i cili ka frikë, ai shkon drejtë rrugës së ahiretit dhe shpejton drejtë kryerjes së veprave të mira duke pasur frikë nga ndêrprerêsit dhe pengesat e ndryshme tê cilat mund t’i ndodhin gjatê rrugêtimit drejt Allahut.
Argumentet që na stimulojnë për t’u pajisur me Shpresën në Mëshirën e Allahut:
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!
Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet.
Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” ( Zumer: 53).
وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِالسَّيِّئَةِ قَبْلَ الْحَسَنَةِ وَقَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِمُ الْمَثُلَاتُ ۗ وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍ لِلنَّاسِ عَلَىٰ ظُلْمِهِمْ ۖ وَإِنَّ رَبَّكَ لَشَدِيدُ الْعِقَابِ
“Ata e kërkojnë me nguti prej teje të keqen para të mirës, e para tyre ka pasur shumë dënime. Zoti yt është falës për njerëzit përkundër zullumeve të tyre, por Zoti yt, me të vërtetë, është edhe dënues i ashpër.” (Rra’d: 6).
Imam Muslimi në sahihun e tij, transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
”Nuk ndodhë që të vdesë një musliman, e që Allahu mos ta fusë në vend të tij një krishterë ose jahudi në zjarr.”
(Shënon: Muslimi – 17/85(kapitulli mbi pendimin).
Imam Neveviu,- Allahu e mëshiroftë!,- na sqaron kuptimin e këtij hadithit duke thënë: ”Çdo njeri ka nga një pozitë në xhenet dhe nga një pozitë në xhehenem.
Dhe, nëse një besimtar hyn në xhenet nê vend të tij hynê në xhehenem një pabesimtar, sepse ai me kufrin (pabesimin e tij)e tij e meriton këtë gjendje.
Pra, ti o besimtar ke pas mundësi të jesh prej banorëve të xhehenemit, mirëpo Allahu të ka çliruar nga ky zjarr i xhehenemit, sepse Allahu xhele ue ala ka caktuar një numër që do ta mbushin xhehenemin, dhe kur të mbushet xhehenemi me pabesimtarë(si shkak i mëkateve dhe kufrit të tyre), atëherë kjo hyrje e tyre nê xhehenem do jetë si çlirim për besimtarët. Allahu është më i dituri.”
Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Erdhën tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- robêrit të cilit ishin kapur në luftë.
Aty ishte një nënë e cila kërkonte në mesin e të robëruarëve fëmijën që e kishte humbur, e gjeti aty dhe e përqafoi fort.
Në këtë rast, Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” A ka mundësi që kjo nënë ta hedhë fëmijën e saj në zjarr?
Sahabët ia kthyen duke thënë: Kurrsesi.
Atëherë Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: “Allahu është edhe më i mëshirshëm për robin e Tij, sesa kjo nënë ndaj fëmijës së saj.”
(Shënon : Buhariu – 10/426(Kapitulli mbi Edukatën), Muslimi – 17/70 (kapitulli mbi Pendimin).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Allahu ia ka bërë obligim Vetes së Tij para se t’i krijojê krijesat e Tij se Mëshira e Tij ia kalon dhe e mund hidhêrimin (zemêrimin) e Tij.”
(Shënon; Buhariu – 13/384 (Kapitulli mbi Teuhidin), Muslimi – 17/68 (Kapitulli mbi Pendimin), Tirmidhiu – (Tuhfetul Ahuedhi: 3611).
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thênê:
“O biri Ademit!
Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unê, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë.
O biri Ademit!
Nêse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet.
O biri Ademit!
Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhëdia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje (sa madhësia e tokês dhe do t’i falë të gjitha mëkatet Allahu).”
(Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60 (kapitulli mbi lutjen), Ahmedi: 5/145, Darimiu: 2/322, dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen (të mirë) në koleksionin e haditheve Sahiha: nr 127).
Jahja Ibn Muadhi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Mashtrimi më i madh është ta shpresosh faljen e Allahut duke vazhduar bërjen e mëkateve, duke harruar pendimin, duke tentuar për afrim tek Allahu mirëpo pa adhurime, duke shpresuar për korrje të mirësive të Xhenetit por duke mbjellë fara të Xhehenemit.
Kërkon Xhenetin e atyre që kanë rrespektuar Allahun porse këtë e bënë duke vazhduar në mëkate.
Duke e pritur shpërblimin Allahu por këtë pritje e bënë duke mos bërë vepra të mira.
Dhe shpreson në mêshirën dhe faljen e Allahut, por këtë e bënë duke shpërfillur kryerjen e veprave të mira.”
Dhe në fund!
Një poet thotë:
“Shpreson shpëtimin dhe nuk ecën drejtë rrugës së duhur dhe të kërkuar.
Mos harro se Anija nuk ecën në të thatë.”
Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.