Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Pasha Allahun!
Unë e njoh mës miri Allahun dhe kam frikë mës shumti ndaj Tij.”
(Shënon: Buhariu – 10/315 (Kapitulli mbi edukatën), Muslimi – 15/106 dhe Ahmedi – 6/45, 181).

Imam Shatibiut,- Allahu e mëshiroftë!,- i kanë thënë: O dijetarë!

Ai ia ktheu: ” Dijetarë është ai që i frikësohet Allahut.”

Allahu,- xhele ua ala!,- thotë:

يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُور
Me të vërtetë, Allahut i frikêsohen vetëm të dijshmit prej robërve të Tij.
Me të vërtetë, Allahu është i Plotëfuqishëm dhe falës.”
(Fatir: 28)

Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Mjaton frika ndaj Allahut si dituri dhe mashtrimi si xhehël (injorancë, padituri).”

Është thënë: ”Nuk ia ka frikën Allahut ai i cili qanë dhe i fshin lotët, por frikën ia ka Allahut ai i cili lê një veprim pêr të cilin ka frikë se do të ndëshkohet (nga Allahu).”

Dhunun el Misrit,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- i êshtë thënê:
Kur arrinë robi t’i frikêsohet Allahut ashtu si kërkohet?
Iu përgjigj: “Në momentin kur ta llogarisë veten si të sëmurë dhe përdorë barna të shumta nga frika se do t’i zgjasë shumë kohë sëmundja.”

Ebul Kasim,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:
“Kush frikësohet prej diçkafit ai ikën prej saj, ndërsa kush i frikësohet Allahut ai ikën drejt Tij apo kah Ai.”

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë:
“Nëse të thuhet ty: A i frikêsohesh Allahut, t’i duhet të heshtësh, sepse po qê se thua: Po i frikësohem- atëherë ke gënjyer.
E nëse thua: Jo, atëherë ke bërë kufêr.

Allahu xhele ue ala, atyre që i frikësohen Atij, Allahu u ka përmbledhur atyre mëshirën, udhëzimin, diturinë dhe kënaqësin, duke thënë:

هُدًى وَرَحْمَةٌ لِلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُون
“Udhëzimi për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre.”
(A’raf: 154)

Allahu,- xhele ua ala!,- thotë:

يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُور
Me të vërtetë, Allahut i frikêsohen vetëm të dijshmit prej robërve të Tij.
Me të vërtetë, Allahu është i Plotëfuqishëm dhe falës.”
(Fatir: 28)

جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ

“Shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë.
Allahu është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te.
Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet.”
(Bejine: 8)

Allahu na ka obliguar t’i frikësohemi Atij, saqë frikën ndaj Tij e ka bërë kusht të besimit duke thënë:

إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ الشَّيْطَانُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَاءَهُ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ

“Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë).
Ju mos iu frikoni atyre!
Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!.”
(Ali Imran: 175)

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- thotë:
“Kur i erdhi vdekja një njeriut dhe ai humbi të gjitha shpresat për jetën e tij dhe i porositi anëtarët e familjës së tij, që të mbledhin shumë drunjë dhe me ta të ndezin një zjarr, e kur t’i digjet mishi dhe eshtrat, ata t’ia mbledhin dhe t’i bluajnë kockat e mbetura nga trupi i tij dhe t’ia bëjnë hi, dhe kur të fryente ndonjë erë e madhe t’ia hidhnin në detë. Ata vepruan ashtu siç i porositim.
Kur ia grumbulloi gjitha Allahu e pyeti: Ç’të shtyri të veprosh kêshtu?
Ai tha: Nga frika jote, e Allahu ia fali.”
(Shënuan: Buhariu – 6/494, Muslimi – 17/70, Nesaiu – 4/113 (kapitulli mbi xhenazet),
Ibn Maxhe – 3432 (kapitulli mbi zuhdin) dhe Ahmedi – 2/269).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Nuk do të hyjë në zjarrë askush qê ka qajtur nga frika e Allahut, përderisa të kthehet qumshti në gji.”
(Shënuan: Tirmidhiu – 7/130(Kapitulli mbi vlerën e Xhihadit) dhe thotë se hadithi êshtë hasen sahih.
Kurse shejh Albani thotë se hadithi është sahih).

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë:
“Kush i frikêsohet Allahut, kjo frikë do ta shpie atë në çdo mirësi.”

Jahja ibn Muadh,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Nuk ka musliman që bënë një të keqe e që mos ta pasojnë atë dy gjëra: frika nga dënimi dhe shpresa nê faljen (e Allahut).”

Vazhdon inshallah….

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.