Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele ue ala.
Atë e falënderojmë, prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe Falje kërkojmë.
Përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithê pasuesit e tij deri nê Ditën e Gjykimit.
Fjala më e mirë është fjala e Allahut xhele ue ala (Kur’ani), ndërsa udhëzimi më i mirê është udhëzimi i Muhamedit alejhi selam (Suneti).
Falënderojmê Allahun që na udhëzoi në këtë Fe dhe na mundësoi të jemi prezent në muajin e bekuar Ramazan.
Allahu na pranoftë ibadetet dhe na faltë mëkatet.
Dhe më pas:
Një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës është smira.
Vlen tê theksohet se është një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës.
Sepse është kjo sëmundjen e shpie besimtarin drejtë humbjes së fesë dhe dunjas së tij.
Andaj, mu kjo arsye më shtyri mua ta zgjedh këtë temë dhe ta ligjeroj sot këtu para jush.
Kështu që me pak fjalë që do ti flas rreth kësaj teme, sëpari ta kujtoj veten time dhe juve për smirën dhe rrezikun e smirës.
Së pari:
Kuptimi i smirës:
“Smira apo Hasedi është:
Të shikuarit e dhuntisë që i është dhuruar vëllait tënd nga ana e Allahut, e ti shpreson që ajo dhunti ti humb vëllait tënd e ta marrësh ti në posedim atë dhunti, gjithmonë duke shpresuar që askush mos ta posedojë atë dhunti përpos teje.”
(Shiko; Tefsir Ibn Kethir: vëll.1, fq.383).
Llojet e Smirës;
1). Smira e ndaluar
2). Smira e lejuar
1). Smira e ndaluar është:
Të shikuarit e njeriut njê dhunti tek vëllai i tij, e urrenê atë dhe shpreson të largohet ajo dhunti nga vëllai i tij dhe të transferohet tek ky.
Këtë lloj të smirë e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
(أَمْ يَحْسُدُونَ النَّاسَ عَلَىٰ مَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ ۖ فَقَدْ آتَيْنَا آلَ إِبْرَاهِيمَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَآتَيْنَاهُمْ مُلْكًا عَظِيمًا)
” A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij.
Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.”
(Nisa: 54).
2). Smira e lejuar;
Të shikuarit e njeriut një dhunti tek vëllai i tij, mirëpo lakmon ta posedojë edhe ky, porse duke mos shresuar që ajo dhunti ti humbet vëllait të tij.
Të nderuar vëllezër:
Transmetohet nga Zubejr el Auami se Muhamedi alejhi selam ka thene:
“Janë përhapur në mesin tuaj sëmundje të popujve para jush: hasedi dhe urrejtja dhe ajo është që rruan, nuk them që rruan flokët, por e rruan e fenë.”
(Sahih et Tirmidhi: 2038).
Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Nuk bashkohen në një zemër besimi (imani) dhe zilia.”
(Sahih en Nesai: 2912).
Shejhul Islam Ibn Tejmije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
“Hasedi (Zilia) është një sëmundje psiqike dhe shpirtërore, sëmundje dominante që nuk mund të shpëtoj prej saj veçse një pjesë e vogël e njerëzve.
Nuk ka trup pa hased, por arroganti e shfaq hasedin e forcon atë duke mos e bekuar vëllain e tij, kurse njeriu fisnik dhe bujarë e fsheh hasedin dhe e zhdukë atë duke thënë: MashAllah, TebarekAllah.”
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Hasedi i hanë veprat ashtu siç i hanë zjarri drunjët. Sadakaja i shuan mëkatet ashtu siç e shuan uji zjarrin. Namazi është drita e besimtarit dhe agjërimi është mburoja e besimatrit prej zjarrit të Xhehenemit.”
(Hadithi Sahih).
Nëse ndonjëri nga ne është goditur nga smira e ndaluar, le të shpejtojmë me pendim tek Allahu gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan.
Mesruku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Është shumë e nevojshme për njeriun që të ketë çaste ku ai duhet të vetmohet me veten e tij, t’i kujtoj mëkatet e kaluara dhe të pendohet prej tyre.”
Shpejto në faljen e namazit, sepse namazi bën shpërlarje mëkatesh .
Muhamedi,- sal-lAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Kur robi dëshiron të falet, të gjitha mëkatet e tij i sillen pranë dhe i vendosen mbi kokën dhe supet e tij, sa herë që bën sexhde apo ruku, ato bien prej tij.”
(Sahihul-Xhami’ Nr.1671).
Të nderuar vëllezër :
Shpejtoni në pastrimin e zemrës nga smira.
Sepse, zemra nëse është e pastër, i gjithë trupi ynë do të jetë i pastër, nëse zemra zhytet me smirën dhe prishet, atëherë i gjithë trupi ynë do jetë i prishur, Allahu na ruajtë.
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Në trup gjendet një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, nëse ajo është e prishur, i tërë trupi është i prishur.
Kjo copë mishi është zemra.”
(Buhariu dhe Muslimi).
Dhe në fund:
Pendohu o vëlla nga ajo që kaloi dhe zotohu që kurrë nuk do t’u kthehesh atyre veprave të këqija (smirë, përgojimit dhe bartjes së fjalëve)!
Le të jete ky muaj një faqe e re për ne dhe zemrën tonë, mbi të cilën do të shkruajmë:
O Zot, Ne jemi penduar nga mëkatet!
Allahu na i shêroftë dhe pastroftë zemrat tona nga smira!
Ligjeroi dhe Përgatiti: Suad B. Shabani
Zvicërr, Brig.
Ramazan, 2014