Njeriu nuk mund të arrij shpëtimin dhe fitoren e tij në këtë botë dhe në botën tjetër nëse nuk ec mbi baza të shëndosha, mbi rrugën e udhëzimit dhe nëse nuk ka një shëmbëlltyrë të cilin e merë model për jetën e tij.

Këtë njeri, të cilin e krijoi Zoti i tij, e zbriti të jetoj në tokë, e nderoi me zbritjen e librave të shenjta, me dërgimin e pejgamberëve, kërkoi nga ai që ta njoh Zotin e tij. Kërkoi që të jetoj sipas asaj që urdhëroi Ai i Cili e krijoi dhe e zgjodhi. E urdhëroi me këtë, që njeriu të fitoj lumturinë e tij në këtë botë dhe në botën tjetër, ta fitoj xhenetin e Tij dhe të largohet nga zjarri. Allahu thotë në Kuran: Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore. (Ahzab 71). Po ashtu Allahu thotë: Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” ( Fussilet 30,32).

Lumturia e njeriut dhe formimi i tij ,varet nga kujdesi dhe edukimi i tij. Ndërsa edukimi i mirëfilltë përfshinë katër fusha të njeriut, trupin e tij, mendjen e tij, moralin e tij si dhe shpirtin e tij.
Që njeriu të kujdeset për trupin e tij, formimin, shëndetin, zhvillimin e tij, duhet kujdeset për ushqimin dhe pijen, të jetë i kujdesshëm me çka ushqehet dhe çka pinë. Po ashtu duhet ti kushtoj kujdes ajrit të cilin e thithë, duhet ti kushtoj rëndësi edhe veshjes, banimit dhe ushtrimeve fizike. Për të pat një trup të shëndosh duhet gjithashtu të ruhet nga çdo e keqe, nga çdo gjë e prishur prej ushqimeve dhe pijeve që dëmtojnë shëndetin e tij. Allahu thotë në Kuran: O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë! ( Bekare 172).

Që njeriu të ketë mendje të shëndosh, të ketë kapacitet në kuptimin e gjërave, të jetë në gjendje të nxjerr rregulla dhe dispozita, duhet pa tjetër të mësoj, të meditoj dhe ta ushqej mendjen e tij me dije të dobishme për këtë botë dhe për botën tjetër. Ajo që më së shumti e ndihmon mendjen e njeriut është të mësuarit për Allahun, të Dërguarin e tij dhe pastaj dijet tjera që i sjellin të mirën në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndërsa ajo që më së shumti dëmton mendjen e njeriut janë mësimet e kota, besëtytnitë e ndryshme. Mes trupit dhe mendjes së njeriu ka një lidhshmëri të fortë. Mendja e njeriut nuk plotësohet nëse nuk plotësohet dhe nuk zhvillohet trupi i tij. Sa të zhvillohet trupi i njeriut dhe të kaloj moshën e fëmijërisë, edhe mendja zhvillohet së bashku me trupin. Kur të fillon dobësimi i trupit të njeriut dhe fillon të hyj në fazën e pleqërisë, fillon edhe mendja të dobësohet. Kujdesi i zhvillimit të trupit nënkupton edhe kujdesin ndaj mendjes. Nisur nga kjo shohim se Islami sikur ka ndaluar gjërat të cilat e dëmtojnë trupin e njeriut, prej helmeve të ndryshme dhe gjërave të këqija, ashtu ndaloi edhe gjëra të cilat e dëmtojnë mendjen e njeriut, si alkooli, gjërat narkotike. Po ashtu ndaloi idhujtarinë, magjinë dhe gjëra tjera të cilat e dëmtojnë mendjen e njeriut.

Që të jetë njeriu i plotë, pas kujdesit ndaj trupit dhe mendjes, duhet të kujdeset për moralin e tij. Morali i njeriut është shenjë e edukimit të shpirtit të njeriut. Nëse shpirti i njeriut është i shëndosh, edhe morali i tij duhet të jetë i shëndosh. Ndërsa nëse shpirti i tij është i sëmur edhe morali i tij është i ultë. Islami është kujdes shumë për moralin e njeriut dhe edukatën e tij. Thirrja për një moral të mirë zë një vend shumë të gjerë në Kuran. Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij me këto fjalë: se ti je me virtyte madhore. (Kalem 4). Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh . (Fussilet 34,35).

Mes moralit të mirë dhe shpirtit ekziston një lidhje e fortë. Kujdesi ndaj moralit kupton edhe kujdesin ndaj shpirtit. Kujdesi ndaj shpirtit si dhe edukimi i tij është prej llojeve më të vështira të edukimit, për shkak se shpirti është një gjë e fshehur për njeriun. Për këtë shpirti ka nevojë për një edukatë Hyjnore, ka nevojë për mësues të mirëfilltë.

Sikur që trupin e njeriut e kaplojnë sëmundje të ndryshme për shkak të ndikimeve të jashtme dhe pastaj ka nevojë për një trajtim të veçantë që të vi deri te shërimi, ashtu edhe shpirtin e njeriut e kaplojnë sëmundje të ndryshme për shkak të ndikimeve të jashtme dhe ka nevojë për shërim me ilaçe, e që janë adhurimet ndaj Allahut. Sikur që nëse sëmuret trupi i njeriut shihen në të shenjat e sëmundjes, si zverdhja e fytyrës, plogështia, molisja dhe nuk ka mundësi as të flasë e as të veproj, ashtu edhe shpirti i njeriut nëse sëmuret shihen shenjat e sëmundjes si, gënjeshtra, mashtrimi, dyfytyrësia, vjedhja, alkooli dhe sëmundje tjera nga mëkatet që tregojnë se njeriu është i sëmur në shpirtin e tij. Sikur që trupi i njeriut ndotet me ndyrësira të ndryshme dhe uji është ai i cili largon nga trupi këto ndyrësira, ashtu edhe shpirti ndotet me ndyrësirat e mëkateve dhe kërkimi i faljes te Allahu, pendimi i sinqertë si dhe veprimi i veprave të mira pastrojnë shpirtin e njeriut.

Edukimi i shpirtit të njeriut nuk mundë të arrihet për momentin. Shpirti i njeriut nuk përsoset me një namaz, me një muaj agjërim, me një vepër të mirë. Por, për të arrit përsosmërinë shpirtërore, për të arrit edukimin e shpirtit duhet një angazhim i vazhdueshëm, duhen shumë namaze, shumë agjërim, shumë vepra të mira. Duhet të eksitojnë njerëz të cilët marrin për sipër edukimin shpirtërorë të njerëzve. Një rrugë të tillë e ndoqi edhe i Dërguari i Allahut. Ai kaloi trembëdhjetë vite në Meke duke i edukuar shokët e ti. Ia mësonte shokëve të tij atë që i shpallej nga Allahu, i njoftonte shokët e tij me urdhrat e Allahut. Angazhohej që të ngulit në zemrat e tyre besimin në Allahun, bindjen në Allahun dhe besimin në botën tjetër. Kështu shokët e Pejgamberit kaluan vitet në Meke duke edukuar shpirtin e tyre me besim në Allahun dhe në botën tjetër, gjersa doli një gjeneratë e mirëfilltë, e cila mori mbi supet e tij shpëtimin e njerëzimit dhe ndriçimin e botës me dritën e besimit të drejtë në Allahun. U angazhuan që ti nxjerrin njerëzit nga padrejtësitë mes njerëzve në drejtësinë e islamit dhe nga ngushtimi i kësaj bote në gjerësinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

E vetmja rrugë për të arrit njeriu fitoren dhe lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër është kujdesi i njeriut ndaj shpirtit të tij, që shpirtin e tij ta edukoj në rrugën e Allahut, në mësimet Hyjnore, të kujdeset ta ushqej shpirtin e tij me besim, bindje, nënshtrim, adhurim dhe dashuri ndaj Krijuesit të tij.
Ti je ai që duhet të kujdesesh për shpirtin tënd. Nuk ka dobi nëse mjeku është prezent dhe ilaçi është prezent, por pacienti refuzon këshillat e mjekut dhe refuzon përdorimin e ilaçit.

Këshilltari më mirë është Krijuesi ynë. Ndërsa ilaçi më i mirë është Kurani, Libri i Tij. Andaj, shëroje shpirtin tënd me këshillat e Krijuesit tënd që të gjesh lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati