Varfëria nga prizmi fetar

 

Të gjitha falënderimet e plota dhe lavdërimet  absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.  Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për krejt krijesat e Tij, familjes së tij fisnike e shokëve të tij besnikë dhe të gjithë atyre që e pasojnë traditën e tij deri në ditën e gjykimit.

Të nderuar besimtarë!  Sot do të flaim për  një çështje mëse të njohur, një dukuri shumë të përhapur nëpër  shoqëri,  problem ky për të gjitha kombet, epokat, qytetërimet dhe vendet. Është një çështje nga e cila pothuajse asnjë shoqëri nuk është e shpëtuar dhe asnjë shtet prej saj nuk është liruar,  sado të avancuar dhe  të pasur të jenë  dhe sado të  mirë menaxhimin dhe politikat  ti kenë.

Ky është një problem me përmasa sociale e implikime në sjelljen dhe nderi njerëzor. Prania e tij në një komb apo shtet nuk është as e metë, e as turp, por t’a harrosh dhe t’a neglizhosh, apo të mos marrësh parasysh shkaqet e tij dhe të mos mundohesh në trajtimin e tij,  janë vet turpi dhe këtu qëndron përgjegjësia. Ky problem  është varfëria dhe të varfërit.

Njerëzimi e ka njohur varfërinë që nga periudhat e hershme  të historisë dhe përgjatë  epokave të  saj të njëpasnjëshme.  Gjatë gjithë rrugëtimit të tij të gjatë, njerëzimi, me sektet, drejtimet, ideologjitë,  mendimtarët dhe sistemet e tij, është përpjekur të zgjidhë problemin e varfërisë dhe të lehtësojë vuajtjet e të varfërve. Kund me  joshje e kund me frikë,  herë përmes predikimeve dhe urdhërimeve, herë përmes teorive  dhe idealizmave, e ndonjëherë edhe me teza  ekstremiste të djathta e të  majta. Pa përmendur dallimet klasore dhe parollat ideologjike që kanë ngritur dhe vazhdojnë të ngrejnë grupet dekonstruktive të interesave të ngushta. Për më tepër, idetë shkatërruese dhe tendencat e këqija ndërtojnë foletë e tyre dhe ngrisin  ideologjitë më së lehti në fushat e varfërisë dhe të privimit, aty   ku mbizotëron injoranca dhe nevoja. Kjo ishte një  ilustrim i shpejtë përceptues për realitetin e problemit.

Sa i përket fesë islame, fesë së besimit e të sheriatit, Fesë së adhurimit dhe të marrëdhënieve, fesë së besimit dhe shtetit, fesë së shpjegimit të çdo gjëje, “ Ne ta shpallëm ty Librin si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe lajm të mirë për muslimanët.” [En-Nahl: 89], Kjo fe  që i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë, dhe nga zullumi  në drejtësi e nga varfëria në pasuri, feja që nëpërmjet rregullave të saj  e përmirëson jetën në këtë  botë.Këtë   Libër ta zbritëm ty, që t’i nxjerrësh njerëzit nga errësirat në dritë” [Ibrahim: 1].  “ Kështu që kushdo  që do ta ndjekë udhëzimin Tim, as do të humbasë e as do ta zërë mjerimi.”  [Taha: 123]
Vëllezër dhe motra: Një nga bazat dhe konstantet e fesë sonë është se për  çdo problem ka zgjidhje dhe çdo sëmundje ka një ilaç. Ai që krijoi sëmundjen, krijoi shërimin dhe Ai që ka caktuar sëmundjen, ka caktuar edhe shërimin. Sikurse sëmundja edhe ilaçi e shërimi janë me caktim të Tij s.v.t.

Islami ka njohur, garantuar, ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e të varfërve dhe ka urdhëruar që ato të mbrohen për më shumë se katërmbëdhjetë shekuj me radhë si mbrotje për tërë shoqërinë në përgjithësi dhe ndaj  familjes në veçanti, dhe për të  përhapur e frymën e vëllazërisë, e për të ruajtur  fetarinë dhe stabilitetin e moralit individual dhe kolektiv.

Të nderuar  muslimanë: Varfëria, në sytë e Islamit, është një fatkeqësi e sprovë, i cili na udhëzojë të kërkojmë mbrojten e Allahut prej saj si dhe  për tu angazhuar  që ta hjekim qafe.  Nuk ka asnjë hadith autentik në Traditën e të Dërguarit të Zotit ﷺ që e vlerëson ose e lavdëron varfërinë.  Përkundrazi, Pejgamberi ﷺ kërkoi strehim nga varfëria dhe e bëri shok të mosbesimit: ” O Zot, kërkoj mbrojtje te Ti nga mosbesimi dhe varfëria “. (Shënon  Ebu Davudi)

Në hadithin tjetër: “ O Zot, kërkoj mbrojtje te Ti nga varfëria dhe pakësia si dhe nga poshtërimi, dhe kërkoj mbrojtje te Ti të bëjë ose të më bëhet  padrejtësi”. ( Transmeton  Ebu Davudi, Nesa’iu, Ibn Maxhe dhe El-Hakimi nga hadithi i Ebu Hurejres r.a.).

Ndërsa Omeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – thoshte: ” Sikur varfëria të ishte burrë, do ta vrisja “.

Kurani Famëlartë paralajmëron se uria është një vuajtje që Zoti xh.sh. ua dërgojë  disa popujve mosmirënjohës ndaj  bekimeve të  Tij: “ Allahu sjell si shembull  një venbanimi që ishte i sigurt e i qetë, të cilit i vinte rrizku me bollëk nga çdo anë, por më pas i mohuan dhuntitë e Allahut, ndërkohë që Allahu i bëri të shijojnë urinë e frikën për shkak të asaj që bënin. [En-Nahl: 112], Këtë e gjejmë edhe në këtë hadith: ” Njeriu privohet nga diçka prej rizkut  për shkak të  ndonjë mëkati që e bën.” Në të kundërtën ; Zoti xh. sh. ua përmendi   Kurejshëve mirësinë  e  ushqimit nga uria dhe të sigurisë nga frika.

Ndërsa  pasuria, të dashur vëllezër, është një bekim që Zoti ia dhuron kujt të dojë prej robërve të Tij. Përkundrazi, Zoti xh. Sh. Ia përmendi këtë   mirësi  më të dashurit të   Tij Muhamedit ﷺ kur i tha: “  A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?” [Al- Duha: 8]  Rrjedhimisht edhe i Dërguari i Allahut  Muhamedi ﷺ kur kërkonte nga Zoti i tij udhëzim dhe devotshmëri, ai me to kërkonte edhe  pasuri, duke u lutur: ” O Zot, unë kërkoj nga Ti udhëzim, devotshmëri, dëlirësi, dhe  pasuri.” ( Shënon Muslimi.)

Ai u lut për Abdul Rahman bin Aufin r.a. dhe disa  shokë të  tjerë – Allahu qoftë i kënaqur me ta – u lut për bekime në tregtinë e tyre sikurse që u lut edhe për shërbyesin e tij Enesin r.a. duke thënë : ” O Zot, shtoja pasurinë .” poashtu  Ai ﷺ  tha:  ” Pasuria e askujt nuk më bëri dobi si ajo e Ebu Bekrit “. *Transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe)

Në Sahihun e Buhariut: ” O Zot, kërkoj nga Ti dituri të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra të mira  që pranohen .” para të gjitha këtyre është vet  fjala  e Tij s.v.t. në Kur’an  :  “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh,  që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” [Nuh: 10-12].

Vëllezër  të dashur: Nëse çështja është kështu; Varfëria –kërkojmë strehim te Zoti prej saj – është një fazë në të cilën njeriu nuk është në gjendje të plotësojë nevojat e tij si ushqimi, veshmbathja, ilaçet, strehimi etj. Pra Varfëria është  mosposedimi i të hyrave apo  pamjaftueshmëria  e tyre, që e bën të varfërin të pa aftë për të përmbushur kërkesat e tij për një jetë me dinjitet  e mirëqenie.

Në gjendjen e  varfërisë njeriu  nuk është në gjendje të kryejë mirëfilli  aktivitetet vitale jetësore, prandaj edhe  i shfaqen forma të ndryshme  të përhapjes së sëmundjeve, dhe defekteve tjera  si  kequshqyerja, mungesa e arsimimit deri  te dukuria e keqpërdorimit të kësaj gjendjeje dhe   shfrytëzimi i  tyre.

Po vëllezër të nderuar!  I varfëri  ka të drejtë për  një standard jetese të përshtatshëm për gjendjen e tij, që i  ndihmon të përmbushë detyrimet e Zotit, kërkesat e Fesë dhe barrët e jetës dhe ta mbrojë atë nga nevoja  dhe privimi.

Të nderuar besimtarë! Gjëja e parë që duhet të merret parasysh në zgjidhjen e këtij problemi, trajtimin e tij dhe zvogëlimin e efekteve të tij, siç vërtetojnë edhe  udhëzimet  e Fesë sonë, është: të kërkohet nga çdo musliman i aftë që të punojë, ashtu siç duhen krijuar edhe mundësitë e punësimit. Puna  është mjeti i parë dhe arma më efektive,  me lejen dhe ndihmën e Zotit, për të eliminuar këtë problem. Puna sjell pasuri dhe gjallëron tokën. Puna është baza e ekonomisë, prodhimit, pasurisë, dëlirësisë, dhe pamvarsisë. Puna është një përpjekje legjitime, fisnike që e ndërmerrë njeriu për të gjallëruar e ndërtuar tokën e Allahut s.v.t në  të cilën Ai e ka  caktuar mëkëmbës.
Feja jonë pohon dhe konfirmon se Zoti e krijoi tokën, e bekoi atë, caktoi në të ushqimet e saj dhe depozitoi në sipërfaqen dhe brendësinë e  saj bereqete dhe të mira të  përhapura, që u  mjaftojnë   të gjithë robërve të  Zotit për të jetuar një jetë të rehatshme dhe të begatshme. :”Ne ju vendosëm në Tokë dhe ju siguruam mjete jetese në të. Sa pak që jeni mirënjohës!” [ El-A’raf: 10], “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit, ua kemi mundësuar të udhëtojnë në tokë e në det, u kemi dhuruar ushqime të mira dhe i kemi dalluar mbi shumë prej atyre që i kemi krijuar.”[El-Isra: 70].

Kësisoj në udhëzimet  e Islamit: Këto vepra të mira, bekime dhe mjete jetese të përhapura nuk arrihen vetëmse me përpjekje, dhe punë e angazhim të vazhdueshm:  Ai jua ka bërë Tokën të nënshtruar, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” [El-Mulk: 15  O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju![El-Xhumu’ ah: 10].

Pra, kushdo që përpiqet, punon dhe udhëton  nëpër tokë, duke kërkuar mirësinë  dhe furnizimin e Allahut, vërtetë  ai është i denjë për ta arritur; e kushdo që dembelohet dhe pasivizohet duke shpresuar së koti, ai është  meritor për tu privuar . Në hadith të saktë i Dërguari ﷺ thotë: “ Nëse do të ishit mbështetur tek Allahu  ashtu siç duhet, Ai do t’ju kishte furnizuar ashtu siç furnizon zogjtë që zgjohen të uritur dhe kthehen në fole të ngopur.”

Vëllezër dhe motra: Puna në Islam është një akt adhurimi, dhe çfarëdo që dobia e tij   tejkalon vepruesin e arrin te tjetri  dhe ka  ndikim më të gjerë se ai, është vepër  më e mirë tek Zoti dhe më e pastër se ajo që dobia e saj është e kufizuar vetëm  për vepruesin e saj. Dyertë e punëve në Islam janë të hapura krahë më krahë, çdo kush mund të zgjedh më të përshtatshmen për kompetencat, përvojën dhe talentin e tij.  “ Tregtari i ndershëm dhe i besnik  është me pejgamberët dhe të sinqertët dhe dëshmorët. ” (Shënon Tirmidhiu dhe El-Hakimi) “Askush nuk ka ngënë  ushqim më mirë se sa të hajë  nga puna e duarve të veta.” (Shënon Buhariu) “ Nuk ka musliman që mbjell ndonjë pemë, apo hedhë  farë dhe prej saj hajnë  zogjët apo ndonjë njeri, vetëm se ajo do t’i  konsiderohet sadaka për të .” ( Shënon Buhariu)

Shokët e të Dërguarit të Zotit – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij – bënin tregti në tokë dhe det, e punonin në plantacionet e palmave të  tyre dhe këta janë shembulli model. Është pyetur i Dërguari i Zotit ﷺ: Cili fitim është më i mirë?! Ai tha: ” Puna e njeriut është me duart e veta dhe çdo tregëti legjitime “. ( Shënon  Ahmedi)

Të dashur vëllezër!  Në raport   me punën Në mesin e njerëzve ka disa  botëkuptime që duhet të ndalemi tek to pasiqë kanë një ndikim të madh në trajtimin  e problemit:

Botëkuptimi i parë: Është një qëndrim i cekët që rrënjët i ka në Injorancën e hershme paraislamike dhe – për fat të keq – vazhdon  deri në epokën tonë të sotme e që është: përbuzja për punën, ose për disa lloje të punës, veçanërisht në mesin e arabëve dhe jo vetëm  që përçmojnë punën e krahut , dhe të disa zejeve  e profesioneve, dhe kjo – pasha Zotin – nuk është pjesë e fesë as e mendjes  dhe as arsyes së  shëndoshë.

Feja juaj e ka ngritur vlerën e punës, pavarësisht nga lloji i saj, si një formë e fitimit hallall dhe ka ndaluar, paralajmëruar dhe denoncuar papunësinë, paaftësinë dhe varësinë nga të tjerët. Çdo fitim i lejuar, është punë  fisnike, madhështore  për  të cilën  shpërblehet  vepruesi i saj, dhe në hadithin autentik: “ Nëse ndonjëri prej jush merr litarin, sjell një tufë me dru zjarri në shpinë, e shet dhe e ruan fytyrën (dinjitetitn) e tij  është më mire për të sesa t’u kërkojë  njerëzve i japin apo do t’a privojnë.”

Po pra ,   pas këtij udhëzimi fisnik profetik a ka logjikë që ndokush  të përbuzë profesionin i druvarit?!.

Pejgamberët e Zotit, krijesat më të mira të Zotit dhe më të përzgjedhurit e Tij  kanë punuar bari  delesh, e prej tyre ka pasur: farkëtarë, zdrukthëtar, rrobaqepës, pëlhurëpunues, e bujk. Musa  ﷺ bëri kontratë një njeriun e mirë   dhe kujdes për delet e tij  dhjetë vjet. Për më tepër  edhe Profeti ynë Muhamedi ﷺ  rujati  delet e Kurejshëve, si dhe udhëtoi për tregti.

Poashtu në mesin e Imamëve  dhe dijetarëve musliman  kishte nga të gjitha zejet si tregtarë,  pëlhurpunues, bravandreqës, , këpucar, xhamxhi, druvar, suvaxhi, rrobaqepës,, etj etj nga pothuajse të gjitha profesionet e lejuara. . Mjafton kjo për  nder dhe mjaftojnë të këtillët për model.
Botëkuptimi i dytë:  Disa  njerëz që heqin dorë nga puna sepse nuk iu është mundësuar  në vendin e tyre dhe pranë  familjeve të  tyre. Subhanallah, vëllezër të nderuar, preferon   kotësinë, nevojën dhe privimin  ndaj  përpjekjes, bollëkut, dinjitetit dhe pasurimit?! Ata nuk e din se toka e Zotit është e gjerë dhe se furnizimi rrizku gjindet  në lëvizje nëpër  shtigjet e saj e duke udhëtuar nëpër skajët e saj.  Furnizimi i Zotit nuk është i kufizuar në një vend a rajon.

“Kush mërgon në rrugën e Allahut, ai gjen shumë vende strehimi dhe begati në tokë.”  [En-Nisa: 100], “ …e disa të tjerë do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë)…” [El-Muzzemmil: 20].

Botëkuptimi i tretë: Grupe njerëzish abstenojnë nga puna, duke u mbështetur në bamirësinë e bamirësve, zekatin e dhuratat e tyre.  Ndonjërin prej tyre mund ta shohësh se si lajkaton  të pasurit, të pushtetshmit e udhëheqësve  mu sikurse një lypës që  shtrien  dorën e tij,  dhe pranon të jetë dora e ulët duke kërkuar  dhurime e dhurata, anipse  është  i fortë dhe i aftë për punë. Ndërsa  të këtillit nuk i lejohet të marrë lëmoshë apo Zekat.

Rrjedhimisht  Islami nuk i ka dhënë të drejtën përtacëve që rrinë kot së koti duke qenë shëndosh e mirë në përfitim prej  bamirësive  të muslimanëve, dhe sadakave të tyre.  Kjo, jo për diç tjetër, por vetëm  për t’i nxitur  ata që janë në gjendje të punojnë dhe të fitojnë të ardhura hallall. Prandaj  asnjë njeri  nuk ia hap vetes derën e lypjes  përveçse Zoti do t’ia hap derën e varfërisë.

Muslimanë të nderuar : Në Islam Shteti, ka përgjegjësinë e krijimit të mundësive të punës dhe të jetesës, si dhe gjetjen  e mjeteve, mekanizmave  dhe infrastrukturës për të. Roli  i  shtetit në fenë islame është pozitiv, i gjerë dhe gjithëpërfshirës në mbrojtjen e atyre  që posedojnë dhe atyre që nuk posedojnë.

Në sytë e Islamit, shoqëria është kohezive, kompaktibile, si një trup ku  nëse një pjesë ankohet, pjesa tjetër e trupit përgjigjet me pagjumësi dhe ethe. Marrëdhënia midis individëve dhe institucioneve të saj nuk është një marrëdhënie prodhimi, apo një marrëdhënie e ofertës dhe kërkesës, ajo është më e thellë se kaq, është marrëdhënie  besimi, ideologjije  dhe emocioni, dhe sistemi  unik vlerash dhe ligjesh. Trup i vetëm  jep dhe merr, i dobishëm dhe përfitues.

Shteti pra është kreu i shoqërisë dhe aparati që duhet të sponzorizoi këtë ndërlidhje, ta  ruajë, e mbrojë, dhe të konfirmojë  kohezionin e saj: “ Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Imami është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij, dhe njeriu është bari i familjes së tij dhe  përgjegjës për tufën e tij”

Shteti realizon  drejtësinë sociale, bën thirrje për mirësi dhe miraton metoda, e mjete  dhe procedura që trajtojnë varfërinë, zbutin efektet e saj, sigurojnë një jetë të denjitetshme për të gjithë  nevojtarët dhe ndërton  solidaritetin shoqëror gjëra këto që ndryshojnë dhe përshtaten  sipas kohërave, mjediseve, rrethanave, katastrofave, zhvillimeve dhe burimeve përkatëse.

Një rëndësi  të  madhe kanë edhe politikat  e administrimi i mirë në  përgatitje dhe trajnim, dhe drejtimin e secilit drejt asaj që e zotëron, duke e paguar meritueshëm si dhe duke e inkurajuar punëtorin e mirë me ndonjë shpërblim si  dhe anasjelltas duke ndëshkuar  keqbërësit me denim meritor.  Kjo arrihet nëpërmjet  politikave  që ruajnë pasurinë  kombtare, rrisin prodhimin, përmirësojnë nivelin e shërbimeve, ruajnë energjitë, dhe vlerësojnë angazhimet e bijëve të vet, talentet, aftësitë, kompetencat dhe kualifikimet e tyre, në ndërtimin e qytetërimit, menaxhimin e organizuar dhe  politika të shëndosha. Në këtë mënyrë praktikohet gjallërimi i kërkuar i tokës, zbatimi i urdhërit të Sheriatit dhe përdorimi i energjive në  mënyrë të ekuilibruar  mes të drejtave dhe detyrave.

O Allah! Ne kërkojmë strehim te Ti nga paaftësia dhe dembelizmi, frika dhe koprracia, mëkatimi dhe borxhi, borxhi dërrmues dhe  nënshtrimi nënçmues i njerëzve, dhe kërkojmë strehim te Ti nga varfëria, përveç ndaj Teje!

O Zot, na pasuro me hallallin tënd kundrejt haramit, e me bindje kundrejt mosnënshtrimit ndaj Teje, dhe na pavarso me mirësinë Tënde nga gjithë të  tjerë, O Zoti ynë!

Salih ibën Abdullah ibën Humejd

Imam dhe Hatib i Mesxhidul-Haramit, Mekë

Përshtati:  Thirrja.org – Nisma për zhvillimin e imamëve – thirrësve