Deri tani në serinë tonë rreth parapërgatitjes për Ramazan, kemi diskutuar se si të planifikojmë siç duhet Ramazanin. Tani është koha për të ndërruar marsh dhe për t’u përqendruar në mënyrën se si të arrini qëllimet që keni shpenzuar kaq gjatë duke i projektuar me zell!

Unë kam zhvilluar një zgjidhje me 5 hapa për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Nëse i përmbaheni atyre, atëherë do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë Ramazan më të mirën për ju ndonjëherë, inshaAllah.

  1. Kërkojeni Allahun e Lartësuar:

Asnjë veprim nuk mund të jetë i suksesshëm pa vullnetin dhe ndihmën e Allahut të Madhërishëm, prandaj për çdo synim duhet të filloni me qëllimin (nijetin) e duhur. Ju nuk mund t’i arrini qëllimet tuaja pa ndihmën e Allahut, prandaj kërkoni ndihmën e Tij dhe Ai do t’jua japë. Filloni me një pranim të përulur se sado përpjekje të bëni për planifikimin dhe ekzekutimin, ju ende keni nevojë të dëshpëruar për ndihmën e Allahut të Madhërishëm. Ky pranim do t’i tregojë Allahut atë që keni në zemrën tuaj dhe Ai nuk do t’ju kthejë duarbosh, inshaAllah.

  1. Filloni:

Mos prisni deri në Ramazan të filloni të punoni për arritjen e qëllimeve të vendosura. Pasi të keni kërkuar ndihmën e Allahut të Lartësuar, nuk ka asgjë ndërmjet jush dhe suksesit përveç hezitimit tuaj. Tani është koha për të ndërtuar vrull, edhe para fillimit të Ramazanit. Imagjinoni të vraponi nëpër rërë të gjallë dhe papritmas rëra e gjallë zhduket. Papritmas do të filloni të vraponi jashtëzakonisht shpejt. Në të njëjtën mënyrë, duke shkuar për qëllimet tuaja para fillimit të Ramazanit do t’ju japë një fillim të shpejtë pasi shejtanët të jenë lidhur me zinxhirë. Ndërsa të tjerët sapo do të fillojnë të përparojnë në ditën e parë të Ramazanit, ju tashmë do të keni një fillim! Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vepra më e dashur tek Allahu është më e rregullta dhe konstante edhe nëse është e vogël” (Sahih el-Buhari). Pra, filloni nga pak dhe jeni të qëndrueshëm për të maksimizuar efektivitetin tuaj këtë Ramazan.

  1. Sistemi:

Siç thotë shprehja, “Ajo që matet përmirësohet”. Të gjitha bizneset kanë sisteme të besueshme për të gjurmuar dhe matur performancën e aspekteve kryesore të kompanisë. Në të njëjtën mënyrë, secili prej nesh ka nevojë për një sistem për të rishikuar performancën tonë çdo ditë për të parë se si po ecim dhe çfarë korrigjime duhet të bëjmë për ditën tjetër. Përveç kësaj, unë rekomandoj shumë të gjurmoni përparimin tuaj dhe të krahasoni veten këtë javë me veten tuaj javën e kaluar për të parë nëse jeni përmirësuar apo ndryshuar në ndonjë mënyrë. Ndonjëherë, vetëm sepse e dini se do të detyroheni të regjistroni faktin që nuk e keni bërë duanë tuaj për atë ditë (për shembull), ju do ta bëni atë. Ky mund të mos jetë qëllimi i përsosur, por sigurisht që është më mirë të bëhet sesa jo! Unë personalisht përdor një spreadsheet të Excel-it për të gjurmuar performancën time dhe e kam bërë këtë për vite me rradhë. Unë mund ta krahasoj veten sot me veten time pesë vjet më parë (më besoni, nuk është e bukur!). Por ju nuk keni nevojë ta bëni atë shumë të komplikuar. Çdo fletëllogaritëse si Google Docs apo edhe një ditar si Evernote ose OneNote do të ishte shumë i mirë në gjurmimin e suksesit tuaj.

  1. Shoqëruesi (sahibi):

Një shoqërues është një shok që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja. Konkretisht, ai është një shok, qëllimi i vetëm i të cilit është t’ju mbajë të përgjegjshëm në udhëtimin tuaj. Ai mund të jetë dikush që e takoni çdo natë pas teravive në xhami ose edhe bashkëshortja juaj. Secili prej jush duhet të përmbledhë ditët e tij së bashku ose, si alternativë, t’i japë njëri-tjetrit akses në sistemin që përmenda më lart. Në këtë mënyrë, ju mbani njëri-tjetrin përgjegjës ndaj një pale të tretë. Ndërkohë që njerëzit e tjerë po ndajnë thashetheme dhe po bisedojnë, ju jeni duke u fokusuar që Ramazani të njëri-tjetrit të jetë sa më produktiv. Çfarë ndryshimi dramatik mund të sjellë një vendim i vogël!

  1. Nënshkrimi:

E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, shkruani të gjitha qëllimet tuaja në një letre dhe nënshkruani një deklaratë duke thënë se do të bëni maksimumin për t’i arritur këto qëllime këtë Ramazan. Ka diçka magjike për të shkruar qëllimet tuaja, siç e diskutuam më parë: Mendja juaj fillon të komplotojë për t’i bërë këto gjëra realitet. Nuk ka për t’i shpëtuar faktit që këto janë qëllimet tuaja tani. Në fakt, kjo kontratë duhet të dëshmohet nga sahibi juaj. Edhe më e rëndësishme se kaq, duke e shkruar atë, është sikur kontrata të jetë dëshmuar edhe nga Allahu i Madhërishëm dhe engjëjt e Tij. Bërja e kësaj ju bën pjesë të një grupi shumë të veçantë njerëzish: Një grup njerëzish që po përpiqen të kenë Ramazanin e tyre më të mrekullueshëm ndonjëherë. Lus që Allahu e Lartësuar të na bëjë të gjithëve të suksesshëm!

Hapat e veprimit:

  • Bëni qëllimin e duhur.
  • Filloni të punoni për qëllimet tuaja sot.
  • Vendosni shpejt një mënyrë për të regjistruar përparimin tuaj.
  • Identifikojeni llogaritësin tuaj.
  • Printoni dhe nënshkruani qëllimet tuaja dhe vendosni ato në një vend të dukshëm në shtëpinë ose vendin tuaj të punës.

Lexoni pjesët e tjera të kësaj serie: Pjesa I | Pjesa II | Pjesa IV | Pjesa V

Karim El-Sajed

Përktheu:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org

Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.