I falënderuar qoftë Allahu, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Zotit të botëve, Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, të zgjedhurin dhe më fisnikun e njerëzimit.


Janë dy të vërteta që duhet të kuptohen mirë nga përmirësuesit që synojnë reformat rrënjësore:

E vërteta e parë: Ardhmëria i takon Islamit dhe përfundimi i mirë do t’u takon besimtarëve të devotshëm. Ky realitet shihet qartë në tekstet e Kur’anit. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

 “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezantimit të dëshmive.” (Gafir, 51)

 “Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.” (Rum, 47)

E vërteta e dytë: Allahu, subhanehu ue teala, ndihmon atë që e ndihmon fenë e tij dhe që kapët fortë për mësimet e saj. Në të njëjtën kohë ndëshkon atë që tradhton fenë e tij dhe pason epshin…

 “E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues” (Haxhxh, 40)

 “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhammed, 7)

 “Sepse vetëm Allahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.” (Ali Imran, 150)

 “Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zmbrapset.” (Jusuf, 110)

Me këto dy të vërteta do të ndalemi në disa pika:

1. Nuk ka vend për humbje të shpresës. Duhet të jemi të bindur se Allahu do të ndihmon besimin tonë dhe se feja jonë do të ngadhënjen, me optimizëm duhet të veprojmë për bashkim në bazat e vërteta të besimit. Optimizmi është element që ndikon pozitivisht në procesin e përmirësimit posaçërisht kur ka të bëj me një Ummet të kapluar me pesimizëm dhe ndjenja për disfatë.

2. Zbatimi i urdhrave fetare duke shprehur bindjen e plotë është çelësi i fitoreve dhe dera e mëkëmbjes në tokë. Krenaria, ngadhënjimi dhe fuqia nuk mundën të arrihen përpos me adhurim të sinqertë që buron nga bindja. Omeri, radijallahu anhu, thotë: “Ishim popull më i poshtëruar të cilin Allahu e ngriti me Islam dhe çdo herë kur të kërkojmë krenarinë me diç tjetër përpos Islamit Allahu do të na poshtëron” (Hakimi 1/130) Kështu kuptuam se krenaria dhe poshtërimi jonë janë në duart e tona këtë e vërteton edhe Kur’ani:

 “E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S’ka dyshim se Allahu është i plotfuqishëm për çdo send.” (Ali Imran, 165)

Veprat tona janë shkaku kryesor i asaj që na ndodhë dhe në të njëjtën kohë janë motivues për përmirësim dhe ndryshim.

3. Fitorja vonohet atëherë kur nuk plotësohen kushtet dhe kur ka pengesa për realizimin e saj. Ai që me vëmendje analizon gjendjen tonë do të sheh se dukuria “imani i dobët” është evidente. Kemi problem edhe me bazat e Imanit edhe me degat e tij në kohë që Ummeti fundoset nën valët e dyshimeve dhe epsheve. Jemi të përçarë dhe përçarjet shtohen dita ditës. Për hallin e Ummetit “kujdesen” ose muslimani me iman të dobët i cili duke realizuar interesin personal realizon aspiratat e armikut (ndoshta edhe pa vetëdije) ose munafikët që në gjoksin e tyre fshehin armiqësi të maskuar me maskën e besimit punojnë për shkatërrim të Islamit. Allahu na ndihmoftë

4. Me gjithë atë dobësi dhe mjerim gjendja akoma nuk deklinuar në nivelin e gjendjes së botë para se të dërgohet Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, për të cilët i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Allahu i shikoi banoret e tokës dhe u hidhërua me të gjithë arabët dhe jo arabët përpos një pakicë prej ithtarëve të librit” (Muslim 2865).

Përkrah sëmundjeve të shumta prej të cilave vuan. Ummeti akoma është i gjallë dhe nuk ka vdekur. Posedon shumë elemente që ja garantojnë fitoren edhe pse akoma nuk i kanë përdorur në mënyrë të duhur

Nëse shikojmë metodën profetike në përmirësim do të shohim se Ai në procesin e përmirësimit ka ndjekur me tepër se një metodë për këta ata që synojnë përmirësimin duhet të ndjekin ato metoda në pajtim me elementin kohor. Defekti ndër ata që punojnë për përmirësim është i dukshëm. Disa prej tyre përshpejtojnë gjërat para kohës, disa të tjerë shohin xhihadin si zgjidhje e vetme, kurse disa të tjerë vrapojnë pas pushtetit duke e konsideruar si garant për përparim. Në mesin e tyre ka njerëz që stërmadhojnë gjërat pozitive duke i pakuar gjërat negative që janë bërë dukuri që shihet. Ata të mashtruarit nga shejtani me gjitha forcat mbrojnë të keqën dhe ndihmësit e saj. Gjithë këto nuk do t’i realizojnë aspiratat sepse mbështeten vetëm në disa prej elementeve të ngadhënjimit

5. Ai që me vëmendje analizon strategjinë e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, do të sheh sakrificë të madhe dhe vendosmëri për ndryshim dhe përmirësim, zhvillim të thirrjes në etapa, butësi, urtësi, lutje për të, përkujdesje të veçantë për gjeneratat e ardhmërisë duke mos neglizhuar ata të pranishmit. Nëse do të formosh shtet Islam dhe të zbatosh ligjet e Allahut ndjeke rrugën e tij dhe mos hup shpesë sepse Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

 “Allahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).” (Jusuf, 21)

Burimi; albislam.com

Përshtati: Talha Kurtishi