Transmetohet nga Seid Ibn Ebi Fedale!,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: “Kur Allahu do t’i tubojë njerëzit të parë dhe të fundit në Ditën e Kiametit, ditë për të cilën nuk ka dyshim në te se do të vijë apo do të ndodhë, atëherë do të thërret një thirrës: Kush i ka përshkruar në veprat e tij Allahut shok, atëherë le të urdhëron dhe kërkon shpërblimin nga ai për hirë të cilit i ka bërë veprat, sepse Allahu është më i panevojshmi për ortakëri.”

(Shënon Tirmidhiu: 3154, Ibn Maxhe: 4203. Tirmidhiu thotë se hadithi është Hasen Garib. Shejh Albani thotë se hadithi është hasen: në librin e tij Sahihul Xhamiu: 482).

Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim duke kujtuar dhe biseduar për Dexhallin dhe sprovat në lidhje me të, me shokët (sahabët) dhe erdhi i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- e tha: A dëshironi t’ju lajmërojë se çka frikësohem unë më shumë për ju sesa sprova e Dexhallit. Ne i tham: Po, o i Dërguari i Allahut. Pejgamberi,- alejhi selam!,-tha: Ai është shirku i fshehtë (syefaqësia), qohet njeriu e falë namazin dhe duke u falë ai e zbukuron mënyrën e faljes si shkak i shikimit të njërëzve.” (Shënon Ibn Maxhe: 3204. Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si Sahih në librin e tij: ” Sahihul Xhamiu: 2607).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam ndëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid (është mbyt në rrugën e Allahut), e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja.

Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bër me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove (dhe ra shehid) të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar ilmin dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për hirë Tënde. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarësi dhe lexove Kur’anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti don të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hirë Tëndin.

Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë të thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. (Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Koment i përgjithshëm:

Syefaqësia realizohet atëherë kur njeriu shtiret në kryerjen e adhurimeve ose zbukurimin e tyre, jo për hir të Allahut, por si shkak i prezencës së njerëzve dhe marrjen e lavdatave prej tyre.

Shumë herë Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ua tërhoqi vërejtjen shokëve të tij dhe umetit të tij në përgjithësi që të ruhen maksimum nga syefaqësia. Saqë, syefaqësinë e llogariti si pjesë të Shirkut. Syfaqësia, njëherit është edhe shkak i prishjes së veprave dhe zhdukjes së tyre.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

1. Ishte shumë i kujdesshëm i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- në ruajtjen e shokëve të tij, e sidomos për gjërat që ia rrezikojnë besimin e muslimanit, siç është syefaqësia.

2. Nuk ka dyshim se edhe njeriu i mirë ka mundësi të bjerë në syefaqësi gjatë kryerjes së veprave të mira pa mos e hetuar dhe ditur ai fare.

3. Duhet të dimë dhe të jemi të vetëdijshëm që Allahu i refuzon dhe nuk pranon asnjë vepër e cila është bërë me syefaqësi. 4. Kërcënime të mëdha dhe direkte nga Allahu,-aze vexhel në Kur’an dhe pejgamberi,- alejhi selam!,- në hadithe në lidhje me ata që bëjnë syefaqësi (apo në lidhje me syefaqësinë në përgjithësi)

Autor: Rrashid ibn Husejn Abdulkerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com