NDALOHET RREPTËSISHT SHPALOSJA DHE PËRHAPJA E FSHEHTËSIVE BASHKËSHORTORE

Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për gratë, meqë Allahu i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, – dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” (Nisa: 34).

Transmetohet nga Ebu Seidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Njeriu më i keq dhe me pozitë më të ulët tek Allahu në Ditën e Kiametit, është ai i cili i afrohet gruas së tij dhe ajo i afrohet atij, e pas këtij afrimi (kontaktit seksual), ata (burri dhe gruaja) përhapin fshehtësitë e njëri tjetrit.”

Në një transmetim tjetër qëndron kështu: ” Amaneti më i madh, tek Allahu në Ditën e Kiametit është: Kur njeriu i afrohet gruas së tij si dhe ajo i afrohet burrit të saj, e pastaj ata përhapin fshehtësitë e tyre.” (Shënon: Muslimi: 1437, Ebu Davudi: 4870).

Transmetohet nga Esma vajza e Jezid,- Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se kishte qenë tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- përreth tij ishin ulur disa burra me gratë e tyre, dhe tha: ” Ndoshta ndonjëri burrë tregon se çfarë bën me familjen e tij (gruan e tij), si dhe ndonjë grua tregon se çfarë bën me burrin e saj.” Ata që ishin të pranishëm heshtën të gjithë. Esma thotë, dhe unë thashë: Po, pasha Allahun o i Dërguar i Allahut! Burrat dhe gratë e veprojnë një gjë të tillë. Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: “Mos e veproni një gjë të, sepse një veprim i tillë, është i ngjashëm me shembullin e një shejtanit i cili e takon një shejtanesh (femër) me të cilën dëfrehet (haptas), kurse njerëzit i shikojnë(ata).”

(Shënon Imam Ahmedi: 27036, dhe Imam Ahmedi transmeton përmes Shehr ibn Hausheb).

Autori: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani