” Dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër, lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq.” (Kalem: 10-11).

” Mjer për çdo përqeshës – shpifës, që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar) dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm! Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur; E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh? Ai është zjarri i ndezur i Zotit, i cili do të depërtojë deri në zemër. Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç), në shtylla të gjata flakëruese.” (Humeze: 1-9).

” Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave, dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri, dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji), dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!.” (Felek: 1-4).

” E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.” (Ahzab: 58).

Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve.”[1]

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Asnjëri nga ju mos më përcjellni diçka për njëri tjetrin, sepse un saherë që t’ju takojë juve dhe ata, dua t’u dal përpara me zemër të pastër.”[2]

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Kaloi pranë dy varreve i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha: ” Këta dy janë duke u dënuar, por nuk janë duke u dënuar se kanë bërë diçka të madhe(mëkat të madh). Njëri prej tyre nuk ishte i kujdesshëm gjatë urinimit, kurse tjetri barte fjalë në mesin e njerëzve.”[3]

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

__________

[1] (Shënon: Buhariu: 6056, Muslimi: 105).

[2] (Shënon: Ebu Davudi: 4860, Tirmidhiu: 3893, 3894).

[3] (Shënon: Buhariu: 216, Muslimi: 292).