Sulltan El-Umerijj

Pyetja:
Kam dëshirë të mbaj një fjalë rasti në shkollë, xhami apo në ndonjë vend publik. Cila është këshilla që më jepni?

Përgjigjja:
Për të mbajtur një fjalim rasti të suksesshëm, duhet të kesh parasysh gjërat në vazhdim:

  1. Duhet të njohësh mentalitetin, nivelin intelektual e fetar dhe moshën të njerëzve që iu drejtohesh.
  2. A ke dije të mjaftueshme për çështjen që iu flet? Nuk kam për qëllim se ti duhet të jesh njeri enciklopedik, por të paktën të kesh dije të kënaqshme për çështjen për të cilën iu flet.
  3. Bëhu kureshtar ta përtërish vazhdimisht nijetin tënd, pra që të synojë me këto fjalime vetëm kënaqësinë e All-llahut.
  4. Kujdesu për dukjen he pamjen tënde.
  5. Filloje fjalimin me bismil-lah.
  6. Lutu për të pranishmit në fillim të fjalimit, si p.sh. E lus All-All-llahun të na bashkojë në
  7. Xhennet, të na bëjë prej banorëve të Xhennetit, e kështu me radhë.
  8. Thuaju se nuk do t’iu marrësh shumë nga koha e tyre ndërsa ata këtë dëgjim dhe përkushtim për fjalimin do ta gjejnë si vepër të mirë tek All-llahu, inshaAll-llah!
  9. Lajmëroji për tematikën e fjalimit, si p.sh. do të flas për vlerën e pendimit.
  10. Përdori shprehje përkëdhelëse, si vëllezërit e mi, etj.
  11. Përdore mënyrën pyetëse të ligjërimit duke iu thënë p.sh. a keni dëgjuar për rrëfimin e filanit që është penduar sinqerisht? Patsaj vazhdon dhe ua rrëfen tregimin.
  12. Mos e përqendro shikimin vetëm tek një ose disa njerëz, por tek të gjithë, në mënyrë që të bashkëveprosh me të gjithë.
  13. Mos përdor fjalë filozofike që nuk kuptohen lehtë.
  14. Bëhu i butë në fjalor, jo i vrazhdë, që të të duan njerëzit.
  15. Shmangu frazave si: shumica e njerëzve, mëkatarët, shikojnë filma pornografik. Në vend të tyre përdor shprehjet: disa njerëz, ata që bëjnë mëkate, ata që shikojnë në gjëra të ndaluara.
  16. Përdor tregime gjatë fjalimit sepse tregimi është i dashur për njerëzit.
    Gjatë fjalimit, herë pas here, lutu për të pranishmit me lutje që i përshtatet fjalimit. P.sh. nëse fol për pendimin, lutu: O All-llah, na e prano pendimin!
  17. Argumento me Kur’an dhe Sunnet, për shkak se e mira dhe udhëzimi janë në to.
  18. Përzgjedh disa fjalë të selefit ngase njerëzit i duan ato.
  19. Nuk ka dert që të argumentosh edhe me disa vargje poetike sepse ka poezi që është plot urtësi.
  20. Mos e zgjat fjalimin, madje edhe nëse sheh se njerëzit përfitojnë, ngase zgjatja shkakton monotoni. Sa bukur do të ishte ta përfundoje fjalimin ndërsa njerëzit duan ta vazhdosh. Ndryshe, ta zgjatësh fjalimin ndërsa njerëzit duan ta mbarosh, këtë nuk e synojmë dhe nuk e duam.
  21. Mos ndërro temën përveç nëse nevoja e dikton këtë gjë.
  22. Bëhu entuziast dhe ngjalli emocionet dhe vullnetin.
  23. Mos përdor shprehje ë aludojnë në epërsinë tënde, si: unë, për mua, tek unë, sipas meje, sepse njerëzit i urrejnë këto gjëra.
  24. Apliko metodologjinë e numrave gjatë fjalimit. P.sh. thuaj: A keni dëgjuar për mirësitë e takimeve të dijes? Në to ka (5) pesë mirësi…
  25. Përzgjidh jo vetëm titujt për problemet që dëshiron t’i diskutosh, por edhe zgjidhjet konkrete. P.sh. për temën ‘vrazhdësia e zemrave’, përmend ‘Shërimi i vrazhdësisë së zemrës.’ Apo për temën ‘kërkimi i dijes’, në fund përmend ‘mjete të përfitimit të njohurive.’
  26. Disa fjalë kanë nevojë që t’i interpretosh me buzëqeshje e të tjera jo, andaj kujdes për këtë.
  27. Kujdes nga shprehjet që të dëmtojnë ty apo dëmtojnë audiencën tënde.
  28. Nuk duam entuziazëm për vepra të cilat nuk janë studiuar apo që nuk janë të peshuara fetarisht. Ne duam dhe synojmë entuziazëm të kontrolluar.
  29. Mos fol shpejt ngase të folurit e tillë nuk e kuptojnë shumica e njerëzve, veçmas masat e gjëra të njerëzve. Përdor fjalor të qetë, të kuptueshëm dhe të pranuar për të gjithë.
    Me fjalët tua mund t’i motivosh njerëzit për punë të mira por edhe mund tua humbasësh shpresën, andaj ke kujdes se çfarë flet.
  30. Mbjelle shpresën, optimizmin dhe fenë tek njerëzit.
  31. Dije se audienca të dëgjon, andaj kije frikë All-llahun për fjalët tua.

Marrë nga: http://www.dawahskills.com

Dr. Sedat Islami