Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Historiku
Në fshatin Vllahi, i cili ndodhet 20 kilometra në veri të Mitrovicës, gjendet xhamia e Vllahisë.
Me përhapjen e fesë islame filloi të paraqitet edhe kultura dhe arti islam. Në arkitekturën e xhamive arti islam ishte mjeti kryesor shprehës. Çdo shprehje artistike e realizuar si në konstruksion ashtu edhe në elemente funksionale kishte edhe karakter artistik.
Xhamia e fshatit Vllahi është ndërtuar në shek. XVII nga donatori Hajzer Vllahija.
Xhamia është në funksion dhe është mjaft e frekuentuar nga popullata e fshatrave përreth.
Xhamia me etazhe S+P është e ndërtuar mbi bazament drejtkëndor. Themelet dhe muret e xhamisë janë ndërtuar nga gurët shkëmborë të përforcuara me hatulla horizontale nga druri. Konstruksioni i kulmit është katër faqësor i mbuluar me tjegulla meridianë. Minarja e xhamisë e ngritur mbi bazament guri ka formë cilindrike me sherefe nga gardhi metalik dhe maje të veshur me llamarinë. Hapësira e brendshme e xhamisë përbëhet nga salla e lutjeve, mahfili, i cili është i ngritur nga salla e lutjeve 40 – 50 cm dhe është i ndarë me gardh druri. Mahfili është i shtrirë në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore të sallës së lutjeve, që formon dy hapësira të lutjes në këtë pjesë e në mes të këtyre dy hapësirave është hapësira që përfundon me derën e hyrjes dhe daljes, e cila është përballë mihrabit (nishit), i cili është i hapur në murin lindor, ndërsa në pjesën e këndit juglindor ndodhet minberi dhe hutbeja të ndërtuara nga druri. Të gjitha elementet e drurit janë të ngjyrosura me ngjyrë të gjelbër.
Intervenime në xhami ka pasur kohë pas kohe. Në vitin 1962 Mehmet Hajzeri nga Vllahia e ka ndërtuar minaren e saj pasi që ishte shkatërruar në fillim të dekadës së dytë të shek. XX. Ndërsa në vitin 2011-2012, me iniciativën e banorëve të fshatit, është bërë një rinovim i xhamisë ku është rregulluar hyrja dhe oborri i xhamisë si dhe suvatimi i minares.
Transformime nuk ka pasur.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000531
Emri: Xhamia në Vllahi
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Mitrovicë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Mitrovicë
Qyteti/Fshati: Vllahi
Lokaliteti: Mitrovicë
Kodi Postar: 40000
Emri i rrugës: f.sh. Vllahi
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi):Arkitektuale
Periudha:
Shekulli: XVII