Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar
Libri: “Ligjëruesi i mirë Koncepte dhe Mekanizma”
4 – Njerëzve u pëlqen transparenca sic iu pëlqen të njohin sfondin kulturor, familjar dhe jetesor të atyre që i udhëheqin dhe i mësojnë. Ata qarkullojnë shumë thashetheme e supozime, dhe ky interesim, mendoj unë, ka për qëllim marrjen e të dhënave që do t’i ndihmojnë ata të dinë implikimet e vërteta dhe të thella të fjalimeve që dëgjojnë.
Nuk ka dyshim se misioni i udhëzimit me të cilin merret intenzivish hatibi/ predikuesi e bën atë një palë në një ekuacion të dyfishtë, dhe kështu krijon një barrierë midis tij dhe njerëzve, gjë kjo e cila i nxit ata ta thyejnë atë barrierë dhe të heqin qafe atë dualitet sa më shumë. Megjithatë unë besoj se është e drejtë e një personi dhe gjithashtu interesi i tij të ketë privatësi që nuk ia di askush, por ekzagjerimi në fshehtësi zgjon tek njerëzit dyshime ndaj tij, dhe krijon në vetvete një lloj ftohtësie ndaj tij madje edhe në disa raste urrejtje sikurse që ky teprim e lehtëson edhe përhapjen e thashethemeve tendencioze rreth tij, prandaj, një nga tiparet e dëshirueshme në personalitetit e udhëheqësve të mendimit, shkencës dhe ideve është që të jenë sa më të qartë dhe të hapur. Ndërsa ne në sjelljen e të Dërguarit ﷺ kemi mësimin dhe shembullin më të mirë, kur ai përderisa ishte në izolim-itikaf në xhami gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, i erdhi për vizitë gruaja e tij Safija dhe pasi që qëndrojë me të për një kohë, u nis të shkonte për në shtëpinë e saj, dhe Profeti u ngrit me të, e përderisa ajo arriti te dera e xhamisë, kaluan dy ensarë dhe e përshëndetën të Dërguarin e Zotit, e ai u tha atyre: mos nxitoni – d.m.th., ecni ngadalë – kjo është Safija bint Huja. SubhnanaAllah, o i Dërguari i Allahut thanë ata dy dhe kjo gjë ( sqarimi i të Dërgaurit ﷺ ) iu duk e madhe. Atëherë i Dërguari ﷺ u tha: “Vërtetë shejtani arrin aty ku arrin gjaku nga i biri i Ademit, prandaj pata frikë se ai mund të hidhte diç në zemrat tuaja.”
Vërtetë ky është një mësim për rëndësinë e qartësisë në pozicione dhe në marrëdhënie ndërmjet muslimanëve. Predikuesi le të flasë për disa nga përvojat e tij personale, disa nga sukseset dhe dështimet e tij, disa nga supozimet dhe iluzionet e tij si dhe të ushtrojë pak autokritikë. Sepse kjo do të thotë se i furnizon njerëzit me disa informacione që u nevojiten në mënyrë që të ndërveprojnë më mirë me të. Zoti i Madhëruar e udhëzoi Profetin e tij në diçka nga kjo kur i tha: “Thuaj: “Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm.” [El Kehf: 110] dhe kur tha: “Thuaju: “Unë nuk mund t’i bëj vetes as dëm e as dobi, përveç aq sa dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë.” [Junus: 49] Vet i Dërguari u shreh disa herë për tipare dhe rrethana personale të tij sic përmenden në shumë hadithe autentike. Prej tyre është thënia e tij: “Jam rënduar – domethënë jam plakur dhe dobësuar – prandaj pasi të bie në ruku bini edheju, e poashtu kur të bie sexhde edhe ju bini në, dhe mos të gjej ndokend që më paraprin në ruku apo sexhde. Po ashtu ai iu tha: “Kam harruar të rdhërojë t’i mbulosh dy brirët, pasiqë nuk duhet të ketë asgjë në shtëpi që që e preukupon namazfalësin.” Dhe ai tha: “Unë jam vetëm njeri dhe ju gjykoheni tek unë, përderisa ndonjëri prej jush mund të jenë më i artikulueshëm në argumentim se tjetri, kështu që unë gjykoj për të sipas asaj që dëgjoj, prandaj kujtdo që i ndaj diç nga e drejta e vëllait të tij ajo është vetëm një pjesë e Xhehennemit kështuqë le ta merr ose ta lërë.” Ai poashtu tha: “Unë jam vetëm njeri dhe kam kërkuar këtë kusht nga Zoti im: çdo rob të cilin e mallkoj ose e fyej të jetë për të pastrim dhe shpërblim.[1]
- Një ligjërues i suksesshëm duhet të jetë afër atyre me të cilët flet dhe të jetë i pranueshëm për ta, përndryshe elokuenca e fjalëve dhe cilësia e shprehjes vetëm sa mund të rrisin distancën mes tyre. Një nga gjërat më të rëndësishme që e realizon këtë është që, ajo thotë të jetë në përputhje me qëndrimet dhe sjelljet e tij. Garancia për këtë është sinqeriteti i tij për Zotin e Plotfuqishëm, stabiliteti i tij në ligjin e Tij, dashuria e tij për thirrjen e tij dhe krenaria me të. Kur predikuesi flet për edukimin e fëmijëve, braktisjen e përgojimit ose ruajtjen e kohës ndërsa realiteti i gjendjes së tij tregon një kontradiktë të madhe mes ligjërimit dhe gjendjes së tij, njerëzit do të angazhohen gjatë ligjëratës duke kujtuar këtë paradoks, e duke e fajësuar dhe kritikuar brenda vetes.
E vërteta është se ngjyra e fortë e veprave që kundërshtojnë fjalët konsiderohet diçka e urrejtur edhe te Zoti i Madhëruar sikurse edhe te të gjithë njerëzit, Zoti i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!” [El-Saff: 2, 3]
Një nga të mirat në këtë situatë është që ligjëruesi të përdor përemrat në veten e parë shumës në vend të ayre të vetës së dytë. Kështuqë ai në vend të thotë “Ju jeni neglizhent në edukimin e fëmijëve tuaj”, dhe “Ju keni nevojë për përkushtim më të madh thotë: “Ne jemi neglizhentë … dhe “Ne kemi nevojë…” gjë që e bën një predikues të jetë më afër zemrës së dëgjuesve të tij.
Poashtu duhet të marrë parasysh edhe parimet e mirësjelljes dhe elegancës që përdoren në mjedisin dhe shoqërinë e tij e mos të iu drejtohet njerëzve me fjalë që i urrejnë , e as fjalë të vrazhdëta sikurse që nuk fokuhsohet gjatë ligjërimit të tij në individë ose grupe të veçanta dhe specifike. I Dërguari i Allahut e kishte shprehi kur shihte dicka të pakëndshme të thotë: “Çfarë është puna me disa njerëz që bëjnë këtë e atë? ”
Varësia për të kritikuar situatën e atyre që u ligjëorohet duke renditur negativet e pranishme në jetën e tyre është një nga gjërat që shpirti i urren dhe natyrshëm irritohen prej tij . Është për të ardhur keq që gjuha e zhgënjyese, e dëshpërimit dhe bllokimit të horizonteve dominon shumë në kuvendimet tona, deri në atë pikë sa fëmijët tanë kur na dëgjojnë mendojnë se punët tona janë përmbysur në tërësi, gjë kjo që nuk është e vërtetë. Ne kemi gjithmonë diçka pozitive dhe të mirë për të folur, dhe kemi gjithmonë mundësi t’ua tregojmë njerëzve dhe t’i mësojmë se si të përfitojnë prej tyre.
Është gjithmonë e rëndësishme që netë mos t’i konsumojmë problemet me hetime të plota dhe kërkime të thella, ngase hutbeja e xhumasë derset dhe ligjëratat nuk janë qendra hulumtimi e as tryeza pune. Për këtë është gjithëmonë e mirëseardhur të flasim për disa cështje dhe të mbyllim njërin sy ndaj disa tjerave për të ruajtur kohezionin shoqëror dhe solidaritetin vëllazëror. Zoti fuqiplotë ka thënë për Pejgamberin e Tij: “Kur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Dërguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo.” [Et-Tahrim: 3].
Një nga distancat më të mëdha midis ligjëruesit dhe dëgjuesve të tij është ndjenja e tyre për lartësinë dhe përbuzjen e tij ndaj tyre. Mendjemadhësia është e urryer në të gjitha rrethanat, ndërsa edhe më e urryer është kur vërehet tek një njeriu që u mëson njerëzve virtytet dhe i udhëzon ata se çfarë është e mirë për dinin dhe dynjanë e tyre. Ndonjëherë folësi vlerëson se njerëzit do të mund të përfitonin nëse do t’u përmendte disa nga përvojat e tij të suksesshme, ose do t’u përmendte disa nga pikat e tij të forta. Nuk ka asgjë të keqe me këtë, me kusht që mos ta teproj, si dhe kërkohet që vazhdimisht ta shoqëroj me konfirmimin e e lavdërimit të Zotit për atë që Ai i ka dhënë dhe ndihmuar, sikurse që është gjithmonë e dëshirueshme në një situatë të tillë të i siguroj dëgjuesit se edhe ata të gjithë munden të arrijnë të njëjtën shkallë që ka rrit ai apo edhe më mirë.
Nëse një ligjërues dëshiron të jetë më afër audiencës së tij e rrjedhimisht më me ndikim, atëherë ai duhet të thyejë disa klishe dhe formalitete, si për shembull përshëndetja e të pranishmëve përpara se të ngjitet në skenë, ose përmendja e disa emrave të të pranishmëve kur pyet për diçka ose kërkon miratimin e tyre për ndonjë ide, ose thotë p.sh.: Profesori, i cili është prezent në mesin tonë tani, përmend se si në një ditë….
Ndërsa nëse folësi ose ligjëruesi është duke lexuar fjalimin e tij nga një letër, një nga gjërat thelbësore është që herë pas here të dal nga teksti i shkruar, duke përmendur ndonjë ngjarje ose ndodhi histori ose duke komentuar diçka që ka ndodh në sallë ose duke përmendur ndonjë përvojë personale në lidhje me temën për të cilën ai flet.
Një nga folësit iu tha të pranishmëve: Unë do të ndaloj së foluri kur të shoh ndonjë prej jush duke gogëlluar. Kjo është një gjë e bukur dhe e dobishme në këtë drejtim. Sidoqoftë, intuita e ligjëruesit e udhëzon atë gjithmonë në atë që do ta bëjë atë më të përshtatshëm për dëgjuesit e tij dhe gjithçka që ai duhet të bëjë është t’i përgjigjet udhëzimeve të saj.
[1] Këto hadithe i ka sjellur Shejh Albani në Sahih Xhamii Ssagir ve zijadatih.