Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar
Libri: “Ligjëruesi i mirë Koncepte dhe Mekanizma”
4- Pasiqë e cilësuam gjuhën si një bartës jo të mirë dhe që vuan nga inercia, duhet të theksojmë ajo që përmirëson performancën e saj është kombinimi i gjuhës së trupit me disa fjalë e fjali përgjatë ligjërimit. Rregulli i përgjithshëm është mos përdorimi i tepërt i shenjave në mënyrë që mendja e dëgjuesit të mos shpërqendrohet dhe të mos dekoncentrohet nga kushtimi i vëmendjes ndaj përmbajtjes së ligjëratës, shenjat vlerësohen si gjuhë vizuele ose gjuhë lëvizëse. Prandaj, ajo duhet të përshtatet me gjuhën e folur në mënyrë precize.
Në përgjithësi shenja me gisht nuk është e dëshirueshme, pasiqë duket sikurse mbart një lloj sfidimi të fshehtë për audiencën ose një lloj konfrontimi të thellë. Nëse dëshiron të bëjë me shenjë, leta bëjë me tërë dorën, Ai ndonjëherë mund të bëjë edhe me grusht si p.sh. kur flet për çështje që lidhen me forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë.
Gjesti me dorë edhe kur pajtohet me kuptimin, preferohet t’i paraprijë fjalës, ligjëruesi bënë me shënjë dhe më pas flet. Në rast se bashkohen dy mbiemra në një fjali,ai përdor gjuhën e aludimit të shenjave në të dytën prej tyre, p.sh. nëse thotë: Besimtarët janë të sinqertë në fjalët e tyre dhe i përmbushin besëlidhjet e tyre, shenjën do ta përdor kur thotë: “Ata i përmbushin besëlidhjet”.
Nëse të folurit është i mprehtë dhe emocional, dhe shkalla e vendosmërisë dhe konkluzionit në të është e lartë, atëherë këshillohet që të përdor shenjë të shpejtë, përndryshe të ngadaltë. Në çdo rast, folësi duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e mbulojë fytyrën me dorë, pasi nga kjo lëvizje do të humbasë më shumë sesa do të fitojë. Poashtu nuk ka asgjë të keqe që folësi ndonjëherë t’i përdorë të dyja duart kur e kërkon konteksti, p.sh. nëse e përdor fjalën përplasje mundet që gishtat dhe shuplakat e tij ti vendos në gjoks, ndërsa nëse përdor fjalën ndërhyrje, ndërlidhje etj. gishtat e njërës dorë i vendos mes gishtave të dorës tjetër, e kështu me radhë.
5.Shikimi ka një rëndësi të madhe në sqarimin e kuptimeve dhe përcjelljen e mesazheve tek dëgjuesit. E vërteta është se syri është pasqyra e shpirtit dhe rregullon ndërveprimin midis njerëzve që flasin me njëri tjetrin dhe i lidh ata me një lidhje të ngushtë. Është mjeti më i fuqishëm për të shprehur ndjenjat e sinqerta, njeriu që nuk mundet të fiksojë sytë në sytë e atyre me të cilët po flet, tregon dobësinë dhe ndrojtjen e tij, e kjo bën që të bindurit e tyre të jetë i dobët.
Ne kur admirojmë një person dhe jemi rehat me të, e shikojmë atë për një periudhë deri në 70% të kohës së të folurit, ndërsa kur jemi në gjendje refuzimi dhe tensioni nervoze, kjo përqindje bie në më pak se 40% dhe kjo e bën palën tjetër të ndiej shqetësim dhe mosbesim.
Et-Taberani transmeton me një zinxhir të mirë transmetimi nga Amr ibnul El-As, i cili tha: I Dërguari i Zotit kthehej me fytyrën dhe fjalët e tij drejt meje derisa mendova se isha më i miri nga njerëzit…
Është e rëndësishme që folësi të mos e ngul shikimin e tij në njërën anë të kuvendit, ose të shikoj gjatë kohë vetëm një person dhe të neglizhojë të tjerët. Ajo që ndodh zakonshëm në shumicën e kohës është se folësi e përqendron shikimin e tij në fytyrat e njerëzve që ndërveprojnë më shumë me të, pajtohen me atë që thotë ose edhe kur i drejtojnë disa kritika. Sa për të tjerët, ai u kushton pak vëmendje. Kjo krijon barriera mes tij dhe atyre, saqë ndonjëherë i bën ata të ndiejnë se dëgjimi dhe koncentrimi i tyre nuk ka kuptim.
Sado që është i rëndësishëm shikimi në fytyrat e atyre që u ligjërojmë, shikimi i vazhdueshëm dhe përqëndrimi i tij nuk është i lavdëruar. Përkundrazi, preferohet që folësi të ulë shikimin nganjëherë ose të shikojë lart. Përqëndrimi i shikimit në fytyrat e dëgjuesve, mund të interpretohen nga disa prej tyre si lutje për dëgjimin dhe miratimin e tyre. E kjo, gjithsesi që është një gjë negative.