Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar
Libri: “Ligjëruesi i mirë Koncepte dhe Mekanizma”
Tiparet personale të ligjëruesit
Nëse do të merreshim me njëri-tjetrin mbi bazën e objektivitetit të plotë nuk do të kishte kuptim të flitet për karakteristikat personale të folësit, ligjëruesit/ hatibit. Ashuqë njerëzit nga hatibi do të merrnin atë që duan përmes asaj që dëgjojnë dhe do përcaktonin qëndrimin e tyre ndaj fjalëve të tij dhe jo ndaj tij personalisht. Mirëpo në realitet gjërat nuk ndodhin në këtë mënyrë ideale, as tek ne dhe as tek të tjerët, as në këtë kohë dhe as në asnjë kohë. Meqenëse gjuha është një transmetues jo i plotë i kuptimeve, dhe se konotacioni i fjalëve për atë për të cilin artikulohen është gjithmonë i paplotë, kështuqë, ne e kompensojmë mangësinë që gjejmë në to duke vëzhguar pozicionin e folësit dhe sinjalet që ai mund të dërgojë. Megjithëse çdo pozicion mbetet i hapur ndaj interpretimeve të shumta, ka edhe shumë gjëra të përbashkëta që kanë njerëzit për t’i kuptuar, vlerësuar dhe ndërtuar mbi to. Ndoshta përmes rreshtave të mëposhtëm do të flas për më të rëndësishmet nga këto çështje :
1 – Intuita e shpejtë dhe aftësia e reagimit të shpejtë, të duhur e të kërkuar nga ndonjë emergjencë. Mund të ndodhë që ndokush të kundërshtojë disa nga fjalët e ligjëruesit apo që të shpreh një këndvështrim tjetër. Sikurse që mund të ndodhë të ndalet rryma, apo të prishen altoparlantët e të mbulojë terri ose mund të ndodhë njonjë zë e zhurmë e fortë, apo në sallën e leksioneve ndodh të hyjë dikush me lajme shqetësuese…
Mund të ndodh që ligjëruesi të hetojë se dëgjuesit janë mërzitur dhe lodhur…
Situatat sikur këto kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe inteligjent nga folësi. Megjithatë në disa raste, vet heshtja dhe injorimi mund të jetë zgjidhja më e mirë nëse hatibi/ligjëruesi nuk gjenë fjalët adekuate që e ndihmojnë të dale nga situate në formën e mirë dhe korrekte, pasiqë qëllimi i atij që protestoi mund të jetë shkaktimi i konfuzionit, tollovia dhe hakmarrja.
Ndër ato që tregohen në këtë kontekst është sesi njëri nga halifët Abbasit përderisa u ngjitë në minber dhe filloj të mbajë ligjëratën mbi hundën e tij ra një mizë Ai u ballafaqua me të, saherë që e dëbonte ajo kthehej përsëri, dhe kur kjo iu përsërit disa herë iu shëndërrua në një lloj shqetësimi e ia humbi përqendrimin dhe situata u bë turpëruese. Mirëpo ai e nxorri veten nga kjo situatë duke cituar këtë ajet nga Kurani i Shenjtë që i përshtatej situatës:
“O njerëz! Është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni me vëmendje: ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë as një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë për këtë. E, nëse miza u rrëmben atyre diçka, ata nuk mund ta marrin atë prej saj. I dobët është edhe lutësi, edhe i luturi. “(El-Haxh: 73).
Nëse ndonjë hatib nuk posedon intuitë të shpejtë, kjo nuk do të thotë se ai duhet të kërkjë ndonjë aktivitet tjetër, dhe megjithëse asgjë nuk zë vendin e saj , ai mundet që të edukojë veten duke mësuar rreth asaj sesi kanë vepruar dhe veprojnë ligjëruesit dhe hatibët e tjerë në situata të ngjajshme. Kësisoj edukimi dhe trajnimi gjithëmonë plotësojnë qoftë edhe pjesërisht mungesën e kompetencave të natyrshme.
- Një nga karakteristikat themelore të një oratori me ndikim është entuziazmi i tij për atë që thotë dhe pasioni i tij për idetë që paraqet dhe çështjen për të cilën punon që ti bind njerëzit.
E vërteta është se sado që një person përpiqet të fshehë ftohtësinë e tij të emocioneve, njerëzit e ndjejnë atë, pavarësisht sa fjalë elokuente përdor ai. Sinqeriteti i emocionit vjen nga besimi i folësit në rëndësinë e asaj në të cilën ai po thërret dhe në rrezikun e mospërgjigjes ndaj tij. Kjo do të thotë se ligjëruesi duhet së pari të jetë i bindur për atë që ai kërkon, apo që paralajmëron, përndryshe nuk ka asnjë dobi nga ligjërimi i tij. Tranmsetohet se El-Hasan El-Basriu njëherë i tha një predikuesi, pasiqë predikimi i tij nuk e preku fare: “O ti, ose ka diç të keqe në zemrën tënde ose në zemrën time!” Megjithatë çdonjëri prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm se entuziazmi pozitiv ka kufijtë e tij të cilët nëse i kalon, kthehet në diçka të dëmshme dhe shqetësuese, sikurse predikuesi të emocionohet e të duke sjellur fjalë ekzagjeruese, ose të fillojë të tërhiqet nga suaza e të vërtetës në të cilën ai beson, duke shpresuar të ndikojë tek njerëzit dhe t’i bëjë ata ti binden. Ndoshta ne do t’i kthehemi përsëri kësaj çështjeje diku tjetër përgjatë këtij libri.
- Pamja e mirë është një faktor i rëndësishëm në ndikimin e folësit në mendjet dhe shpirtrat e dëgjuesve të tij. E vërteta është se rrobat e pastra dhe të bukura me ngjyra të harmonizuara , dhe gjithçka që lidhet me elegancën personale, si rregullimi dhe pedantria rrisin vetëbesimin e një personi sidhe gjenerojnë një shkallë të mirë të vetëkënaqësisë. Nga ana tjetër, shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të bëjnë gjykime objektive për atë që dëgjojnë, përveçse nëpërmjet personalitetit të folësit, përkundrazi, shumica e njerëzve bindet për idenë vetëm atëherë kur plasuesi i saj ua mbush syrin dhe merrë admirimin e tyre, si dhe anasjelltas ata e refuzojnë atë nëse u vjen nga një person që shfaq shenja kaosi dhe neglizhence. Kjo pasiqë gjykimi i cilësisë së ideve dhe diskutimi i tyre është i vështirë, ndërsa më e lehtë është të fitosh besim tek ai që i paraqet ato.
Marrëdhënia e folësit me idetë dhe kuptimet që ai u përcjell dëgjuesve është e ngjashme me raportin e formës me përmbajtjen, sa e sa përmbajtja madhështore është refuzuar për shkak se ishte paraqitur në formë të mjerë ose në një enë të keqe. Në lidhje me këtë po përmendin se si Ijas bin Muavije El-Muzenij u emërua nga Omer bin Abdul Azizi rh,a për gjykatës të Basrës dhe ai erdhi te një grup kurejshitësh në xhaminë e Damaskut, ku ai mbizotëroj mexhlisin e i fascionoj mendjet e tyre,. Njerëzit fillimisht e panë atë, të kuq, të shëmtuar, të veshur keq dhe asket andaj dhe e nënvleftësuan, por kur njohën virtytet dhe statusin e tij, i kërkuan falje duke i thënë: Faji ndahet në mënyrë të barabartë mes nesh dhe teje, pasi ti në pamje na u shfaqe si një i gjorë ndërsa na fole si mbret. Gabimi i Ijasit Ishte që nuk ishte veshur në një mënyrë të përshtatshme me virtytet dhe diturinë e tij, ndërsa faji i tyre ishte se nuk tejkaluan përtej pamjes për kah përmbjatja dhe nga forma për kah substanca.
Qytetërimi nën hijen e të cilit jetojmë sot është një qytetërim i imazhit, formës dhe organizimit, pradnaj secili prej nesh duhet të kujdeset për këtë dhe ta marrë parasysh në të gjitha ose në shumicën e cështjeve. Sot nuk është më e pranueshme që rrobat e predikuesit të jenë të pahekurosura ose makina e tij të jetë e pisët apo çrregulluar. I Dërguari – paqja dhe bekimi qofshin mbi të- i mbante rrobat të pastra, dhe përdorte parfum. Të mos harrojmë këtu dhe në çdo vend të vëmë në dukje virtytin e mesatares dhe të mos prirjes për teprim apo ekzagjerim në asnjërën nga këto çështje, sepse teprimi është vëlla me mangësinë ndërsa virtyti qëndron midis dy ekstremeve.
Vijon…